Shko te përmbajtja

Arkitektura Mesjetare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Navatë e Katedrales së Durhamit, shekulli XII me voltë të kryqëzuar.

Arkitektura Mesjetare ishte arti dhe teknika e dizajnimit dhe ndërtimit në Mesjetë. Stilet kryesore të periudhës perfshinin Arti dhe Arkitektura Para-Romanike, Romanike, dhe Gotike. Në shekullin e XV, arkitektët filluan të favorizonin format klasike prapë, në Stilin Rilindas, duke shënuar fundin e Periudhës Mesjetare. Përgjatë Evropës mbijetojnë shumë shembuj të arkitekturë fetare, civile dhe ushtarake nga Mesjeta.

Katedralja e Pizës dhe Kulla e Pjerrët në Romanikun Pizan.

Periudha Para-Romanike do të zgjaste nga fillimi i Mesjetës (rreth vitit 500 të e.s.) deri në lindjen e Stilit Romanik (nga shekulli X). Shumë nga arkitektura e shquar nga periudha vjen nga Franca dhe Gjermania, nën merovingët dhe karolingët si dhe otonianët. Rajone të tjera kanë gjithashtu shembuj arkitekturorë nga kjo periudhë, duke përfshirë Kroacinë, Anglinë dhe Iberinë (veçanërisht në Asturias dhe León). Në Lombardi, Stili Para-Romanik përfshinte shumë veçori Romanike dhe kështu është i njohur si Romaniku i Parë.[1]

Kisha e Santa María del Naranco, fillimish pallat, ndërtuar në stilin Para-Romanik Asturian.

Stili Romanik ishte mbizotërues përgjatë Evropës gjatë shekujve të XI dhe të XII. Ai karakterizohej nga harqe të rrumbullakët, nga volta barrela ose të kryqëzuara dhe nga mure të trasha. Patronët e parë të mëdhenj të Arkitekturës Romanike erdhën nga kisha, veçanërisht traditat monastike si Kluniakët dhe Cistercensët, por shembujt e ndërtesave civile dhe ushtarake Romanike të mbujetuara.[1][2]

Termi Romanik (tekstualisht do të thotë në mënyrën e romakëve) u përdor fillimisht për të përshkruar stilin në vitin 1819.[3] Megjithëse stili mbështetej në Arkitekturën Romake, ai në fund të fundit qe një stil origjinal dhe kishte një gamë më të gjerë ndikimesh sesa mund të sugjeroi emri.[2]

Shembuj të Arkitekturës Romanike mbijetojnë përgjatë gjithë Evropës, duke përfshirë Anglinë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Skandinavinë dhe Evropën Lindore.[1]

Sainte-Chapelle, Paris, ndërtuar në stilin gotik Rayonnant mes viteve 1238 dhe 1248.

Stili Gotik ishte mbizotërues përgjatë Evropës midis fundit të shekullit të XII dhe fundit të Mesjetës në shekullin e XV. Veçoria kyç e Arkitekturës Gotike janë harqet e majëzuara. Veçori të tjera përfshijnë voltat e kryqëzuara, kundërfortet e jashtme, traforët e rafinuar dhe vetratat e ngjyrosura, gjenden zakonisht në Arkitekturën Gotike. Kori i Bazilikës së Saint-Denis në Francë, e përfunduar në vitin 1144, konsiderohet si ndërtesa e parë plotësisht gotik, që kombinonte të gjithë këta elementë.[4][5]

Termi Gotik (tekstualisht do të thotë në mënyrën e gotëve) do të përdorej për herë të parë në shekullin e XVI nga Giorgio Vasari. Megjithatë, gotët, një fis i hershëm gjermanik, nuk pati ndikim në Stilin Gotik. Stili Gotik faktikisht do të evoluonte nga Arkitektura Romanike në Francë. Një numër faktorësh dhe stilesh të tjera mund të kenë ndikuar Arkitekturën e Hershme Gotike. Arkitektura që kombinonte elementet e të dy stileve, Romanikut dhe Gotikut ndonjëherë përmendet si Romano-Gotik.[4]

Studiuesit e ndajnë Arkitekturën Gotike në disa periudha të ndryshme: Gotike e Hershme në shekullin e XII, Gotike e Lartë (e ngjashme me Gotikun Klasik) në shekullin e XIII dhe Gotikun e Vonë nga shekulli XIV. Gjatë Periudhës së Gotikut të Lartë, Rayonnant ishte stili kryesor në Francë dhe dekorimet ishin stili kryesor në Angli. Në Periudhën e Vonë Gotike, Flamboyant ishte stili kryesor në Francë dhe Spanjë, ndërsa Gotiku Perpendikular ishte stili kryesor në Angli. Megjithëse nga shekulli XV stili Gotik do të zëvendësohej nga Arkitketura Rilindase, duke shënuar fundit e Mesjetës dhe Arkitekturës Mesjetare, pati lëvizje artistike Neo-Gotike dhe Neo-Romanike në shekullin e XIX.[4]

Kapela e King's College, Kembrixh, ndërtuar në Gotikun Perpendikular mes viteve 1446 dhe 1515.

Si shembujt fetarë dhe shekullarë të Arkitekturës mesjetare Gotike mbijetojnë, në mënyrë të shquar disa katedrale. Shembujt e Gotikut që mbijetojnë përgjatë Evropës, përfshijnë Bjellorusinë, Ukrainën Perëndimore, Çekinë, Anglinë, Francën, Italinë, Lituaninë, Vendet e Ulta, Poloninë, Portugalin, Skandinavinë dhe Spanjën.

Secili vend do të zhvillonte një stil unik të Arkitekturës Gotike, siç bënë edhe shumë rajone më të vogla, duke përfshirë Francën Jugore, Milanon, Venecien, Katalonjën, Levanten dhe Valencien. Stili Balltik Gotik ishte i përhapur gjerësisht përreth Balltikut dhe Gjermaninë Veriore. Drejtë funditë Periudhës Gotike, do të shfaqeshin disa stile të reja rajonale, shpesh duke përfshirë elemente të Arkitekturës Rilindase. Ato përfshijnë Plateresque në Spanjë, Izabelin në Kastilje, Manuelin në Portugali dhe Sondergotik përreth Gjermanisë.[4]

Arkitektura Fetare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sinagoga e Santa María la Blanca, Toledo, ndërtuar rr. 1200 dhe më vonë e shndërruar në një kishë katolike.

Shumë ndërtesa të mbijetuara që fillimisht shërbenin një qëllim fetar. Arkitektura e ndërtesave varej mbi fenë që i shërbente, rajoni që ajo gjendej dhe stilet e kohës. Për shembull, xhamitë shpesh kishin kupola, ndërsa kishat zakonisht kishin kulla kambanare. Megjithëse disa shembujt të sinagogave mesjetare dhe xhamive mbijetojnë, veçanërisht në Spanjë, kishat dhe manastiret e krishtera janë më të mbijetuarat përgjatë Evropës.

Një numër llojesh të ndryshme kishash mesjetare mbijetojnë: kisha famullitare, si në Jork; kisha katedrale; si përgjatë Anglisë; dhe kisha abaci, si përgjatë Anglisë. Shumica e kishave të mbijetuara janë në stilin Gotik dhe ndajnë një numër veçorish — vetrata të ngjyrosura, volta, kundraforta dhe një altar në skajin lindor. Kishat zakonisht mernin formën e një kryqi, me një navatë, presbiter, transepte dhe mesore.[6]

Kishat shpesh kishin relikuare për të shfaqur relike të çmuara.[7] Dizajni i tyre shpesh përmbante simbolizëm fetar, si pikturat e Kishtit të së Dielës dhe rrëfime biblike në vetrata të ngjyrosura.[8] Kishat e mbijetuara janë të ndërtuara pothuajse tërësisht prej guri.

Arkitektura ushtarake

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Diagrama e një Mote kastrale

Shembujt e mbijetuar të arkitekturës mesjetare shekullare shërbenin kryesisht për mbrojtje, duke përfshirë fortesa, kështjella, shtëpi të fortifikuara shtëpi kulla dhe mure fortifikuese dhe kulla fortifikuese. Fortifikimet gjatë Mesjetës ndërtoheshin për të treguar fuqinë e zotërve të territorit dhe për të sirguar popullin e zakonshëm në mbrojtjen e pronës dhe mjeteve të tyre të jetesës.[9] Gjatë Mesjetës së Hershme, fortifikimet bëheshin me dru dhe dhe, këto quheshin mota kastrale. Ato përbëheshin nga një pengesë ose palisadë që rrethonte një oborr të mbyllur dhe ledhe të ndërtuara nga njerëzit. Ky fortifikim funksiononte si një pengesë pasive që armiqtë potencialë do të duhet ta kalonin për të sulmuar qytetin apo vendin. Megjithatë, kjo metodë fortifikimi kishte anët e saj të dobëta duke përfshirë prekjen nga zjarret, në këtë mënyrë do të krijoheshin metoda të mëtejshme fortifikimi.

Kështjella Zvolen në Sllovaki fortësisht e frymëzuar nga kështjellat italiane të shekullit të XIV

Arkitektura ushtarake filloi të ndërtohej me gurë në shekullin e XI, ajo përdorej edhe për të treguar pasurinë dhe fuqinë e zonës së mbrotur nga ajo. Gurët ishin më jetëgjatë dhe ishin zjarrdurues. Ata gjithashtu filluan të adoptonin përdorimin e planeve territoriale cilindrike. Kishte shumë përfitime nga një formë cilindrike, duke përfshirë reduktimin e pikave të ekspozuara, dhe ishin më rezistente.[10] Disa shembuj të fortifikimeve cilindrike janë kullat e portave në Kështjellën Harlek dhe Tour des Pénitents.

Fortifikimet Mesjetare paraqisnin gjithashtu shumë elemente të ndryshme mbrojtëse, duke përfshirë skela armature, bedena, frëngji apo mazgallë dhe hendekë. Skelat armaturë dhe frëngjitë ishin të dyja në përfitim të harkëtarëve ose gjuajtësve, duke u lejuar atyre ta shikonin shënjestrën e tyre më mirë. Dritaret do të mernin një formë kryqi për më shumë sesa qëllime dekorative, ato mundësonin një frëngji të përkryer për një balestian, për të qëlluar armiqtë nga brenda në siguri. Hendeqet përdoreshin si një mekanizëm mbrojtës për ti mbajtur sulmuesit largë nga fortesa, ndërsa shumica mbaheshin të thatë, hendeqet ishin shumë më efektivë kur ishin të mbushur me ujë.[11]

Arkitektura civile

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërsa shumë nga ndërtimet e mbijetura mesjetare janë ose fetare ose ushtarake, shembujt e arkitekturës civile dhe madje shtëpiake mund të gjenden përgjatë gjithë Evropës. Shembujt përfshijnë shtëpitë padronale, bashkitë, shtëpitë e bamirësisë dhe urat, por edhe shtëpitë e banimit. Qytetet e rrethuara me mure u ndërtuan përgjatë gjithë Evropës, duke përfshirë Austrinë.

Peizazhi qytetar i Evropës ndërtohej nga kurora, kisha, esnafet (apo gildat), kryebashkiakët dhe elita. Ishin gjithashtu zhvillimi i ceremonive që i lidhte këto marrëdhënie.[12] Shembujt e arkitekturës civike të përmendura më më lartë ishin të zotëruara nga elita ose ndërtesa qeveritare. Për shembull, shtëpitë padronale zotëroheshin nga peshkopët dhe vendoseshin në afërsi të kishave. Këto ndërtesa, për shkak të pronësisë së klasës së lartë, ishin më të mëdha në shkallë me elemente që tregonin pasuri.[13]

Ato mundësonin gjithashtu një tregues të historisë shoqërore të zonës ku gjendeshin përmes arkitekturës, për shkak të adoptimit të tyre përgjatë kohës për të bujtur gjërat që pronari kishte më shumë nevojë.[14] Shumica e këtyre ndërtesave ishin bërë prej guri, ndërsa disa mund të ishin me struktura druri.[15]

  1. 1 2 3 Fernie, Eric; Lyman, Thomas W.; Hicks, Carola; Baylé, Maylis; Tcherikover, Anat; Camus, M. T.; etj. (2003). "Romanesque". The Grove Encyclopedia of Medieval Art (në anglisht). doi:10.1093/gao/9781884446054.article.T072835. ISBN 978-1-884446-05-4. Marrë më 10 dhjetor 2024.
  2. 1 2 Hicks 2003
  3. ↑ "Romanesque, n. & adj.", Oxford English Dictionary (në anglisht) (bot. i 3-të), Oxford University Press, 2 mars 2023, doi:10.1093/oed/9822227393, marrë më 9 dhjetor 2024
  4. 1 2 3 4 Kidson et al. 2012
  5. ↑ Coldstream 2001
  6. ↑ Bucher 1972, fq. 37–51
  7. ↑ Bonser 1962, fq. 234–256
  8. ↑ Alexander 1993, fq. 1–44
  9. ↑ Warner 1971
  10. ↑ Kaufmann & Kaufmann 2001
  11. ↑ Oulmas et al. 2024, fq. 2
  12. ↑ Hanawalt 2017
  13. ↑ Thompson 2018
  14. ↑ Luengas-Carreño, Crespo de Antonio & Sánchez-Beitia 2020, fq. 65–71
  15. ↑ Barley 1988, fq. 165–175

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]