Arkitektura Mesjetare Skandinave
Aspektet kryesore të Arkitekturës Mesjetare Skandinave janë shtëpitë e anijeve, ndërtesat fetare (përpara dhe pasi Krishtërimi mbërriti në rajon) dhe ndërtesat e përgjithshme (si në qytete ashtu dhe jashtë tyre).
Shtëpitë e anijve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shtëpitë e anijeve, të njohura në kulturën skandinave si "Nausts", janë ndërtesat e përdorura për të mbajtur anijet vikinge gjatë dimrit dhe ndonjë periudhe që ata nuk mund të lundrojnë dot. Ato ndërtoheshin zakonisht pak metra mbrapa vijës ujore duke e bërë të lehtë bartjen e tyre për në ujë dhe nga uji. Për ta lehtësuar transportin gërmoheshin hulli në tokë për të futur kallumën e anijes. Trarët e çatisë vinin të gjithë në tokë në një formë të lakuar që krijonte një strukturë vetë-mbajtëse. Ndërsa shumca e strukturave krijoheshin në këtë formë të përmbysur anijeje, kishte forma dhe stile të ndryshme shtëpi anijesh në varësi të zonës dhe përmasave të anijes që bujtej.
Muret bëheshin prej druri me gurë të grumbulluar pjesën e poshtme dhe për themelet. Ndonjëherë trarët vertikalë ndërtoheshin përgjatë brendësisë së ndërtesës për të shtuar qëndrueshmëri shtesë. Për shkak të përmasave të anijeve (afërsisht 25–30 m të gjatë, 15 m të gjera, dhe 5 m të larta) shtëpitë e anijeve duhet të ishin të mëdha mjaftueshëm për të bujtur anijet. Gjatë stinës së verës, kur shtëpitë e anijeve nuk ishin në përdorim, vikingët i përdornin këto struktura për gosti dhe madje me raste edhe festivale mbretërore. Për më tepër, anija dhe nausti i saj mund të përdoreshin për të paraqitur statusin shoqëror të pronarit. Secila mbante vetëm një anije, por shumë shtëpi anijesh mund të ndërtoheshin përkrahë njëra-tjetrës, nëse nevojitej të strehoheshin anije të shumta.[1]
Ndërtimet ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fortesat unaza vikinge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka pesë fortesa kryesore unaza në Danimarkë; ato datojnë nga mbretërimi i Harald "Blututhit" të Danimarkës (vdekur në v. 986). Fortesat janë Trelleborg, Agersborg, Fyrkat, Nonebaken dhe Borgring. Nga këto pesë, Trelleborg ka qenë ruajtur më mirë dhe është unike pasi ajo përmbanë një rrethim të fortifikuar.[2] Fortesa përdorte gjeografinë e saj rrethuese për të ndihmuar forcimin e mbrojtjes.
Natyra dhe qëllimi i vërtetë i këtyre ndërtesave nuk janë kuptuar mirë pasi ka një mungesë dokumentimi në lidhje me ndërtesat. Teoria më e paranuar është se këto fortesa ishin ndërtuar nga Blututhi, jo vetëm për të treguar forcën e mbretërisë dhe pushtetin e tij sovran, por edhe si një përpjekje për të kombinuar dhe krijuar një mbretëri të vetën të bashkuar nën sundimin e tij. Kompleksiteti dhe përmasat e strukturës tregojnë se duhet të ishte një pushtet tepër i qendërzuar për ti ndërtuar ato dhe për ti mbajtur në funksionim. Megjithatë, për shkak të trazirave të periudhës kohore me luftëra të ndryshme për pushtet, këto struktura me shumë gjasa ishte e vështirë të mbaheshin, duke çuar në daljen e tyre jashtë përdorimit brenda vetëm një dekade.[3]
Vetë strukturat janë ndërtuar në një mënyrë të posaçme gjeometrike për të siguruar aftësitë mbrojtëse dhe fortësi. Secila fortesë u ndërtua në një formë të saktë rrethore prej nga ka rrjedhur emërtimi "fortesa unaza". Kishin katër porta kryesore të vendosura në largësi të njëjtë nga njëra-tjetra me shkallë të vendosura në secilën prej tyre duke qenë të lidhura me rrugët. Kanë një rrugë kryesore rrethore që lidhet me këto rrugë aksiale. Brenda fortesës ndodhet një numër shtëpish të gjata, që janë renditur në përputhje me strukturën gjeometrike të fortesës unazë. Shkallët e jashtme ishin krijuar prej druri dhe dheu, dhe më e madhja e këtyre fortesave ishte Agersborgu.[4]
Ndërtesat fetare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shtëpitë rituale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para se krishtërimit ti hapej rruga për vikingët dhe në Skandinavi, ishte një bashkësi kryesisht pagane. Kjo kërkonte shtëpi rituale që nuk ishin vetëm ndërtesa fetare, por në kohët më të hershme përdorej edhe si një mënyrë për të shfaqur armët e armiqve të mundur, duke treguar fuqinë e luftëtarëve dhe bashkësisë. Arkitektura e strukturave të hershme ishte mjaft e thjeshtë dhe e ngjashme me strukturat e tjera të bashkësisë. Me kalimin e kohës dizajni nisi të bëhet më shumë si ai i një kishe me çati të çuditshme dhe me shumë nivele. Hyrja për në shtëpitë rituale kishte dizajne zbukuruese. Ritualet kryheshin jashtë strukturës, pasi shpesh ajo përfshinte djegien dhe flijimin e kafshëve; për këtë arsye, vikingët do ti zhvillonin pjesën e jashtme të shtëpive rituale për të qenë të zbukuruare, sesa të përqëndroheshin në dekorimin e brendshëm.
Kishat Stave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kishat Stave ndërtoheshin për tu përdorur për mbledhjen e të krishterëve në rajonin nors pas kristianizimit të Skandinavisë. Çatitë shpesh ishin me nivele të shumta dhe zakonisht kishin një kullë ose majëz në mes të nivelit më të lartë të çatisë. Ato ndërtoheshin prej druri dhe kishin mure guri përrthe themeleve. Dizajni i kishave stave ka shumë të ngjarë të jetë zhvilluar nga shtëpitë rituale. Por brendësia ishte tepër e dekoruar me dizajne të ndërlikuara. Shumica e këtyre dizajneve paraqesin Jezusin, një kryq, ose dishepuj.
Një nga kishat më popullore stave, pasi është njohur nga UNESCO-ja, është Kisha Stave e Urnes, e vendosur në Sognefjord të Norvegjisë, e cila është në përdorim edhe tani. Hapsira përdor stilin romanik në formën e drurit, në vend të materialeve të zaknoshme prej guri. Ajo përmban kolona gjysmë-të rrumbullakta dhe harqe të lakuara. Panelet e punuara me shirita të stilizuar paraqet traditën vikenge bashkë me gdhendjet në murë që paraqesin kafshë duke luftuar. Dekorimet janë një lidhje thelbësore midis traditave para-kristiane nordike dhe krishtërimit të mëvonshëm mesjetar ashtu si dhe paraqitjen e stilit artistik të kulturës skaninave.[5]
Ndërtesat e përgjithshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rurale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këto ndërtesa bëheshin prej druri, zakonisht trungje të ngjashme me “Lincoln Logs" ose trungje në stilin e kabinave. Çatitë mbuloheshin me dhe për të ruajtur nxehtësinë brenda shtëpisë, dhe në dheun e çatisë do të mbillej bar për ta ruajtur atë nga rrëshkitja. Këto ndërtesa bëheshin në fermat e ashpra dhe të pjerrta të fjordeve. Ndërtesat për fermat ndaheshin në dy pjesë, innhus dhe uthus. Innhus ishte për depozitimin e ushqimit, fjetje dhe ndenjje. Uthus ishin ndërtesat e kafshëve, veglave dhe ushqimit të kafshëve, me fjalë të tjera, uthus ishin hajate dhe silos.[6]
Shtëpitë e gjata vikinge
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përgjatë tokave norse, njerëzit jetonin në shtëpi të gjata (langhús), të cilat ishin në mënyrë tipike 5 to 7 meters (16 to 23 ft) të gjera dhe diku nga 15 to 75 meters (49 to 246 ft) të gjata, në varësi të pasurisë dhe pozicionit shoqëror të pronarit. Në një pjesë të madhe të rajonit nors, shtëpitë e gjata ndërtoheshin përreth kornizave prej druri mbi themele të thjeshta prej guri. Muret ndërtoheshin me dërrasa, trungje, ose baltë dhe thupra. Muret ishin të lakuara nga brenda për të krijuar një formë si anije, të ngjashme me shtëpitë anije. Muret visheshin me baltë dhe hunjtë vertikalë rreshtoheshin brenda për të ndihmuar për të krijuar mbështetje. Hunj të shumtë të brendshëm ndërtoheshin për të krijuar mbështetje të mëtejshme. Çatitë ishin me kashtë dhe të pjerrëta. Brenda shtëpisë ndodhej një vatër zjarri dhe krevate të sheshtë për tu ndenjur ose për të fjetur. Nëse pronari nuk kishte stalla, kafshët strehoheshin në fund të shtëpisë, në një kthinë të veçuar.
Mikpritja ishte një traditë e rëndësishme për vikingët dhe udhëtarët mund të futeshin në shtëpi të gjata. Banketet zhvilloheshin shpesh për të kremtuar festivale të ndryshme, ashtu si dhe martesat dhe funeralet. Gosti të veçanta zhvilloheshin për të mësuar sjelljen e përshtatshme ashtu si dhe promovimin e mikpritjes dhe se si pritësit duhet të silleshin kundrejtë mysafirëve të tyre.[7]
Shtëpitë Islandeze prej torfe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shtëpitë e zakonshme islandeze prej torfe do të kenë themele të mëdha prej gurësh të sheshtë; mbi këtë ndërtohet një strukturë druri, që do të mbajë peshën e torfës. Torfa pastaj do të përfshtatet përreth kornizës në blloqe shpesh me një shtresë të dytë, ose në stilin më në modë zigzake. Dera vendosej përgjatë anës gjatësore të shtëpisë dhe ishte hyrja e vetme. Druri i vetë i jashtëm do të ishte dera, e cila shpesh ishte dekorative; dera do të çonte në sallën në të cilën zakonisht do të gjendej një vatër e madhe zjarri. Një tjetër aspekt interesant i shtëpisë islandeze prej torfe ishte futja e banjave të bashkangjitura, që ishin të përbashkët dhe akti i shkuarjes në banjat e bashkangjitura shpesh bëhej në grupe të mëdha. Dyshemeja e shtëpisë prej torfe mund të mbulohej me dru, gurë ose dhe, në varësi të funksionit të ndërtesës. Ato shpesh kishin një vatër që do të ishte një qendrën shtëpisë duke e ngrohur dhe ndriçuar të gjithë shtëpinë. Përgjatë kohës, shtëpitë prej torfe do të ndryshonin në përmasa, të cilat lidheshin drejtpërdrejtë me funksionin e tyre dhe statusin e pronarit. Tradita e shtëpive prej torfe do të çohej në Islandë nga kolonët nordikë, pasi ishte krijuar në Evropën Veriore. Pak banorë e njohin akoma praktikën e ndërtimit me torfë deri më sot dhe origjina e vërtetë e zhvillimit të praktikës së ndërtimit me torfë është humbur me kalimin e kohës.[8]
Oslo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri në vitin 1624 Osloja ishte si çdo qytet tjetër nors (shumë ndërtime prej druri bashkë përdoreshin për qëllime të ndryshme), por në vitin 1624, një zjarr do ta digjte të gjithë Oslon. Për shkak të zjarreve, mbreti Kristiani IV e zhvendosi Oslon në perëndim dhe urdhëroi që të gjitha ndërtesat në qytet të ndërtoheshin prej guri ose tullash për të penguar zjarret. Gjithashtu për të penguar zjarret, rrugët do të ishin të gjera dhe do të priteshin në kënd të drejtë me rrugë të tjera. Pas një kohe, mbreti i lejoi banorët të “ndërtonin struktura përgjysmë prej druri," të cilat kishin korniza druri si brenda ashtu dhe jashtë ndërtesës.[9]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti paleokristian
- Arkitektura Paleokristiane
- Arti i Dyndjeve Barbare
- Fiset Norse
- Vikingët
- Epoka e Vikingëve
- Arti Viking
- Garda Varangiane
- Varangianët
- Skandinavia
- Gadishulli Skandinav
- Historia e Suedisë
- Hovgården
- Historia e Danimarkës
- Kultura e Islandës
- Norvegjia
- Arti Ravenas
- Monumentet paleokristiane të Ravenës
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Dyndjet Barbare
- Mbretëritë Barbare
- Bizhuteritë e lashta romake
- Arti Mesjetar
- Arkitektura Mesjetare
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike
- Arti Anglo-Sakson
- Arkitektura Anglo-Saksone
- Arti dhe Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Merovinge
- Arti dhe Arkitektura Visigote
- Arkitektura Para-Romanike
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike Iberike
- Arkitektura Visigote
- Arti dhe arkitektura mozarabe
- Arti dhe Arkitektura e Repoblación
- Arkitektura Asturiane
- Arti Karoling
- Arkitektura Karolinge
- Rilindja Karolinge
- Arti Otonian
- Arkitektura Otoniane
- Rilindja Otoniane
- Rilindja e shekullit të XI
- Rilindja e shekullit të XII
- Rilindjet Mesjetare
- Arti Longobard
- Arkitektura Longobarde
- Skulptura Longobarde
- Piktura Longobarde
- Argjendaria Longobarde
- Varangianët
- Anijet Mesjetare
- Luftërat Avaro-Bizantine
- Romaniku i Parë
- Arti Romanik
- Arti gotik
- Arkitektura e Skocisë në Periudhën Romake
- Bota Greko-Romake
- Arti mesjetar në Shqipëri
- Gjermanikët
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Longobardët
- Lista e mbretërve frankë
- Gotët
- Visigotët
- Ostrogotët
- Vandalët
- Teutonët
- Skithët
- Arti romak
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Arkitektura Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Beteja e Pyllit Teutoburg
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Vardariotai
- Domus
- Goto-grekët
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Llaçi romak
- Masakra e Latinëve
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Portretizimi Romak
- Prokopi i Çezaresë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Tempulli Romak
- Ura romake
- Urbanistika Romake
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Leidangsnaust vikingskip vikinggarden avaldsnes krigsskip viking". Avaldsnes (në anglisht dhe norvegjisht). Marrë më 1 dhjetor 2023.
- ↑ "The Viking fortress Trelleborg has been added to UNESCO's World Heritage List". National Museum of Denmark (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2023.
- ↑ "Viking-Age Ring Fortresses". UNESCO World Heritage Centre (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2023.
- ↑ Price, Michael (16 gusht 2017). "Thousand-year-old Viking Fortress Reveals Technologically Advanced Society". Science.org (në anglisht).
- ↑ "Urnes Stave Church". UNESCO World Heritage Centre (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2023.
- ↑ "The Countryside" (në anglisht). Norse Folkemuseum Oslo. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2020. Marrë më 6 janar 2026.
- ↑ "Viking Homes". National Museum of Denmark (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2023. Marrë më 1 dhjetor 2023.
- ↑ "The Turf House Tradition". UNESCO World Heritage Centre (në anglisht). Marrë më 1 dhjetor 2023.
- ↑ "Norse Folkemuseum Oslo, The Old Town". Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2024. Marrë më 6 janar 2026.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adorno, Piero (1992). "L'Alto Medioevo". L'arte italiana (në italisht). Vëll. 1.II. Firence: D'Anna. fq. 558–579.
- Fernando De Olaguer-Feliú Alonso (1998). "Las artes del metal". Arte medieval español hasta el año Mil (në spanjisht). Encuentro. fq. 130–140. ISBN 978-84-7490488-8.
- i Altet, Xavier Barral (1994). Bertelli, Carlo (red.). La pittura in Italia: Volume 9 – L'Altomedioevo (në italisht). Milano: Electa. ISBN 978-88-435-3978-9.
- Peter Anker; Aron Andersson (1968). L’art scandinave. La nuit des temps (në frëngjisht). Përkthyer nga Norbert Vaillant. Zodiaque.
- Maria Giovanna Arcamone (1984). Giovanni Pugliese Carratelli (red.). Magistra barbaritas, i barbari in Italia (në italisht). Milano: Libri Scheiwiller. ISBN 978-88-7644018-2.
- Arslan, E. A. (1996). "Longobardi". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Vëll. 7. Romë: Istituto della Enciclopedia Italiana.
- V. I. Atroshenko; Judith Collins (1985). The Origins of the Romanesque (në anglisht). Londër: Lund Humphries. ISBN 0-85331-487-X.
- George Bain (1973). Celtic Art: The Methods of Construction (në anglisht). Dover Publications, inc. ISBN 0-486-22923-8.
- Emilio Barnechea; Antonio Fernández; Juan R. Haro; Juan Haro Sabater (1988). Historia del arte (në spanjisht). Vicens Vives. ISBN 978-84-316-1780-6.
- Beatus (2005). Commentaires sur l’Apocalypse (në frëngjisht) – nëpërmjet Gallica.bnf.fr.
- Bede i Venerueshmi (1843). "III. The Lives of the Holy Abbots of Wearmouth and Jarrow". përmbledhur nga John Allen Gilles (red.). The Bibliographical Writings and Letters of Venerable Bede (në anglisht). Vëll. II. James Bohn. fq. 83–102.
- Henry Adams Bellows, red. (1936). The Poetic Edda (në anglisht). Princeton University Press.
- Carlo Bertelli (2001). "I cicli pittorici e gli stucchi della basilica di San Salvatore". përmbledhur nga Renata Stradiotti (red.). San Salvatore - Santa Giulia a Brescia. Il monastero nella storia (në italisht). Milano: Skira. fq. 84.
- F. Betti (1996). "LIUTPRANDO". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Boltin, Lee, red. (1977). Treasures of Early Irish Art, 1500 B.C. to 1500 A.D.: From the Collections of the National Museum of Ireland (në anglisht). Royal Irish Academy, Trinity College, Dublin, Metropolitan Museum of Art. ISBN 0-87099-164-7.
- A. C. Bouman (1965). "The Franks Casket". Neophilologus (në anglisht). 3: 241–249.
- Emma C. Bunker; Bruce Chatwin; Ann Elizabeth Farkas (1970). Animal Style Art from East to West (në anglisht). Asia Society.
- Bunker, Emma C. (2002). Nomadic Art of the Eastern Eurasian Steppes: the Eugene V. Thaw and Other New York Collections (në anglisht). New York: The Metropolitan Museum of Art. ISBN 978-030009688-0.
- G. Bertelli Buquicchio (1992). "Benevento". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Romë: Istituto Italiano dell'Enciclopedia.
- Alejandro Villa Castillo (27 nëntor 2017). "Tallares escultóricos itinerantes en el Altomedievo hispano: el llamado "Grupo Mozárabe Leonés"". Arqueología y Territorio Medieval (në spanjisht) (24): 151–184. doi:10.17561/aytm.v24i0.5. ISSN 2386-5423. Marrë më 7 janar 2024.[lidhje e vdekur]
- Javier Caballero Chica (13 dhjetor 2017). "Santiago de Peñalba y los influjos Hispano-Musulmanes" (PDF). ProMonumenta: Revista de la Asociación de Amigos del Patrimonio Cultural de León (në spanjisht). XIV: 72–80. Marrë më 7 janar 2024.
- Deborah Mauskopf Deliyannis (2010). Ravenna in Late Antiquity (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 0-521-83672-7.
- Paul Diakoni (2000). Antonio Zanella (red.). Storia dei Longobardi (në italisht dhe latinisht). Bruno Luiselli. Milano: Biblioteca Universale Rizzoli. ISBN 88-17-16824-6.
- Jerrilynn D. Dodds (1988). "VISIGOTHIC ART". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 12. New York: Sons of Charles Scribner. fq. 465–467. ISBN 978-068418278-0.
- Charles Reginald Dodwell (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 0-300-06493-4.
- Georges Duby (1989). La sculpture, le grand art du Moyen-âge du Ve au XVe siècle (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00144-X.
- Nancy Edwards (2023). Life in Early Medieval Wales (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-873321-8.
- Effros, Bonnie (14 qershor 2012). Uncovering the Germanic Past: Merovingian Archaeology in France, 1830–1914 (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-969671-0.
- Jacques Fontaine (1995). L'art pré-roman hispanique. Nuit des temps (në frëngjisht). Editions zodiaque. ISBN 2-7369-0215-7.
- Joachim E. Gaehde (1989). "Pre-Romanesque Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). ISBN 0-684-18276-9.
- J. J. Martín González (1974–1992). Historia del Arte (në spanjisht). Vëll. 1. Gredos. fq. 328.
- González-García, Antonio César; Belmonte, Juan Antonio (1 korrik 2015). "The Orientation of Pre-Romanesque Churches in the Iberian Peninsula". Nexus Network Journal (në anglisht). 17 (2): 353–377. doi:10.1007/s00004-014-0231-7. ISSN 1522-4600. S2CID 253593505.
- Fernando Regueras Grande (2018). "Promotores, clasicismo y estilo en el arte mozárabe leonés". Brigecio: revista de estudios de Benavente y sus tierras (në spanjisht) (28): 27–45. ISSN 1697-5804. Marrë më 7 janar 2024.
- Gregory, Timothy (2010). A History of Byzantium (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-1-4051-8471-7.
- Louis Grodecki; Florantine Münther (1973). Le siècle de l’an mil. Univers des formes (në frëngjisht). Paris: Gallimard. ISBN 2-07-010785-X.
- Arthur Haseloff (1971). Pre-Romanesque Sculpture in Italy (në anglisht). Hacker Art Book. ISBN 978-087817043-2.
- Günther Haseloff (1979). Kunststile des frühen Mittelalters – Völkerwanderungs – und Merowingerzeit (në gjermanisht). Funden des Württembergischen Landesmuseums Stuttgart Hrsg. vom Württembergischen Lendesmuseum.
- Lotte Hedeager (2000). "Migration Period Europe: The Formation of a Political Mentality". përmbledhur nga Frans Theuws; Janet Laughland Nelson (red.). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. fq. 15–58. ISBN 978-90-04-10902-5.
- Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. ISBN 0-333-37185-2.
- Hourihane, Colum, red. (2012). "Visigothic art". The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 6. Stave to Zyvele. Oksford: Oxford University Press. fq. 316-318. ISBN 978-0-19-539536-5. Marrë më 13 korrik 2025.
- Jean Hubert; Jean Porcher (1968). L'Empire carolingien (në frëngjisht). Gallimard.
- Jean Hubert; Jean Porcher; Wolfgang Fritz Volbach (1980). L'Europa delle invasioni barbariche (në italisht). Milano: Rizzoli editore. ISBN 978-881729012-8.
- Werner Jacobsen (tetor 1997). "Saints' Tombs in Frankish Church Architecture". Speculum (në anglisht). 72 (4): 1107–1143.
- Lomartire, Saverio. Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo (në italisht). Marrë më 28 maj 2021 – nëpërmjet Academia.edu.
- Domingo Magaña, J. A. (2015). The Use of Marble in Hispanic Visigothic Architectural Decoration. Interdisciplinary Studies on Ancient Stone: ASMOSIA X: Proceedings of the Tenth International Conference of ASMOSIA, Association for the Study of Marble & Other Stones in Antiquity, Rome, 21-26 May 2012 (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. fq. 527–535.
- John Manley; Stephen Grenter; Fiona Gale, red. (1991). The Archaeology of Clwyd (në anglisht). Clwyd County Council. ISBN 978-090444942-6.
- De Marco, Pasquale (2025). "The Iberian Crucible: The Visigothic Legacy". The Iberian Chronicle (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2025.
- Diego Marin, La Civilizacion Espanola, pp. 34 –47, 1969, Holt, Rinehart and Winston, New York.
- Lara Nebreda Martín (2018). "AEHTAM 29: La arqueta del obispo Arias de la catedral de Oviedo". Boletín del Archivo Epigráfico (në spanjisht). 1 (1). Archivo Epigráfico de Hispania: 53–58. ISSN 2603-9117.
- H. E. del Medico (1943). "La mosaïque de l'abside orientale de Germigny-des-Prés (Loiret)". Monuments et mémoires de la Fondation Eugène Piot (në frëngjisht). 36 (1): 81–84.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Gerli E. Michael; David Raizman (2003). "Visigoths to the Muslim Invasion". Routledge Revivals: Medieval Iberia (në anglisht). New York: Routledge Encyclopedias of the Middle Ages. fq. 586–711. ISBN 978-0-203-95364-8.
- Carl Nordenfalk (1988). L’enluminure au Moyen-Âge (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00120-2.
- Otto Pächt (1986). Book Illumination in the Middle Ages (në anglisht). Harey Miller Publishers. ISBN 0-19-921060-8.
- Ivo Petricioli (1999). "Sculpture from the 8th to the 12th Century". përmbledhur nga Ivan Supičić (red.). Croatia in the Early Middle Ages: A Cultural Survey (në anglisht). Philip Wilson Publishers, AGM & HAZU. fq. 475–492. ISBN 085667499-0.
- José Pijoan (1978). History of Art. World Art (në anglisht). Pragë: Odeon.
- Henri Pirenne (2001). Mohamemd and Charlemagne (në anglisht). Courier Corporation. ISBN 978-048642011-0.
- Maurice Prou (1914). "Chancel carolingien orné d'entrelacs à Schænnis (canton de Vaux)". Mémoires de l’Institut national de France (në frëngjisht). 39 (1): 123–138.
- Piotr Jennel Reyes (1998). L’art du Haut Moyen-Âge – L’art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Pochothèque. ISBN 2-253-13056-7.
- Pierre Riché (1994). L'Empire carolingien. La vie quotidienne (në frëngjisht). Hachette.
- Sánchez-Pardo, José C.; Blanco-Rotea, Rebeca; Sanjurjo-Sánchez, Jorge (gusht 2017). "The Church of Santa Comba de Bande and Early Medieval Iberian Architecture: New Chronological Results". Antiquity (në anglisht). 91 (358): 1011–1026. doi:10.15184/aqy.2017.83. ISSN 0003-598X. S2CID 164322469.
- Jose Maria De Azcárate Ristori; Alfonso E. Pérez Sánchez; Juan A. Ramírez Domínquez (1986). Historia del arte (në spanjisht). Anaya. ISBN 978-84-7254311-9.
- Christian Sapin (2000). "Pre-Romanesque Art". përmbledhur nga André Vauchez; Michael Lapidge (red.). Encyclopedia of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Adrian Walford. Richard Barrie Dobson. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 1182. ISBN 978-157958282-1.
- Valentin V. Sedov (1995). Slavs in the Early Middle Ages (në anglisht). Përkthyer nga N. Lopatin. Archaelogy. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2013.
- Piotr Skubiszewski (1998). L'art du Haut Moyen Âge: L'art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Paris: Livre de Poche. ISBN 978-2-253-13056-7.
- Bradley Smith (1971). "Spain: A History". Art (në anglisht). Garden City, NJ: Doubleday & Company. fq. 52–56.
- Stowe, George B. (1995). Kibler, William; Zinn, Grover A. (red.). Medieval France: An Encyclopedia (në anglisht). Garland. ISBN 978-082404444-2.
- Amelio Tagliaferri (1959). "ll Pavone del Museo Cristiano di Brescia". Miscellanea di Studi bresciani sull'Altomedioevo (në italisht). Bresha: Comitato bresciano per l'VIII Congresso Internazionale dell'arte dell'Altomedioevo. fq. 55–71.
- Amelio Tagliaferri; M. Brozzi (1961). Arte Longobarda. La scultura figurativa su marmo e su metallo (në italisht). Cividale. fq. 183.
- Amelio Tagliaferri (1960–1961). "Aspetti e rapporti di scultura barbarica nei ducati longobardi del Friuli e della Lombardia". Memorie Storiche Forogiuliesi (në italisht). Vëll. XLIV. Udine: Deputazione di Storia Patria per il Friuli. fq. 97–111.
- Blas Taracena (1947). "Ars Hispaniae: Historia Universal del Arte Hispanico". Arte Romana, Arte Cristã Primitiva, Arte Visigótica, Arte Asturiana (në anglisht). Vëll. 2. Madrid: Plus-Ultra. fq. 225–250.
- Tănase, Daniela (23 nëntor 2020) [2010]. "7.2: Ornamental Styles and Decorative Motifs of Germanic Origin". Craftsmen and Jewelers in the Middle and Lower Danube Region (6th to 7th Centuries). East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450-1450, volume 67 (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 209. ISBN 978-90-0443693-0. Marrë më 18 qershor 2025.
- Frans Theuws; Janet L. Nelson (2000). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-0410902-5.
- Malcolm Todd (1996). The Early Germans (në anglisht). Wiley. ISBN 978-063119904-5.
- Luigina Tomay (2009). Gabriella D'Henry; Chiara Lambert (red.). Benevento longobarda: dinamiche insediative e processi di trasformazione (PDF). Il popolo dei Longobardi meridionali: testimonianze storiche e monumentali (në italisht). Salerno: Gruppo Archeologico Salernitano. fq. 119–151.
- Isidro Gonzalo Bango Torviso (2001). Arte prerrománico hispano: El arte en la España cristiana de los siglos VI al XI. Summa Artis: Historia General del Arte (në spanjisht). Vëll. VIII. Espasa Calpe. ISBN 978-84-2398732-0.
- J. M. Wallace-Hadrill (1982). The Long-Haired Kings (në anglisht). Toronto: University of Toronte Press. ISBN 0-8020-6500-7.
- Ingo F. Walter; Norbert Wolf (2005). Codices Illustres: The World’s Most Famous Illuminated Manuscripts, 400 to 1600 (në anglisht). Këln: Taschen.
- Martin Werner. "Migration and Hiberno-Saxon Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 8. ISBN 0-684-18274-2.
- David M. Wilson (1984). Anglo-Saxon Art: From The Seventh Century to the Norman Conquest (në anglisht). Thames and Hudson. ISBN 0-87951-976-2.
- De Vecchi, Pierluigi; Elda Cerchiari Necchi (1991). "Tomo II: I Longobardi in Italia". L'arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. fq. 311-316. ISBN 88-450-4219-7.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1991). "I Longobardi a Cividale". L’Arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1.2. Bompiani. fq. 315–317. ISBN 88-450-4219-7.
- Carol L. Neuman De Vegvar (1990). "The Origin of the Genoels-Elderen Ivories". Gesta (në anglisht). 29: 8–24.
- Manuel Antonio López Villa (2003). "Arquitectura medieval". Arquitectura e historia: cursos de historia de la arquitecura (në spanjisht). Vëll. 1. Universidad Central de Venezuela, Consejo de Desarrollo. fq. 65–102. ISBN 978-98-0002073-9.
- Dudák Vladislav; Pošva Rudolf; Neškudla Bořek (2000). "Vizigótska Architektura". Encyklopedie světové architektury od menhiru k dekonstruktivismu (në polonisht). Baset. fq. 981–982. ISBN 80-86223-08-6.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- The stave churches in Norway Arkivuar 11 maj 2016 tek Wayback Machine