Arkitektura dravidiane


Arkitektura Dravidiane është një stil arkitekturor që u shfaq në pjën jugore të nënkontinentit indian apo Indinë Jugore. Ajo konsiston kryesisht në tempuj me kulla në forma piramidale dhe të ndërtuara me gurë ranorë, steatit ose granit. E përmendur si një nga tre stilet e ndërtimit të tempujve në librin e lashtë Vastu shastra, shumica e strukturave ekzistuese gjenden në shtetet e Indisë Jugore të Andra Pradeshit, Karnataka, Kerala, Tamil Nadu dhe Telangana. Mbretëri dhe perandori të ndryshme si Çola, Çera, Kakatija, Pandja, Pallava, Ganga, Rashtrakuta, Çalukja, Hojsala dhe Vixhajanagara kanë dhënë mes të tjerave një kontribut thelbësorn në zhvillimin e Arkitekturës Dravidiane. Ky stil arkitekturor mund të gjendet edhe në pjesë të Indisë Veriore (Teli ka Mandiri i Gualiorit, Bhitargaon Baitala Deula, Bhubaneshvar), në Sri Lankan Veri-Lindore dhe Qendrore, Maldive dhe pjesë të ndryshme të Azisë Jug-Lindore. Angkor Vati në Kamboxhia dhe Prambanani në Indonezi u ndërtuan bazuar në stilin arkitekturor Dravida.
Kompozimi dhe struktura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tempujt e stilit Chola konsistojnë në tre pjesë të njëpasnjëshme në kohë, të organizuara në mënyra të ndryshme, por që dallojnë në vetvete vetëm sipas moshës në të cilën janë realizuar:[1]
- Verandat ose Mantapat, që gjithmonë mbulojnë dhe paraprijnë dyert për te shenjtërorja.
- Portikët piramidalë, gopuramë, që janë veçoria kryesore në rrethimet katërkëndore që përfshijnë tempujt më të shquar.Ata janë shumë të zakonshëm në tempujt dravidian.
- Sallat me kolona (çaultrit ose çavadit) përdoren për shumë qëllime dhe janë shoqërime të pandryshueshme të këtyre tempujve.
Përkrahë këtyre, një tempull i Indisë jugore zakonisht ka një ujëmbledhës të quajtur Kaljani ose Pushkarni – për tu përdorur për rituale të shenjta ose për nevojat e priftërinjve – banesat për të gjitha nivelet e priftërinjve janë të lidhura me ta dhe ndërtesa të tjera për nevojat e shtetit.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përgjatë Tamilakamit, një mbret konsiderohej si me natyrë hyjnore dhe zotëronte pushtet fetar.[2] Mbreti ishte 'përfaqësuesi i hyjnive në tokë’ dhe jetonte në një “kojil”, që do të thotë “vendbanimi i zotit”. Fjala moderne tamile për tempullin është koil. Mbretërve u rezervohej gjithashtu edhe adhurim titullar.[3][4] Fjalë të tjera për mbretin si “kō” = “mbret”, “iṟai” “perandor” dhe “āṇḍavar” “pushtues”, tani i referohen kryesisht zotave.[5] Tolkapijari i referohet te ‘’Three Crowned Kings’’ (Tre mbretër të kurorëzuar) si “Three Glorified by Heaven” (Tre të bekuar nga qielli).[6] Në jugun që flet gjuhët dravidiane, koncepti i mbretërimit hyjnor çoi në marrjen e roleve më të rëndësishëm nga shteti dhe tempujt.[7] Tekstet Majamata dhe Manasara shilpa të konsideruar në qarkullim nga shekulli i V deri në të VII-in, janë libra udhëzues mbi stilin Dravidian të dizajnit, ndërtimit dhe teknikave të bashkuara artizanale të Vastu shastras. Isanasivagurudeva paddhati është një tjetër tekst nga shekulli i IX që përshkruan artin e ndërtimit në Indinë Jugore dhe Qendrore.[8][9][10] Në Indinë Veriore, Brihat-samhita e Varāhamihiras është manuali sanskritish gjerësisht i përmendur nga shekulli i VI që përshkruan dizajnin dhe ndërtimin e tempujve hindu të stilit Nagara.[11][12][13] Arkitektura dhe simbolizmi Dravidian janë të bazuara edhe te Agamat. Agamat janë me zanafillë jo-vedike[14] dhe janë datuar gjithashtu si tekste post-vedike[15] ose si para-vedike.[16] Agamat janë një koleksion shkrimesh fetare tamile dhe sanskrite kryesisht të përbërë nga metodat e ndërtimit të tempullit dhe krijimin e murtive, statuja të adhuruara të hyjnive, doktrina filozofike, praktika medituese, arritjen e dëshirave të gjashtë-fishta dhe katër llojet e yogës.[17]
Ndikimi i periudhave të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Arkitekturën Dravidiane të Indisë Jugore kanë lënë gjurmët e tyre në kohë të ndryshme shtatë mbretëri dhe perandori të ndryshme:
Arkitektura e Periudhës Sangam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 300 p.e.s. – 300 i e.s., arritjet më të mëdha të mbretërive të Dinastisë së hershme Çola, mbretërisë Çera dhe mbretërisë Pandjane përfshinin faltore me tulla për hyjnitë Murugan, Shiva, Aman dhe Thirumal (Vishnu) të panteonit tamil. Disa nga këto ndërtime janë zbuluar pranë Adiçanallurit, Kaveripumpuharpatinamit dhe Mahabalipuramit dhe planet e ndërtimit të këtyre vendeve të adhurimit përmendeshin në disa pjesë të poemave të ndryshme të letërsisë Sangam. Një tempull i tillë, Tempulli Saluvankupan Murukan, i zbuluar në vitin 2005, konsiston në tre shtresa. Shtresa e poshtme e përbërë nga një faltore tulle, është një nga më të vjetrit e llojit të tij në Indinë Jugore dhe faltorja më e vjetër e gjetur kushtuar Murukanit. Është një nga vetëm dy faltoret me tulla të tempujve hindu para-Pallava që gjenden në këtë rajon, tjetra është Tempulli Vitrirundha Perumal në Vepathur kushtuar Vishnut. Dinastitë e Tamilakkamit të hershëm mesjetar i zgjeruan dhe u bënë shtesa strukturore shumë prej këtyre tempujve me tulla. Skulpturat e artit erotik, natyrës dhe hyjnive nga Tempulli Minakshi Aman në Madurai dhe Tempulli Ranganathasvami i Srirangamit datojnë nga Periudha Sangam.
Arkitektura Badami Chalukya
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Badami Chalukya

Arkitektura Badami Chalukya është një stil ndërtimi tempujsh i evoluar gjatë periudhës midis shekullit të V dhe të VIII në zonën e Basenit Malaprabha, në distriktin modern të Bagalkotit Karnatakas, shpesh herë i quajtur stili Vesara ose stili Çalukja. Tempujt më të hershëm datojnë që nga viti 450 në Aihole kur Dinastia Badami Çalukja ishte vasale e asaj Kadamba të Banavasit dhe që janë po ashtu të reflektuar gjatë kësaj periudhe. Sipas historianit K.V. Sounder Rajan, kontributi Badami Çalukja në ndërtimin tempullor është i krahasueshëm me vlerën e arritjeve të tyre në beteja. Stili i tyre përfshinte dy tipe monumentesh, përkatësisht sallat e skalitura në shkëmbinj (shpellat) ose tempujt shpellor si dhe monumentet strukturore në sipërfaqe.
Dinastia Badami Çalukja e quajtur edhe Dinastia e Hershme Çalukja, sundoi nga Badami Karnatakan në periudhën midis viteve 543 – 753 të e.s.. Shembujt më të përsosur të artit të tyre shihen në Patadakal, Aihole dhe Badami në Karnatakan veriore. Trashëgimia më qëndrueshme e Dinastisë Çalukja është arkitektura dhe arti që ata lanë mbrapa. Më shumë se njëqind e pesëdhjetë monumente të atribuara kësaj dinastie dhe të ndëruara midis viteve 450 dhe 700, mbeten në basenin Malaprabha në Karnataka.[18]
Aty nga vitit 450 në Aihole u krijua Stili Çalukja dhe do të përsosej në Badami dhe Patadakal.[19] Artistët Çalukja eksperimentuan me stile të ndryshme, përzierje të stilit indo-arjan Nagara dhe stilet dravidiane, si dhe stili i evoluar Çalukja.[20] Stili i tyre përfshinte dy tipe monumentesh:
- Sallonet (ose shpellat) e skalitura në shkëmb.
- Tempujt strukturorë në sipërfaqe.
Tempujt strukturorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Tempujt më të rafinuar strukturor gjenden në Patadakal. Nga dhjetë tempujt e Patadakalit, gjashtë i përkasin stilit dravidian dhe katër stilit Rekhanagara. Tempulli Virupaksha ka ngjashmëri të shumta me tempullin Kailasanatha në Kançipuram që u krijua disa vite më parë. Ky është një tempull gjithëpërfshirës, që ka një strukturë qëndrore, pavjoni nandi përballë dhe ka një rrethim me mure që hyet nga një portik. Shenjtërorja kryesore ka një pradakshina-patha dhe mandapa. Mandapa është me kolona dhe ka dritare të hapura. Sipërfaqja e murit të jashtëm është e ndarë nga dy gjysëm-kolona në kamare zbukuruese të mbushura me skulptura dhe dritare të hapura. Kritiku i artit Percy Brown thotë se skulpturat që ata përfshijnë në arkitekturë rrjedhin në një rrjedhë të vazhdueshme. Thuhet se Tempulli Virupaksha është një nga këta monumente ku shpirti i personit që i ndërtoi ato jeton akoma. Tempujt strukturorë chalukyan përfshijnë:
- në Pattadakal
- Tempulli Virupaksha
- Tempulli Sangamesvarar
- Tempulli Kashivisvanatha (Rashtrakuta)
- Tempulli Mallikarxhuna
- Tempulli Galganatha
- Tempulli Kadasideshvara
- Tempulli Jambulinga
- Tempulli xhainist Narajana (Rashtrakuta)
- Tempulli Papanatha
- Tempulli Naganatha
- Çandrashekara
- Tempulli Mahakuteshvara
- në Gerusopa
- Tempulli Vardhamanasvami
- në Alampur

Tempujt shpellorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura e tempujve shpellorë gjendet në Tempujt shpellorë në Badami, kryeqyteti i hershëm Çalukja, të skalitur në shekullin e VI. Janë gjetur katër tempuj shpellorë të skalitur në faqet shkëmbore, tre hindu dhe një xhinist, që përmban elemente arkitekturore si kolona dekorative, kllapa si dhe skulptura të skalitura mjeshtërisht ashtu si dhe relieve mjeshtëror në tavane. Në afërsi ndodhen shumë faltore shpellore budiste.[21] Katër shpellat janë në një stil të thjeshtë. Hyrja ështënjë verandë e thjeshtë me kolona guri dhe kllapa – një veçori dalluese e këtyre shpellave – që të çon në një mandapa me kolona dhe pastaj në një faltore të vogël katrore (sanctum sanctorum-i) i futur thellë në shpellë.[22] Tempujt shpellorë përfaqësojnë sekte të ndryshme fetare. Midis tyre, dy i janë kushtuar zotit Vishnu, një zotit Shiva dhe i katërti është një tempulll xhainist. Tre të parët janë të besimit vedik dhe shpella e katërt është e vetmja xhainiste në Badami.[23]
Arkitektura e tempujve shpellorë është një përzierje e stilit Nagara të Indisë së veriut dhe stilit dravidian të Indisë së Jugut. Secila shpellë ka një sanctum sanctorum, një mandapa, një verandë dhe kolona. Tempujt shpellorë mbajnë gjithashtu skalitje, skulptura dhe piktura murore të mrekullueshme.
Tempujt shpellorë në Badami kanë holle të skalitura në shkëmb me tre veçori bazë: veranda me kolona, holli me kolona dhe një shenjtërore e futur thellë në shkëmbin e shpellës. Eksperimentet e hershme në hollet e skalitura në shkëmb u kryen në Aihole ku ata ndërtuan tre tempuj shpellorë, një i besimit vedik, një i atij budist dhe i treti i besimit xhainist. Më vonë ata e rafinuan stilin e tyre dhe skalitën katër tempuj të mrekullueshëm shpellorë në Badami.
Një veçori për tu vënë në dukje e këtyre tempujve shpellorë është friza e ganave në postura të ndryshme të skalitur në relieve mbi çdo bazë. Verandat e jashtme të tempujve shpellorë janë mjaft të thjeshta, por hollet e brendshme përmbajnë simbole të shumta dhe të pasura skulpturore. Kritiku i artit Dr. M. Sheshadri shkroi për artin Çalukja se ata skalitën shëmbinj si titanë, por i rafinuan si xhevahire. Ndërsa kritiku Zimmer shkroi se tempujt shpellorë Çalukja janë një balancë e shkëlqyer e gjenialitetit dhe përmbajtjes.
Shumë shekuj më vonë, arti i qetë Badami Chalukya u rishfaq në arkitekturën me kolona të perandorisë Vijayanagar. Shpellat e tyre përfshinin skulptura të skalitura mjeshtërisht të Hariharas, Trivikramas, Mahisa Mardhinit, Tandavamurthit, Paravasudevas, Natarajas, Varahas, Gomateshvaras dhe të tjera. Në të përfshihen një numër i madh motivesh me kafshë dhe gjethnaja. Disa skulptorë të rëndësishëm të kohës së tyre ishin Gundan Anivaritachari, Revadi Ovajja dhe Narasobba.
Tempujt shpellorë Chalukya përfshijnë:
- Në Aihole
- Tempulli i Lad Khanit
- Tempulli Huçiapajagudi
- Huçiapaja matha
- Tempulli i Durgas
- Tempulli xhainist Meguti
- Tempulli Ravanaphadi
- Tempulli Gouda
- Tempulli Surjanarajana
- Në Badami
- Shpella 1 (Shiva)
- Shpella 2 (Vishnu si Trivikrama ose Vamana, Varaha dhe Krishna)
- Shpella 3 (Vishnu si Narasimha, Varaha, Harihara dhe Trivikrama.)
- Shpella 4 (Tirthankara xhainist Parsvanatha)
- Grupi i tempujve të Bhutanathas (Badami dhe Kaljani Çalukja)
Arkitektura Pallava
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Pallava
Dinastia Pallava sundoi midis viteve 600–900 dhe arritjet e tyre më të mëdha ndërtuese janë tempujt shkëmborë të Mahabalipuramit dhe kryeqyteti i tyre, Kançipurami, tani i vendosur në shtetin indian Tamil Nadu. Ajo ishte një nga pararendësit e Arkitekturës indiano-jugore. Shembujt më të hershëm të tempujve në stilin Dravidian i përkasin periudhës Badami Çalukja-Pallava. Shembujt më të heshëm të arkitekturës Pallava janë tempujt shkëmborë që datojnë midis viteve 610 – 690 dhe tempujt strukturorë midis viteve 690 – 900. Arritjet më të mëdha të Arkitekturës Pallava janë Tempujt shkëmborë të Mahabalipuramit. Aty janë gjetur sallone me kolona dhe faltore monolitike të njohura si Ratha. Tempujt e hershëm ishin kryesisht të kushtuar për zotin Shiva. Tempulli Kailasanatha i quajtur edhe Raxhasimha Pallavesvaram në Kançipuram, i ndërtuar nga Narasimhavarmani II i njohur edhe si Raxhasimha, është një shembull i shkëlqyer i tempujve të stilit Pallava. Vlen të përmendet veçanërisht Tempulli bregdetar i ndërtuar nga Narasimhavarmani II afër Mahabalipuramit që është një pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Në kundërshtim me përshtypjen popullore rreth perandorisë pasuese Çola që eksperimentoi në ndërtimin e komplekseve të mëdhenj tempullor, ishte dinastia Pallava që në fakt eksperimentoi jo vetëm në krijimin e tempujve të mëdhenj pasi filloi ndërtimin e tempujve shkëmborë pa përdorur llaç, tulla etj. Shembujt e shkëlqyer të këtyre tempujve janë Tempujt Thiruppadagam dhe Thiruooragam që kanë imazhe 8.5 dhe 11 m të larta të zotit Vishnu në mishërimin e formave të tij Pandavadhoothar dhe Trivikraman. Në krahasim, Shiva Lingami në Tempujt mbretëror të Dinastisë Çola në Thanxhavur dhe Gangikonda Çolapuram janë 5.2 dhe 5.5 metra të lartë. Duke konsideruar se Tempulli Kançi Kailasanathar i ndërtuar nga Raxhasimha Pallava ishte frymëzimi për Tempullin Brihadisvara në Thanxhavur të Raxha Raxha Çolas, mund të përfundohet me siguri se sunduesit Pallava ishin mes sunduesve të parë në Indi për të ndërtuar që ndërtuan si komplekse të mëdha tempullore ashtu dhe statuja shumë të mëdha hyjnish dhe idhujsh.
Shumë tempuj të Shivës dhe Vishnut në Kançi të ndërtuar nga sunduesit e mëdhenj Pallava dhe që përfshijnë Rathat dhe Relievin Zbritja e Gangut (të quajtur edhe Pendesa e Arxhunas) janë shembuj të pakrahasueshëm të Monumenteve të mbrojtur nga UNESCO në Indi. Brezi i vazhdueshëm i tempujve Çola, Pallava dhe Pandija (bashkë me ata Adigaiman pranë Karurit dhe Namakalit), ashtu si dhe trupi tempullor Sethupathi midis Pudukotait dhe Ramesvarami, përfaqëson njëtrajtësisht Stilin Arkitekturor Jugor të Indisë që tejkalon çdo formë tjetër arkitekture mbizotëruese midis rrafshirës së Dekanit dhe Kanijakumarit. E panevoshme të shtohet se në vendin Telugu stili ishte pak a shumë njëtrajtësisht sipas stilit Indiano-Jugor ose Dravidian të arkitekturës.
Arkitektura Rashtrakuta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Rashtrakuta

Dinastia Rashtrakuta, e cila sundoi Dekanin nga Manyakheta në distriktin Gulbarga të Karnatakas në periudhën midis viteve 753 – 973 krijuan stilin dravidian dhe Rekhanagara të monumenteve arkitekturore. Dinastia Rashtrakuta kontribuoi shumë në trashëgiminë arkitekturore të Dekanit. Historiani i artit Adam Hardy e kategorizon aktivitetin e tyre ndërtues në tre shkolla: Ellora, rreth Badamit, Aihole dhe Patadakali si dhe në Sirval afër Gulbargas.[24]
Arkitektura Rashtrakuta pasqyrohet në tempujt e mrekullueshëm shpellorë në Ellora dhe Elefanta, zona të zëna edhe nga murgjit xhainistë, të vend-ndodhura në Maharashtran moderne. Patadakali, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe tempujt Navalinga janë tipe strukturore të Arkitekturës Rashtrakuta.
Në Karnataka tempujt e tyre më të famshëm janë Tempulli Kashivishvanatha dhe tempulli xhainist Narayana në Patadakal, një sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[25][26] Tempuj të tjerë të mirë-njohur janë Tempulli Parameshwara në Konnur, Tempulli Brahmadeva në Savadi, Settavva, Kontigudi II, Tempujt Jadaragudi dhe Ambigeragudi në Aihole, Tempulli Mallikarxhuna në Ron, Tempulli Andhakeshvara në Huli, Tempulli Someshvara në Sogal, Tempujt xhainistë në Lokapura, Tempulli Navalinga në Kuknur, Tempulli Kumarasvami në Sandur, tempuj të shumtë në Shirival në Gulbarga,[27] dhe Tempulli Trikuteshvara në Gadag që më vonë u zgjerua nga Dinastia Kaljani Çalukja.
Studimi arkeologjik i këtyre tempujve tregon se disa kanë planimetri stelare (shumë-këndëshe) që do të përdorej gjerësisht më vonë nga Dinastia Hoysala në Belur dhe Halebidu.[28] Një nga traditat më të pasura në arkitekturën indiane mori formë në rajonin e Dekanit gjatë kësaj kohe që Adam Hardy e quan stili Karnata dravida në dallim nga stili tradicional dravida.[29]
Arkitektura Kaljani Çalukja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Çalukja perëndimore
Arkitektura Kalyani Chalukya (në gjuhën kannada: ಪಶ್ಚಿಮ ಚಾಲುಕ್ಯ ವಾಸ್ತುಶಿಲ್ಪ) e njohur edhe si ‘’Arkitektura Çalukja Perëndimore’’ ose ‘’Arkitektura e Vonë Çalukja’’, është një stil i veçantë zbukurimi arkitekturor i traditave fetare shaivite, vaishnavite dhe xhainiste që evoluan gjatë sundimit të perandorisë Kalyani Chalukya në rajonin Tungabhadra të Karnatakas qendrore, në shekujt e XI dhe të XII. Ndikimi politik i Perandorisë Kaljani Çalukja e arriti kulmin e tij në rrafshirën e Dekanit gjatë kësaj periudhe. Qendra e aktiviteteve kulturore dhe ndërtuese qëndronte në rajonin Tungabhadra, ku punishtet e mëdha mesjetare ndërtuan shumë monumente.[30] Këto monumente janë variante rajonale të tempujve dravidian, të konsideruar si pjesë e traditës Karnata dravida.[31][32]
Arkitektët çalukjanë ndërtuan tempuj të të gjitha përmasave gjatë kësaj periudhe dhe që kanë mbetur edhe sot, të njohur si një stil kalimtar dhe që ofron lidhje arkitekturore midis stilit Badami Chalukya dhe atij të perandorisë më të vonë Hojsala. Monumentet më të shquara nga ndërtimet e shumta që datojnë nga kjo periudhë janë Tempulli Mahadeva në Itagi në distriktin Kopal, Tempulli Kasivisvesvara në Lakundi në distriktin Gadag, Tempulli Mallikarxhuna në Kuruvati në distriktin Bellari dhe Tempulli Kalleshvara në Bagali në distriktin Davangere.[33][34] Monumente të tjera të shquara për ndërtimin e tyre mjeshtëror përfshijnë Tempulli Kaitabheshvara në Kubatur dhe Tempulli Kedareshvara në Balligavi, të dy në distriktin Shimoga, Tempulli Sidhesvara në Haveri, Tempulli Amrtesvara në Anigeri të distriktit Dharvad, Tempulli i Sarasvatit në Gadag dhe Tempulli Dodabasapa në Dambal, të dy në distriktin Gadag.[35]
Monumentet e mbijetuara të mbretërisë Kaljani Çalukja janë tempujt e ndërtuar në traditat fetare shaivite, vaishnavite dhe xhainiste. Asnjë nga ndërtimet ushtarake, civile, ose oborrtare nuk ka mbijetuar; duke qenë të ndërtuara me baltë, tulla dhe dru, këto struktura mund të mos u kenë rezistuar pushtimeve të përsëritura.[36]
Qendra e këtyre zhvillimeve arkitekturore ishte rajoni që përfshinte distriktin modern të Dharvadit; ajo përfshinte edhe zonat e distrikteve moderne të Haverit dhe Gadagut.[37][38] Në këto distrikte, kanë mbijetuar rreth pesëdhjetë monumente si dëshmi të përhapjes së ndërtimeve të punishteve arkitekturore Kaljani Çalukja. Ndikimi i këtij stili përtej rajonit Basavakaljani në veri-lindje të rajonit Bellari në lindje të rajonit të Majsores në jug. Në rajonin Bixhapur–Belgaum në veri, stili u përzie me atë të tempujve Hemadpanti. Megjithëse pak tempuj Kaljani Çalukjan mund të gjenden në rajonin e Konkanit, prania e Vargut të Ghateve Perëndimorë me gjasa parandaloi përhapjen e stilit në drejtim të perëndimit.[37]
Evoluimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse plani bazë i stilit Kaljani Çalukja zyri fill nga stili më i vjetër dravida, shumë nga veçoritë e tij ishin unike dhe të veçanta për të.[39][40] Një nga këto veçori dalluese të stilit arkitekturor Kaljani Çalukja ishte një artikulim që mund të gjendet akoma përgjatë Karnatakas moderne. Përjashtimi i vetëm nga ky motiv mund të gjendet në zonën rreth Basavakaljanit, ku tempujt paraqesin një artikulim nagara (indiano-verior) që ka karakteristikat e tij unike.[41]
Në dallim me ndërtesat më të hershme Badami Çalukja, monumentet e të cilëve ishin të grupuar rreth metropoleve të Patadakalit, Aiholes dhe Badamit, këta tempuj të perandorisë Kaljani Çalukja janë mjaft të shpërndarë, duke pasqyruar një sistem shqëndërzuar të qeverisjes vendore. Tempujt Kaljani Çalukja janë më të vegjël nga ata të Chalukya-ve më të hershëm Badami, një fakt i dallueshëm në lartësinë e reduktuar të strukturave të sipërme që ngrihen mbi faltore.[30]
Arti Kaljani Çalukja evoluoi në dy faza, e para zgjati afërsisht çerek shekulli ndërsa e dyta nga fillimi i shekullit të XI der në fund të sundimit të Dinastisë Kaljani Çalukja në vitin 1186. Gjatë fazës së parë, tempujt u ndërtuan në rajonin Aihole-Banashankari-Mahakuta (i vendosur në zemër të territoreve më të hershme Badami Çalukja) dhe në Ron të distriktit Gadag. Pak punishte të përkohshme i ndërtuan ata në Sirval të distriktit Gulbarga dhe në Gokak të distriktit Belgaum. Strukturat në Ron kanë ngjashmëri me tempujt Rashtrakuta të Kuknurit në distriktin Kopal dhe në Mudhol të distriktit Bixhapur, dëshmi që të njëjtat punishte e vazhduan aktivitetin e tyre nën dinastinë e re Karnata.[42] Faza e mëvonshme dhe e maturisë e arriti kulmin në Lakundi (Lokigundi), një seli kryesore e oborrit perandorak.[43] Nga mesi i shekullit të XI, artizanët nga shkolla e Lakundit lëvizën në jug të lumit Tungabhadra. Në këtë mënyrë ndikimi i shkollës së Lakkundit mund të shihet në disa tempuj të distriktit Davangere dhe në tempujt në Hirehadagalli dhe Huvinahadgalli të distriktit Bellari.[44]
Ndikimi i Arkitekturës Kaljani Çalukja mund të dallohen në shollat gjeografikisht të largëta të arkitekturës së perandorisë Hojsala në Karnatakan jugore dhe në dinastinë Kakatija në Andra Pradeshin e sotëm.[45] Arkitektura Kaljani Çalukja e quajtur ndonjëherë edhe stili Gadag i arkitekturës, është konsideruar një pararendëse e Arkitekturës Hojsala të Karnatakas jugore.[46] Ky ndikim ndodhi për shkak se ndërtuesit e hershëm të përdorur nga dinastia Hojsala erdhën nga qendrat e shquara të artit mesjetar Çalukja.[47][48] Monumente të tjera në këtë stil u ndërtuan jo vetëm nga Dinastia Kaljani Çalukja, por edhe nga vasalët e tyre.
Arkitektura Pandja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempulli Srivilliputur Andal është simboli zyrtar i Qeverisë së Tamil Nadusë. Thuhet se është ndërtuar nga Perijaazhvari, vjerri i sunduesit, me një çantë me arë që fitoi në debatet e mbajtura në pallatin e mbretit Pandja, Vallabhadeva. Simboli parësor i Srivilliputurit është struktura e kullës 12-katëshe kushtuar sunduesit të Srivilliputurit, të njohur si Vatapatrasaji. Kulla e këtij tempulli është 59 metra e lartë dhe është simboli zyrtar i Qeverisë së Tamil Nadusë. Tempuj të tjerë domethënës të arkitekturës Pandja përfshijnë Tempullin e famshëm Minakshi në Madurai.
Arkitektura Çola
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Çola

Mbretërit Çola sunduan në periudhën midis viteve 848–1280 dhe përfshijnë Raxharaxha Çolan I dhe djalin e tij Raxhendra Çola, që ndërtuan tempuj të tillë si Tempulli Brihadisvarar i Thanxhavurit dhe Tempulli Brihadishvarar i Gangaikonda Çolapuramit, Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabesvara (Shiva), i quajtur edhe Tempulli Kampaharesvarar në Thirubhuvanam, ku dy tempujt e fundit gjenden pranë Kumbakonamit. Tre të parët mids katër tempujve të mësipërm janë emërtuar Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Çola pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në Indi.
Sunduesit Çola ishin ndërtues mjaft pjellorë që nga koha e mbretit të parë Vixhajalaja Çola, pas të cilit ekziston vargu eklektik i Tempullit Vixhajalaja Çozhisvaram afër Nartamalait. Këta janë shembujt më të hershëm të tempujve dravidian të sundimit Çola. Djali i tij Aditja I ndërtoi mjaft tempuj rreth rajoneve të Kançit dhe Kumbakonamit.
Ndërtimi i tempujve mori shtytje të fortë nga pushtimet dhe gjenia e Aditjas I, Parantakas I, Sundara Çolas, Raxharaxha Çolas dhe djalit të tij Raxhendra Çolas I. Raxhendra Çola I ndërtoi Tempullin Raxharaxha në Thanxhur të emërtuar sipas emrit të tij. Pjekuria dhe madhështia me të cilën u zhvilluan Arkitektura Çola gjeti shprehje në dy tempujt e Tanjavurit dhe Gangaikonda Çolapuramit. Ai e shpalli veten e tij si Gangaikonda. Në një pjesë të vogël të brezit të Kaverit midis Tiruçi-Tanxhore-Kumbakonamit, në kulmin e pushtetit të tyre, sunduesit Çola lanë më shumë se 2300 tempuj, me brezin Tiruçi-Thanxhavur që kishte më shumë se 1500 tempuj. Tempulli madhështor i Shivës në Thanjavur i ndërtuar nga Raxha Raxhai I në vitin 1009 ashtu si dhe Tempulli Brihadisvara i Gangaikonda Çolapuramit, të përfunduar rreth vitit 1030, janë të dy përmendore të përshtatshme për arritjet materiale dhe ushtarake të kohës së dy perandorëve Çola. Tempulli më i madh dhe më i lartë në Indinë e kohës së tij, Tanxhore Brihadisvara është kulmi i Arkitekturës Indiano-Jugore.[49] Në fakt, dy mbretërit pasues Çola, Raxha Raxhai II dhe Kulothunga III ndërtuan përkatësisht Tempullin Airavatesvara në Darasuram dhe Tempullin Kampaharesvarar Siva në Tribhuvanam, të dy tempujt në rrethinat e Kumbakonamit janë ndërtuar rreth viteve 1160 dhe 1200. Të katërt tempujt u ndërtuan përgjatë një periudhe prej afërsisht 200 vjetësh duke pasqyruar lavdinë, begatinë dhe qëndrueshmërinë e sundimit Çola.
Në kundërshtim me përshtypjen popullore, sunduesit Çola përkrahën ndërtimin e një numri të madh tempujsh që u përhapën përgjatë shumicës së pjesëve të Perandorisë Çola. Këta përfshijnë 40 nga 108 Divja Desamët Vaishnavitë nga të cilët 77 gjenden të shpërndarë në shumicën e Indisë Jugore dhe të tjerët në Andhra dhe Indinë Veriore. Në fakt, Tempulli Ranganathasvami i Srirangamit, që është tempulli më i madh në Indi dhe Tempulli Nataraxhar në Çidambaram (megjithëse fillimisht i ndërtuar nga Dinastia Pallava me gjasa u mor në zotërim nga Dinastia Çola kur sundonin nga Kançi) ishin dy nga tempujt më të rëndësishëm të patronizuar dhe zgjeruar nga sunduesit Çola dhe nga koha e mbretit të dytë Çola, Aditja I, këta dy tempuj janë vlerësuar në mbishkrime si tempujt e hyjnive mbrojtëse të mbretërve Çola.
Sigurisht, dy Tempujt Brihadisvarar në Thanxhavur dhe Gangaikonda Çolapuram ashtu si dhe tempuj të tjerë të Shivës, përkatësisht Tempulli Airavatesvara i Darasuramit dhe Tempulli Sarabesvara (Shiva) që është gjithashtu popullor me emrin Tempulli Kampaharesvarar në Thirubhuvanam, të dy në rrethinat e Kumbakonamit, ishin tempuj mbretëror të Dinastisë Çola për të përkujtuar pushtimet dhe nënshtrimet e tyre të panumërta të rivalëve të tyre nga pjesët e tjera të Indisë Jugore, Dekan Ilangait ose Sri Lankas dhe rripave Narmada-Mahanadi-Gang. Por perandorët Çola theksuan qasjen e tyre jo të anëmbajtëse ndaj ikonografisë dhe besimit fetar duke e trajtuar hyjnitë tempullore të dy krijimeve të tjera të tyre të pashoqe, përkatësisht Tempullit Ranganathasvami kushtuar Vishnut në Srirangam dhe Tempullit Nataraxha në Çidambaram që faktikisht është shtëpia e të dy hyjnive, Shiva dhe Vishnu (i shtrirë si Govindaraxhari) për të qenë 'Kuladheivamët' ose hyjnitë e tyre mbrojtëse. Sunduesit Çola parapëlqenin gjithashtu të quanin vetëm këta dy tempuj që bujtin hyjnitë e tyre mbrojtëse si Koil ose 'Tempull', që përfaqësojnë vendet më të rëndësishme të adhurimit për ta, duke nënvizuar barazinë e tyre. Tempujt e sipërpërmendur janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCOs, të emërtuar si Tempujt e Mëdhenj të Gjallë Chola.
Tempulli i Gangaikonda Çolapuramit, krijim i Raxhendra Çolas I, ishte ndërtuar me synimin që ti tejkalonte paraardhësit e tij në të gjitha aspektet. I përfunduar rreth vitit 1030, vetëm dy dekada pas tempullit në Thanxhavur dhe më së shumti në të njëjtin stil, rafinimi më i madh në pamjen e tij dëshmon gjendjen më të begatë të Perandorisë Çola nën sundimin e Raxhendras.[54] Ky tempull ka një Siva linga më të madhe se ajo në Thanjavur, por Vimana e këtij tempulli është më e vogël në lartësi se ajo e Thanjavurit.
Periudha Çola është po ashtu e shquar për skulpturat e saj përgjatë gjithë botës. Midis ekzemplarëve ekzistues në muze përreth botës dhe në tempujt e Indisë Jugore mund të shihen shumë figura të rafinuara të Shivës në forma të larmishme, të Vishnut dhe bashkëshortes së tij Lakshmi ashtu si dhe të shenjtëve shaivit. Megjithëse përgjithësisht sipas konvencioneve ikonografike të vendosura nga tradita e gjatë, skulptorët në shekujt e XI dhe të XII punonin me liri të madhe për të arritur hijeshinë dhe madhështinë klasike. Shembulli më i mirë i kësaj mund të shihet në formën e Kërcimtarit Hyjnor Nataraxha.[55]

Arkitektura Hojsala
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Hojsala
Arkitektura Hojsala është stili i ndërtimit të zhvilluar nën sundimin e Perandorisë Hojsala midis shekujve të XI dhe të XIV, në rajonin e Karnatakas së sotme. Stili arkitekturor Hojsala është i rrjedhur nga stili Kaljani Çalukja, që ishte popullor në shekujt e X dhe të XI.[56][57] Arkitektura Hojsala Është në mënyrë të dallueshme dravidiane, por për shkak të veçorive të saj unike, ajo cilësohet si një stil i pavarur.[58] Skulptura Hojsala me të gjithë pasurinë e saj është thënë se përbën një sfidë ndaj fotografisë.[59] Arti i Perandorisë Hojsala në gurë ka qenë krahasuar me finesën e një punimi fildishi ose argjendarie. Tepria e argjendarisë të mbajtur nga figurat skulpturore dhe larmia e stileve të flokëve dhe kurorave të paraqitura japin një ide të mirë të stilit të jetesës në periudhën Hoysala.

Ndikimi Hojsala e arriti kulmin në shekullin e XIII, kur dominonte rajonin jugor të rrafshirës së Dekanit. Tempuj të mëdhenj dhe të vegjël të ndërtuar gjatë kësaj periudhe mbeten si shembuj të stilit arkitekturor Hojsala, që përfshin Tempullin Çenakesava në Belur, Tempullin Hojsalesvara në Halebidu dhe Tempullin Kesava në Somanathapura.[60][61] Shembuj të tjerë të mjeshtrisë Hojsala janë tempujt në Belavadi, Amruthapura, Hosaholalu, Mosale, Arasikere, Basaralu, Kikeri dhe Nugehalli.[60][61][62] Studimi i stilit arkitekturor Hojsala ka treguar një ndikim të pa-rëndësishëm indo-arjan ndërsa ndikimi i stilit indiano-jugor është më i rëndësishëm.[63]
Tempujt e ndërtuar para pavarësisë Hojsala në mes të shekullit të XII pasqyrojnë ndikime të rëndësishme Kaljani Çalukja, ndërsa tempujt e mëvonshëm mbajnë disa veçori të rëndësishme të artit çalukjan por kanë risi shtesë dekoruese dhe zbukuruese, veçori unike të artizanëve Hojsala. Në Karnatakan moderne njihen rreth treqint tempuj të mbijetuar dhe shumë më tepër janë të përmendur në mbishkrime, megjithëse vetëm rreth shtatëdhjetë janë dokumentuar. Përqëndrimi më i madh i këtyre tempujve është në distriktet Malnad, atdheu i mbretërve Hojsala.[64]
Tradita Karnata Dravida që mbulon një periudhë prej rreth shtatë shekujsh fillon në shekullin e VII në patronazhin e Dinastisë Çalukja të Badamit, e zhvilluar më tej nën sundimin e Dinastisë Rashtrakuta të Manjakhetas gjatë shekujve të IX dhe të X dhe perandorinë Kaljani Çalukja (ose Dinastia e Vonë Çalukja) e Basavakaljanit në shekujt e XI dhe të XII. Faza e saj përfundimtare e zhvillimit dhe transformimi në një stil të pavarur ishte gjatë sundimit të Dinastisë Hojsala në shekujt e XII dhe të XIII.[65] Mbishkrimet e shquara mesjetare të shfaqura në tempuj japin informacione rreth dhurimeve të bëra për mirëmbajtjen e tempujve, detaje të shenjtërimit dhe me raste edhe detaje arkitekturore.[66]
Arkitektura Vixhajanagara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Arkitektura Vixhajanagara
Arkitektura Vixhajanagara e periudhës midis viteve 1336-1565 ishte një stil i shquar ndërtimor që u zhvillua gjatë sundimit të perandorisë hindu Vixhajanagara. Perandoria sundonte Indinë e Jugut, nga kryeqyteti i tyre në Vixhajanagara, në brigjet e lumit Tungabhadra në Karnatakan moderne të Indisë. Perandoria ndërtoi tempuj, monumente, pallate dhe struktura të tjera përmes Indisë së Jugut, me një përqëndrim më të madh në kryeqytetin e saj. Monumentet brenda dhe përreth Hampit, në qytetin e Vixhajanagaras, janë listuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Përveç ndërtimit të tempujve të rinj, perandoria shtoi struktura të reja dhe bëri modifikime në qindra tempuj përgjatë Indisë së Jugut. Disa struktura në Vixhajanagara i përkasin periudhës para Perandorisë Vixhajanagara. Tempujt e kodrës Mahakuta i përkasin periudhës Kaljani Çalukja. Rajoni përreth Hampit ka qenë një vend popullor i adhurimit për qindra shekuj para periudhës Vixhajanagara me dëshmitë më të hershme që datojnë nga viti 689 i e.s. kur ishte i njohur si Pampa Tirtha sipas zotit vendor të lumit Pampa.
Në zonën bërthamë të kryeqytetit ndodhenj qindra monumente, nga të cilët, 56 janë të mbrojtur nga UNESCO, 654 monumente janë të mbrojtur nga qeveria e Karnatakas dhe 300 të tjerë janë në pritje për tu përfshirë në listën e monumenteve të mbrojtura.[67] Arkitektura Vixhajanagara qe një kombinim vibrant i stileve arkitekturore Çalukja, Hojsala, Pandja dhe Çola, që lulëzuan në shekujt e mëparshëm.[68][69]
Rrënojat e Hampit – trashëgimi botërore e UNESCO-s Tempulli Virupaksha, Tempulli Krishna, Tempulli Vitala, Tempulli Ugra Narasimha dhe Kodandarama janë disa nga monumentet e famshme të stilit Vixhajanagara.[70] Trashëgimia e saj skulpturore, arkitekturore dhe pikturore ndikuan në zhvillimin e arteve edhe pasi perandoria përfundoi. Vula e saj stilistike ësthë Kaljanamandapa (sallon martese) e zbukuruar me kolona, Vasanthamandapa (sallonet e hapur me kolona) dhe Rajagopura (kullë). Ndërsa monumentet e perandorisë janë përhapur përgjatë gjithë Indisë së Jugut, asgjë nuk e tejkalon teatrin e pamatë të hapur të monumenteve në kryeqytetin e tyre, Vixhajanagara, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.[71]
Një tjetër element i stilit Vixhajanagara është skalitja e monolitëve të mëdhenj si Sasivekalu Ganesha dhe Kadalekalu Ganesha në Hampi, statujat Gomateshvara në Karkala dhe Venur, si dhe demi Nandi në Lepakshi. Tempujt Vixhajanagara të Bhatkalit, Kanakagirit, Sringerit dhe qyteteve të tjera bregdetare të Karnatakas, ashtu si Tadpatri, Lepakshi, Ahobilam, Tirupati dhe Srikalahasti në shtetin indian të Andhra Pradeshit dhe Vellore, Kumbakonam, Kançi dhe Srirangam në Tamil Nadu janë shembuj të këtij stili. Arti Vixhajanagara përfshin piktura murale si Dashavathara (dhjetë mishërimet e Vishnut) dhe Girixha Kaljana (hyjnesha e martesës Parvati) në Tempullin Virupaksha në Hampi, pikturat Shivapurana (rrëfenjat e Shivës) në Tempullin Virabhadra në Lepakshi dhe ato në basadin (tempullin) xhainist dhe Tempullin Kamaskshi dhe Varadaraxha në Kançipuram.[72] Kjo përzierje e stileve indiano-jugore rezultuan në një pasuri të pa parë në shekujt e mëparshëm, një përqëndrim mbi relievet përveç skulpturave që tejkalon të mëparshmet në Indi.[73]
Një aspekt i Arkitekturës Vixhajanagara që tregon kozmopolitanizmin e qytetit të madh është prania e shumë strukturave laike që përmbajnë veçori islamike. Përqëndrimi i strukturave si pavjone, stalla dhe kulla sugjeron se ato ishin përdorim mbretëror.[74] Ky shkëmbim harmonik i ideve arkitekturore duhet të ketë ndodhur gjatë periudhave të rralla të paqes midis mbretërive hindu dhe myslimane.[75] "Platforma e Madhe" (Mahanavami dibba) ka relieve të skalitura në të cilat figurat duken se kanë tipare fytyre të turqve të Azisë qendrore që ishin të njohur se përdoreshin si shërbëtor mbretëror.[76]
Veçori të shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura Vixhajanagara mund të klasifikohet pak a shumë në arkitekturë fetare, oborrtare dhe civile, ashtu si dhe skulpturat dhe pikturat e lidhura me to.[77] Stili Vijayanagara është një kombinim i stileve të Çalukja, Hojsala, Pandja dhe Çola, që u zhvilluan në shekujt e mëparshëm kur këto perandori sundonin dhe është karakterizuar nga një rikthim te arti i thjeshtë dhe i qetë i të kaluarës.[68]
Afërsisht për 400 vjet gjatë sundimit të perandorive Kalyani Chalukya dhe Hoysala, materiali më popullor për ndërtimin e tempujve ishte guri i steatitit. Ky ishte gjithashtu e vërtetë edhe për skulpturën pasi steatiti është i butë dhe lehtësisht i punueshëm. Gjatë periudhës Vixhajanagara ishte i parapëlqyer graniti i fortë vendor në stilin Badami Çalukja, megjithëse steatiti përdorej në pak relieve dhe skulptura.[78] Ndërsa përdorimi i granitit reduktoi dendurinë e punimeve skulpturore, nga ana tjetër graniti ishte material më i fortë për tempujt strukturorë. Për shkak se graniti është i prirur të cifloset, pak pjesë skulpturash individuale arritën nivele të larta cilësie të para në shekujt e mëparshëm. Për të mbuluar parregullsinë e gurit të përdorur në skulptura, artistët përdornin allçinë për ti dhënë sipërfaqes së ashpër një pamje të lëmuar dhe pastaj e lyenin me ngjyra të gjalla.[79]
Arkitektura Çera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stili Arkitekturor Çera i rajonit të Keralas është unik në gjihtë Arkitekturën Draviane.
- Shembuj të arkitekturës Çera
-
Tempulli Vadakkunathan
-
Tempulli Thirunelli, pamje ballore
-
Tempulli Kandijur Siva
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tempulli hindu
- Arkitektura e tempujve hindu
- Koili
- Arkitektura e Karnatakas
- Arkitektura e Tamil Nadusë
- Arkitektura Tamile
- Arkitektura Indiane
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura Pallava
- Arkitektura Badami Çalukja
- Arkitektura Çola
- Arkitektura Çalukja perëndimore
- Arkitektura Rashtrakuta
- Arkitektura Hojsala
- Arkitektura Vixhajanagara
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Fergusson, James (1997) [1910]. History of Indian and Eastern Architecture (në anglisht) (bot. i 3-të). Nju Delhi: Low Price Publications. fq. 309.
- ^ Harman, William P. (1992). The sacred marriage of a Hindu goddess (në anglisht). Motilal Banarsidass Publ. fq. 6.
- ^ Anand, Mulk Raj (1980). Splendours of Tamil Nadu (në anglisht). Marg Publications. fq. 146.
- ^ Chopra, Pran Nath; T. K. Ravindran; N. Subrahmanian (1979). History of South India (në anglisht). S. Chand. fq. 49.
- ^ Bate, Bernard (2009). Tamil oratory and the Dravidian aesthetic: democratic practice in south India (në anglisht). Columbia University Press.
- ^ A. Kiruṭṭin̲an̲ (2000). Tamil culture: religion, culture, and literature (në anglisht). Bharatiya Kala Prakashan. fq. 17.
- ^ Embree, Ainslie Thomas (1988). Encyclopedia of Asian history: Volume 1 (në anglisht). Scribner. fq. 231. ISBN 978-068418898-0.
- ^ Stella Kramrisch: The Hindu Temple Volume 1 & 2; 1976, ISBN 81-208-0223-3
- ^ G. H. R. Tillotson: Svastika Mansion: A Silpa-Sastra in the 1930s; 1997, South Asian Studies, 13(1), fq. 87-97
- ^ Ganapati Sastri: Īśānaśivagurudeva paddhati; 1920, Trivandrum Sanskrit Series, OCLC 71801033
- ^ Meister, Michael W. (1983). "Geometry and Measure in Indian Temple Plans: Rectangular Temples". Artibus Asiae (në anglisht). 44 (4): 266–96. doi:10.2307/3249613. JSTOR 3249613.
- ^ Heather Elgood: Hinduism and the religious arts; 2000, ISBN 978-0-304-70739-3, Bloomsbury Academic, fq. 121-5
- ^ H. Kern: The Brhat Sanhita of Varaha-mihara; 1865, The Asiatic Society of Bengal, Kalkuta
- ^ Mudumby Narasimhachary (ed): Āgamaprāmāṇya of Yāmunācārya; 1976, Issue 160 of Gaekwad's Oriental Series; Oriental Institute, Maharaja Sayajirao University of Baroda.
- ^ S.M. Tripath: Psycho-Religious Studies Of Man, Mind And Nature; 2001, Global Vision Publishing House, ISBN 978-81-87746-04-1, fq. 54
- ^ Pathmarajah Nagalingam: The Religion of the Agamas; 2009, Siddhanta Publications
- ^ John A. Grimes: A Concise Dictionary of Indian Philosophy: Sanskrit Terms Defined in English; 1996, State University of New York Press, ISBN 978-0-7914-3068-2, LCCN 96012383
- ^ Vetëm në Aihole ekzistojnë mbi 125 tempuj, Michael D. Gunther (2002). "Monuments of India" (në anglisht). Marrë më 10 nëntor 2006.
- ^ "Echoes from Chalukya caves". buddhistartnews.com (në anglisht). Marrë më 1 prill 2009.
- ^ "Architecture, The Chalukyan magnificence". hinduonnet.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2009. Marrë më 1 prill 2009.
- ^ "Cave 1 Badami, 575 – 585". art-and-archaeology.com (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ Binda Thapar: Introduction to Indian Architecture; 2004, Periplus Editions, Singapore, isbn 0-7946-0011-5, fq. 45
- ^ "Indian Architecture Rock-cut" (në anglisht). Indian Heritage. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 111
- ^ Raju S. Vijapur. "Reclaiming past glory". Deccan Herald (në anglisht). Spectrum. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2008. Marrë më 27 shkurt 2007.
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 341
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 344-5
- ^ Mangalore Arthikaje; Sundara and Rajashekar. "Society, Religion and Economic condition in the period of Rashtrakutas" (në anglisht). 1998–2000 OurKarnataka.com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 5 (parathënia)
- ^ a b Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 156
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 6–7
- ^ Adam Hardy (1999). "Indian Temple Architecture: Form and Transformation, the Karnata Dravida Tradition, 7th to 13th Centuries". Artibus Asiae (në anglisht). 58 (3–4): 358–62. Marrë më 26 shtator 2009.
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 323, 333, 335-6
- ^ Tempulli Mahadeva në Itagi është konsideruar më i arriri në vendin Kanada pas Tempullit Hojsalesvara në Halebidu (Cousens te Kamath (2001), fq. 117)
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 321, 326-7, 330, 335
- ^ Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 27
- ^ a b Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233, fq. 17
- ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 14
- ^ Planet zanafillore të tempujve dravida kanë evoluar gjatë shekujve të VI dhe të VII në Karnataka dhe Tamil Nadu nën perandoritë Badami Çalukja dhe Pallava. Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 11
- ^ Zhvillimi i artit të pastër dravida ishte rezultat i zhvillimeve paralele të ndërlidhura në rajonet moderne të Karnatakas dhe Tamil Nadusë, brenda një konteksti më të gjerë të artit të Indisë jugore; Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 12
- ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9, fq. 65
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 157
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 158
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 217
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4, fq. 215
- ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 115
- ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 118
- ^ S. Settar (12–25 prill 2003). "Hoysala Heritage". Frontline, Volume 20, Issue 08 (në anglisht). Frontline, From the publishers of the Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012. Marrë më 13 dhjetor 2007.
- ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955, fq. 421
- ^ K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; fq. 424–6
- ^ Karen Schreitmuller: Baedeker India; 2012, fq. 90
- ^ V. Perniola: “The Catholic church in Sri Lanka. The Portuguese period”; vol. II, fq. 366.
- ^ Rohan Bastin: The domain of constant excess : plural worship at the Munnesvaram temples in Sri Lanka; fq. 114
- ^ R. Nagasamy: Gangaikondacholapuram, 1970
- ^ Imazhi prej bronxi i Natarajas në Tempullin Nagesvara në Kumbakonam është imazhi më i madh i njohur.
- ^ Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 134
- ^ Arthikaje. "History of Karnataka-Religion, Literature, Art and Architecture in Hoysala Empire" (në anglisht). 1998–2000 OurKarnataka.com, Inc. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2006. Marrë më 22 gusht 2016. - James Fergusson dhe Henry Cousens mendojnë se stili Hojsala ka veçori të përbashkëta me stilin Kaljani Çalukja
- ^ Arkitektura dhe skulptura Hoysala kanë qenë konsideruar një përpjekje fenomenale e përqëndrimit, aftësisë dhe ndërgjegjes fetare njerzore (Percy Brown në - Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 134)
- ^ S. Settar (12–25 prill 2003). "Hoysala Heritage". Frontline (në anglisht). Frontline, From the publishers of the Hindu. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2012. Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ a b Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, isbn 81-7017-312-4, fq. 243-5
- ^ a b Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, isbn 81-7017-345-0, fq. 47, 59, 87
- ^ Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, isbn 81-7017-345-0, fq. 37, 81, 41, 43, 53, 71, 83
- ^ Percy Brown te Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 134
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, isbn 81-7017-312-4, fq. 244
- ^ Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, isbn 81-7017-312-4, fq. 6-7, seksioni Introduction-Dynasties and Periods
- ^ Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, isbn 81-215-1089-9, fq. 18
- ^ "Global Heritage Fund, Hampi disappearing" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2006. Marrë më 22 gusht 2016.
- ^ a b Kritiku i artit Percy Brown e konsideron arkitekturën Vixhajanagara një lulëzim të stilit dravidian (Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 182)
- ^ Arthikaje: Literary Activity
- ^ "Group of monuments at Hampi (1986), Karnataka". asi.nic.in (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ "Kaq intim janë shkëmbinjt dhe monumentet që ata realizonin, sa ndonjëherë ishte e pamundur të thoje ku përfundonte natyra dhe ku fillonte arti" (Kritiku i artit Percy Brown, i cituar në Hampi, A Travel Guide, fq. 64)
- ^ Disa nga këto piktura mund të kenë qenë ribërë në shekujt e mëvonshëm (Rajashekhar te Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, oclc 7796041, lccn 80905179, fq. 184)
- ^ Historianët dhe kritikët e artit K. A. Nilakanta Sastri, A. L. Basham, James Fergusson dhe S. K. Saraswathi kanë komentuar rreth arkitekturës Vijayanagara (History of Karnataka, Arthikaje Arkivuar 4 nëntor 2006 tek Wayback Machine Literary Activity)
- ^ John M. Fritz & George Michell (eds.): New Light on Hampi, Recent research in Vijayanagara; 2001, ISBN 81-85026-53-X, fq. 10
- ^ Philon (2001), fq. 87
- ^ Dallapiccola (2001), fq. 69
- ^ Hampi - A Travel Guide, fq. 36, Department of Tourism, India
- ^ Stili i tyre u karakterizua nga një rikthim te arti i thjeshtë dhe i qetë Badami Çalukja thotë Dr. S.U. Kamath rreth skulpturave në stilin Vixhajanagara, A Concise History of Karnataka, fq. 184, Dr. S.U. Kamath
- ^ Hampi - A Travel Guide, fq. 42-3, Department of Tourism, India
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Anand, Mulk Raj (1980). Splendours of Tamil Nadu (në anglisht). Marg Publications.
- Bate, Bernard (2009). Tamil oratory and the Dravidian aesthetic: democratic practice in south India (në anglisht). Columbia University Press.
- Chopra, Pran Nath; T. K. Ravindran; N. Subrahmanian (1979). History of South India (në anglisht). S. Chand.
- Henry Cousens: The Chalukyan Architecture of Kanarese Districts; 1996, Archaeological Survey of India, New Delhi, botimi i parë në 1926, oclc 37526233.
- Heather Elgood: Hinduism and the religious arts; 2000, ISBN 978-0-304-70739-3, Bloomsbury Academic.
- Embree, Ainslie Thomas (1988). Encyclopedia of Asian history: Volume 1 (në anglisht). Scribner. ISBN 978-068418898-0.
- Gerard Foekema: Architecture Decorated With Architecture: Later medieval temples of Karnataka, 1000–1300 AD; 2003, Munshiram Manoharlal Publishers Pvt. Ltd; New Delhi, isbn 81-215-1089-9.
- Gerard Foekema: A Complete Guide To Hoysala Temples; 1996, isbn 81-7017-345-0.
- John A. Grimes: A Concise Dictionary of Indian Philosophy: Sanskrit Terms Defined in English; 1996, State University of New York Press, ISBN 978-0-7914-3068-2, LCCN 96012383.
- Adam Hardy: Indian Temple Architecture: Form and Transformation-The Karnata Dravida Tradition 7th to 13th Centuries; 1995, Abhinav Publications, isbn 81-7017-312-4.
- Harman, William P. (1992). The sacred marriage of a Hindu goddess (në anglisht). Motilal Banarsidass Publ.
- Suryanath U. Kamath: A Concise History of Karnataka: From Pre-historic Times to the Present; 2001, Jupiter books, Bangalore, botimi i parë në 1980, oclc 7796041, lccn 80905179.
- H. Kern: The Brhat Sanhita of Varaha-mihara; 1865, The Asiatic Society of Bengal, Kalkuta.
- A. Kiruṭṭin̲an̲ (2000). Tamil culture: religion, culture, and literature (në anglisht). Bharatiya Kala Prakashan.
- Stella Kramrisch: The Hindu Temple Volume 1 & 2; 1976, ISBN 81-208-0223-3.
- Pathmarajah Nagalingam: The Religion of the Agamas; 2009, Siddhanta Publications.
- Mudumby Narasimhachary (ed): Āgamaprāmāṇya of Yāmunācārya; 1976, Issue 160 of Gaekwad's Oriental Series; Oriental Institute, Maharaja Sayajirao University of Baroda.
- K.A. Nilakanta Sastri: A History of South India; 1955.
- Ganapati Sastri: Īśānaśivagurudeva paddhati; 1920, Trivandrum Sanskrit Series, OCLC 71801033.
- G. H. R. Tillotson: Svastika Mansion: A Silpa-Sastra in the 1930s; 1997, South Asian Studies, 13(1).
- S.M. Tripath: Psycho-Religious Studies Of Man, Mind And Nature; 2001, Global Vision Publishing House, ISBN 978-81-87746-04-1.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]