Arkitektura mesjetare shqiptare
Appearance
Arkitektura mesjetare shqiptare kaloi një periudhë të rëndësishme në shek.XIII-XV. Nga ajo ruhen një numër jo i vogël monumentesh që përfshihen në arkitekturën bizantine dhe romaniko-gotike, duke pasur një fytyrë të veçantë vendase, të lidhur me traditën. Kësaj periudhe i përkasin kishat në Shqipërinë e Veriut (kisha e Shirgjit, katedralja e Shën Stefanit në Shkodër, kisha e Vaut të Dejës), kishat e Beratit dhe të Myzeqesë, kishat e Shqipërisë së Jugut (Labovë e Kryqit, Mesopotam) etj. Pas pushtimit osman gjatë shek.XVI u ndërtua një numër i vogël faltoresh, me përmasa të vogla e të thjeshta, ndërsa nga fundi i këtij shekulli morën hov ndërtimet kishtare në vende të largëta nga syri i pushtuesit.