Arkitektura ukrainase

Arkitektura ukrainase i ka fillesat e saj në shtetin Sllav Lindor të Rusit Kievan.Pasi u pushtuan nga mongolët e Rusit Kievan,historia e saj e veçantë në lidhje me arkitekturën,vazhdoi në kohën e principatave tëGalicia-Volhynia dhe më vonë në kohën e Dukatit të Madh të Lituanisë.Gjatë periudhës së Kozakëve Zaporozhianë,u zhvillua një stil i veçantë nën ndikimet e Komonuelthit Polako-Lituanez.
Pasi u bashkua me Carizmin e Rusisë, arkitektura në Ukrainë filloi të zhvillohej në drejtime të llojeve të ndryshme,ajo pati shumë struktura të mëdha në zonën lindore,të sunduara nga rusët, të ndërtuara në mënyrat e arkitekturës ruse të asaj kohe,ndërsa Galicia perëndimore u zhvillua nën ndikimet arkitekturore austro-hungareze,duke prodhuar në të dyja rastet shembuj të shkëlqyer. Pavarësisht kësaj,motivet kombëtare ukrainase do të vazhdonin të përdoreshin dhe kanë parë një ringjallje duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të,gjatë disa periudhave të epokës sovjetike dhe në Ukrainën moderne të pavarur.