Arlinda Çausholli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arlinda Çausholli Që nga viti 2006 është Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Në vitet 2003-2006 ka qenë Shefe për Komunikimin në Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Projektet e Shërbimeve (UNOPS). Ka një përvojë të gjatë në gazetari, duke filluar nga viti 1993 me Gazetën Shqiptare, dhe më pas me agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press në 1997- 2002, duke mbuluar konfliktet që u shënuan asokohe me përmbysjen e skemave piramidale dhe më pas me luftën në Kosovë. Arlinda Çausholli ka punuar gjithashtu për gazetën e njohur italiane Corriere della Sera, duke mbuluar zhvillimet në Shqipëri në periudhën e tranzicionit të këtyre viteve. Ka ndjekur Fakultetin Gjuhë-Letërsi “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dhe është diplomuar në nivelin Master për Shkenca Komunikimi në Universitetin Europian të Tiranës (UET) në vitin 2011, duke u nderuar “Çmimin e Eskelencës”. Eshtë anëtare e Bordit Drejtues e UET Alumni, Universitetit Europian të Tiranës, dhe Koordinatore Rajonale e Shoqatës Europiane të Drejtorëve të Komunikimit për Shqipërinë. Shkruan periodikisht blogun “Ndër mejtime” tek e përditshmja “Shqiptarja.com” mbi komunikimin njerëzor, rëndësinë e vlerave njerëzore dhe gjërat e vogla në dukje të papërfillshme, por që në realitet përbëjnë thelbin e jetës që jetojmë.