Armend Mehaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Armend Mehaj (i lindur më 17 Korrik 1981) në fshatin IsniqDeçanit, ishte Ministër i Mbrojtjes së Kosovës dhe Ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në detyrë që nga 22 Marsi i vitit 2021 deri më 8 Gusht të vitit 2023.

Armend Mehaj
Ministër i Mbrojtjes
Në detyrë
22 Mars 2021 – 8 Gusht 2023
PresidentiVjosa Osmani
KryeministriAlbin Kurti
Paraprirë ngaAnton Quni
Pasuar ngaEjup Maqedonci
Të dhëna vetjake
U lind më17 Korrik 1981
Isniq, Komuna e Deçanit, ish–Jugosllavia, (sot Republika e Kosovës)
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLëvizja Vetëvendosje
Fëmijët3
ArsimimiUniversiteti i Osllos
PunësimiOficer Ushtarak
Shërbimi ushtarak
Dega/shërbimi Forcat e Armatosura të Norvegjisë
Vite shërbimi2000 – 2020

Armend Mehaj ka lindur më 17 Korrik 1981 në fshatin IsniqDeçanitKosovë, ndërsa ka jetuar dhe vepruar në OsloNorvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.

Me këtë rast, Mehaj kishte deklaruar se dashurinë për vendlindjen e tij Kosovën, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e ka të shenjtë.

“Ndjehem i privilegjuar që marr këtë dekoratë nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi në këtë 100 vjetor të Pavarësisë. Unë jam nga Kosova dhe dashurinë për vendlindjen, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar e kam të shenjtë. Unë i përulem me shpirt e zemër flamurit kombëtar”, ishte shprehur Mehaj.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]