Arpine Hovhannisyan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Arpine Hovhannisyan
armenisht: Արփինե Հովհաննիսյան
Arpine Hovhannisyan.png
Nënkryetare e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Armenisë
18 maj 2017 –
Ministre e Drejtësisë
4 shtator 2015 – 11 maj 2017
Paraardhësi: Hovhannes Manukyan
Pasardhësi: Davit Harutyunyan
Të dhënat personale
Lindi më: (1983-12-04) 4 Dhjetor 1983 (36 vjeç)
Lindi në: Yerevan, Republika Socialiste Sovjetike e Armenisë, Bashkimi Sovjetik
Profesioni: Avokate
Shkolla e kryer: Universiteti Shtetëror i Jerevanit
Partia politike: Partia Republikane e Armenisë

Arpine Hovhannisyan (armenisht: Արփինե Աշոտի Հովհաննիսյան; e lindur më 4 dhjetor 1983) është një politikane armene, juriste, ish-Ministre e Drejtësisë së Republikës së Armenisë, dhe aktualisht një nga nënkryetarët e Kuvendit Kombëtar të Republikës së Armenisë. Hovhannisyan është gjithashtu femra e parë që ndonjëherë ka mbajtur pozitën e Ministrit të Drejtësisë në Armeni.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arpine Hovhannisyan ka lindur më 4 dhjetor 1983 në Yerevan, Republika Socialiste Sovjetike e Armenisë.

Arsimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2000-2004 – Studioi dhe u diplomua nga Universiteti Shtetëror i Jerevanit, Fakulteti i drejtësisë.
  • 2004-2006 – Mori diplomën e saj të magjistraturës nga Universiteti Shtetëror i Jerevanit.
  • 2006-2009 – Studimet pasuniversitar i përfundoj në Universitetin Shtetëror të Jerevanit. Kandidati i Shkencave Juridike.[1]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2003-2006 - Specialiste e kategorisë së parë të Divizionit të Reformave të Shërbimit Ekzekutiv Penal të Departamentit të Reformave Gjyqësore të Shtabit të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Armenisë.
  • 2006-2007 – Udhëheqëse specialist.
  • 2007 – Ligjëruese në Departamentin e të Drejtës Civile të Universitetit Shtetëror të Jerevanit.
  • 2007-2008 – Zëvendës Shef e Departamentit të Shqyrtimit të Akteve Ligjore të Shtabit të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Armenisë.
  • 19 maj 2008 - 30 shtator 2008 - Ndihmëse e Shefit të Shtabit të Presidentit të Republikës së Armenisë.
  • 2008-2011 - Këshilltare e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare.
  • 6 maj, 2012 - Zgjidhet Deputete e Asamblesë Kombëtare me sistemin zgjedhor proporcional nga Partia Republikane e Armenisë.
  • Shtator 4, 2015 – Presidenti Serzh Sargsyan i Armenisë nënshkroi një dekret për emërimin e Arpine Hovhannisyan si Ministre e Drejtësisë.[2]
  • 2 prill 2017 - Zgjidhet Deputete e Asamblesë Kombëtare nga Partia Republikane e Armenisë në zgjedhje mbarëkombëtare.
  • 19 maj 2017 - Zgjidhet nënkryetare e Kuvendit Kombëtar RA. 73 deputetë votuan në favor të Arpine Hovhannisyan, 22 kundër tyre. 100 deputetë morën pjesë në votim, me 5 fletëvotime të shpallura të pavlefshme. [3]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arpine Hovhannisyan është e pamartuar. Ajo është përkrahëse e përfshirjes së më shumë grave në politikën armene dhe ka deklaruar se numri relativisht i ulët i deputetëve femra në Armeni nuk është për shkak të diskriminimit ligjor, por psikologjisë së grave.[4]

Kritikët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo u kritikua për vdekjen e qytetarit të burgosur më parë Arthur Sargsyan.[5] Më 17 mars 2017 pjesëmarrësit e një demonstrimi në Jerevan kërkuan të sillnin para drejtësisë Ministren e Drejtësisë Hovhannisyan, si dhe të gjithë hetuesit që dënuan Sargsyanin në paraburgim, gjë që indirekt çoi në vdekjen e tij.[6]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "National Assembly of the Republic of Armenia - Official Web Site - parliament.am". www.parliament.am. Marrë më 28 qershor 2017.
  2. ^ "Arpine Hovhannisyan appointed Armenia's Justice Minister". news.am. Marrë më 28 qershor 2017.
  3. ^ "Biography of RA NA Deputy Speaker Arpine Hovhannisyan". Առավոտ - Նորություններ Հայաստանից. Marrë më 28 qershor 2017.
  4. ^ http://armla.am/wp-content/uploads/2016/05/Monitoring-report_CEDAW_eng.pdf
  5. ^ Ֆեյսբուքյան էջի գրառումները հանելով, ոչի՜նչ չի ջնջվում, Արփինե... Hraparak, March 2017
  6. ^ "Arminfo: In Liberty square a procession was started in memory of Artur  Sargsyan". Marrë më 28 qershor 2017.