Arqile Bërxholi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arqile Bërxholi lindur më 3 shkurt të vitit 1943 njihet për botimin e hartave dhe atlaseve në Shqipëri. Ai u diplomua në degën Histori-Gjeografi të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1967, me titull: “Mësues i Historisë dhe Gjeografisë për Shkollat e Mesme”. Pas kualifikimit universitar ai u pajis me disa grada dhe tituj shkencorë si “Docent”, “Doktor i Shkencave”, “Mjeshtër Kërkimesh”, “Drejtues Kërkimesh” dhe “Profesor”.