Arqile Boti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Arqile Boti i lindur në Bularat të Dropullit më 22 mars 1939, 7-vjeçaren e kreu në fshatin e lindjes, kurse shkollën e mesme në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. U diplomua për mjekësi të përgjithshme në fillim të viteve '60 në Universitetin e Tiranës. Më pas u emërua si mjek patholog në Qukës të Librazhdit për 5 vjet. Falë famës së tij, me urdhër të kryeministrit të asaj kohe, Mehmet Shehut, u emërua si mjek urgjence në Poliklinikën Qendrore në Tiranë. Më pas, me pretekstin e studimit të vdekshmërisë foshnjore e çojnë si mjek në Baldushk të Tiranës. Për punën e mirë të bërë në Baldushk e sollën përsëri në Tiranë. Por jeta e qytetit e kushtëzonte, kështu që kërkoi vetë transferimin e tij në fshat dhe e dërguan në Sharrë ku punoi për disa vjet. Më pas shkoi të punonte me dëshirën e tij në zonën e thellë të Vrapit, ku punoi si mjek patholog, obstret dhe gjinekolog. Pesë vjet më parë në Amerikë u hap Instituti i Kërkimit të Mjekësisë Alternative. Doktor Boti, bashkë me një grup mjekësh amerikanë ishin përkushtuar në studimin me detaje të leuçemisë, madje doktor Arqileja kishte arritur edhe një sërë suksesesh. Në këtë studim ai nuk e trajtonte leuçeminë si kancer, por si inflamacion. Doktor Arqile Boti u nda nga jeta ne 12 korrik te vitit 2010 pas betejes shume vjeçare me një sëmundje te njohur si Waldenstrom's Macroglobulinemia. Aktiviteti i tij mjekësor dhe humanitar ka vazhdimësi nga nipi i tij, doktor Etien Leka.