Arsimi në Norvegji

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ArsimiNorvegji është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët e moshës 6 - 18 vjet. Viti shkollorNorvegji zgjat nga mesi i gushtit deri në fund të qershorit të vitit tjetër. Pushimet e Krishtëlindjes (fundvitit) nga mesi i dhjetorit deri në fillim të janarit e ndan vitin shkollor norvegjez në dy periudha. Aktualisht, periudha e dytë nis në fillim të janarit.[1] [2]

Sistemi arsimor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sistemi arsimor (shkollor) norvegjez ndahet në tre nivele:

  1. Shkolla fillore (Barneskole, Klasat 1-7, moshat 6–13
  2. Shkolla e mesme e ulët (Ungdomsskole, Klasat 8-10, moshat 13-16)
  3. Shkolla e mesme e lartë (Videregående skole, klasat VG1-VG3, moshat 16-19 vjeç)

Nivelet Barneskole dhe Ungdomsskole janë të detyrueshme, dhe zakonisht quhen Grunnskole (fjalë për fjalë përkthehet "shkolla bazë"). Shkolla e mesme nuk është një shkollë e zgjedhur vetëm për ata që janë nxënës të mirë në shkollë, por një shkollë për të gjithë. Nxënësve që kryejnë shkollën fillore Ligji për Arsimim u jep të drejtë për: arsim të mesëm tre vjeçar; të mbaruar arsimin që sipas planit mësimor zgjat më tepër se tre vjet; dy vjet pauzë gjatë shkollimit. Arsimi duhet mbaruar para fundit të atij viti në të cilin personi i mbush 24 vjet. Shkollimi në shkolla publike është falas. Për materialin shkollor dhe librat e shkollës në të shumtën e rasteve duhet të paguhet vet. Këto shpenzime ndryshojnë, varësisht nga programi shkollor. [1] [2] [3]

Veçorit tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuhët tjera amtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuhët tjera amtare përpos norvegjishtes, laponeze, daneze ose suedeze, sipas dëshirës mund të zgjedhet përcjellimi i planit mësimor në gjuhën norvegjeze si gjuhë të dytë për minoritete gjuhësore. Në këtë rastë nxënësit nuk mbajnë mësim në gjuhën norvegjeze si gjuhë të dytë. Nëse nxënësi zgjedh planin e zakonshëm mësimor në gjuhën norvegjeze, atëherë nxënësi mund të lirohet nga vlerësimi në gjuhën norvegjeze si gjuhë e dytë. Kjo vlen nëse nxënësi nuk ka kryer ciklin rinor në shkollë fillore norvegjeze ose nëse nxënësi ka qenë i liruar nga vlerësimi në gjuhën e dytë në shkollën fillore.

Nëse nxënësi e përcjell një lëmi të programit ku ai ose ajo – krahas gjuhës angleze – do të ketë një gjuhë të huaj të dytë, atëherë kjo mund të kompensohet nëpërmjet provimit të gjuhës së vet amtare.

Për zotëruesit e gjuhëve të huaja, qoftë ajo amtare apo një gjuhë tjetër, në të shumtën e rasteve ju ofrohet mundësia për ta dokumentuar atë kompetencë me anë të provimit në atë gjuhë.

Mërgimtarët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinjtë që i përkasin një minoriteti gjuhësor, i kanë të njëjtat të drejta sikur të rinjtë norvegjezë nëse personi; ka mbaruar shkollën fillore norvegjeze ose ndonjë shkollë gjegjëse; ka leje qëndrimi të vlefshme në Norvegji.[4]

Kërkuesit që qëndrojnë në Norvegji duke pritur vendim për leje të qëndrimit, nuk kanë të drejtë për tʼu pranuar në arsim të mesëm. Azilkërkuesit adoleshentë mund të pranohen në arsim të mesëm gjatë pritjes së vendimit për leje të qëndrimit, por ata nuk kanë të drejtë ta mbarojnë vitin shkollor nëse marrin refuzim në kërkesën e tyre për qëndrim në Norvegji.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Aamodt, Per (1990). "A New Deal for Norwegian Higher Education?". European Journal of Education. 25 (2): 171–185. JSTOR 1503087. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Cultice, Wendell (1967). "The School System of Norway". The Clearing House (në anglisht). 42 (2): 119–121. JSTOR 30183285.
  3. ^ "Her bor de med høyest utdanning". Arkivuar nga origjinali më 2016-04-15. Marrë më 2016-05-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Broshura - mbi shkollën e mesme në Norvegji ; Amëza : vilbli.no Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine ; qershor 2007