Art & Trashëgimi, Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Art & Trashëgimi", kushtuar qytetit të Tiranës.

Në këtë numër do të gjeni pjesë të historisë mijëravjeçare të këtij qyteti, konceptuar si një dosier, ku përfshihet arti, kultura, tradita tregtaro-ekonomike, monumentet historike dhe ato të kultit, si dhe personalitetet dhe figurat e shquara që ka nxjerrë ky qytet. E konceptuar si një revistë dygjuhëshe, në shqip dhe anglisht, “Art & Trashëgimi” synon të promovojë historinë dhe kulturën e vendit tonë, për ta sjellë atë sa më pranë publikut vendas dhe të huaj. Ky botim do të shërbejë si një udhërrëfyes për të gjithë ata që duan të rizbulojnë gjurmët e procesit transformues të Tiranës. Në këtë numër të “Art & Trashëgimi” kushtuar Tiranës, do të gjeni artikuj e studime të shumë personaliteteve të njohur të fushës së artit, kulturës, letrave, historisë, si Aleksandër Meksin, Sulejman Dashin, Ardian Marashin, Emin Rizën, Gjerak Karaiskaj, Valter Gjonin, Fatos Baxhakun, etj.