Arteria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.

Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut. Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametër prej rreth 3cm. Zemra e pompon gjakun nëpër një sistem gypash, të quajtur enë gjaku.

Karakteristikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Shtresa muskulore e arterieve në krahasim me atë të venave është e trashë . Kjo do të thotë se arteriet e vogla duke u ngushtuar ose zgjeruar mund të kontrollojnë vëllimin e gjakut që kalon përmes tyre.[1]
  • Shtresa elastike e arterieve , në krahasim me atë të venave , është relativisht e trashë , sepse presioni i gjakut brenda tyre duhet të jetë i lartë , në mënyrë që gjaku të shkojë deri në pjesët më të largëta të trupit . Gjatë çdo rrahjeje të zemrës ( sistola ) , muret elastike të arterieve shtrihen . Kur zemra relaksohet ( diastola ) , muret elastike rikthehen në pozicionin normal , siç ndodh edhe me një shirit të thjeshtë elastik . Shtrirja dhe rikthimi në pozicionin fillestar ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut , që krijohet nga rrahjet e zemrës . [1]
  • Trashësia e përgjithshme e murit të arterieve është e madhe . Një gjë e tillë ndikon në qëndrueshmërinë e enëve për të shmangur çarjet që mund të shkaktohen nga presioni i gjakut. [1]
  • Arteriet nuk kanë valvula (me përjashtim të arterieve që dalin nga zemra) , sepse gjaku është vazhdimisht nën presion të lartë . Ky presion krijohet gjatë tkurrjeve të zemrës . Në këto kushte , gjaku nuk ka mundësi të kthehet mbrapa .[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d Toole, Susan and Glenn (2018). Biologjia 12 me zgjedhje. Tirane: mediaprint. fq. 117. ISBN 978-9928-08-343-2.