Arti Karoling

Arti Karoling është arti i zhvilluar në Perandorinë Franke në periudhën e pak a shumë 120 viteve nga rreth viti 780 deri në vitin 900—gjatë mbretërimit të Karlit të Madh dhe trashëgimtarëve të tij të menjëherëshëm—i konsideruar në mënyrë popullore si Rilindja Karolinge. Arti do të prodhohej nga dhe për rrethin e oborrit dhe një grup të rëndësishëm manastiresh nën patronazhin perandorak; mbijetesa nga jashtë këtij rrethi paraqesin një rënie të konsiderueshme të cilësisë së punimit dhe sofistifikimit të dizajnit. Arti prodhohej në mjaft qendra në atë tani janë Franca, Gjermania, Austria, Italia Veriore dhe Vendet e Ulëta, duke marë ndikime të konsiderueshme, nëpërmjet qendrave misionare kontinentale, nga Arti Insular i Ishujve Britanikë, ashtu si dhe një numër artistësh bizantinë që duket se kanë qenë rezidentë në qendrat karolinge.
Pati për herë të parë një përpjekje të përgjithshme në Evropën Veriore për të përtëritur dhe imituar format dhe stilet e artit klasik mesdhetar, që do të rezultonte në një përzierje të elementeve klasike dhe veriore në një stil madhështor dhe të dinjifikuar, në veçanti duke futur vetëbesim në paraqitjen veriore të figurës njerëzore dhe krijimin e bazës për ngritjen e Artit Romanik dhe në vijim për Artin Gotik në Perëndim. Periudha Karolinge është pjesë e periudhës së Artit Mesjetar, ndonjëherë të quajtur "Para-Romanik". Pas një intervale mjaft kaotik në vijim të Periudhës Karolinge, Dinastia Otoniane do ta rimëkëmbëte artin perandorak nga rreth viti 950, duke ndërtuar dhe zhvilluar më tej stilin Karoling në Artin Otonian.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Duke krijuar një perandori po aq të madhe sa Perandoria Bizantine e kohës dhe duke rivalizuar në përmasa Perandorinë e Rënë Perëndimore, oborri Karoling duhet të ketë qenë i vetëdijshëm se atyre u mungonte një stil artistik për tu krahasuar me to, ose madje Arti Post-Antik (ose "nën-antike" siç e quan atë Ernst Kitzinger)[1] prodhohej akoma në sasi të vogla në Romë dhe pak qendra të tjera në Itali, të cilin Karli i Madh e njohu nga fushatat e tij dhe ku ai do të kurorëzohej si Perandor i Shenjtë Gjermaniko-Romak në Romë në vitin 800.
Si përfaqësus simbolik i Romës ai u përpoq pë një renovatio (ripërtëritje) të kulturës dhe studimeve romake në Perëndim, duke iu nevojitur një art i aftë të rrëfente histori dhe të paraqitje figurative me një efektivitet që Arti i Dyndjeve Barbare gjermanike nuk mundëte.[2] Ai dëshironte ta vendoste veten si trashëgimtar të sunduesve të së kaluarës, për të imituar dhe lidhur simbolikisht arritjet artistike të krishtërimit të hershëm dhe Kulturës Bizantine me të vetin.

Por ishte më shumë sesa një dëshirë e vetëdijshme për të përtërirë Kulturën e Lashtë Romake. Gjatë mbretërimit të Karlit të Madh kontroversiteti i Ikonoklastizmit Bizantin po e ndante Perandorinë Bizantine. Ai do të mbështeste refuzimin këmbëngulës të Kishës Perëndimore për të ndjekur ikonoklastizmin; Libri Carolini përcakton pozicionin e rrethit të tij oborrtar, pa dyshim nën drejtimin e tij. Pa pengesa nga një kujtesë kulturore e idhujtarisë mesdhetare pagane, ai do të fuste skulpturën e parë të krishterë monumentale fetare, një preçedent i rëndësishëm për Artin Perëndimor.

Sasi të arsyeshme dorëshkrimesh në miniaturë karolinge dhe skultpura në shkallë të vogël, kryesisht në fildish, kanë mbijetuar, por shumë më pak shembuj të punimit të metaleve, mozaikësh dhe afreskesh dhe veprash të llojeve të tjera. Shumë dorëshkrime në veçanti janë kopje ose ri-interpretime të modeleve të Antikitetit të Vonë ose Bizantine, pothuajse të gjitha tashmë të humbura dhe natyra e ndikimit të modeleve të veçanta mbi veprat individuale karolinge mbetet një temë e vazhdueshme në historinë e artit. Ashtu si dhe këto ndikime, energjia ekstravagante e Artit Insular do t'i shtonte një shije të përcaktuar veprave karolinge, të cilat ndonjëherë përdornin dekorimet e gërshetuara dhe ndiqte më me kujdes lirinë insulare, duke e lejuar dekorimin të përhapej përreth dhe në tekstet e faqeve të dorëshkrimeve.

Me fundin e Sundimit Karoling rreth vitit 900, cilësia e lartë e prodhimtarisë artistike do të binte gjerësisht për rreth tre breza në perandori. Nga fundi i shekullit të X me lëvizjen e reformës kluniense dhe një shpirt përtëritje për idenë e perandorisë, pridhimtaria artistike filloi prapë. Stilet e reja Para-Romanike do të shfaqeshin në Gjermani me Artin Otonian të dinastisë pasuese të qëndrueshme, në Angli me Artin e vonë Anglo-Sakson, pasi kërcënimi nga vikingët ishte larguar dhe në Spanjë.
Dorëshkrimet e iluminuara në miniaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Veprat më të shumta të mbijetuara të Rilindjes Karolinge janë dorëshkrimet e iluminuara. Një numër dorëshkrimesh luksoze, kryesisht ungjilltarish, kanë mbijetuar, të dekoruara me një numër relativisht të vogël miniaturash faqesh të plota, shpesh duke përfshirë portretet e ungjilltarëve dhe tabela të çmuara kanonesh, duke ndjekur preçedentin e Artit Insular të Britanisë dhe Irlandës. Imazhet narrative dhe veçanërisht ciklet janë më të rralla, por megjithatë ekzistojnë mjaft, kryesisht të Besëlidhjes së Vjetër, veçanërisht Zanafilla; skena nga Besëlidhja e Re gjenden më shpesh në relieve fildishi mbi kapakë.[3]
Do të adoptoheshin nistoret e tejmëdha dhe të dekoruara rëndë të Artit Insular dhe nistore historiate të zhvilluara më tej, me skena të vogla narrative të para për herë të parë rreth fundit të periudhës—në mënyrë të shquar te Sakramentari Drogo. Dorëshkrimeve luksoze u jepej në lidhje argjendarie ose kapakë të pasur me xhevahire vendosur në ar dhe panele fildishi të skalitura, si dhe, si në Artin Insular, ishin sende prestigji të mbajtura në kishë ose në thesare.

Një klasë e ndryshme sendesh nga punimet e dorëshkrimeve mbaheshin në biblioteka, ku disa iniciale mund të dekoroheshin dhe tu shtoheshin vizatime me penë në pak vende. Pak nga dorëshkrimet më madhështore perandorake shkruheshin në pergamena të purpurta. Fiziologu i Bernës është një shembull relativisht i rrallë i një dorëshkrimi shekullar tepër të ilustruar me miniatura plotësisht të pikturuara, të vendosura midis këtyre dy klasave dhe ndoshta të prodhuara në bibliotekën private të një individi të rëndësishëm, siç ishte Terenci i Vatikanit. Psalteri i Utrehtit, qëndron veçmas si një version biblioteke i ilustruar shumë rëndë i psalmeve, kryer me penë dhe bojë uji, si dhe pothuajse me siguri i kopjuar nga një dorëshkrim më i hershëm.
Vepra të tjera liturgjike ndonjëherë prodhoheshin në dorëshkrime luksoze, siç janë sakramentarët, por asnjë Bibël Karolinge nuk është dekoruar aq rëndë sa shembujt e Antikitektit të Vonë që mbijetojnë në fragmente. Librat e studimeve si veprat teologjike, historike, letrare dhe shkencore nga autorët e lashtë do të kopjoheshin dhe përgjithësisht ilustroheshin vetëm me bojë, nëse ilustroheshin. Kronografia e 354-së ishte një dorëshkrim i vonë romak që duket se u kopjua në Periudhën Karolinge, megjithëse kjo kopje duket se ka humbur në shekullin e XVII.
Qendrat e iluminimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dorëshkrimet Karolinge mendohet se prodhoheshin gjerësisht ose tërësisht nga klerikë, në pak punishte përreth Perandorisë Karolinge, secila me stilin e vetë, që do të zhvillohej bazuar në artistët dhe ndikimet e atij vendi dhe kohe të veçantë.[4] Shpesh dorëshkrimet kishin shkrime, jo domosdoshmërisht bashkëkohëse, sipa atyre që i porosisnin ata dhe cilës kishë ose manastir u ishin dhënë për tu punuar, por pak data ose emra dhe vende të atyre që i prodhonin ata jepen. Dorëshkrimet e mbijetuara u janë atribuar dhe shpesh ri-atribuar punishteve nga studjuesit, duke shkaktuar kontroversitete që pasojnë këtë proçes janë shumar gjerësisht.
Punishtja më e hershme ishte Shkolla e Oborrit të Karilit të Madh; pastaj një stil Reimsian, i cili do të bëhej stili më me ndikim në Periudhën Karolinge; Një stil Turonian; një stil Drogonian; dhe në fund një Shkollë e Oborrit të Karl Tullacit. Këto janë qendrat kryesore, por ekzistojnë edhe të tjera, të karakterizuara nga vepra arti të prodhuara aty.

Shkolla e Oborrit të Karlit të Madh (e njohur edhe si Shkolla e Adës) prodhoi dorëshkrimet më të hershme, duke përfshirë Ungjilltari i Godeskalkut (781–783); Kodex Aureus i Lorsch-it (i njohur edhe si Ungjilltari i Lorsch-it) (778–820); Ungjilltari i Adës; Ungjilltari i Suasonit; Ungjilltari i Artë Harleian (800-820); dhe Ungjilltari i Kurorëzimit të Vjenës; përgjithësisht njihen dhjetë dorëshkrime në tërësi. Dorëshkrimet e Shkollës së Oborrit ishin të zbukuruar dhe pompozë, përngjasues të fildishëve të shekullit të VI dhe mozaikëve nga Ravena, Itali. Ata ishin dorëshkrimet më të hershëm karolingë dhe do të nisnin një ripërtëritje të klasicizmit romak, por prapë duke ruajtur ndikime të traditave Artit të Dyndjeve (meroving dhe insulare) në paraqitjen e tyre bazike lineare, pa shqetësim për volumin dhe marrëdhëniet hapsinore.
Në fillim të shekullit të IX arkipeshkvi Ebon i Reimsit, në Ovile (afër Reimsit), mblodhi artistë dhe e transformoi Artin Karoling në diçka tërësisht të re. Libri Ungjilltar i Ebonit (816–835) u pikturua me penelata të shkathëta, të freskëta dhe vibrante, duke evokuar një frymëzim dhe energji të panjohur në format klasike mesdhetare. Libra të tjerë të lidhur me Shkollën e Reimsit përfshijnë Psalterin e Utrehtit, i cili ishte me gjasa më i rëndësishmi i të gjithë dorëshkrimeve karolinge dhe Fizilogu i Bernës, botimi më i hershëm latin teksteve alegorike të krishtera mbi kafshët. Animimi ekspresiv i Shkollës së Reimsit, në veçanti Psalteri i Utrehtit me vizatimet e tij natyraliste të figurinave me linja ekspresive, do të kishin ndikim mbi Artin Mesjetar Verior për shekujt në vazhdim, në Periudhën Romanike.

Një tjetër stil i zhvilluar në manastirin e e Shën Martinit të Tursit, në të cilin Bibla të mëdha ilustroheshin bazuar në ilustrime të biblës nga Antikiteti i Vonë. Do të krijoheshin tre bibla të mëdha turoniane, shembulli i fundit dhe më i mirë, do të krijohej rreth vitit 845/846 për Karl Tullacin, e quajtur Bibla Viviane. Shkolla e Toursit do të ndërpritej nga pushtimi i normanëve në vitin 853, por stili i saj tashmë kishte lënë një shenjë të përhershme mbi qendrat e tjera në Perandorinë Karolinge.
Dioqeza e Metzit ishte një tjetër qendër e Artit Karoling. Midis viteve 850 dhe 855 do të krijohej një sakramentar për peshkop Drogon, duke u quajtur Sakramentari i Drogos. Nistoret e iluminuara me dekorim "historiat" do të ndikonin në Periudhën Romanike, duke qenë një bashkim harmonik i gërmëzimit klasik me skena figurash.

Në gjysmën e dytë të shekullit të IX, traditat e gjysmës së parë do të vijonin. Një numër biblash të dekoruara në mënyrë të pasur do të prodhoheshin për Karl Tullacin, duke shkrirë format e Antikitetit të Vonë me stilet e zhvilluara në Reims dhe Tours. Qe gjatë kësaj kohe që do të shfaqej një stil Franko-Sakson në Francën Veriore, duke integruar gërshetimet Hiberno-Saksone dhe do të zgjaste përtej stileve Karolinge në shekullin tjetër.
Karl Tullaci, si gjyshi i tij, themeloi gjithashtu një Shkollë të Oborrit. Vendndodhja e tij është e paqartë, por mjaft dorëshkrime i janë atribuar asaj, me Codex Aureus të Shën Emeramit (870), duke qenë i fundit dhe më spektakolari. Ai përmbante elemente turoniane dhe reimsiane, por do të shkrihej me dorëshkrimet më formale të stilit që karakterizonte Shkollën e Oborrit të Karlit të Madh.
Me vdekjen e Karl Tullacit, patronazhi i dorëshkrimeve do të binte, duke sinjalizuar fillimin e fundit, por disa vepra do të vazhdonin për pak kohë. Abacia e Shën Galit do të krijonte Psalterin e Folkardit (872) dhe Psalterin e Artë (883). Ky stil gal ishte unik, por i mungonte niveli i mjeshtrisë teknike të parë në rajonet e tjera.
Skulptura dhe punimi i metaleve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Dorëshkrimet luksoze karolinge mendoheshin të kishin lidhje argjendarie—kapakë të zbukuruar me metale të çmuara të mbushur me xhevahire përreth paneve qendrore të skalitur prej fildishi—ndonjëherë këto dhuroheshin disa kohë pasi vetë dorëshkrimi prodhohej. Vetëm pak kapakë të tillë kanë mbijetuar të plotë, por shumë prej paneleve prej fildishi mbijetojnë të shkëputur, ku kapakët janë copëtuar për materialet e tyre. Subjektet shpesh ishin skena narrative fetare në sekcione vertikale, të rrjedhura gjerësisht nga piktura dhe gdhendje të Antikitetit të Vonë, siç ishin ato me më shumë imazhe hieratike të rrjedhur nga diptikët konsullarë dhe arte të tjera perandorake, si kapaku ballor dhe i mbrapëm i Ungjilltarit të Lorsch-it, i cili adapton një trium perandorak të shekullit të VI për triumfin e Krishtit dhe Virgjëreshës.
Shembuj të rëndësishëm karolingë të punimeve të argjendarisë poërfshijnë kapakun e sipërm të Ungjilltarit të Lindaut; kapakun e Codex Aureus të Shën Emeramit, i cili mund të datohet saktësisht në vitin 870, është me gjasa një prodhim i të njëtës punishte, megjithëse janë stile të ndryshme. Kjo punishte është e lidhur me perandorine e shenjtë gjermaniko-romak Karli II (Tullaci) dhe shpesh quhet "Shkolla e Pallatit të tij". Vendndodhja e saj (nëse ka pasur një të tillë të ngulitur) mbetet e paqartë dhe shumë e diskutuar, por një mundësi kryesore është Abacia e Shën Denisit jashtë Parisit.[5] Arnulf Ciborium (një ciborium arkitekturor miniaturë në vend të enës për të ftuarit), tani në Rezidencën e Mynihut, është vepra e tretë e rëndësishme në grup; të tre kanë figura të përkryera në reliev në ar repoussé. Një tjetër vepër e lidhur me punishten është korniza e një pjate antike serpentini në Luvër.[6] Studjuesit e fundit priren ti grupojnë Ungjilltarin e Lindaut dhe Arnulf Ciborium në marrëdhënie të ngushta me njëra-tjetrën, sesa Codex Aureus me të dyja.

Karli i Madh e përtëriti derdhjen në shkallë të madhe në bronz, kur krijoi një fonderi në Aken, e cal derdhi dyert e kapelës së tij palatine, në përngjasim me dizajnet romake. Kapela kishte një kryqëzim në përmasa njerëzore, tashmë të humbur, me figurën e Krishtit në ar, vepra e parë e njohur e këtij lloji, e cila do të bëhej një veçori shumë e rëndësishme e Artit Kishtar Mesjetar. Me gjasa një figurë druri ishte praruar mekanikisht, si me Madonën e Artë Otoniane të Esenit.
Një nga shembujt më të rafinuar të punimeve të Argjendarisë Karolinge është Altari i Artë (824–859), një paliotto apo antependium, në Bazilikën e Sant'Ambrogio-s në Milano. Katër faqet e altarit janë dekoruar me imazhe prej ari dhe argjendi në teknikën repoussé, të kornizuara nga borde filigrani, gurë të çmuar dhe smalt.
Kristali i Lotairit, i mesit të shekullit të IX, është një nga grupet më të mëdha të rreth 20 pjesëve të gravuara prej kristalesh shkëmbore që mbijetojnë; kjo paraqet figura të shumta në mjaft skena që paraqesin subjeke të pazakonta të historisë së Suzanës.
Mozaikë dhe afreske
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Burimet dëshmojnë për shumësinë e pikturave murale të para në kisha dhe pallate, shumica e të cilave nuk kanë mbijetuar. Rregjistrime të mbishkrimeve tregojnë se tema e subjektit të tyre ishte kryesisht fetare.[7]
Mozaikët e vendosur në Kapelën Palatine të Karlit të Madh tregonin Krishtin e fronëzuar të adhuruar nga simbolet e ungjilltarëve dhe Njëzet e katër pleqtë e Apokalipsit. Ky mozaik nuk mbijeton më, por një mbetet një i tillë i mbi-restauruar në absidën e oratorit në Germigny-des-Prés (806), i cili tregon Arkën e Besëlidhjes së adhuruar nga engjëjt, të zbuluar në vitin 1820 nën një shtresë suvaje.

Vila me të cilën oratori ishte bashkangjitur i përkiste në bashkëpunëtri kyç të Karlit të Madh, peshkop Theodulfit të Orlinsit. Ajo do të shkatërrohej më vonë në atë shekull, por kishte afreske të Shtatë Arteve Liberale, Katër Stinët dhe Mappa Mundi.[8] Nga burimet e shkruara dimë për afreske të tjera në kisha dhe pallate, pothuajse tërësisht të zhdukura. Pallati i Karlit të Madh në Aken përmbante piktura murale të Arteve Liberale, ashtu si dhe skena narrative nga lufta e tij në Spanjë. Pallati i Ludvigut të Përkushtuar në Ingelhajm përmbante imazhe historike nga lashtësia deri në kohën e Karlit të Madh, ndërsa kisha e pallatit përmbante skena tipologjike të Besëlidhjeve të Vjetër dhe të Re, të vendosura përkundrejtë njëra-tjetrës.
Piktura fragmentare kanë mbijetuar në Auxerre, Koblenc, Lorsch, Këln, Fulda, Korvej, Trir, Myshtair, Mals, Naturns, Cividale del Friuli, Bresha dhe Milano.
Spolia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Spolia është termi latin për "plaçkitjet" dhe përdoret për t’iu referuar përvetësimit të veprave monumentale ose vepra të tjera për tu përdorurime të reja ose vende të tjera. Dimë se shumë mermere dhe kolona u sollën nga Roma drejtë veriut përgjatë kësaj periudhe.

Ndoshta shembulli më i famshëm i spolia karolinge është rrëfimi i një shatoreje kalëruese. Në Romë, Karli i Madh kishte parë Shtatoren Kalëruese të Mark Aurelit në Pallatin Lateran. Ishte shtatorja e vetme e mbijetuar e një perandori romak jo të krishter, pasi mendohej gabimisht, në atë kohë, se ishte ajo e Kostandinit dhe kështu kishte miratim të gjerë—Karli i Madh solli një shtatore kalëruese nga Ravena, atëherë besohej se ishte ajo e Teodorikut të Madh, në Aken, për tu krahasuar me shtatoren e "Kostandinit" në Romë.
Gurët e çmuar të lashtë të skalitur do të ripërdoreshin në situata të ndryshme, pa shumë konsideratë rreth ikonografisë së tyre origjinale.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti Mesjetar
- Arti dhe Arkitektura Visigote
- Arti paleokristian
- Arti i Dyndjeve Barbare
- Arkitektura Paleokristiane
- Arti Ravenas
- Arkitektura Para-Romanike
- Arti Romanik
- Monumentet paleokristiane të Ravenës
- Arkitektura Romanike
- Arti Ravenas
- Arti Gotik
- Arkitektura Gotike
- Arkitektura shekullare dhe shtëpiake Romanike
- Arti Bizantin
- Arkitektura Mesjetare Skandinave
- Arkitektura Bizantine
- Arti dhe arkitektura mozarabe
- Arkitektura Romanike Portugeze
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike
- Arkitektura Romanike Franceze
- Bizhuteritë e lashta romake
- Romaniku Spanjoll
- Arkitektura Mesjetare
- Miniatura Karolinge
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Arti dhe Arkitektura Merovinge
- Argjendaria Karolinge
- Arti Anglo-Sakson
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike Iberike
- Arkitektura Anglo-Saksone
- Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Romanike në Itali
- Arkitektura Visigote
- Romaniku Pizan
- Arti dhe Arkitektura e Repoblación
- Arkitektura Romanike në Spanjë
- Arti Longobard
- Arkitektura Cistercense
- Arkitektura Longobarde
- Arkitektura e Hershme Gotike
- Skulptura Longobarde
- Gotiku i Lartë
- Piktura Longobarde
- Gotiku Klasik
- Argjendaria Longobarde
- Arkitektura Gotike Franceze
- Romaniku i Parë
- Miniatura Merovinge
- Arti mesjetar në Shqipëri
- Arkitektura shekullare dhe shtëpiake Gotike
- Gjermanikët
- Rayonnant
- Flamboyant
- Gotiku Perpendikular
- Lista e mbretërve frankë
- Gotiku Brabantin
- Gotët
- Sondergotiku
- Visigotët
- Gotiku Balltik
- Ostrogotët
- Gotiku Ndërkombëtar
- Vandalët
- Romano-Gotiku
- Teutonët
- Arkitektura Normane
- Arti romak
- Kultura Normano-Arabo-Bizantine
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Arti Gotik në Milano
- Arti Arkaik Romak
- Arkitektura Gotike Veneciane
- Arti Romak Plebe
- Arkitektura Gotike Italiane
- Burgus
- Arti i Gotikut Ndërkombëtar në Itali
- Cannaba
- Arkitektura Gotike Angleze
- Castellum
- Arkitektura Gotike Spanjolle
- Castra
- Arkitektura Gotike Izabeline
- Domus
- Gotiku Katalan
- Kolonia Romake
- Gotiku Levantin
- Kopshtet romake
- Gotiku Valencian
- Kultura e Romës së lashtë
- Arkitektura Gotike Portugeze
- Masakra e Latinëve
- Perandoria Karolinge
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Shtëpia Romake
- Dinastia Karolinge
- Ura romake
- Urbanistika Romake
- Goto-grekët
- Arkitektura Asturiane
- Portretizimi Romak
- Arkitektura Karolinge
- Arkitektura Romake
- Rilindja Karolinge
- Arti Viking
- Romanizimi (kulturor)
- Arti Otonian
- Arkitektura Otoniane
- Rilindja Otoniane
- Romanitas
- Rilindja e shekullit të XI
- Rilindja e shekullit të XII
- Rilindjet Mesjetare
- Varangianët
- Anijet Mesjetare
- Luftërat Avaro-Bizantine
- Arkitektura e Skocisë në Periudhën Romake
- Karli i Madh
- Bota Greko-Romake
- Longobardët
- Llaçi romak
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Skulptura Romake
- Tempulli Romak
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Kitzinger, Ernst (1955) [1940]. Early Medieval Art at the British Museum (në anglisht). British Museum. fq. 8.
- ↑ Kitzinger, Ernst (1955) [1940]. Early Medieval Art at the British Museum (në anglisht). British Museum. fq. 40–42.
- ↑ Kitzinger, Ernst (1955) [1940]. Early Medieval Art at the British Museum (në anglisht). British Museum. fq. 69.; Dodwell, C. R. (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. fq. 49. ISBN 0-300-06493-4. diskuton arsyet për këtë.
- ↑ Dodwell, C. R. (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. fq. 52. ISBN 0-300-06493-4.
- ↑ Lasko, Peter (1972). Ars Sacra, 800-1200. Penguin History of Art (në anglisht). Yale University Press. fq. 60–68. ISBN 978-0-14056036-7.
- ↑ Lasko, Peter (1972). Ars Sacra, 800-1200. Penguin History of Art (në anglisht). Yale University Press. fq. 64–65, 66–67. ISBN 978-0-14056036-7.
- ↑ Dodwell, C. R. (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. fq. 45. ISBN 0-300-06493-4.
- ↑ Beckwith, John (1969) [1964]. Early Medieval Art: Carolingian, Ottonian, Romanesque (në anglisht). Thames & Hudson. fq. 13–17. ISBN 0-500-20019-X.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adorno, Piero (1992). "L'Alto Medioevo". L'arte italiana (në italisht). Vëll. 1.II. Firence: D'Anna. fq. 558–579.
- Utrero Agudo, María de los Ángeles (2006). Iglesias Tardoantiguas y Altomedievales en la Península Ibérica: Análisis Arqueológico y Sistemas de Abovedamiento (në spanjisht). Madrid: Consejo Superior de Investigaciones Científicas, Instituto de Historia, Departamento de Historia Antigua y Arquelogía. ISBN 978-84-00-08510-0.
- Alexander, Jonathan J. G. (1993). "Iconography and Ideology: Uncovering Social Meanings in Western Medieval Christian Art". Studies in Iconography (në anglisht). 15: 1–44. ISSN 0148-1029. JSTOR 23923571.
- Fernando De Olaguer-Feliú Alonso (1998). Arte medieval español hasta el año Mil (në spanjisht). Encuentro. ISBN 978-84-7490488-8.
- i Altet, Xavier Barral (1994). Bertelli, Carlo (red.). La pittura in Italia (në italisht). Vëll. IX. Milano: Electa. ISBN 978-88-435-3978-9.
- Peter Anker; Aron Andersson (1968). L’art scandinave. La nuit des temps (në frëngjisht). Përkthyer nga Norbert Vaillant. Zodiaque.
- Maria Giovanna Arcamone (1984). Giovanni Pugliese Carratelli (red.). Magistra barbaritas, i barbari in Italia (në italisht). Milano: Libri Scheiwiller. ISBN 978-88-7644018-2.
- Giulio Carlo Argan (1988). Storia dell'arte italiana: dall'antichità a Duccio (në italisht). Sansoni.
- Giulio Carlo Argan (1993). L'Architettura Protocristiana, Preromanica e Romanica (në italisht). Bari: Edizioni Dedalo. ISBN 978-88-2203313-0.
- Armi, Clement Edson (tetor 1975). "Orders and Continuous Orders in Romanesque Architecture". Journal of the Society of Architectural Historians (në anglisht). Society of Architectural Historians. 34 (3): 173–188.
- Armi, Clement Edson (2022). Studies in Romanesque Architecture and Sculpture: Cluny, Jumièges, Montceaux-L'Étoile and Paray-le-Monial (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. ISBN 978-88-9132612-6.
- Armi, Clement Edson (2012). Design and Construction in Romanesque Architecture: First Romananesque Architecture and the Pointed Arch in Burgundy and Northern Italy (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-110740726-8.
- V. I. Atroshenko; Judith Collins (1985). The Origins of the Romanesque (në anglisht). Londër: Lund Humphries. ISBN 0-85331-487-X.
- J. Camón Aznar (1963). "Arquitectura española del siglo X: Mozárabe y de la repoblación". Goya: Revista de arte (në spanjisht) (52): 206–219.
- George Bain (1973). Celtic Art: The Methods of Construction (në anglisht). Dover Publications, inc. ISBN 0-486-22923-8.
- Barley, Maurice W. (janar 1988). "Nottinghamshire Medieval Manor Houses". Nottingham Medieval Studies (në anglisht). 32: 165–175. doi:10.1484/J.NMS.3.163. ISSN 0078-2122.
- Emilio Barnechea; Antonio Fernández; Juan R. Haro; Juan Haro Sabater (1988). Historia del arte (në spanjisht). Vicens Vives. ISBN 978-84-316-1780-6.
- Beckwith, John (1969) [1964]. Early Medieval Art: Carolingian, Ottonian, Romanesque (në anglisht). Thames & Hudson. ISBN 0-500-20019-X.
- Bede i Venerueshmi (1843). John Allen Gilles (red.). The Bibliographical Writings and Letters of Venerable Bede (në anglisht). Vëll. II. James Bohn.
- Henry Adams Bellows, red. (1936). The Poetic Edda (në anglisht). Princeton University Press.
- Monedero Bermejo, Miguel Ángel (1982). La arquitectura de la repoblación en la provincia de Cuenca (në spanjisht). Cuenca: Excma Diputación Provincial. ISBN 978-84-5007625-7.
- Carlo Bertelli (2002). Lombardia medievale: Arte e architettura (në italisht). Maria Teresa Donati. Milano: Skira. ISBN 978-88-8491300-5.
- Hugo Blake; Donata Vicini (1995). Hugo Blake (red.). Archeologia urbana a Pavia (në italisht dhe anglisht). Vëll. 1. Comune di Pavia, Musei Civici. fq. 162–191. Marrë më 19 maj 2021.
- Boltin, Lee, red. (1977). Treasures of Early Irish Art, 1500 B.C. to 1500 A.D.: From the Collections of the National Museum of Ireland (në anglisht). Royal Irish Academy, Trinity College, Dublin, Metropolitan Museum of Art. ISBN 0-87099-164-7.
- Bonser, Wilfrid (1962). "The Cult of Relics in the Middle Ages". Folklore (në anglisht). 73 (4): 234–256. ISSN 0015-587X. JSTOR 1258503.
- A. C. Bouman (1965). "The Franks Casket". Neophilologus (në anglisht). 3: 241–249.
- Braun, Hugh (1951). An Introduction to English Mediaeval Architecture (në anglisht). Londër: Faber and Faber.
- Gian Pietro Brogiolo; Alexandra Chavarria Arnau, red. (2007). I Longobardi. Dalla caduta dell'Impero all'alba dell'Italia (në italisht). Cinisello Balsamo: Silvana.
- Bucher, François (1972). "Medieval Architectural Design Methods, 800-1560". Gesta (në anglisht). 11 (2): 37–51. doi:10.2307/766593. ISSN 0016-920X. JSTOR 766593.
- Emma C. Bunker; Bruce Chatwin; Ann Elizabeth Farkas (1970). Animal Style Art from East to West (në anglisht). Asia Society.
- Bunker, Emma C. (2002). Nomadic Art of the Eastern Eurasian Steppes: the Eugene V. Thaw and Other New York Collections (në anglisht). New York: The Metropolitan Museum of Art. ISBN 978-030009688-0.
- i Cadafalch, Josep Puig (1928). Decorative Forms of the First Romanesque Style: Their Diffusion by Moslem Art (në anglisht). Harvard University Press.
- i Cadafalch, Josep Puig (1908). Les influences lombarde en Catalogne (në frëngjisht). H. Delesques.
- i Cadafalch, Josep Puig; Antonio de Falgura; Josep Goday i Casals (2001). L’arquitectura romànica a Catalunya: L’arquitectura romànica fins a la darreria del segle XI (në katalonisht). Xavier Barral i Altet. Institut d’Estudis Catalans. ISBN 978-84-7283592-4.
- Villa del Castillo, Alejandro (27 nëntor 2017). "Talleres escultóricos itinerantes en el Altomedievo hispano: el llamado 'Grupo Mozárabe Leonés'". Arqueología y Territorio Medieval (në spanjisht). 24: 151–184. doi:10.17561/aytm.v24i0.5. ISSN 2386-5423. Marrë më 25 dhjetor 2024.[lidhje e vdekur]
- F. Cervini (1996). Encyclopedia dell’Arte Medievale (në italisht). Istituto della Enciclopedia Italiana.
- Pascale Chevalier (2020). Bonnie Effros; Isabel Moreira (red.). The Oxford Handbook of the Merovingian World (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-023418-8.
- Nicola Coldstream (2002). Medieval Architecture. Oxford History of Art (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-284276-3.
- Coldstream, Nicola (2001). "Gothic". përmbledhur nga Hugh Brigstocke (red.). The Oxford Companion to Western Art (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198662037.001.0001. ISBN 978-0-19-866203-7. Marrë më 10 dhjetor 2024.
- Conant, Kenneth John (1959). Carolingian and Romanesque (në anglisht). Yale University Press.
- Roberto Coroneo (1993). Architettura romanica dalla metà del Mille al primo '300. collana "Storia dell'arte in Sardegna" (në italisht). Nuoro: Ilisso. ISBN 978-88-8509824-4.
- James Stevens Curl; Jane Turner (29 maj 2018). "Merovingian architecture". A Dictionary of Architecture and Landscape Architecture (në anglisht). Marrë më 31 dhjetor 2025 – nëpërmjet Encyclopedia.com.
- Heinrich Decker (1966). Italia Romanica: die hohe Kunst der romanischen Epoche in Italien (në gjermanisht). Vienë-Mynih: A. Schroll. ISBN 978-370310028-4.
- Raffaello Delogu (1953). L'architettura del medioevo in Sardegna (në italisht). Romë: Libreria dello Stato.
- Paul Diakoni; Erkemberti (1990). Italo Pin (red.). Storia dei Longobardi: in appendice Storia dei Longobardi di Benevento di Erchemberto (në italisht). Edizioni Studio Tesi. ISBN 978-88-7692-231-2.
- Jerrilynn D. Dodds (1988). Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 12. New York: Sons of Charles Scribner. ISBN 978-068418278-0.
- Charles Reginald Dodwell (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 0-300-06493-4.
- Georges Duby (1989). La sculpture, le grand art du Moyen-âge du Ve au XVe siècle (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00144-X.
- Effros, Bonnie (14 qershor 2012). Uncovering the Germanic Past: Merovingian Archaeology in France, 1830–1914 (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-969671-0.
- Camille Enlart (1927) [1919]. Manuel d'archéologie française depuis les temps mérovingiens jusqu'à la Renaissance – Architecture religieuse: Périodes merovingienne, carolingienne et romane (në frëngjisht). Vëll. 1.1. Paris: Éditions Auguste Picard.
- Manuela Farneti (1993). Glossario tecnico-storico del mosaico: con una breve storia del mosaico (në italisht). Longo.
- Eric Fernie; Paul Crossley, red. (1990). Medieval Architecture and Its Intellectual Context: Studies in honour of Peter Kidson (në anglisht). The Hambledon Press. ISBN 978-1-85285-034-0.
- Fernie, Eric; Lyman, Thomas W.; Hicks, Carola; Baylé, Maylis; Tcherikover, Anat; Camus, M. T.; etj. (2003). "Romanesque". Grove Encyclopedia of Medieval Art (në anglisht). doi:10.1093/gao/9781884446054.article.T072835. ISBN 978-1-884446-05-4. Marrë më 10 dhjetor 2024.
- Fletcher, Banister; Cruickshank, Dan (1996) [1896]. Sir Banister Fletcher's a History of Architecture (në anglisht) (bot. i 20-të). Architectural Press. ISBN 0-7506-2267-9.
- Jacques Fontaine (1995). L'art pré-roman hispanique. Nuit des temps (në frëngjisht). Editions zodiaque. ISBN 2-7369-0215-7.
- Renato De Fusco (1993). Livio Sacchi (red.). Mille anni d'architettura in Europa (në italisht). Bari: Laterza. ISBN 978-88-4204295-2.
- Gaehde, Joachim E. (1989). "Pre-Romanesque Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). ISBN 0-684-18276-9.
- Chueca Goitia, Fernando (2001). Historia de la Arquitectura Española, Edad Antigua y Edad Media (në spanjisht). Vëll. 1. Editorial DOSSAT. ISBN 978-84-923918-4-4.
- Chueca Goitia, Fernando (2000). Historia de la Arquitectura occidental: Edad Media cristiana en España (në spanjisht). CIE Inversiones editoriales-DOSSAT. ISBN 978-84-95312-35-8.
- J. J. Martín González (1974–1992). Historia del Arte (në spanjisht). Vëll. 1. Gredos.
- González-García, Antonio César; Belmonte, Juan Antonio (1 korrik 2015). "The Orientation of Pre-Romanesque Churches in the Iberian Peninsula". Nexus Network Journal (në anglisht). 17 (2): 353–377. doi:10.1007/s00004-014-0231-7. ISSN 1522-4600. S2CID 253593505.
- André Grabar (2001). Le origini dell'estetica medievale (në italisht). Milano: Jaka Book.
- Fernando Regueras Grande (2018). "Promotores, clasicismo y estilo en el arte mozárabe leonés". Brigecio: revista de estudios de Benavente y sus tierras (në spanjisht) (28): 27–45. ISSN 1697-5804. Marrë më 7 janar 2024.
- Gregory, Timothy (2010). A History of Byzantium (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-1-4051-8471-7.
- Louis Grodecki; Florantine Münther (1973). Le siècle de l’an mil. Univers des formes (në frëngjisht). Paris: Gallimard. ISBN 2-07-010785-X.
- Hanawalt, Barbara (2017). Ceremony and Civility: Civic Culture in Late Medieval London (në anglisht). Nju Jork Siti, NJ: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-049043-0.
- James Harpur; Elizabeth M. Hallam (1995). Secrets of Middle Ages (në anglisht). Konecky & Konecky. ISBN 978-156852307-1.
- Arthur Haseloff (1971). Pre-Romanesque Sculpture in Italy (në anglisht). Hacker Art Book. ISBN 978-087817043-2.
- Günther Haseloff (1979). Kunststile des frühen Mittelalters – Völkerwanderungs – und Merowingerzeit (në gjermanisht). Funden des Württembergischen Landesmuseums Stuttgart Hrsg. vom Württembergischen Lendesmuseum.
- Lotte Hedeager (2000). Frans Theuws; Janet Laughland Nelson (red.). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-10902-5.
- Hicks, Carola (1 janar 2003). "Romanesque". përmbledhur nga Hugh Brigstocke (red.). The Oxford Companion to Western Art (në anglisht). Oxford University Press. doi:10.1093/acref/9780198662037.001.0001. ISBN 978-0-19-866203-7. Marrë më 9 dhjetor 2024.
- J. N. Hillgarth (2009). The Visigoths in History and Legend (në anglisht). Pontifical Institute of Medieval Studies. ISBN 978-088844166-9.
- Hillson, J.; Buchanan, A.; Webb, N. (2021). Digital Analysis of Vaults in English Medieval Architecture (në anglisht). Londër: Taylor & Francis.
- Hinks, Roger (1974) [1935]. Carolingian Art (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-06071-6.
- M. Holcomb (2009). Pen and Parchment: Drawing in the Middle Ages (në anglisht). Nju Jork: The Metropolitan Museum of Art.
- Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. ISBN 0-333-37185-2.
- Hourihane, Colum, red. (2012). The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 6. Stave to Zyvele. Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-539536-5. Marrë më 13 korrik 2025.
- Jean Hubert; Jean Porcher (1968). L'Empire carolingien (në frëngjisht). Gallimard.
- Jean Hubert; Jean Porcher; Wolfgang Fritz Volbach (1980). L'Europa delle invasioni barbariche (në italisht). Milano: Rizzoli editore. ISBN 978-881729012-8.
- Werner Jacobsen (tetor 1997). "Saints' Tombs in Frankish Church Architecture". Speculum (në anglisht). 72 (4): 1107–1143.
- Kaufmann, Joseph Erich; Kaufmann, Hanna Wanda (2001). The Medieval Fortress: Castles, Forts and Walled Cities of the Middle Age (në anglisht). Konshohoken (Pa.): Combined Publishing. ISBN 978-1-58097-062-4.
- Kidson, Peter; Davis, Michael T.; Crossley, Paul; Sandron, Dany; Morrison, Kathryn; Bräm, Andreas; etj. (2012). "Gothic". përmbledhur nga Colum P. Hourihane (red.). The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). doi:10.1093/gao/9781884446054.article.T033435. ISBN 978-1-884446-05-4. Marrë më 10 dhjetor 2024.
- Kitzinger, Ernst (1955) [1940]. Early Medieval Art at the British Museum (në anglisht). British Museum.
- Wilfred Koch; Waldemar Baraniewski (2013). Style w architekturze: arcydzieła budownictwa europejskiego od antyku po czasy współczesne (në polonisht). Świat Książki. ISBN 978-83-7943007-9.
- Kostof, Spiro (1995). Greg Castillo (red.). A History of Architecture: Settings and Rituals (në anglisht). Oksford: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-508378-1.
- Hans Erich Kubach (1988). Romanesque Architecture (në anglisht). Electa/Rizzoli. ISBN 978-084780920-2.
- Lasko, Peter (1972). Ars Sacra, 800-1200. Penguin History of Art (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-0-14056036-7.
- Lomartire, Saverio. Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo (në italisht). Marrë më 28 maj 2021 – nëpërmjet Academia.edu.
- Canellas López, Ángel; San Vicente, Ángel (1996). Rutas románicas en Aragón (në spanjisht). Madrid: Ediciones Encuentro. ISBN 978-84-7490-388-1.
- Luengas-Carreño, D.; Crespo de Antonio, M.; Sánchez-Beitia, S. (24 korrik 2020). "Typological Study and Cataloguing of Late Medieval Manor Houses of the Basque Country (Spain)". The International Archives of the Photogrammetry, Remote Sensing and Spatial Information Sciences (në anglisht). XLIV-M-1-2020: 65–71. Bibcode:2020ISPAr44M1...65L. doi:10.5194/isprs-archives-XLIV-M-1-2020-65-2020. hdl:10810/68996. ISSN 1682-1750.
- Domingo Magaña, J. A. (2015). The Use of Marble in Hispanic Visigothic Architectural Decoration. Interdisciplinary Studies on Ancient Stone: ASMOSIA X: Proceedings of the Tenth International Conference of ASMOSIA, Association for the Study of Marble & Other Stones in Antiquity, Rome, 21-26 May 2012 (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. fq. 527–535.
- Mariaclotilde Magni (1960). Architettura romanica comasca (në italisht). Milano: Casa Editrice Ceschina.
- John Manley; Stephen Grenter; Fiona Gale, red. (1991). The Archaeology of Clwyd (në anglisht). Clwyd County Council. ISBN 978-090444942-6.
- De Marco, Pasquale (2025). The Iberian Chronicle (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2025 – nëpërmjet Google Books.
- De Marco, Pasquale (2025). Gathering History: The Globe’s Chronicle (në anglisht). Amazon Digital Services LLC - Kdp. ISBN 979-828513403-9. Marrë më 3 janar 2025.
- Diego Marin (1969). La Civilizacion Espanola (në spanjisht). New York: Holt, Rinehart and Winston. fq. 34–47.
- Leardo Mascanzoni (tetor 1990). "Ravenna: una storia millenaria". Storia e Dossier (në italisht). Firence: Giunti Barbera Editore (44): 3–50.
- Charles B. McClendon (2005). The Origins of Medieval Architecture: Building in Europe, A.D. 600–900 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-0-300-10688-6.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Gerli E. Michael; David Raizman (2003). Routledge Revivals: Medieval Iberia (në anglisht). New York: Routledge Encyclopedias of the Middle Ages. ISBN 978-0-203-95364-8.
- Moreno, Manuel-Gómez (1919). Iglesias mozárabes: arte español de los siglos IX à XI (në spanjisht). Madrid: Centro de estudios históricos.
- Moris, Lorenzo; Alessandro Pellegrini (2003). Sulle tracce del romanico in provincia di Bergamo (në italisht). Bergamo: Provincia di Bergamo.
- Rexford Newcomb (1932). Outlines of the History of Architecture: Medieval Architecture (në anglisht). Edwards Brothers, Inc.
- Cesare Rota Nodari; Paolo Manzoni (1997). La rotonda di San Tomè: analisi di un’architettura romanica lombarda (në italisht). Lyasis. ISBN 978-88-8671118-0.
- Carl Nordenfalk (1988). L’enluminure au Moyen-Âge (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00120-2.
- Oulmas, Mohand; Abdessemed-Foufa, Amina; Avilés, Angel Benigno Gonzalez; Conesa, José Ignacio Pagán (janar 2024). "Assessing the Defensibility of Medieval Fortresses on the Mediterranean Coast: A Study of Algerian and Spanish Territories". ISPRS International Journal of Geo-Information (në anglisht). 13 (1): 1–3. doi:10.3390/ijgi13010002. hdl:10045/139477. ISSN 2220-9964.
- Otto Pächt (1986). Book Illumination in the Middle Ages (në anglisht). Harey Miller Publishers. ISBN 0-19-921060-8.
- Carlo Perogali (1981). Enzo Pifferi (red.). Romanico in Lombardia (në italisht). Laura Tettamanzi. E. P. I.
- Ivo Petricioli (1999). Ivan Supičić (red.). Croatia in the Early Middle Ages: A Cultural Survey (në anglisht). Philip Wilson Publishers, AGM & HAZU. ISBN 085667499-0.
- José Pijoan (1978). History of Art. World Art (në anglisht). Pragë: Odeon.
- Henri Pirenne (2001). Mohamemd and Charlemagne (në anglisht). Courier Corporation. ISBN 978-048642011-0.
- Arthur Kingsley Porter (1909). Medieval Architecture: Its Origins and Development, with Lists of Monuments and Bibliographies (në anglisht). Vëll. 1. Baker and Taylor Company.
- Maurice Prou (1914). "Chancel carolingien orné d'entrelacs à Schænnis (canton de Vaux)". Mémoires de l’Institut national de France (në frëngjisht). 39 (1): 123–138.
- Piotr Jennel Reyes (1998). L’art du Haut Moyen-Âge – L’art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Pochothèque. ISBN 2-253-13056-7.
- Pierre Riché (1994). L'Empire carolingien. La vie quotidienne (në frëngjisht). Hachette.
- Jose Maria De Azcárate Ristori; Alfonso E. Pérez Sánchez; Juan A. Ramírez Domínquez (1986). Historia del arte (në spanjisht). Anaya. ISBN 978-84-7254311-9.
- Giovanni Teresio Rivoira (1908). Le origini della Architettura Lombarda e delle sue principali derivazioni nei paesi d’oltr’Alpe (në italisht). Milano: Ermano Loescher.
- Rovagnati, Sergio (2003). I Longobardi (në italisht). Milano: Xenia. ISBN 88-7273-484-3.
- Rudolph, Conrad (1997). "Building-Miracles as Artistic Justification in the Early and Mid-Twelfth Century". përmbledhur nga Wolfgang Kersten (red.). Radical Art History (në anglisht). Internationale Anthologie. fq. 398–410.
- Rudolph, Conrad (2015). "Building the House of God: Architectural Metaphor and "The Mystic Ark"" (PDF). Codex Aquilarensis: Revista de arte medieval (në anglisht dhe spanjisht) (31): 47–67.
- Rudolph, Conrad (2016). "The Architectural Metaphor in Western Medieval Artistic Culture: From the Cornerstone to "The Mystic Ark"". përmbledhur nga Stephen Murray (red.). The Cambridge History of Religious Architecture (në anglisht). Cambridge University Press.
- Rudolph, Conrad (2019). "Medieval Architectural Theory, the Sacred Economy, and the Public Presentation of Monastic Architecture: The Classic Cistercian Plan". Journal of the Society of Architectural Historians (në anglisht) (78): 259–275.
- Nowell Rush, Simon John (2022). The First Romanesque Architecture of Conflent, Pyrénées-Orientales, France: Tradition, System and Style (në anglisht). Birkbeck, University of London.
- Howard Saalman (1962). Medieval Architecture: European Architecture: 600–1200 (në anglisht). G. Braziller. ISBN 978-080760336-9.
- Sánchez-Pardo, José C.; Blanco-Rotea, Rebeca; Sanjurjo-Sánchez, Jorge (gusht 2017). "The Church of Santa Comba de Bande and Early Medieval Iberian Architecture: New Chronological Results". Antiquity (në anglisht). 91 (358): 1011–1026. doi:10.15184/aqy.2017.83. ISSN 0003-598X. S2CID 164322469.
- Christian Sapin (2000). André Vauchez; Michael Lapidge (red.). Encyclopedia of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Adrian Walford. Richard Barrie Dobson. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 1182. ISBN 978-157958282-1.
- George Gilbert Scott (1879). "Lecture II: Sketch of the Rise of Mediæval Architecture". Lectures on the Rise and Development of Mediæval Architecture (në anglisht). Vëll. 1. John Murray. fq. 37–68.
- Valentin V. Sedov (1995). Slavs in the Early Middle Ages (në anglisht). Përkthyer nga N. Lopatin. Archaelogy. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2013.
- Piotr Skubiszewski (1998). L'art du Haut Moyen Âge: L'art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Paris: Livre de Poche. ISBN 978-2-253-13056-7.
- Bradley Smith (1971). "Spain: A History". Art (në anglisht). Garden City, NJ: Doubleday & Company. fq. 52–56.
- Roger A. Stalley (1999). Early Medieval Architecture. Oxford History of Art (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-284223-7.
- Helmut Stampfer; Thomas Stephan (2008). Affreschi romanici in Tirolo e Trentino (në italisht). Jaca Book. ISBN 978-88-16-60389-9.
- Stowe, George B. (1995). Kibler, William; Zinn, Grover A. (red.). Medieval France: An Encyclopedia (në anglisht). Garland. ISBN 978-082404444-2.
- Amelio Tagliaferri; M. Brozzi (1961). Arte Longobarda. La scultura figurativa su marmo e su metallo (në italisht). Cividale. fq. 183.
- Paola Tamborini (1984). Alfredo Bosisio; Giovanni Anzani; Giulio Vismara; Luciano Caramel (red.). Storia di Monza e della Brianza: L’arte dall’età romana al Rinascimento (në italisht). Milano: Il Polifilo. ISBN 978-88-7050465-1.
- Blas Taracena (1947). "Ars Hispaniae: Historia Universal del Arte Hispanico". Arte Romana, Arte Cristã Primitiva, Arte Visigótica, Arte Asturiana (në anglisht). Vëll. 2. Madrid: Plus-Ultra. fq. 225–250.
- Tănase, Daniela (23 nëntor 2020) [2010]. Craftsmen and Jewelers in the Middle and Lower Danube Region (6th to 7th Centuries). East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450-1450, volume 67 (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 209. ISBN 978-90-0443693-0. Marrë më 18 qershor 2025.
- Martínez Tejera, Artemio Manuel (1993). El contraábside en la arquitectura de la repoblación: el grupo castellano-leonés. Actas del III Curso de Cultura Medieval: Repoblación y Reconquista. Aguilar de Campoo, septiembre 1991 (në spanjisht). Madrid: Centro de Estudios del Románico. fq. 57–76.
- Martínez Tejera, Artemio Manuel (2004). "La arquitectura cristiana hispánica de los siglos IX y X en el "Regnum" Astur-leonés". Argutorio (në spanjisht) (14): 9–12.
- Frans Theuws; Janet L. Nelson (2000). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-0410902-5.
- Thompson, Michael W. (2018). Medieval Bishops' Houses in England and Wales (në anglisht) (bot. ribotim). Abingdon Nju Jork, NJ: Routledge: Taylor & Francis Group. ISBN 978-0-429-45084-6.
- Malcolm Todd (1996). The Early Germans (në anglisht). Wiley. ISBN 978-063119904-5.
- Isidro Gonzalo Bango Torviso (2001). Arte prerrománico hispano: El arte en la España cristiana de los siglos VI al XI. Summa Artis: Historia General del Arte (në spanjisht). Vëll. VIII. Espasa Calpe. ISBN 978-84-2398732-0.
- Isidro Gonzalo Bango Torviso (1974). "Arquitectura de la decima centuria: Repoblación o mozárabe?". Goya: Revista de arte (në spanjisht) (122): 68–75.
- Bango Torviso, Isidro Gonzalo (1996). Alfonso Moure Romanillo; Javier Rivera Blanco; Francisco Javier de la Plaza Santiago; Simón Marchán Fiz (red.). Historia del arte de Castilla y León (në spanjisht). Vëll. 1. Prehistoria, Edad Antigua y arte prerrománico. Valladolid: Junta de Castilla y Leon Consejeria de Cultura y Turismo. ISBN 978-84-8183000-2.
- Georg Waitz, red. (1878). Monumenta Germaniae Historica – Scriptores rerum Langobardicarum et Italicarum saeculae VI–IX. Annales Hildesheimenses (në latinisht). Hanover: Impensis Bibliopolii Hahniani.
- J. M. Wallace-Hadrill (1982). The Long-Haired Kings (në anglisht). Toronto: University of Toronte Press. ISBN 0-8020-6500-7.
- Ingo F. Walter; Norbert Wolf (2005). Codices Illustres: The World’s Most Famous Illuminated Manuscripts, 400 to 1600 (në anglisht). Këln: Taschen.
- Warner, Philip (1971). The Medieval Castle: Life in a Fortress in Peace and War (në anglisht). Nju Jork: Taplinger Pub. Co. ISBN 978-0-8008-5186-6.
- O. K. Werckmeister (1993). The Art of Medieval Spain, A.D. 500–1200 (në anglisht). Nju Jork: Metropolitan Museum of Art. ISBN 978-081096433-4.
- Martin Werner. "Migration and Hiberno-Saxon Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 8. ISBN 0-684-18274-2.
- David M. Wilson (1984). Anglo-Saxon Art: From The Seventh Century to the Norman Conquest (në anglisht). Thames and Hudson. ISBN 0-87951-976-2.
- Ian Wood (2014). The Merovingian Kingdoms 450–751 (në anglisht). Taylor & Francis. ISBN 978-0-582-49372-8.
- De Vecchi, Pierluigi; Elda Cerchiari Necchi (1991). "Tomo II: I Longobardi in Italia". L'arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. fq. 311-316. ISBN 88-450-4219-7.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1991). L’Arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1.2. Bompiani. ISBN 88-450-4219-7.
- Paolo Verzone (1942). L'architettura religiosa dell'alto Medioevo nell'Italia settentrionale (në italisht). Milano: Officine grafiche Esperia.
- Verzone, Paolo (1969). Architettura longobarda a Spoleto e a Pavia. Atti del IV Congresso internazionale del Centro italiano di studi sull'alto medioevo 10-14 shtator 1967 (në italisht). Pavia: Centro italiano di studi sull’alto Medioevo. fq. 221–230.
- Manuel Antonio López Villa (2003). "Arquitectura medieval". Arquitectura e historia: cursos de historia de la arquitecura (në spanjisht). Vëll. 1. Universidad Central de Venezuela, Consejo de Desarrollo. fq. 65–102. ISBN 978-98-0002073-9.
- Yarza, Joaquín (1979). Arte y arquitectura en España, 500–1250. Manuales arte Cátedra (në spanjisht). Cátedra. ISBN 978-84-376-0201-1.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Carolingian art". In Encyclopædia Britannica Online
- Ross, Nancy, Carolingian Art Arkivuar 6 tetor 2014 tek Wayback Machine, Smarthistory
- Pages using div col with small parameter
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Commons link is locally defined
- Mesjeta e hershme
- Arti mesjetar
- Historia e Italisë
- Historia e arteve pamore
- Historia e arkitekturës
- Evropa gjatë Mesjetës së Hershme
- Histori e artit
- Historia e Gjermanisë
- Historia e Francës
- Historia e Vendeve të Ulta
- Arti Perëndimor