Shko te përmbajtja

Arti Longobard

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plutejtë e Teodotes me grifonë, filimi i shek. VIII, 177 x 66 cm. Musei Civici di Pavia

Me Art Longobard nënkuptohej e gjithë prodhimtaria artistike që do të zhvillohej në Itali gjatë periudhës dhe në territorin e sunduar nga longobardët (shekulli VIII-shekulli VII), me qëndrim në Italinë Jugore deri në shekujt e XXI (Langobardia Minor), pavarësisht origjinës etnike të autorëve të ndryshëm, ndër të tjera e pamundur për tu përcaktuar.

Me hyrjen e tyre në Itali, populli gjermanik i longobardëve solli me vete një traditë të tijën artistike dhe prejardhje gjermanike, edhe pse e ndikuar nga elemente bizantine gjatë qëndrimit të gjatë të popullit në Panoni (shekulli VI); kjo prejardhje mbeti gjatë e dukshme në artin longobard, në aspektet e tij formale dhe zbukuruese (simbolizmi, horror vacui, dekore fitomorfe apo zoomorfe). Në vijim të hedhjes rrënjë të qëndrimit në Itali, do të niste një proçes i gjerë shkrirjeje midis elementeve gjermanike dhe atyre romanike (latino-bizantine), që do ti jepnin jetë një shoqërie gjithmonë e më pak të dallueshme (ajo që, nga aty në pak kohë, do të shfaqej si sic et simpliciter "italiane").

Një bashkësi prej shtatë vendesh me dëshmi të dendura arkitektonike, pikturore dhe skulpturore të Artit Longobard, përfshirë në vargun e siteve Longobardët në Itali: vendet e pushtetit (Longobardi in Italia: i luoghi del potere), do të futej në listën e vendeve të trashëgimisë botëroreUNESCO-së në qershor 2011.

Që para zbritjes së tyre në Italia, shprehja kryesore artistike e longobardëve ishte e lidhur me argjendarinë, që shkrinte traditat gjermanike me ndikime të vona romake, të marra gjatë qëndrimit në Panoni (fundi i shekullit të V-fillimi i shekullit të VI). Kësaj periudhe fillestare i përkasin armët, xhevahiret dhe zbukurimet e zbuluara në nekropolet longobarde; veçanërisht të përhapura ishin fibulat dhe kryqthat në fleta ari të punuara me rrahje, që do të mernin vendin e monedhave brakteate me origjinë gjermanike tashmë gjerësisht të përdorura si hajmali. kryqthat, sipas një tipologjie me origjinë bizantine, përdoreshin si zbukurime të vendosura në veshje. Ekzemplarët më të vjetër paraqesin figura kafshësh të stilizuara por të dallueshme, ndërsa në vijim do të dekoroheshin me elemente të gërshetuara bimore, në brendësi të të cilave ndonjëherë shfaqeshin figurina zoomorfe.

Bëjnë pjesë në një prodhimtari ngushtësisht të lidhur me oborrin kryqet xhevahire, si Kryqi i Agilulfit i ruajtur në Museo e tesoro del duomo di Monza (fillimi i shekullit të VII), me pietra dura të përmasave të ndryshme të inkasatuara në të ftohtë në mënyrë simetrike përgjatë krahëve. Një shemull i ngjashëm prodhimi aristokrat është mbulesa e Ungjillit të Teodolindas, ku në pllakëzat e arta janë mbresuar dy kryqe me xhevahirë dhe gurë të ngjyrosur (603, sipas traditës). Ishte në përdorim edhe një teknik inkasature në të nxehtë, për të cilën përdoreshin gurë e pasta qelqore të shkrira dhe të derdhura në një rrjet të dendur zgavrash. Kryeverpa të tjera, me datim më të diskutuar, janë Klloçka me zogjt dhe Kurora e hekurt.

Prodhimi dhe dekorimi i armëve përdornin teknikat dhe stilet e argjendarisë së zhvilluar në të njëjtën kohë stile të veta. Korredet mortore kanë nxjerë në dritë mburoja të mëdha parade prej druri të veshur me lëkurë, mbi të cilat mund të vendoseshin silueta prej bronzi: për shembull te Scudo di Stabio (Berna, Historisches Museum) ishin gozhduar figurina kafshësh të papara, me dinamizëm të menjëhershëm dhe të rafinuar.

Një përpjekje për të rikuperuar skemat paleokristiane, tipik i prodhimtarisë aristokrate duke nisur nga Periudha Teodolindee, është e pranishme në pllakën ballore të helmetës së Val di Nievole, e quajtur lamina di re Agilulfo, që i përket fillimeve të shekullit të VII dhe sot e ruajtur në Firence (Museo del Bargello), ku mbreti në fron ka përkrahë heshtarët e tij, nga dy fitore me flatra gati karikaturale dhe nga dinjitarë që ofrojnë kurora, për të formuar paradën mbretërore simbolikisht shprehëse e pushtetit sovran që dëshmon përpjekjen për të ripërdorur modele të lashta sipas ndjesive sintetike longobarde.

Tempullthi Longobard i Cividale del Friuli, brendësia.

Veprimtaria arkitekturore e zhvilluar në Langobardia Maior në pjesën më të madhe ka humbur, për më tepër për shkak të rindërtimeve pasuese të ndërtesave fetare dhe laike të ngritura midis shekujve të VII dhe të VIII. Duke nisur nga Tempullthi Longobard i Cividale del Friuli, i mbetur në pjesën më të madhe integral, ndërtime e të tjera në Pavia, Monza apo vende të tjera janë rimodeluar gjerësisht në shekujt pasues. Pjesa më e madhe e ndërtimtarisë longobarde përbëhej nga vetë rimodelime ndërtesash ekzistuese dhe zhvillohej duke përdorur materiale të mara nga ndërtesa të antikitetit të vonë. Në kuadrin kishtar ajo ndërthurte modele kulturore të ndryshme, siç është tipike për shoqëritë pa tradita arkitekturore të vetat; ky pluralizëm kulturor do të krijonte risi që do të ishin objekt i përpunimit të mëtejshëm në Periudhën Karolinge dhe Para-Romanike.[1]

Në Pavia, kryeqyteti i Mbretërisë Longobarde, trupi qendror i lartë i Kishës së shkatërruar të Santa Maria allle Pertiche (themeluar në vitin 677) qe referenca për arkitekturën pasuese, si Kisha e Santa Sofia a Benevento, apo më vonë Cappella Palatina e Aquisgrana-s; një shembull longobard i kësaj tipologjie i mbijetuar deri më sot është Pagëzimorja e San Giovanni ad Fontes, në Lomellon e afërt, ndërsa për Kishën e Sant'Eusebios, të Kishën e Santa Maria delle Cacce dhe të Manastirit të San Felice mbetet vetëm kripta. Bazilika Autarena di Fara Gera d'Adda qe fillimisht një nga ndërtimet e para longobarde triabsidëshe, ku përdoret një skemë me origjinë orientale, e njohur nëpërmjet kanaleve adriatike, në vijim shumë e përhapur, por relativisht e lidhur në Langobardia Maior. Në pjesën e jashtme të Bazilika Autarena dallohen harkadat e verbëra me prejardhje bizantino-ravenase, të përdorura në vijim në motivin e harkadëzave të varura romanike.[1]

Kisha e Santa Sofia, Benevento, brendësi.

Shembuj të tjerë të kësaj ikonografie, të përbashkuara nga përmasat e vogla, megjithëse në varintet e strukturës, janë Oratorio di San Michele alla Pusterla në Manastirin e Santa Maria Teodote në Pavia, i fundit të shekullit të VII, dhe Bazilika e San Giovanni Evangelista, ku është e mundur të dallohen të paktën tre faza ndërtimore, nga shekulli V deri në Periudhën Karolonge.[1] Zona arkeologjike e Castelseprio-s (Varese) është dëshmia kryesore arkitekturore longobarde e Neustrias jashtë Pavias, nga e cila mbeten të plota Torrione di Torba dhe Kisha e Santa Maria foris portas, që i përket fazës së fundit të Periudhës Longobarde dhe bujt një nga ciklet më të rafinuara pikturore të Mesjetës së Hershme.

Monza mbetet një kullë longobarde, ndoshta ishte pjesë e Pallatit të shkatërruar Mbretëror të Teodolindas dhe tashmë e përfshirë në absidën e katedrales. Gjurmë të tjera të arkitekturës longobarde në zonën lombarde janë Kisha e Santo Stefano Protomartire di Rogno, në provincën e Bergamos dhe, në Bresha, Kisha e San Salvatores, e ndërtuar mbi një strukturë triabsidëshe me planimetri në formë T-je, e datueshme nga gjysma e dytë e shekullit të VII.[1] Në të gjitha këto ndërtesa gjurmët longobare përbëjnë mbetjet e asaj që ekzistonte para rimodelimeve të rënda të ndodhura në shekujt pasues.

Monumenti më i famshëm longobard dhe më mirë i ruajtur gjendet në Cividale del Friuli dhe është i ashtuquajturi Tempullthi Longobard, i ndërtuar rreth mesit të shekullit të VIII me gjasa si kapelë palatine. Është e përbërë nga një sallë me bazë katrore me presbiter të formuar nga një lozhë me tre hapje e mbuluar nga volta barrelë paralele. Nga dekorimi bënë pjesë "friza" në kundër-façatë, i formuar nga gjashtë figura shenjtoresh në reliev stukoje, jashtëzakonisht të ruajtura.

Dëshmi më besnike ndaj formës së tyre origjinale gjenden, përkundrazi, në Langobardia Minor, në Benevento, ku ruhen Kisha e Santa Sofias, një pjesë e gjerë e mureve dhe Rocca dei Rettori, shembuj unik të mbijetuar ë arkitekturës ushtarake longobarde. Në Spoleto, seli e një dukati tjetër të madh i Langobardia Minor, frymëzimi monumental i dukëve longobardë do të shfaqej në shekullin e VIII me rinovimin e Kishës së San Salvatores, tashmë bazilikë paleokristiane e shekullit të IV-V, dhe në Tempullthin e Klitunos.

Adhurimi i Magëve, reliev i altarit të dukës Rachis.

Studimet e skulpturës longobarde vuajnë nga ç‘kontestualizimi e reperteve, që në disa raste arrin në humbjen e të dhënave rreth funksionit dhe destinacionit të tyre origjinal; janë pak rastet e korredeve dekorative të mbërritura deri në ditët tona akoma në vend, si ato të San Salvatore në Bresha dhe Tempullthi Longobard në Cividale. Si të gjithë popujt gjermanikë, longobardët nuk zotëronin një art monumental dhe një nga pasojat më të dukshme të mbizotërimit longobard në territorin italian që në këtë mënyrë braktisja e skulpturës së plotë të mirëfilltë në favor të një prodhimtarie që kufizohej në dekorimin arkitekturor dhe në zbukurimet e orendive liturgjike. Figura njerëzore në forma monumentale do të rishfaqej në shekullin e VIII në Cividale, në dekorimin në stuko të Tempullthit Longobard, ku proçesioni i shentoreve në kundër-façatë rishpik temën proçesionale me ndikim bizantin pa e shfuqizuar relievin plastik të figurave.

Repertori formal i longobardëve përbëhej nga pranëvendosja e elementeve zoomorfe fortësisht të stilizuara dhe të elementeve gjeometrikë; punishtet artizanale vendase, tashmë aktive nga porositë ostrogote, i zhvendosën këto stilema, tipike të argjendarisë alveolate, në mjedisin skulpturor duke i hapur rrugë një prodhimtarie që duhet të plotësohej fillimisht nga stukime të ngjyrosura dhe nga ndërkallje në materiale të ndryshme polikromike.[1] Pranë tyre, midis viteve 600 dhe 650, do të prodhoheshin vepra të lidhura me kulturën teodolindee, ku rimereshin motivet e traditës ikonografike paleokristiane, megjithëse të shprehura nëpërmjet një lineariteti të ndryshëm abstragues, dhe ku zbukurimi rikthehej të përdorej me një vetëdije të kufizimit të saj dhe fushës.

Pagëzimorja e Kalistit, 730-740, 354 cm e lartë, Cividale del Friuli.

Rekuperimi i modeleve klasike pati një nxitje të madhe rreth mesit të shekullit të VIII me prodhimtarinë aristokratike të lidhur me oborrin e mbretit Liutprand (fillimi i shekullit të VIII, në veçanti dekada rreth viteve 730-740) që do të niste një fazë të re të quajtur Rilindja Liutprandease, gjatë të cilës artistët që punonin për oborrin do të orientoheshin me zotësi me mjete teknike drejtë modeleve romake dhe bizantine. Duke hyrë në këtë kuadër plutejtë e ardhur nga oratori i San Michele alla Pusterla (plutejtë e Teodotes, në Museo Civico Malaspina të Pavias) dhe Burimi pagëzimor i patriarkut Kalist në Cividale.[1]

Te plutejtë e Teodotes, brenda kornizave të rafinuara me degëza dhe elemente bimore, janë paraqitur dy pallonj që pinin në një burim të kryesuar nga kryqi dhe dy dragonj detarë përpara pemës së jetës; reliev dypërmasor, por thellësisht i shkëputur nga fusha, prodhon një efekt kalikrafik dhe stilizimin e formave e shton vlerën simbolike të figurave. I njëjti përpunim dhe stilizim i repertorit natyralist mesdhetar gjendet te pllaka e Sigvaldit e futur në bazën e Pagëzimores së Kalistit (në Museo Cristiano di Cividale), një tetëkëndësh me harkthe të plota, kolona korintike mbi një balaustër me fragmente plutejsh mermeri.

Pllaka e Orsos, shekulli VIII.

Pllakat e skalitura të pagëzimores (shumë të ngjashme në rezultatet formale me Altarin e dukës Rachis, ndoshta edhe të të njëjtit autor) paraqesin figura simbolike të lidhura me sakramentin e pagëzimit (pallonj dhe grifonë në burim, luanë dhe qengja, simbole kristologjike dhe të ungjilltarëve, etj.). Edhe te harkadat gjenden mbishkrime dhe motive dekoruese bimore, zoomorfe dhe gjeometrike; valenca simbolike e këtyre relieveve gjen në stilin tërheqës longobard një koherencë më të madhe përkundrejtë përpjekjeve të tjera për të rikuperuar figurën njerëzore.

Është rasti i Altarit të dukës Rachis, i krijuar për pagëzimoren e Cividale-s dhe tani në Museo Cristiano: i përbërë nga një bllok i vetëm pietra istriana është skalitur me skena të historisë së Krishtit mbi katër faqet anësore. Figurat fortësisht dypërmasore paraqesin një shkëputje të qartë nga pjesa e skalitur përkundrejtë sfondit, si një vizatim në reliev. Ky efekt, së bashku me stilizimin e theksuar të figurave dhe nga ndjesia kaligrafike, e bëjnë altarin të ngjashëm me një arkëz monumentale të fildishtë.

Fragment pluteu me kokë qengji, shekulli VIII, Pavia, Musei Civici

Në Periudhën Liutprandease vazdhimësia e linjës së prodhimit stilistikisht të rrjedhur nga argjendaria dëshmohet nga disa vepra midis të cilave Pllaka me pallua e San SalvatoresBresha (e gjysmës së dytë të shekullit të VIII, tani në muzeun vendor të Santa Giulia-s) për degëzimin bimor dhe kornizën e poshtme me gërshetime, dhe Pllaka e varrit të San Cumiano-s, pranë Abacisë së San Colombano-s në Bobio,[1] me një mbishkrim qendror të mbyllur nga një kornizë e dyfishtë me motive gjeometrike (seri kryqash) dhe fitomorfe (lastarë hardhish). Midis shembujve më të mirë të “Rilindjes Liutprandease” është edhe fragmenti i pluteut me kokë qengji në aktin zgjatjes drejtë një kantharos të prejardhur nga siti i ish Pallatit Mbretëror të Korteolonas (tani në Musei Civici di Pavia),[2] që karakterizohet përkundrejtë pjesës më të madhe të basorelieveve bashkëkohëse për cilësinë e lartë: shkëputja e relieveve është shumë e thellë, sipërfaqet janë lëmuar mirë (edhe në pjesën e mbrapme) nëpërmjet limash dhe abrazivësh, sa që nuk dallohen shenja daltash, karakteristika të përhapura në skulpturën e vonë romake, por shumë të rralla në prodhimtarinë e shekullit të VIII.[3]

Gjatë shekullit të VIII prodhimtaria plastike në territoret e dukateve duket se shkëputet nga ajo aristokrate e oborrit, duke paraqitur një autonomi kulturore të konfermuar edhe në kuadrin politik. Një shembull është, interesant edhe për sa i përket raportit midis porositësit dhe autorit në periudhën e hershme mesjetare, paliotto del duca Ilderico, i datueshëm në periudhën në të cilën Ilderiku qe dukë i Spoletos (739-742) dhe atribuar skulptorit Orso nga mbishkrimi Ursus magester fecit, artist i lidhur me punishtet e vendit, në dallim të dukshëm me prodhimtarinë bashkëkohëse paveze.[1]

Në zonën kampane gjenden si prodhime vendore, ashtu dhe importime nga Kostandinopoja. Pas vitit 774 dhe midis shekujve të VIII dhe të IX, porositësit longobardë të territoreve jugore duket se përjashtojnë për njëfarë kohe çdo referim me prodhimtarinë bizantine, për një prirje drejtë traditave më të lidhura me traditën longobarde, me natyrë orafe, nga të cilat duket se rrjedhin kapitelet me sgavrim gjeometrizues (gjenden në Sant'Angelo in Formis dhe në kishëzën e Santa Sofias në Benevento), por që me ripushtimin bizantin të Italisë Jugore, duke nisur nga viti 876, prania bizantine do të bëhej stilistikisht më mbizotëruese.[1]

Olevano sul Tusciano, Grotta di San Michele, Pagëzimi i Krishtit, afresk, shekulli IX

Pasimi i popullsive mbizotëruese, përhapja e njohurive nëpërmjet kanaleve të manastireve dhe të scriptoria si dhe nëpërmjet lëvizjes së vetë autorëve, mbivendosjet apo afrimet e kulturave, latine, greko-bizantine dhe gjermanike, shuajnë në shumër raste mundësinë për të rindërtuar dhe dalluar gjuhët dhe stilet. Në veri, humbja e shumë dëshmive monumentale, të lidhura vetëm me dy shekuj mbizotërimi, e bënë të vështirë njohjen e një arti figurativ unitar ta padronizuar nga longobardët; në jug, vazhdimësia për katër shekuj e dukateve dhe principatave longobarde dhe autonomia e principatit beneventin kanë lejuar të dallohet një shkollë më kompakte kulture figurative beneventine, që identifikohet me kulturën e Langobardia Minor dhe që gërshetohet me kulturën karolinge në San Vincenzo al Volturno dhe me atë të Montekasinos.[4]

Bashkëkohës me ndërtimin dhe dekorimin plastik janë afresket e Tempullthit Longobard të Cividale-s,[5] si është në periudhën plotësisht longobarde cikli, i dëmtuar rëndë, i zbuluar në kullën e Manastirit të Torbas pranë Castelseprio-s, një kullë e vonë antike e ripërdorur në shekullin e VIII si kapelë.[1] Pjesët piktorike që ruhen në Kishën e San Salvatores së Spoletos (gjysma e dytë e shekullit të VIII) dhe afresket, të lidhur me dekorimin skulpturor të Tempullthit të Klitunos, i përkasin po të njëjtin kuadër kulturor, ku bëjnë pjesë edhe mjeshtër që vepronin në Romë midis shekulljve të VII dhe të VIII.[6] Benevento mbetet një qendër kulture longobarde deri në pushtimin norman; dy absidëzat e afreskuara të Kishës së Santa Sofias janë mes dëshmive më të vjetra të pikturës së lidhur me mbizotërimin longobard dhe arrijnë në kohën e Arechi II, princi i Beneventos nga viti 774.[7]

I dhemeluar nga fisnikë longobardë të Beneventos në vitin 703, Manastiri i San Vincenzo al Volturno i shpëtoi shpejt kontrollit të pushtetit longobard duke u rreshtuar me politikën karolinge dhe duke u bërë një qendër e rëndësishme e përhapjes kulturore; dëshmia më e vjetër piktorike e manastirit përbëhet nga një cikël profetësh, tepër fragmentar, i pikturuar për abatin Franco Giosuè, paraardhës i Epifanit, që dekoronte një mjedis pranë refektorit. Afresket më të njohur të San Vincenzo-s janë të kohës së abat Epifanit (797-817) dhe mbulojnë tërësisht faqet e mureve dhe tavanet e kriptës që i përkiste një ndërtese kishtare të humbur. Programi, me përmbajtje të madhe intelektuale, rrjedh, megjithëse e interpretuar në mënyra të ndryshme, nga tekstet e Ambrogio Autpertos, një intelektuali frank, abat i manastirit në vitet 777-778, në të të cilat i jepet një theksim i veçantë figurës së Virgëreshës.[8] Afresket, të pasur me dramaticitet dhe pa inkuadrim arkitekturor tregojnë, megjithëse të lidhur me kulturën karolinge, një stil afër shkollës së miniaturës beneventine, për ngjyrat e ndezura, ndriçimin e pasur dhe për vizatimin e lirshëm. Është nënvizuar se sa fort, gjendet në këto afreske komponenti verior, me referim të posaçëm ndaj pikturave të Manastirit të Shën Gjonit në Val Müstair dhe atij të Torbës, të theksuara në një mënyrë karakteristike të vizatimit të mermerëve fiktiv.[9]

Dëshmi të tjera piktorike pjesërisht të ndërlidhura me shkollën beneventine në Kampania, Molize dhe Pulia, të datueshme midis fundit të shekullit të VIII dhe shekullit të IX, gjenden në Grotta di San Biagio në Castellammare di Stabia, te Kisha e Santi Rufo e Carponio në Kapua, në Grotta di San Michele në Olevano sul Tusciano dhe në kishat e Santa Maria de Lama, Sant'Andrea della Lama dhe San Pietro a Corte në Salerno, në Tempullthin e Seppannibale-s në Brindizi dhe te Santuario di San Michele Arcangelo në Gargano (themeluar në shekullin e VI).

Në periudhën longobarde disa vendosin edhe afresket e Kishës së Santa Maria foris portas të Castelseprio-s, edhe pse datimi i tyre është shumë i debatuar dhe sot duket se priret drejtë atribuimit të një artisti bizantin. Edhe nga këndvështrimi i përmbajtjes simbolike, cikli do të shprehte një vizion të fesë përsosmërisht përkuese me fazën e fundit të sundimit longobard: Duke u shuar, të paktën nominalisht, konceptimi arjan i Krishtit, ku pohohet në skenat e pikturuar homoousion e dy natyrave, njerëzore dhe hyjnore, të Birit të Zotit.

Miniatura në periudhën longobarde do të njihte, mbi të gjitha në brendësi të manastireve, një zhvillim të posaçëm, sa që është përkufizuar si Shkolla Longobarde (ose "franko-longobarde") një traditë e posaçme dekorative. Kjo shprehje artistike do të arrinte shprehjen më të lartë te kodikët e redaktuar në manastire në gjysmën e dytë të shekullit të VIII.

Thurjet me pllakëza

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Thurja me pllakëza përdorej nga longobardët për të prodhuar rripa të gërshetuara dhe dekorime veshjesh shumë të rafinuara të pasuruara me fije ari, siç dëshmojnë zbulimet në varrimet në lokalitetin San Martino pranë Trezzo d'Adda.[10]

  1. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 Arslan 1996.
  2. "Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 5 maj 2021. Marrë më 28 maj 2021 nëpërmjet Academia.edu.
  3. "I Longobardi" (PDF). Museicivici.pavia.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 qershor 2021. Marrë më 28 maj 2021.
  4. Bertelli 1994, ff. 11–12.
  5. Bertelli 1994, f. 131.
  6. Bertelli 194, ff. 180–182.
  7. Bertelli 1994, ff. 243–244.
  8. Bertelli 1994, ff. 270–273.
  9. Bertelli 1994, f. 16.
  10. Caterina Giostra. "I fili aurei longobardi: la tessitura con le tavolette e la lavorazione del broccato" (PDF) (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 26 mars 2014 nëpërmjet Academia.edu.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]