Shko te përmbajtja

Arti Visigot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kisha e San Juan Bautista, në Baños de Cerrato, Spanjë

Visigotët do të hynin në Hispania (Spanja dhe Portugalia moderne) në vitin 415 dhe do të ktheheshin në popullin mbizotërues aty deri në Pushtimin Umajad të Hispanias në vitin 711 që do ti jept fund mbretërisë së tyre.

Kjo periudhë në Artin Iberik mbizotërohet nga stili i tyre. Arti Visigot në botën anglisht-folëse përgjithësisht konsiderohet si një degëzim i Artit të Dyndjeve Barbare, ndërsa në botët spanjisht dhe portugalisht-folës përgjithësisht klasifikohet si Para-Romanik.

Degëzimet e Artit Visigott përfshijnë arkitekturën, zejtarinë (veçanërisht argjendarinë) dhe shkrimin visigot.

Arti i hershëm Visigot mbijeton të sende funksionale, veçanërisht ato të zbukurimit personal.[1] Arti visigotëve në Iberi paraqet ngjyra vibrante, modele gjeometrike dhe figura të stilizuara.[2]Stili u fut ndikua nga tradita vendore romake, Arti Bizantin dhe teknikat gjermanike të punimit të metaleve.[3] Ai ishte i lidhur në mënyrë tipike me sende të përdorimit fizik, siç ishin tokëzat e rripit, kapëset dhe varëset.[4]

Arkitektura Visigote

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kapela e São Frutuoso në Braga, Portugali

Arkitektura Visigote pasqyron rrënjët e antikitetit të vonë dhe Arkitekturës paleo-kristiane. Visigotët gradualisht do ta pushtonin të gjithë Galinë dhe Gadishullin Iberik nga shekulli V deri në shekullin e VI. Gjatë shekullit të VI, ata do të krijonin një entitet të qëndrueshëm shtetëror, i cili do ta arrinte kulmin e tij në gjysmën e dytë të shekullit të VII. Pushtimi i shkurtër bizantin midis viteve 554 dhe 626 i rajonit jug-lindor (Provincia Spaniae) i Gadishullit Iberik do ti përforconte lidhjet me Perandorinë Bizantine, Detin Mesdhe dhe Afrikën Veriore.[5]

Nga konvertimi i mbretit visigot Rekaredi I në vijën kryesore të besimit të krishter në vitin 589 deri në pushtimin arab në vitin 711, të dhënat e shkruara dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë për ekzistencën e 60 kishave në Gadishullin Iberik. Kishat visigote ishin ndërtuar me gurë të punuar në mënyrë të rafinuar. Një shembull janë kishat ruarale në zonat veriore të Lumit Duro që kanë mbijetuar deri më tani. Kisha të tjera të rëndësishme me gjasa ekzistonin në qendra të mëdha në jug të gadishullit, siç janë Sevilja ose Toledoja.[6] Gjetjet arkeologjike, veçanërisht të llojit të bazilikës, konfirmojnë dallimin e tyre nga arkitektura rurale. Arkitektura e tempujve urbanë ishte më ngushtësisht e lidhur me Arkitekturën Merovinge ose Arkitekturën Bizantine. Tempujt nga grupime të ndryshme dallojnë në teknikat ndërtimore dhe dikoruese. Dekorimet skulpturore pasqyrojnë një interes në zbukurimet komplekse, ndërsa planet duhet të kenë pasqyruar deri në njëfarë mase traditat visigote.

Visigotët do të largoheshin gradualisht nga rajonet jugore të Galisë nga sunduesit frankë. Ata e mbajtën kryeqytetin Tuluz deri në vitin 508, kur mbreti frank Ludvigu I i mundi ata dhe i shtyti drejtë Pirenejve. Përveç rajonit të Septimanias, i cili mbeti pjesë e Mbretërisë Visigote. Megjithëse pothuajse asgjë nga Periudha Visigote nuk mbijeton në Tuluzë, një gravurë e vitit 1727 tregon Kishën e Notre-Dame-de-la Daurade, me gjasa e ndërtuar gjatë Periudhës Visigote. Por ajo do të shkatërrohej në vitin 1761. Ishte një ndërtesë tetëkëndore me tulla me një manastir me kupolë me dekorime mozaikësh, që i jepnin kishës emrin e sajFunksioni kishës është i paqartë. Ajo me gjasa ishte një kapelë pallatore, si ndërtesat e ngjashme të ndërtuara në oborret perandorake romake. Pavarësisht funksionit të saj origjinal, llojit dhe dekorimit, ndërtesa mund të datohet nga fundi i shekullit të V. Tempulli ishte përngjasues i Basilica di San Vitale në Ravena.[7] Mjaft struktura të tjera u modifikuan ose u ndërtuan në Akuitani, siç është kapela e Saint-Christol of Nissan-lez-Enserune ose kapela e Notre-Dame-de-la-Miséricorde afër Béziers.[8]

Mbetjet visigote në Kriptën e San Antolín të Katedrales së Palencias, Spanjë

Harku Patkua i portalit të Kishës së San Juan de Baños, 661, Venta de Baños, Spanjë. Në Gadishullin Iberik, dyqanet e tipit të bazilikor ndërtoheshin me një plan kryqi grek, të mbuluar nga kupola të brendshme barrela në tregje. Hapsira e kishës ndahej në një zonë të përbashkët për besimtarët me dy pastophoria përballë dhe një apsidë të ndarë nga pengesa (cancelli) ose mure.[9]

Zgjidhja arkitekturore e ndan botën laike nga shenjtërorja. Ishte gjithshtu i zakonshëm përdorimi i harkadave të larta dhe holla në navatën qendrore dhe në formë patkoi të apsidave, disa arkivolta ose volta. Një ndarje e plotë mund të shihet në kishën e vogël të São Gião, afër Nazaré, Portugali. Kishte dyer të ngushta dhe hapje në mure që pengonin njerëzit thjeshtë ta shihnin ceremoninë në absidë. Në kishat e San Peter de la Nave në Zamora, San Comba de Bande në Ourense, Santa Maria de Lara në Quintanilla de las Viñas, afër Burgos, dhe São Frutuoso de Montélios në Braga, Portugali, mbizotëron zgjidhja e një hapsire të ndarë, në të cilën kryqëzimi shënohet nga një varg harqesh patkua. Megjithëse nuk është tërësisht e qartë nëse kjo ishte një element i Arkitekturës Hispano-Romake apo nëse do të mbërrinte në Gadishullin Iberik me ndikimet lindore, harku patkua me gjasa më vonë do të kalonte nga visigotët te arabët. Deri në ditët e sotme, shumë ekspertë debatojnë nëse harku patkua është një element i lashtë i arteve vendore apo një risi visigote. Kjo teori kundërshtohet nga fakti se popujt e tjerë gjermanikë nuk e përdorin atë.

Harku jo vetëm formonte një kalim dekorativ nga harku tradicional gjysmë-rrethor, por gjithashtu zgjeronte idenë e një hapsire të ndarë në mënyrë hierarkike të tempullit. Ai vendosej në brendësi, por edhe jashtë, siç portali perëndimor dhe harkada e San Juan de Baños. Zhvillimi i tij ndodhi në një kohë kur shqetësimet rreth fshehtësisë dhe ndarjes shpreheshin në këshillat e Kishës Hispano-Romake. Ndarja graduale e hapsirës së tempullit me gjasa qe një shprehje e pandërgjegjshme e posturës mbrojtëse të Kishës Hispano-Romake kundër shtypjes së sunduesve ariano-visigotë. Ky sistem i ndarjes së hapsirës pati gjithashtu ndikim në përmirësimin e statusit të klerit. Ndarja dhe mbulimi i pjesëve sakramentale e rriti autoritetin e priftërinjve si ndërmjetës midis profanes dhe hyjnores.[9]

Rrënojat e Basilica de Santa María de Batres në Carranque, Spanjë

Një kishash të shekullit të V dhe të VI, tani kryesisht rrënoja ose site arkeologjike, ishin burimi i Arkitekturës Hispano-Visigote, siç ishin Basilica de Cabeza del Griego në Cuenca dhe Basilica de Aljezares në Murcia. Bazilika e fundit datohet nga epitafi i peshkopëve Higin dhe Sefronia rreth vitit 550. Ishte një bazilikë me tre navata me një transept, dhoma anësore (diaconium dhe prothesis) të ndara nga shenjtërorja dhe një absidë në formë patkoi, të ngjashme me bazilikat afrikano-veriore. Basilica de Aljezares në Murcia kishte një plan të ngjashëm, përveç se navata anësore ishte e lidhur me një pagëzimore të bashkangjitur rrethore. kisha të tjera janë the Basilica de San Pedro de Alcántara në Murcia, Basilica de Alcarecejos në Córdoba, Basilica de Casa Herrera në Mérida, Basilica e Villa Fortunatus në Fraga dhe Basilica de Zorita de los Canes në Reccopolis.[10]

Vlen për tu përmendet kisha e vogël e manastirit të Shën Kugat del Vallès në Barcelonë, nga shekulli VI. Është një kishë me navatë të vetme me një absidë gjysmë-rruzullore në brendësi dhe një absidë drejtëkëndore së jashtmi. Plani i kishës ndjek tipologjinë e hershme kristiane dhe është përsëritur më vonë në Artin dhe Arkitekturën Mozarabike. Shumica e kishave visigot të ruajtura datojnë nga gjysma e dytë e shekullit të VII. Arkitektura Visigote pati gjithashtu ndikime të jashtme. Variantet e planeve me kryq grek apo latin janë përdorur në kishat e San Pedro de La Nave afër Zamoras, San Comba de Bande në Ourense, São Frutuoso de Montélios në Braga dhe San Pedro de La Mata në Toledo.[9]

Disa ndërtesa, si Santa Comba de Bande në Ourense, pasqyrojnë ngjashmëri me ndërtesat e vona antike në Ravena.[6] Sipas historianëve të artit, popullariteti i planeve në formë kryqi buron nga një interes ndaj Arkitekturës Romako-Lindore (Bizantine), si eksteriori i kapelës (mauzoleu) i São Frutuoso de Montélios në Braga. Ndërtesa pasqyron ndikimin lindor me Mauzoleun e Galla Placidias në Ravena. Kapela është në formën e një kryqi grek dhe është ndërtuar me punime të rafinuara me gurë dhe modele gjeometrike që mund ti referohen ndërtesave tashmë të zhdukura visigote në Toledo. Arkitektura e shumë ndërtesave paraqet ndikime të Artit Bizantin në Periudhat e Justinianit dhe Herakleosit. Për shkak të kontaktit të ngushtë dhe luftërave të shpeshta midis visigotëve dhe bizantinëve, është pasqyruar frymëzimi i drejtpërdrejtë nga Bizanti, siç vëren Isidori i Seviljes në verpën e tij De laude Hispaniae.[9]

Tempulli i San Juan de Baños, i ndërtuar nga mbreti visigot Rekesvint në vitin 661,[note. 1] është një bazilikë me tre navata dhe një transept si dhe një vestibul tempullor aq të gjerë sa navata kryesore. Sipas kërkimeve arkeologjike, bazilika fillimisht kishte dy dhoma anësore (diakonikon dhe prothesis) me volta barrela të ndara nga shenjtërorja, e ngjashme me tempujt e hershëm të krishterë. Dekorimi i pasur skulpturor i tempullit, portalit, harkut triumfues, kornizës dhe voltës barrelë të shenjtërores përngjason me dekorimin e tempujve koptë dhe sirianë. Arkitrari i portalit që të çon te tempulli i referohet katedraleve siriane të Turmaninit dhe Kalb Luzit.[11]

Kisha e San Pedro de la Nave, e ndërtuar gjatë mbretërimit të Égikës, është e një shemull i mirë-ruajtur i një kishe të llojit bazilik nga fundi i shekullit të VII afër Zamorës. Plani është në formën e kryqit grek në një drejtkëndësh të formuar nga dhomat ngjitur. Kisha është ndërtuar me blloqe guri, me tulla dhe gurë herë pas here të përdorur për voltat dhe pjesët e sipërme të mureve. Brendësia priret ndaj errësirës, me mure masive dhe sipëraqe harkore që kufizojnë ndriçimin e drejtpërdrejtë në minimum.[6] Sistemi mbështetës është formuar nga shtylla katrore, te të cilat, në vende të posaçme dhe domethënëse si kryqëzimi ose harku triumfues, kolonave u janë bashkangjitur me dekorime të pasura në relieve, kapitelet. Dekorimi është ilustruar kryesisht me skena nga Besëlidhja e Vjetër.[11] Elementet dekorative mbi imposte janë të ngjashme me ato që gjenden në muret e jashtme të absidës së eremiterisë së Santa María de Lara në Quintanilla de las Viñas.[7]

Mjaft kisha në Spanjën Veriore që datojnë nga shekulli VIII mund të konsiderohen visigote. Më interesantja është eremitëria e Santa María de Lara, afër Burgos. Vetëm transepti dhe shenjtërorja katrore e kishës janë ruajtur. Kisha është ndërtuar me blloqe të kaltra-në gri guresh. Interieri përmban mjaft relieve që paraqesin Krishtin, Virgjëreshën Mari, engjëj dhe diellin. Dekorimi skulpturor i kishës ilustrohet kryesisht nga motive të hershme të krishtera, siç është hardhia.

Grupi i fundit i ndërtesave në Katalonia: Këto përfshijnë kishat e Terrassa (Shën Pjetrit, që ishte vetëm një kapelë), Shën Mihalit dhe Shën Mërisë dhe katedralen me pagëzimoren në Egara. Kisha e Virgjëreshës Mari ishte padyshim një bazilikë me tre navata me një tavan me trarë. Kisha e Shën Mihalit është një ndërtesë e vogël në formën e një kryqi grek të brendashkruar në një katrorë me një absidë në lindje. Krahët e kryqëzimit janë me volta me një tavan të brinjëzuar dhe, sipër pjesës qendrore, ndodhet një kupolë mbi pendulum. Kapelat në kënde janë me volta me gjysmë-kupola.[12]

Në arkitekturën shekullare, visigotët përdorën ndërtesat ekzistuese publike të romakëve, që ata i riparuan gjerësisht ose i ndërtuan nga e para në imitim të të njëjtit stil. Mbreti Liuvigild në mënyrë të famshme fortifikoi qytetin e Recópolis, në veri të Toledos, në vitin 568. Fortifikimet e qytetit, pallati, tempulli dhe zona rezidenciale u ndërtuan sipas planit romak rrjetë. Por më vonë, në shekullin e X, qyteti do të braktisej. Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar themelet e një pallati dhe një tempulli të afërt.[8] Mbretëria Visigote do të përmbysej nga arabët, që e pushtuan të gjithë Gadishullin Iberik shpejtë pas futjes së tyre në vitin 711. Pushtimi Arab nuk e shkatërroi plotësisht Arkitekturën Visigote. Popullsia e krishterë (mozarabike) e ruajti trashëgiminë visigotenë Arkitekturën Mozarabike nën sundimin arab. Në veri-perëndim të Gadishullit Iberik, gjithësesi, në mbretërinë e vogël të Asturias, një shkollë vendore nën sundimin e Pelagios.[13] Trashëgimia e Arkitekturës Visigote vijon në Arkitekturën Asturiane, e cila vijoi të zhvillohej aty midis shekujve të VIII dhe të X.[12]

Shembujt e vetëm të mbetur të Arkitekturës Visigote nga shekulli VI janë kisha e San Cugat del Vallés në Barcelonë, eremitëria dhe kisha e Santa Maria de Lara në Burgos, Kapela e Saint Frutuoso në Braga, Kisha e São Gião në Nazaré dhe pak mbetje të kishës në Cabeza de Griego në Cuenca. Edhe pse stili i tyre do të zhvillohej përgjatë shekujve pasues, megjithatë shembujt kryesorë të mbetur të saj janë kryesisht rurale dhe shpesh të rrënuara. Disa nga karakteristikat e arkitekturës së tyre janë:

  • Përgjithësisht në modelin bazilikor, ndonjëherë një plan kryqi grek ose, më rrallë, një kombinim i të dyve. Hapsirat janë tepër të kompartimentuara.
  • Harqet patkua pa gurët kyç.
  • Një absidë e jashtme drejtëkëndore.
  • Përdorimi i kolonave dhe shtyllave me kapitele korintike me dizajne unike.
  • Volta Barrela me kupola në kryqëzime.
  • Përdorimi i shpesht i materialeve prej mermeri.[14]
  • Muret me blloqe të skalitur, herë pas here të alternuar me tulla romake.
  • Dekorimi zakonisht me motive shtazore ose bimore.

Disa shembu të njohur përfshijnë:

  1. Emri i tempullit Baños sugjeron se kishte brenda sitit ndodhesin banja mjeksore romake. Sipas legjendës, gruaja e supozuar për të kuruar mbretin Rekesvint me ujë nga ky vend, që premtoi të ndërtonte një tempull kushtuar Shën Gjon Pagëzorit në këtë vend.
  1. Hourihane, Colum, red. (2012). "Visigothic art". The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 1. Oxford University Press. fq. 316. ISBN 978-0-19-539536-5. Marrë më 13 korrik 2025. [...]arti i visigotëve konsistonte kryesisht në elemente të zbukimit personal: tokëza rripi, fibulae (kapëse veshjesh) dhe pajimet e kuajve.
  2. De Marco, Pasquale (2025). "The Iberian Crucible: The Visigothic Legacy". The Iberian Chronicle (në anglisht). fq. 9. Marrë më 13 korrik 2025. Arti Visigot karakterizohet nga përdorimi i tij i modeleve gjeometrike, figurave të stilizuara dhe ngjyrave vibrante.
  3. "Visigothic art". Encyclopædia Britannica (në anglisht). Encyclopædia Britannica. 25 prill 2016. Marrë më 21 dhjetor 2025.
  4. "Results for "visigothic-art" - The Metropolitan Museum of Art". The Metropolitan Museum of Art (në anglisht). Marrë më 21 dhjetor 2025.
  5. Skubiszewski Piotr (1998). L'art du Haut Moyen Âge: L'art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Paris: Livre de Poche. fq. 480. ISBN 978-2-253-13056-7.
  6. 1 2 3 Gerli E Michael; David Raizman (2003). "Visigoths to the Muslim Invasion". Routledge Revivals: Medieval Iberia (në anglisht). New York: Routledge Encyclopedias of the Middle Ages. fq. 586–711. ISBN 978-0-203-95364-8.
  7. 1 2 Colum Hourihane (2012). The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 6. Stave to Zyvele. Oksford: Oxford University Press. fq. 316–318. ISBN 978-0-19-539536-5.
  8. 1 2 Blas Taracena (1947). "Ars Hispaniae: Historia Universal del Arte Hispanico". Arte Romana, Arte Cristã Primitiva, Arte Visigótica, Arte Asturiana (në anglisht). Vëll. 2. Madrid: Plus-Ultra. fq. 225–250.
  9. 1 2 3 4 Jerrilynn D. Dodds (1988). "VISIGOTHIC ART". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 12. New York: Sons of Charles Scribner. fq. 465–467. ISBN 9780684182780.
  10. 1 2 3 4 González-García, Antonio César; Belmonte, Juan Antonio (1 korrik 2015). "The Orientation of Pre-Romanesque Churches in the Iberian Peninsula". Nexus Network Journal (në anglisht). 17 (2): 353–377. doi:10.1007/s00004-014-0231-7. ISSN 1522-4600. S2CID 253593505.
  11. 1 2 PIJOAN, José. fq. 175.
  12. 1 2 Dudák Vladislav; Pošva Rudolf; Neškudla Bořek (2000). "Vizigótska Architektura". Encyklopedie světové architektury od menhiru k dekonstruktivismu (në polonisht). Baset. fq. 981–982. ISBN 80-86223-08-6.
  13. José Pijoan (1978). History of Art. World Art (në anglisht). Pragë: Odeon. fq. 177.
  14. Domingo Magaña, J. A. (2015). The Use of Marble in Hispanic Visigothic Architectural Decoration. Interdisciplinary Studies on Ancient Stone: ASMOSIA X: Proceedings of the Tenth International Conference of ASMOSIA, Association for the Study of Marble & Other Stones in Antiquity, Rome, 21-26 May 2012 (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. fq. 527–535.
  15. Sánchez-Pardo, José C.; Blanco-Rotea, Rebeca; Sanjurjo-Sánchez, Jorge (gusht 2017). "The Church of Santa Comba de Bande and Early Medieval Iberian Architecture: New Chronological Results". Antiquity (në anglisht). 91 (358): 1011–1026. doi:10.15184/aqy.2017.83. ISSN 0003-598X. S2CID 164322469.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]