Arti dhe arkitektura para-romanike

Arti dhe arkitektura para-romanike është emërtimi historiografik i periudhës së parë të madhe të Artit Mesjetar në Evropën Perëndimore, që përkon me Periudhën e Mesjetës së Hershme (shekujt e VI–X, ose që nga fund i shekullit të V deri në fillim të shekullit të XI). Emërtimi do të sajohej për herë të parë nga Jean Hubert në vitin 1938 (L’Art préroman)[1] Periudha para-romanike në Artin Evropian shtrihet përgjatë viteve nga shfaqja e Dinastisë Merovinge rreth vitit 500 deri në fillimin e Periudhës Romanike në shekullin XI. Ndërsa termi përdoret tipikisht për tiu referuar kryesisht arkitekturës dhe skulpturës monumentale, kjo periudhë përfshin të gjitha artet e tjera.
Stilistikisht nuk përcakton një lëvizje artistike me forma artistike të mirë-përcaktuara, pasi është më shumë një shprehje përgjithësuese që përfshin prodhimtarinë artistike të Krishtërimit latin mes Artit Paleokristian dhe Artit Romanik. Tema kryesore gjatë kësaj periudhe është futja dhe përvetësimi i formave klasike mesdhetare dhe paleokristiane me Artin Gjermanik, që futi forma të reja inovative. Kjo nga ana tjetër do të çonte në formimin e Artit Romanik në shekullin e XI. Në kronologjinë e Artit Mesjetar Arti Para-Romanik u parapri nga çfarë quhet zakonisht Arti i Dyndjeve Barbare i popujve "barbarë": Arti Hiberno-Sakson në Ishujt Britanikë dhe kryesisht Arti Meroving në Evropën Kontinentale.

Ndërsa në Lindje vijimi i Perandorisë Romake do të lejonte zhvillimin e Artit Bizantin, në shumicën e Evropës Perëndimore, Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore dhe Dyndjet Barbare do të hapnin një periudhë paqëndrueshmërie të madhe politike dhe rënie kulturoe (të quajtur Periudha e Errët) në të cilën popujt gjermanikë do të shkrinin artin.[2]
Arti Para-Romanik ka karakteristika të caktuara të përbashkëta, si mungesa relative e programeve të mëdha arkitekturore (duke përfshirë ripërdorimin e ndërtesave të mëparshme dhe të elementeve të tyre arkitekturore), skarciteti i skulpturave me përmasa të mëdha, parapëlqimi i argjendarisë dhe dorëshkrimeve të ilustruara në miniaturë, dhe evoluimi formal drejtë thjeshtësisë, skematizimi dhe simbolizmi në artet figurative për të arritur një ekspresivitet më të madh, duke e braktisur realizmin dhe me shumësi të motiveve dekorative (gërshetime,[3] funikular, të yjëzuar, etj.) që shkojnë deri te horror vacui. Megjithatë, nuk ka identifikim të mjaftueshëm midis arteve të ndryshme vendore për të folur për një arti ndërkombëtar, si ata të Mesjetës së Vonë (Romanik dhe Gotik).[4]
Ngulitja përfundimtare e pushtuesve barbarë, secili me bagazhin e tij kulturor me mbijetesën e pjesshme të kulturës klasike greko-romake të përzgjedhur dhe pajtuar me krishtërimin për institucione të reja (veçnërisht monasticizmi), imponoi një koncept të ri të përgjithshëm evropaian. Së secilin rajon ku ata do të vendoseshin, rrethanat e përkatësisë së tyre në romanitetin e krishterë ishin të ndryshme. Nga ana tjetër, mes shekujve të VII dhe të VIII hapsira mesdhetare do të ndahej nga Ekspansioni Islamik, që u vendos në brigjet jugore, nga Spanja deri në Siri, ku do të zhvillohej arti islamik.në tradita arkitekturore romake i mbijetoi Rënies së Perandorisë Romake Perëndimore. Frankët e Dinastisë Merovinge vijuan të ngrinin ndërtesa të mëdha guri si kishat manistire dhe pallatet.
Arkitektura Para-Romanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Do të përdoreshin të dyja, bazilika dhe plani i qendërzuar. Çatitë ishin ose të sheshta prej druri (që mbulonin tavanet me trarë të strukturës trekëndore të çatisë), ose me volta në gurë (volta barrela në hapsira gjatësore [navatat], volta kryq, ose kupola në hapsirat katërkëndore, poligonale ose rrethore). Përmasat ishin të vogla (krahasuar me përmasat e jashtëzakonshme të artit romak perandorak ose me Aja Sofian në Kostandinopjë); megjithatë, në disa raste, kombinimi i një plani të vogël dysheme me një lartësi modeste prodhonte hapsira të një stilizimi të veçantë. Kullat filluan të përdoren dhe disa façata dizenjoheshin sipas traditave të reja mesjetare të arkitekturës. Pallatet, katedralet dhe manastiret janë përkufizuar si ndërtesat më përfaqësuese.[5][6]
Arti i Periudhës së Dyndjeve Barbare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arti Meroving
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkimi i Mbretërisë Franke nën Klovisin e I (s.v. 481-511) dhe pasuesit e tj përkon me një periudhë ndërtimi kishash dhe veçanërisht kisha manatire, pasi këto tani ishin shtëpitë e pushtetit të Kishës Merovinge. Dyqint manastire ekzistonin në jug të Luarës kur Shën Kolumbani, një misionar irlandez, mbërriti në Evropë në vitin 585. Vetëm 100 vjet më vonë, nga fundi i shekullit të VII, mbi 400 manastire lulëzonin në vetëm në Mbretërinë Merovinge.[7] Planet ndërtimore shpesh vazhdonin traditën romake të bazilikave.
Shumë plane merovinge janë rindërtuar nga arkeologjia. Përshkrimi nga peshkopi Gregori i Tursit te Historia e Frankëve të Bazilikës së Shën Martinit, të ndërtuar në Tours nga Shën Perpeti (peshkop 460–490) në fillim të periudhës dhe në atë kohë në skaj të territorit frank, jep shkas për keqardhje për zhdukjen e kësaj ndërtese, një nga kishat më të bukura merovinge, të cilën peshkop Gregori pohon se kishte 120 kolona mermeri, kulla në skajin lindor dhe mjaft mozaikë: "Shën Martini paraqiste theksimin vertikal dhe kombinimin e blloqeve të njësive që formonin një hapsirë të brendshme komplekse dhe përkonte me siluetën e pasur të jashtme, që do të ishte simboli i Romanikut".[8]
Dinastia Merovinge do t’i hapte rrugë Dinastisë Karolinge në vitin 752, që do të zhvillonte Arkitekturën Karolinge nga viti 780 deri në vitin 900 dhe Arkitekturës Otoniane në Frankinë Lindore (Perandoria e Shenjtë Gjermaniko-Romake) nga mesi i shekullit të X deri në mesin e shekullit të XI. Këto dinasti pasuese franke ishin kontributore të mëdha për Arkitekturën Romanike.

Shembuj të ndërtimeve që u ngritën ose elementet që ruhen ngaq kjo periudhë janë:
- Pagëzimorja e Riezit e ndërtuar në shekujt e IV, të V dhe të shtatë.
- Katedralja e Frejusit (rr. 450)
- Kripta e Shën Lorencit në Grenoble (rr. 500)
- Katedralja e Saint-Sauveur (Aix-en-Provence), pagëzimorja e ndërtuar nga merovingët (rr. 500)
- Pagëzimorja e Shën Gjonit të Poitiersit (507)
- Pagëzimorja e Saint-Germain-des-Prés (rr. 540)
- Varri i Radegunda në Poitiers (587)
- Abacia e Jouarre-s, kripta merovinge (630)
Ostrogotët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në Itali, mbizotërimi i shkurtër i ostrogotëve (ata do të shkatërroheshin nga Perandoria Bizantine në vitin 535) lejoi vetëm pak shembuj të Artit Ostrogot: Mauzoleu i Teodorikut, Pallati i Teodorikut, Pagëzimorja Ariane. Të treja këto gjenden në Ravena, një qytet ku ndodhen shembuj shumë të shquar të Artit Bizantin nga Periudha e Justinianit të I.[9]
Arkitektura Longobarde
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbretëria e Longobardëve në Itali do të zhvillohej midis viteve 568 dhe 774 (me një vazhdim në Italinë Jugore deri në shekujt e X dhe të XI). Ato ishin vepra të porositura nga mbretërit dhe dukët longobardë.

Ndërtesat e longobardëve në Italinë Veriore (Langobardia Maior) ka humbur si pasojë e rinovimeve ose rindërtimeve, shembujt e paktë përfshijnë Tempullthin Longobard (Tempietto longobardo) në Cividale del Friuli ose Kishën e Santa Maria foris portas në Castelseprio. Megjithatë, në Italinë Jugore (Langobardia Minor) disa ndërtesa kanë mbijetuar, veçanërisht në atë që ishte Dukati i Beneventos: muret e qytetit, Kisha e Santa Sofia-s dhe Rocca dei Rettori, një nga pak strukturat ushtarake të mbijetuara longobarde, ashtu si dhe site minore afër Beneventos dhe asaj që ishte Dukati i Spoletos.
Ndërtesat kryesore longobarde të mbijetuara u shpallën vende të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2011,[10] të emërtuara «Qendra të pushtetit të longobardëve në Itali (568-774», që përfshinin shtatë vende me vepra të shquara arkitekturore, artistike dhe skulpturore:
- Cividale del Friuli: Kompleksi peshkopal i patriarkut Kalisto dhe Tempullthin Longobard (Tempietto longobardo)
- Bresha: Kisha e San Salvatore-s dhe Manastiri i Santa Giulia-s
- Castelseprio: Kisha e Santa Maria foris portas, Basilica di San Giovanni Evangelista dhe Manastirin e Torbas
- Spoleto: Kisha e San Salvatore-s
- Peruxhia: Tempullthi i Klitunos (Tempietto del Clitunno)
- Benevento: Kisha e Santa Sofias
- Monte Santanxhelo, Gargano: Santuario di San Michele Arcangelo.
Ishujt Britanikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga Periudha e braktisjes së Britanisë nga romakët rreth vitit 400 kanë mbijetuar pak mbetje, deri në ngjitjen në fron të mbretit Alfred në vitin 871, që do të jetë afërsisht koha e Para-Romanikut të parë në Ishujt Britanikë. Historiografikisht tani parapëlqehet të quhet Arti Insular ajo që më parë quhej Arti Hiberno-Sakson: arti i prodhuar në Ishujt Britanikë të Irlandës dhe Britanisë së Madhe në Mesjetën e Hershme.

Megjithëse këto dy ishuj të mëdhenj ishin politikisht të ndarë, ato patën një bashkim të shquar kulturor bazuar në mbizotërimin e monasticizmit, i cili, me mbështetjen e krishtërimit, do të shkrinte mbetjet e trashëgimisë klasike greko-romake me kontributet nga popujt gjermanikë dhe karakteristika vendore të popujve vendas para-romakë, përgjithësisht të klasifikuar si keltë ose gaelic.[11][12] Arti Ishullor në këtë mënyrë do të bashkonte teknikat anglo-saksone dhe motivet kelte.
Arkitektura Visigote
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas shkatërrimit të pësuar nga Gadishulli Iberik në vitet e hershme të shekullit të V nga valët e vandalëve, alanëve, suebëve dhe visigotëve që e pushtuan, më në fund mbeti relativisht e qetë me mbizotërimin e të fundit nga viti 507 dhe edhe më shumë kur në vitin 589 visigotët arianë do të konvertoheshin në katolicizëm me Rekaredin, mbretin e tyre. Në mesin e shekullit të VI, legjionet perandorake nga Kostandinopoja mbërritën në Hispania në mënyrë që të ndihmonin afirmimin e mbretit Atanagild në fron dhe duke zaptuar disa vende përgjatë brigjeve të Levantes dhe Mediodía-s, ata do ti mbanin ato për më shumë se gjysmë shekulli (552–615) me shoqërimin e domosdoshëm nga artistë bizantinë, duke kontribuar kështu në përforcimin e elementeve orientale që tashmë ishin pjesë e pasurisë artistike të gotëve.

Ka të dhëna, nga dëshmi të besueshme të kohës, për ekzistencën e kishave madhështore në Spanjë, nga vitet e fundit të shekullit të VI deri në Pushtimin Saraçen. Kështu, për shembull, Shën Gregori i Tursit (shekulli VI) thotë për Kishën e Shën Martinit të Orenses, që ishte një gjë e admirueshme, miro opere expedita, ndërsa Paul Diakoni (i Mérida-s, shekulli VIII) lavdëron Kishën e Santa Eulalia dhe pagëzimoren e San Juan de Mérida, e veshur me piktura.
Pak mbetjet e ndërtimeve visigote që kanë mbijetuar tregojnë se Spanja Visigote kishte artin e saj, të paktën që nga koha e Rekaredit. Nuk ka dëshmi të ndërtesave visigote ose rrënojave të tyre para mbretërimit të tij.
Monumenti visigot i ruajtur më mirë në Portugali është Kapela e San Fructuoso në Braga. Megjithatë, duhet vërejtur se, krahasuar me artin e popujve të tjerë gjermanikë, visigotët zhvilluan një një art më të ndërlikuar përgjatë kohës.
Faza e II e Para-Romanikut Evropian (800–1000)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dinastia Merovinge do të zëvendësohej nga Dinastia Karolinge në vitin 752, që më vonë do të krijonte Arkitekturën Karolinge nga viti 780 deri në vitin 900 dhe Arkitekturën Otoniane gjatë Perandorisë së Shenjtë Gjermanko-Romake nga mesi i shekullit të X deri në mesin e shekullit të XI. Këto dinasti pasuese franke kontribuan mjaft në Arkitekturën Romanike.
Arti Karoling
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Do të zhvillohej në Perandorinë Franke për rreth 120 vjetë: nga rreth viti 780 deri në vitin 900. Qe një periudhë e shkurtër, por me shumë ndikim. Njihet në mënyrë popullore si Rilindja Karolinge. Arti prodhohej nga dhe për rrethin e oborrit dhe një grup të rëndësishëm manastiresh nën patronazhin perandorak; shembujt që mbijetojnë jashtë këtij rrethi tregojnë rënie të konsiderueshme të cilësisë së zejtarisë dhe sofistikimit të dizajnit. Arti Karoling do të prodhohej në qendra të ndryshme në vende që sot përfshijnë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Italinë Veriore dhe Vendet e Ulta, duke pasur ndikime të konsiderueshme, nëpërmjet qendrave misionare kontinentale, nga Arti Insular i Ishujve Britanikë, ashtu si nga një seri artizanësh bizantinë që duket se kanë qendruar në qendrat karolinge.

Për herë të parë, në veri të Evropës u tentua ripërtëritja dhe imitimi i formave dhe stileve klasike të artit mesdhetar, që do ti hapnin rrugë një kombinimi të elementeve klasike dhe veriore në stilin madhështor dhe të dinjitifikuar, në veçanti futja e vetbesimit të paraqitjes së figurës njerëzore dhe krijimin e skenës për shfaqjen e Artit Romanik dhe në vijim Artit Gotik në Perëndim. Periudha Karolinge është pjesë e Artit Mesjetar, ndonjëherë i quajtur Para-Romanik.
Kishat Karolinge zakonisht kanë plane bazilikore, si kishat e krishtërimit të hershëm në Romë dhe zakonisht përfshinin një vepër perëndimore (Westwerks), që përbëheshin nga një zgjerim i ndërtesës në pjesën e saj perëndimore për të bujtur shkallët që të çojnë në tribunë.[13] Është, pa dyshim, pararendësja e façatave perëndimore të katedraleve të mëvonshme mesjetare. Një westwerk origjinale që ka mbërritur në ditët tona është ajo e Abacisë Princërore të Korvejit, e ndërtuar në vitin 885.
Nga ndërtesat që në të gjitha anët, datojnë nga kjo periudhë, mund të përmendim:
- Konventi benediktin i Shën Gjonit, 780, Müstair, Zvicër
- Granusturm, kulla 20 metra e lartë e Akenit (788)
- Abacia e Lorsch, porta (rr. 800)
- Kapela Palatine (Aken, 792–805)
- Pallati Perandorak (Ingelheim, 800)
- Oratori i peshkopit Teodulf të Orlinsit në Germigny-des-Prés (806)
- Kisha kolegj i Shën Ursmarit, në Lobbes, Belgjikë (819–823)
- San Miguel (Fulda), rotonda dhe kripta (822)
- Bazilika e Einhardit, Steinbach (827)
- Kisha e Shën Justinit, Frankfurt-Höchst (830)
- Schloss Broich, fortesa karolinge (883–884)
- Kështjella e Broich, Muelheim i Ruhrit (884)
- Abacia e Korvejit (885).
Arti Otonian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Pas një intervali mjaft kaotik që pasoi Periudhën Karolinge, Dinastia e re Otoniane e ripërtëriti artin perandorak duke nisur nga viti 950, duke ndërtuar mbi stilin karoling dhe duke e zhvilluar më vonë për ti hapur rrugë Artit Otonian. Do të zinte fill e ashtuquajtura Rilindja Otoniane (rr. 951–1024). Pa dyshim, stili as filloi, as mbaroi në mënyrë përkuese me sundimin e dinastisë. Do të shfaqej disa dekada më vonë, tashmë nën sundimin e dinastisë dhe do të vijonte përtej periudhës së perandorëve otonianë, në periudhën e hershme të Dinastisë Saliane, të cilës i mungoi një stil artistik me emrin e vet.[14] Ashtu si Arti Karoling dhe ndryshe nga romaniku, ishte përgjithësisht një stil i kufizuar në pak qytete të vogla të kohës dhe në manastire të rëndësishme, ashtu si dhe në rrethet e oborit të perandorit dhe vasalëve të tij kryesorë.
Në një ajri të ripërtëritjes së besimit në idenë e perandorisë dhe një kishe të reformuar, do të krijoheshin kryevepra që shkrinin traditat nga të cilat artistët otonianë frymëzoheshin: modelet origjinale të Antikitetit të Vonë, Karolinge dhe Bizantine. Shumë nga Arti Otonian pasqyron dëshirën e dinastisë për të krijuar një lidhje vizuale me sunduesit e krishterë të Antikitetit të Vonë, si Kostandini i Madh, Teodoriku i Madh dhe Justiniani I, ashtu si dhe paardhësit e tij karolingë, veçanërisht Karli i Madh.
Stili përgjithësisht është madhështor dhe i matur dhe fillimisht më pak i sofistikuar se ekuivalentët e tij karolingë, me me pak ndikim të drejtpërdrejtë të Artit Bizantin dhe më pak përfshirje të modeleve të tij klasike. Por rreth vitit 1000 do të shfaqej një intensitet dhe ekspresivitet befasues në shumë vepra, si një monumentalitet solemn që do të kombinonte me një brendësi vibruese, një cilësi mondane dhe vizionare me një vëmendje të mprehtë ndaj realitetit, ndaj modeleve sipërfaqësore të vijave rrjedhëse dhe ngjyrave të ndezura me një emocionalizëm të pasionant.[15]
Ndërtesa që, në tërësi, ose pjesërisht, do të krijoheshin në këtë periudhë janë:
- Kori i Abacisë së Esenit (themeluar në vitin 845)
- Kisha e Shën Xhorxhit (Oberzell) në ishullin e Reichenau-t (888)
- Kisha e Shën Gjonit (Majnc, 910)
- Abacia e Shën Filibertit të Tournus-it (950)
- Kisha e Shën Kiriakut në Gernrode ( 969)
- Shën Mikeli i Hildeshajmit (1001–1031)
- Ottmarsheim, abacia benediktine e themeluar në vitin 1050.
Ishujt Britanikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë fazë të dytë, në atë që do të ishte Anglia, mund të flasim për një Art Anglo-Sakson, që do të lulëzonte gjatë mbretërimit të Alfredit të Madh (885), me përtëritjen e kulturës angleze pas fundit të sulmeve vikinge, deri në fillim të shekullit të XII, kur Arti Romanik do të bëhej lëvizja e re. Kisha e Shën Lorencit në Bredford on Avon, Uiltshajër, është një nga kishat e pakta të mbijetuara anglo-saksone në Angli, që nuk shfaq ndonjë ndryshim ose rindërtime të mëvonshme mesjetare. Kisha e Priorit të Marisë në Dirhërst, Glouçestershajër është gjerësisht anglo-saksone; ajo u ndërtuan në shekullin e VIII, kur Dirhërsti ishte pjesë e mbretërisë anglo-saksone të Mercias, megjithëse u restaurua dhe ndryshua në shekullin e X, u zgjerua dhe u modifikua në shekujt e mëvonshëm. Kullat saksone janë ruajtur, si ato të Kishës së Shën Pjetrit (Barton-upon-Humber).

Arti Viking
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Vendet Nordike dhe zonat e tyre të ndikimit, gjatë Periudhës Vikinge (shekulli VIII deri në shekullin e XII), u krijua një art që bënte pjesë në stilin zoomorfik gjermanik. Ai do të zhvillohej nga ndikimet nga Arti i vonë Romak, Arti Kelt dhe motive nga popujt e stepave të Azisë.[16][17] Ai do të zhvillohej në Skandinavi, jashtë sundimit të krishtërimit në periudhën e Mesjetës së Hershme. Për sa i përket kishave, ato do të ndërtoheshin me dru, siç mund të shihet në Kishën e Borgundit.
Italia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veriu i Gadishullit Apenin pati ndikime Karolinge. Në shekullin e X, në Lombardi, filluan të shfaqen elemente që pararendnin Romanikun, si harqet dhe fashat vertikale, që janë quhen saktësisht fashat lombarde. Shembuj ë Proto-Romanikut ose Romanikut të Hershëm[18] janë kulla e Abacisë së Pompozës dhe Kisha-bazilikë e Shenjtëve Pjetër dhe Paul të Aljates në Karate, Brianza, gjithashtu në Lombardi.
Italia Jugore, nga ana tjetër, përfitoi nga prania dhe ndikimi i kryqëzuar i bizantinëve, arabëve dhe normanëve. Tashmë në shekullin e XI, në bashkëjetesë me Romanikun e plotë, në Siçili do të zhvillohej Arti Arabo-Norman.
Kroacia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në shekullin e VII kroatët, me sllavë të tjerë dhe avarët, mbërritën nga Evropa Veriore në rajonin e Evropës Jug-Lindore.[19] Kishat e para kroate u ndërtuan si faltore mbretërore dhe ndikimi i Artit Romak ishte i fortë në Dalmaci, e cila ishte shumë më tepër e romanizuar. Gradualisht ai ndikim u braktis dhe filluan të shfaqeshin elemente origjinale sllave.
Të gjitha këto kisha, një dyzinë të mëdha dhe njëqint të tjera me përmasa më të vogla, u ndërtuan në gurë të skalitur. Ato janë kisha me një ose navata, disa gjatësore, ndërsa të tjerat me një planimetri qendrore dysheme. Kisha e Shpëtimtarit Tonë në Cetinë (kroatisht: Crkva Sv. Spasa) në burimin e lumit të Cetinës u ndërtua në shekullin e IX, gjatë mbretërimit të Branimirit të Kroacisë; ajo është në këtë mënyrë një nga shembujt më të hershëm të arkitekturës fetare kroate.
Një tjetër shembull është Kisha e Kryqit të Shenjtë në Nin, gjithashtu nga shekulli IX dhe me një planimetri qendrore. Kisha më e madhe dhe më e ndërlikuar kroate e shekullit të IX është Kisha e Zarës kushtuar Shën Donatit. Me një Plan dysheme rrethor, e kurorëzuar nga një kupolë e madhe 27 metra e lartë, e rrethuar nga një galeri që shtrihet përreth tre absidave në lindje. Të dyja, plani rrethor dhe stili i saj janë një përzierje e shfaqjeve të para të Artit Karoling dhe faltoreve bizantine. Si brenda, ashtu dhe jashtë, mund të vërehet përdorimi i materialeve të lashta nga forumi romak për themelet e mureve.
Para-Romaniku Spanjoll para vitit 711
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trashëgimia visigote, bashkë-ekzistenca me Artin Andaluzian Islamik dhe kontaktet me pjesën tjetër të Krishtërimit Latin do të prodhonte forma artistike me interes të posaçëm në mbretëritë e krishtera të veriut të gadishullit: Arti Asturian dhe Arti Mozarabik

Arti Asturian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky stil artistik u shfaq i lidhum me Mbretërinë e Asturias, mbretëria e parë e krishterë e krijuar në Gadishullin Iberiak pas Pushtimit Mysliman. Zhvillimi i tij do të zinte vend në atë që tashmë njihet si Principata e Asturias midis fundit të shekullit të VIII dhe fillimit të shekullit të X, kur u përvetësua nga Arti Romanik nga Franca. Gjatë kësaj periudhe, u kultivuan disiplina të tilla si piktura, argjendaria ose arkitektura, kjo e fundit me numrin e madh dhe ruajtjen e mirë të monumenteve që kanë mbijetuar deri në ditët tona, të cilat përbëjnë grupin më të plotë dhe homogjenë të arkitekturës së hershme mesjetare në Evropën Perëndimore.[20]
Uniciteti artistik dhe historik i këtyre ndërtesave është njohur nga UNESCO, duke i shpallur gjashtë prej tyre si vende të trashëgimisë botërore nën emërtimin Monumentos de Oviedo y del Reino de Asturias.[21]
Nga periudha e parë (737 deri më 791) është rregjistruar ekzistenca e dy kishave. Njëra, ajo e Kryqit të Shenjtë (737) në kryeqytetin e parë të mbretërisë, Cangas de Onís, do të shkatërrohej në vitin 1836. E dyta është Kisha e San Juan Apóstol y Evangelista (Santianes de Pravia). Ndërtimi i saj i detyrohet zhvendosjes së oborrit, nga Cangas de Onís në Pravia. Kisha, e ndërtuar midis viteve 774 dhe 783, tashmë shfaq një varg elementesh të Para-Romanikut Asturian, siç është façata lindore ose plani bazilikor.

Periudha e dytë shtrihet nga viti 791 deri në vitin 842. Alfonso II el Casto e zhvendosi kryeqytetin në Oviedo dhe qe ai që promovoi ndërtimin e shumicës së ndërtesave para-romanike: kishat e San Tirso in Oviedo, San Julián de los Prados, Santa María de Bendones dhe San Pedro de Nora, ashtu si dhe kompleksin palatin në Oviedo, tani të zhdukur, të formuar nga kishat e San Salvadorit, Santa Marías dhe pallatit të tij të bashkangjitur si dhe kapelës (sot Dhoma e Shenjtë në Katedralen e Oviedos, gjëja e vetme që ka mbetur), përmban relike si Arka e Shenjtë dhe xhevahiret, si Kryqi i Engjëjve, të cilin ai vetë ia dhuroi Kishës së San Salvadorit. Jashtë Asturias, me legjendën e zbulimit të varrit të Apostullit Santiago në Galici, në një vend të njohur si campus stellae (Compostela), Alfonso II pati ndërtuar kishën e parë aty në nder të shenjtit (në vitin 892).
Periudha e tretë (842–866) përkon me mbretërimet e Ramiro I (842–850) dhe Ordoño I. Ajo gëzoi një kohë paqeje kundër armiqve tradicionalë, morëve, që e lejuan atë t’ia kushtonte veten përtëritjes së Arkitekturës Para-Romanike të mbretërisë së tij, duke krijuar atë që do të quhej Stili Ramirense i Artit Asturian. Nga kjo periudhë më e shquar është vepra e Artit Asturian, pallati (tani kishë) i Santa María del Naranco. Ai përfaqëson një rinovim domethënës stilistik të para-romanikut, duke i shtuar burime të rja. Pallati me një plan dysheme drejtëkëndor, ka dy nivele.
Kisha e San Miguel de Lillo iu kushtua Ramiros I dhe gruas së tij Paterna në vitin 848. Ajo ka një plan dysheme bazilikor, megjithëse vetëm gjysma perëndimore është ruajtur nga ajo kohë. Kisha e Santa Kristina de Lena ka një plan dysheme drejtëkëndor dhe ka një kapelë të lartë, të ndarë nga ikonostasi.
Ky përparim në Arkitekturën Asturiane në kohën e Ramiros I do të zhvillohej falë një arkitekti që studioi krijimin e strukturave me volta të plota dhe zgjidhje shumë afër romanikeve të ardhshme. Ai e trajton skulpturën monumentale si një element thelbësor të arkitekturës, duke i ndriçuar muret anësore dhe duke u dhënë atyre ritëm, duke vendosur harkada. Pastaj kryehet ndarja në seksione dhe shoqërimi nga rafinimi arkitekturor. Kjo përvojë origjinale, e cila na çon në kufijtë e Artit Romanik, është ndryshe nga çdo gjë që ishte kryer për këtë mbret. Më vonë Kisha e Santiagos (Gobiendes), e vendosur afër Kolungës, midis detit dhe Sierra del Sueve, e fundit nga kishat e mëdha para-romanike dhe si e mëparshmja, ndjek modelin e ndërtesës së Santullanos; ajo është modifikuar në mesjetë.

Arti Mozarabik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arti Mozarabik është një shprehje e ndryshme artistike dhe hibride, që do të lulëzonte kryesisht në Al-Andalus dhe Mbretërinë e León-it gjatë shekullit të X. Ai karakterizohet nga një shkrirje e ndikimeve, veçanërisht andaluziane dhe paraqet një vazhdimësi klasiciste, ose në traditën vistoge të veriut, ose me Kalifatin e Kordobës, me rrënjë bizantine.[22]
Në rrafshinën leoneze, do të shfaqeshin ndërtime modeste, si kishat me një navatë të vetme me një majë drejtëkëndore, tipike e repoblácionit të hershëm, por gjithashtu komplekse monastike si San Cebrián de Mazote, Santa María de Wamba, San Salvador de Palat de Rey ose San Miguel de Escalada, ndër të tjera.

Elitat leoneze ishin promovueset kryesore të këtij arti, nga figurat monarkike te civilet dhe kishtaret nga mjedisi mbretëror, si peshkopi San Genadio de Astorga ose fisniku galician Rosendo de Celanova. Megjithëse të krishterë nga veriu, ata ishin të ndikuar nga shijet andaluziane. Një rast i tillë ishte mbreti Alfonso III, i cili madje dërgoi djalin e tij në oborrin e Banu Qasi në Zaragoza.[23]
Arti Mozarabik shkrinte dy tradita, njëra e krishterë veriore, ndërsa tjetra jugore myslimane, e cila, megjithë dallimet e tyre, ndanin rrënjët klasike mesdhetare. Për njerëzit e asaj kohe, nuk kishte dallime konceptuale midis të dyjave, duke i konsideruar ato pjesë të një tradite të përbashkët. Ky art shquhej për larminë e tij të madhe të formave, duke qenë një stil sensual dhe origjinal në kontekstin e Para-Romanikut Evropian. Ndërtimet tregonin një përzjerje unike të stileve, duke qenë prodhimtar në eksperimentimin me strukturat me volta, kupola, kapitele dhe relieve, si dhe në teknikat e pikturës murale a la romana me ndikime andaluziane.[24]
Elementi më karakteristik në Arkitekturën Mozarabike është përdorimi i harkut patkua, më të mbyllur se ai visigot dhe me një ngritje të dy të tretave të rrezes. Ato zakonisht janë kisha të vogla. Ai do të zhvillohej në pjesë të ndryshme të Gadishullit Iberik:
Mozarabiku në Al-Andalus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Janë ruajtur dy shembuj arkitekturorë që mozarabët i ndërtuan në territorin mysliman:
- Rrënojat e Kishës së Bobastros: tempulli shpellor në Ardales (Malaga).
- Kisha e Santa María de Melque: e vendosur në afërsi të La Puebla de Montalbán (Toledo).
Mozarabiku në Mbretërinë e León-it
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mozarabiku i Leónit është i ruajtur më mirë dhe ansambli i sofistikuar i kësaj periudhe, pasqyron kontributet stilistike të Kalifatit të Kordobës. Këto ndikime paraqiten në harqet e përkryera patkua me alfiz, artikulimet e përpunuara hapsinore, parapëlqimi për kolonën si një element mbështetës ose pikturat e brendshme murale në stilin andaluzian.[25] Shembujt më të rëndësishëm janë:
- Santiago de Peñalba (León)
- Manastiri i San Miguel de Escalada (León)
- Santo Tomás de las Ollas (León)
- San Cebrián de Mazote (Valladolid)
- Santa María de Lebeña (Cantabria)
- San Baudelio de Berlanga (Soria)
- San Millán de Suso ( San Millán de la Cogolla, La Rioja)
- Kapela e San Miguel de Celanova (Orense)
- Eremitari i San Román de Moroso (Cantabria).
Zona Aragoneze
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në lindje të Gadishullit Iberik, i cili më vonë do të përkonte me Kurorën e Aragonës, ndërtesat më të shquara mozarabike janë:
Arti Karoling Katalanas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka mospërputhje historiografike se si të karakterizohet dhe emërtohet ai. Disa autorë vendas, si Puig Cadafalch, e quajnë arkitekturën e kësaj periudhe në kontetë katalanese si "Romaniku i Parë", ngushtësisht i lidhur me Romanikun Lombard, që ndonjëherë konsiderohet Romaniku i Hershëm, ndërsa ndonjëherë si akoma si Para-Romanik. Sidoqoftë, kjo arkitekturë, nga ana tjetër ishte trashëgimtare e pjesshme e Arkitekturës Longobarde.[26][27]
Në çdo rast, ka pak mbetje arkitekturore nga kjo periudhë në Katalonjë, në ndërtesa që më vonë janë modifikuar. Ato mund të gjenden kryesisht në Tarrasa, të grupuara në asete me interes kulturor, brenda Trashëgimisë Historike të Spanjës, të quajtura Kompleksi Monumental i Kishave të San Pedro de Tarrasa, i cili përfshin kishat e Santa María, San Pedro dhe San Miguel.
Artet e çmuara para-romanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I përballur me mungesën e monumenteve të rëndësishme, argjendaria dhe artet dekorative ofruan mundësinë për zhvillimin e një arti në periudhën e dyndjeve, të cilat ishin veçanërisht të përshtatshme për shijet artistike dhe nevojat e klasave të reja sunduese. Përdorimi i arit, argjendit, fildishit dhe gurëve të rafinuar (jo domosdoshmërisht të çmuar) ishin veçanërisht të përshtatshme si xhevahire. Të gjitha llojet e objekteve liturgjike (kupat, relikuarët, kapakë librash), ashtu si dhe simbolet e pushtetit (kurorat, skeptrat, orbët), u kthyen në xhevahire dekorative. Një inovacion teknologjik do të përdorej: smalti.[28] Ata do të vendosnin kafshë në gërshetime, në vend të figurave njerëzore të Artit Romak. Ata do të prodhonin vepra origjinale arti të kufizuara pothuajse përjashtimisht në argjendari dhe punimin e metaleve, shumë nga të cilat janë gjetur në Nekropole.
Arti i Periudhës Gjermanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Periudhën Merovinge (shekulli V-VIII) veprat e argjendarisë, si ato të Thesarit të Kilderikut, ishte i mbushur me sende të shumta të çmuara, duke përfshirë xhevahire cloisonné prej ari dhe smalte hojëza, monedha ari, një kokë e artë demi dhe një unazë me emrin e mbretit. Rreth 300 insekte me krahë të artë (zakonisht të konsideruara bletë ose gjinkalla) u gjetën gjithashtu mbi kreun e mbretit.[29]

Nga artet e aplikuara visigote, dallohet argjendaria, me kurorat kushtimore si ajo e mbretit Rekesvint, që bënë pjesë në Thesarin e Guarrazarit (Toledo) i shekullit të VII. Ruhen gjithashtu fibula drejtëkëndore, me majë dhe akuliforme. Në thesare, ai i Guarrazarit dhe të tjerë si ai i Torredonjimeno-s, nuk ka vetën kurora, pa dyshim kryqe dhe objekte të tjera të çmuara. Falë këtyre thesareve dhe mbishkrimeve të së njëjtës periudhë, stërprovohet ndikim i artit verior dhe të atij bizantin në atë visigot. Janë gjetur gjithashtu punime në bronz si shtëma, pjata, kryqe, llampa dhe sende të tjera të përdorimit liturgjik.[30]
Në Itali, vlen të përmendet thesari i Katedrales së Monzës, i ruajtur në Muzeun Serpero, ku ruhen sende të çmuara si Kurora e Hekurt ose e ashtuquajtura Kurora e Teodolindës, një kurorë kushtimore që shëmbullzon argjendarinë e hershme mesjetare, e cila mund të datohet midis shekujve të IV dhe të VIII.
Për Karolingët, gjithashtu, argjendaria ishte me rëndësi të madhe. Mund të përmenden sende të çmuara nga kjo periudhë, si Altari i Shën Abrozit në Milano, Kupa e Tasilos (një kupë bronzi e praruar me argjend dhe ar, që daton nga shekulli VIII, me dizajnë anglo-sakson dhe e mbajtur në Abacinë e Kremsmünster-it), kapaku i Librit të Ungjillit të Lindaut (tani në Morgan Library) ose imazhi i relikuarit të Shën Fojit në Conques.
Në varrin e Sutton Hoo të periudhës së hershme anglo-saksone (rr. 625), u zbuluan sende nga Mesdheu Lindor, Galia Merovinge, Suedia dhe Rajoni i Rinit.
Faza e II e Para-Romanikut Evropian
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prodhimtaria artistike e vikingëve (shekujt e IX–XI) kufizohej në dekorime dhe zbukurime. Temat shtazore, të cilat shfaqen në shekullin e V, duke u bërë gjithmonë e më shumë skematike dhe abstrakte. Arti Viking kulminon me Anijen dhe sendet e Osebergut.[31]

Arti i mbijetuar Otonian (919–1024) është më së shumti fetar, në formën e dorëshkrimeve të iluminuara, por ka gjithashtu sende të argjendarisë dhe punimit të metaleve, si altari i artë i Bazelit (në Musée de Cluny) ose i mirënjohuri Kryqi i Abateshës Matilda të Esenit. (Senkschmelzen-Kreuz), një kryq proçesional që ruhet në thesarin e Katedrales së Esenit dhe që u porosit nga Matilda, abatesha e Esenit. Ka edhe vepra të tjera, si manteli i Henrit të II, në Bamberg, i qëndisur me arë dhe mëndafsh mbi sfond të kaltër, me zodiakun dhe tema fetare. Bëhet fjalë për një prodhim për një numër të kufizuar personash, fisnikë dhe klerikë të shquar.
Një shembull i Argjendarisë Anglo-Saksone (faza e dytë e Para-Romanikut në Ishujt Britanikë) do të ishte Xhevahiri i Alfredit, i ruajtur në Ashmolean Museum (Oksford). Ajo është një pjesë e bërë prej smalti dhe kuarci të inkasuar në arë. Ajo daton nga fundi i shekullit të IX, gjatë mbretërimit të Alfredit të Madh dhe bart mbishkrimin Aelfred Mec heht Gewyrcan, i cili do të thotë Alfredi më porositi që të bëhesha. Në Muzeun Kombëtar të Irlandës ruhet e ashtuquajturi Kambana Shenjtërore e Shën Patrikut; Është një relikuar në një stil shumë irlandez, me shpend të stilizuar dhe motive gërshetimesh. Është një shembull i rëndësishëm i Artit Kelt irlandez, tepër i ndikuar nga vikingët, me dekorime të ndërlikuara të stilit urnë në arë dhe argjend.
Arti Viking ishte kryesisht një art i aplikuar, i pranishëm në sende të jetës së përditshme, si veglat, enët dhe xhevahiret, megjithëse përdorej gjithashtu në gurë runësh dhe më vonë në kisha. Shembuj të këtij arti ruhen në metale dhe gurë, por është i pranishëm edhe në drurë dhe veshje.[32] Brenda sendeve të përditshme me argjendari të dalluar qenë shpatat me butona fundore dhe, në qendër të dorezës, përfshiheshin dekorime unazash dhe kafshësh të stilizuara.
Për sa i përket Gadishullit Iberik, pas pushtimit mysliman, u prodhuan pjesë të argjendarisë asturiane, siç ishin kryqet, si Kryqi i Engjëjve dhe Fitorja, me gurë të shumtë, smalte dhe filigranë, ashtu si dhe Kutia e Agates, të gjitha të ruajtura në Dhomën e Shenjtë të Oviedos. Gjithashtu mund të përmendet Kasa e San Genadios, e cila ruhet në muzeun e Katedrales së Astorgës, një relikuar nga fillimi i shekullit të VIII, i bërë prej druri të veshur me pllaka argjendi të praruara. Nga ana e tyre, mozarabët zhvilluan gjithashtu artet e aplikuara si punimi i metaleve, megjithëse pak vepra janë ruajtur. Kupa e Santo Domingo de Silos (rr. 1050); Arka e Peshkopit Arias ose Ariano (ose Kutia e Vogël e Arianit), me mbishkrime në latinisht dhe arabisht (1073–1094), sot në Katedralen e Oviedos;[33] Kryqi i Peñalbas, një kryq kushtimor dhënë në shekullin e X nga mbreti leonez Ramiro II Genadios, abatit të Manastirit të Santiago de Peñalbas, të zhdukur, i cili tashmë ndodhet në Muzeun e León-it; Kambana e Abatit Sansón (rr. 930, sot në Muzeun Provincial Arkeologjik të Kordobës);[34] ose, në Spanjën lindore, Altari i Bartshëm i San Pedro de Roda (shekulli X), sot pjesë e koleksionit permanent të Muzeut të Artit të Gironas.
Piktura Para-Romanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
E përballur me mungesën e programeve të mëdha murale (mozaikë dhe afreske të traditës së hershme kristiane, e cila vazhdoi të zhvillohej në Artin Bizantin) ose madje ikona, pjesa kryesore e pikturës Para-Romanike e ruajtur është ajo që u realizua në punishtet e miniaturës të lidhura me scriptoria të manastireve.[36]
Longobardët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Piktura Longobarde përbëhet nga bashkësia e veprave piktorike të realizuara në Itali gjatë Sundimit Longobard (568-774), me vijim në Italinë Jugore deri në shekujt e X-XI (Langobardia Minor), pavarësisht nga origjina etnike (ndër të tjera, shpesh e pamundur për tu përcaktuar) të krijuesve të ndryshëm.
Një bashkësi prej shtatë vendesh të dendura me dëshmi arkitektonike, piktorike dhe skulptorike të Artit Longobard, përfshirë vargun e siteve Longobardët në Itali: vendet e pushtetit ("Longobardi in Italia: i luoghi del potere"), që është futur në listën e vendeve të trashëgimisë botërore të UNESCO-s në qershor 2011.

Midis shembujve të rrallë të artit të Periudhës Longobarde të mbijetuara përgjatë shekujve, spikasin afresket e Kishës së Santa Maria foris portas në Castelseprio, në provincës e Varezes. Edhe pse është e mundur origjina etnike longobarde e autorit, vepra e tij, e realizuar në shekullin e VIII ose të IX, mbetet një shprehje e lartë dhe origjinale e artit të zhvilluan në sundimin longobard. Afresket, të zbuluar rastësisht në vitin 1944, paraqesin skena të fëmijërisë së Krishtit të frymëzuara, duket, mbi të gjitha nga ungjijë apokrifë. Mbresëlënëse ësthë teknika kompzuese, që lë të shfaqet një lloj skeme prospektike me prejardhje drejtpërdrejtë klasike, përveç një realizmi të qartë në paraqitjen e mjediseve, figurave njerëzore dhe kafshëve. Cikli i afreskëve dëshmon kështu vijimin, në periudhën e vonë longobarde, të elementeve artistike klasike të mbijetuar ndaj ndikimit të konceptimit gjermanik të artit, pa vëmendje ndaj aspekteve prospektike dhe natyraliste dhe më të përqëndruar mbi domethënien simbolike të paraqitjes.[37] Edhe nga këndvështrimi i përmbajtjes simbolike, cikli shpreh një vizion të fesë përsosmërisht në përputhje me fazën e fundit të sundimit longobard; e eliminuar – të paktën nominalisht - konceptimi arian i Krishtit, ajo vënie në dritë i afreskeve të Castelseprio-s është veçanërisht katolike, pasi insiston në pohimin e homoousion të dy natyrave – njerëzore dhe hyjnore – të Birit të Zotit.
Shembuj të ndryshëm pikturash të Periudhës Longobarde janë ruajtur edhe në Langobardia Minor. Një dëshmi përbën cikle piktorik në kriptën e Manastirit të San Vincenzo al Volturno (i themeluar në fund të shekullit të VIII), që përkon me kohën e Abat Epifanit (824-842). Shembuj të tjerë pikture longobarde gjenden në Grotta di San Biagio në Castellammare di Stabia; në Kishën e Santi Rufo e Carponio në Kapua; në Grotta di San Michele në Olevano sul Tusciano; në kishat e Santa Maria de Lama, Sant'Andrea della Lama dhe San Pietro a Corte në Salerno; te Kisha e Santa Sofia,[38] në pseudokriptën e katedrales[39] dhe te Kripta e San Marco dei Sabariani[40] në Benevento; në Tempietto di Seppannibale në Fasano dhe në Kriptën e Peccato Originale në Matera.[41][42]

Merovingët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dorëshkrimet bëheshin me dekorime të stilit shtazor me motive nga Antikiteti i Vonë dhe kontribute të tjera nga Siria dhe Irlanda. Me përjashtime të rralla, miniatura merovinge që do të zhvilloheshin njëkohësisht me atë irlandeze dhe anglo-saksone, është vepër e manastireve ku ato qarkullonin, kopjoheshin, shndërroheshin dhe pastaj transmetoheshin në brezat pasues. Sitet kryesore prodhuese në Austrazi dhe Neustri ishin Korbi, Laoni, Chelles, Saint-Benoît-sur-Loire, Tours dhe Luxeuil në Burgundi. Me zhvillimin e monasticizmit në rajonet gjermanike, scriptoria do të shfaqeshin në Gjermani në Murbah, Reikenau, Sankt Gallen dhe në Bavari në Mondsee, Salzburg dhe Kremsmynster. Këto konvente tërhoqën ilustratorë nga horizonte të ndryshme artistike dhe rrymat e mëdha do të bëheshin të zakonshme në shumë scriptoria. Murgjit irlandez dhe anglo-sakson punuan në mbretërinë franke, aty ishin të pranishme modele italiane në shekullin e VII në Korbi dhe Luxeuil dhe ndikimet erdhën nga ishujt dhe Mesdheu.
Scriptoria dekoronin kryesisht librat liturgjikë dhe teologjikë, Etërit e Kishës me Shën Agustinin dhe Shën Gregorin. Në fund të Periudhës Merovinge, krijimi i inicialeve (gërma kapitale) të formuara nga figura njerëzore, kafshë, bimë dhe motive gjeometrike ishin thelbësore në pikën që do të bëhej një element dekorativ kryesor i miniaturës evropiane në Periudhën Romanike.[43]
Ishujt Britanikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mbeten mbi të gjitha dorëshkrime të iluminuara, si Libri i Darrout (rr. 650–700), Libri i Lindisfarnit (rr.700), dhe mbi të gjitha, ai që ndoshta është më i famshmi, Libri i Kellsit (rr.800). Ky stil, i ndërlikuar, me stilizime, më vonë do të ndikonte scriptoria mesjetare të kontinentit evropian, falë murgjëve misionarë irlandezë.
Ilustrimet Ishullore mbi një repertor kelt dhe gjermanik u adoptua në fuksionet e reja dekorative dhe ndikimet e jashtme. Libri përmbante mesazhin shpirtëror të Krishtërimit dhe dekorimi i tij varej drejtpërdrejtë nga ky mesazh, i cili nuk mbështetej në ndryshime të rastësishme. Aftësia e Artit Insular për të prodhuar miniaturat më të inovative në të gjithë Evropën para-karolinge është provë e gjallërisë së tij të lulëzuar.

Me sulmet e vikingëve në ishullin e Irlandës dhe në veri të asaj që më vonë do të bëhej Anglia, ky art ishullor përgjithësisht do të pushonte së ekzistuari. Deri në pikturën nga Periudha Anglo-Saksone (në lidhje me fazën e dytë të Periudhës Para-Romanike në Ishujt Britanikë), dorëshkrimet prodhoheshin në shkollën e Uinçesterit, në të cilën Sakramenti i Shën Etheluoldit, tani në British Museum, është bashkangjitur.
Karolingët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas debatit të ikonoklastëve, në vitin 787 kulti i imazheve u rivendos në Perandorinë Bizantine dhe Karli i Madh, i cili në atë kohë filloi ta paraqiste veten si një i barabart me perandorin, kishte caktuar Theodulfin të përgatiste një raport mbi të. Imazhi do të kishte një vlerë estetike dhe pedagogjike, por nuk duhet të adhurohej sikur një imazh të adhurohej për shkak se ishte shumë i bukur, por karakteri i tij i shenjtë duhet të gjykohej sipas talentit të artistit. Theodulfi e konsideronte tekstin superior ndaj imazhit, pasi njeriu mund të shpëtohej pa imazhe, por jo pa njohurinë e Zotit.

Periudha Karolinge ishte një periudhë e madhe për stukon, por pak shembuj të këtyre dekorimeve të pakushtueshme dhe të shpejta, por të brishta kanë mbijetuar. Kishat Karolinge janë pikturuar me afreske të frymëzuara nga Bibla ose jetët e shenjtëve. Mozaikët bëheshin si Oratori i Germigny-des-Prés; pavarësisht të gjitha restaurimeve, ai ruan akoma disa pjesë që janë pa dyshim nga fillimi i shekullit të IX dhe me interes të madh ikonografik dhe teknik.[44]
Ka piktura murale, të dëmtuara keqas në Manastirin e Shën Gjonit (Münstair), me histori nga Besëlidhja e Vjetër dhe e Re të pikturuara rreth vitit 830. Gjithashtu kripta e Abacisë së Saint Germain i Okser, një shembull posaçërisht i shquar i Arkitekturës Karolinge dhe një nga të ruajturit më mirë në Francë. Ai paraqet një cikël afreskesh absolutisht unikë që datojnë nga shekulli IX, duke i bërë ata një nga më të vjetrit në Francë. Muret janë dekoruar me elemente kallpe arkitekturore brenda të cilave, janë pikturuar luneta me skena nga jetët e shenjtëve, një nga më të famshmet është vrasja me gurë e Shën Stefanit.
Por ajo që qëndron mbi të gjitha është Miniatura Karolinge. Shumica e veprave të mbijetuara të Rilindjes Karolinge janë dorëshkrimet e iluminuara. Një seri e tërë dorëshkrimesh luksoze kanë mbijetuar, kryesisht libra ungjillorë, të dekoruar me një numër relativisht të vogël miniaturash faqesh të plota, shpesh duke përfshirë portretet e ungjilltarëve dhe panele luksoze kanonike, duke ndjekur Artin Insular në Ishujt Britanikë. Pak nga dorëshkrimet perandorake janë shkruar mbi pergamenë të purpurtë.

Dorëshkrimet karolinge bëheshin kryesisht ose tërësisht nga kleri, në pak punishte përgjatë Perandorisë Karolinge, secila me stilin e vet bazuar te artistët dhe ndikimet e asaj kohe dhe vendi të veçantë.[45] Shkolla më e vjetër ishte ajo Palatine (e njohur edhe si Shkolla e Adës), të cilës i detyrohemi vepra si Libri i Ungjillit të Godescalco-s (781–783), Libri i Ungjillit të Lorsch (778–820); Libri i Ungjillit të Adës; Libri i Ungjijve të Soissons (Évangéliaire de Saint-Médard de Soissons) Kodex Aureus Harley (800–820); dhe Libri i Ungjillit të Kurorëzimit (Vienna). Ata ishin dorëshkrime të zbukuruar dhe luksozë dhe përkujtojnë mozaikët dhe mermeret e shekullit të IV në Ravena, në Itali.
Pastaj, në fillim të shekullit të IX, ishte Shkolla e Reimsit, që u shndërrua në më me ndikim në Periudhën Karolinge. Ungjilli i Ebos (816–835) u pikturua me afreske dhe penelata të shpejta dhe vibrante, duke evokuar një frymëzim dhe energji të panjohur në format mesdhetare klasike. Libra të tjerë që lidhen me Shkollën e Reimsit janë Psalteri i Utrahtit, që do të ishte ndoshta më i rëndësishmi i të gjithë dorëshkrimet karolinge, dhe Physiologus i Bernës, botimi më i vjetër latin i Physiologus, tekst alegorik kristian mbi kafshët.
Stil tjetër u zhvillua në Manastirin e Shën Martinit të Tursit, ku u ilustruan bibla të mëdha me ilustrime biblike të Antikitetit të Vonë. Shembulli më i mirë i kësaj shkolle të Toursit janë biblat e bërë për Karl Tullacin (845/846).
Dioqeza e Metzit qe një qendër tjetër e Artit Karoling. Midis viteve 850 dhe 855 u realizua një sakramentar për peshkopin Drogo, duke u quajtur Sakramentari i Drogos. Këto tradita do të vijonin në gjysmën e dytë të shekullit të IX. Në Francën Veriore do të shfaqej stili Franko-Sakson, duke integruar gërshetime hiberno-saksone. Karl Tullaci vendosi gjithashtu një shkollë palatine, të cilës i atribuohen Kodex Aureus i Shën Emeramit (870). Me vdekjen e Karl Tullacit, patronazhi i dorëshkrimeve do të binte, megjithëse disa vepra si Psalteri i Folchard-it (872) dhe Psalteri i Artë (883) në Abacinë e Shën Galit (872).
- Shembuj dorëshkrimesh karolinge
- Ungjilli i Godeskalkos
- Sakramentari i Drogos
- Ungjilli i Ebos
- Bibla e Parë e Karlit Tullac
- Bibla e Dytë e Karlit Tullac
Dinastia saksone
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dekorimi polikromik i mureve shoqërohej nga afreske me kompozime monuementale me personazhe të shumta, nga skena të jetës së Krishtit që gjenden në dorëshkrime në miniaturë me të njëjtin lloj ikonografie. Midis tyre shquhen afresket e Shën Xhorxhit të Oberzellit në Reichenau dhe në Goldbach.
Manastiret otoniane do të prodhonin disa nga dorëshkrimet më madhështore mesjetare në miniaturë. Manastiret do të merrnin patronazhin e drejtpërdrejtë të perandorëve dhe peshkopëve, prandaj kishin talentet dhe mjetet më të mira. Meriton të përmendet Shkolla e Rajhenaut, me vepra si Codex Egberti (Biblioteka e Tririt) apo Ungjilli i Otonit të III, i lidhur me miniaturistin Lutard. Kishte qendra të tjera të prodhimit të dorëshkrimeve të iluminuara, si Korvej, Eshternah, Hildeshajm, Trir dhe Salcburg.
Manastiri i Saint-Bertin u shndërrua në një qendër të rëndësishme me abatin e saj, Odbertin (986–1007) i cili krijoi një stil të ri bazuar në format karolinge dhe anglo-saksone. Në Francën Jug-lindore Manastiri i Shën Marcialit në Limoges do të prodhonte dorëshkrime rreth vitit 1000, njëlloj si në Albi, Figeac, Saint-Sever-de-Rustan në Gaskonjë. Në Paris do të zhvillohej një stil në abacinë e Saint Germain-des-Prés. Në Normandi do të zhvillohej një stil i ri duke nisur nga viti 975.
Në shekullin e X, Gjermania ishte fuqia më e rëndësishme e Evropës dhe, si perandorët e saj, Miniatura Otoniane ishte trashëgimtare e pararendëses karolinge. Të gjitha këto shkolla filluan duke bërë kopje pak a shumë besnike të dorëshkrimeve karolinge, por janë më pak të përshkuara nga fryma e Antikitetit Klasik dhe profane. Do të përjetonin ndikim më të madh bizantin. Do të pakësoheshin veprat që vlerësoheshin të denja për tu ilustruar. Biblat dhe Psalterët janë të rralla dhe Besëlidhja e Vjetër braktiset në favor të Besëlidhjes së Re. Skenat e Ungjillit janë temat kryesore.
Do të krijoheshin mesharë me miniatura dhe, në kapakë, relieve luksoze mermeri dhe gurësh të çmuar përdorin të gjitha mjetet e Artit Otonian. Manastiret do të prodhojnë libra luksozë të ngarkuar nga sovrani ose dokumente të çmuara, si nën mbretërimin e Otonit të Madh: dorëshkrimet e purpurta të shkruara me gërma të arta që i jepnin papës shtetet e Vatikanit ose pajën e princeshë Theofanisë, që erdhi nga Bizanti dhe u fejua me Otonin e II. Ky dokument i fundit synonte të provonte se Arti Otonian nuk është në asnjë këndvështrim inverior ndaj Artit Bizantin.
Arti i hershëm Otonian do të zhvillonte një mënyrë origjinale në fushën dekorative dhe ekspresioniste, por nuk do të shkonte përtej modeleve të tij karolinge. Mjeshtri i Registrum, studjoi me vëmendje modelet më të rëndësishme të artit të shekullit të IV dhe krijoi një ndjesi të pazakontë të elementit hapsinor. Me Mjeshtrin e Registrum, Arti i Mesjetës së Hershme do të arrinte kulmin e konceptimit të tij piktorik, ku hapsira ndahet në plane të njëpasnjëshme, që duket se projektohen përballë shikuesit. Gjithëçka del nga një mjeshtri e kthjellët e formës me një ndjesi të përkryer të ngjyrës, ku mbizotëron bluja, duke rrezatuar një shkëlqim të veçantë. Ai do të ndikonte shkolla të tjera të perandorisë, duke përfshirë atë të Abacisë së Rajhnaut, që lulëzoi dhe u bë një nga të parat në Gjermani dhe madje në Evropë, rreth vitit 1000.
Veprat Otoniane, me një formë të plotë plastike dhe monumentale, janë veçanërisht të admiruara, studjuara dhe kopjuara nga pothuajse të gjitha shkollat. Përgjithësisht, shembulli i tij do të përfundonte duke e imponuar veten dhe nëse një tranzicion logjik duket se vepron midis Miniaturës Bavareze dhe asaj të Eshternahut rreth vitit 1050 dhe miniaturave të para romanike, kjo falë ndikimit të Mjeshtrit të Registrum.[46]
- Shembuj miniaturash otoniane
- Ungjilli i Bernwardit
- Ungjilli i Otonit të III
- Registrum Gregorii de Tréveris
- Codex Aureus Echternach
Italia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në jugun e Italisë, do të zhvillohej një arkitekturë në të cilën përzihen këta stile të veçanta. Normanët në Siçili do të zgjidhnin të porosisnin punishte bizantine për të dekoruar kishat e tyre, siç janë ato të katedraleve të Monreale-s dhe Cefalú-së, ku kishte programe ikonografike plotë me mozaikë që kanë mbijetuar deri në kohët moderne. Afreske dhe dorëshkrime të rëndësishme në miniaturë do të prodhoheshin.
Ka afreske nga shekulli IX që tregojnë të njëtën përzierje bizantino-otoniane që shihet, për shembull, në skulpturë dhe artet e aplikuara në San Vicenzo al Volturno, në provincën e Izernias.
Gadishulli Iberik pas pushtimit mysliman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mangësitë e pikturës së Artit Mozarabik nga León-i, disa shembuj të tempujve me dizajne të brendshme pikturore të ndikimit kordobas janë ruajtur, siç është rasti i jashtëzakonshëm i Santiago de Peñalba ose San Cebrián de Mazote. Mbrapa tyre, veçohet Eremitëria e San Baudelio de Berlanga, me një interior unik në llojin e tij.
Por kontributi më i çmuar spanjoll në miniaturën mesjetare janë beatos.[46] Beato de Liébana shkroi librin e tij Comentarios al Apocalipsis de San Juan si një formë për të luftuar herezinë adoptoniste dhe përfundoi duke qenë teksti më i ilustruar e Spanjës mesjetare. Pushtimi i vendit nga arabët e ndau Spanjën nga pjesa tjetër e Evropës dhe, kur në shekullin e X, miniatura spanjolle filloi të lulëzonte, është më primitivja e kontinentit. Nuk pësuan ndikime të rilindjeve karolinge dhe otoniane, që i pengoi elementet popullore.
Në fillim, miniatura mozarabike nuk ju nënshtrua ndikimit islamik, pushtuesit arabë në minorancë, nuk kishin mjetet për t’u imponuar kodet e tyre shumicës së popullsisë iberike të pa konvertuar. Më vonë, në vitin 786 shkrimet e Beato de Liébana janë zbukuruar me ilustrime besnike të traditave de Antikitetit të Vonë. Me ilustrimin e beatos, arti i librit mozarabik nuk e shmangte tashmë elementin figurativ. Janë karakteristike ekspresiviteti dhe ngjyrimi, ashtu si dhe fantazia në paraqitjet e përbindshave. Do të ishte prurja mozarabike në ikonografinë romanike.
Kopjet e Apocalipsis del Beato[47] do të kryheshin deri në shekullin e XIII dhe jan të gjitha të ndryshme, megjithëse ka grupe me të njëjtat elemente ikonografike. Beatos të shquar janë ai i Morgan, Pierpoint ap i San Miguel de Escalada (i ilustruar për Magnusin apo Magiusin, midis viteve 922 dhe 958, The Morgan Library & Museum i Nju Jorkut), ai i Tábara-s (rreth vitit 968/970, Archivo Histórico Nacional i Madridit), ai i Valcadvado-s (rr.970, Biblioteca de la Universidad de Valladolid) dhe ai i Geronas (Emeterio dhe piktara Ende apo Eude, 975, Catedral de Gerona).
Biblia de León i vitit 920 e ruajtur në Katedralen e Leonit paraqet në faqen e saj të parë një kryq të quajtur të Oviedos, simbol për mozarabët të fitores së të krishterëve kundër myslimanëve. Bibla mozarabike e Leonit (960) haset në Archivo del Museo de la Colegiata de San Isidoro; ruahet jo vetëm një nga dorëshkrimet mesjetare më të rralla dhe më me vlerë, por se është edhe bibla mozarabike më mirë e dokumentuar që ekziston.
Karakteri monumental i miniaturave është shumë i rëndësishëm, format dizenjohen si në miniaturat parakarolinge, trupat, në një pamje dypërmasore dizenjohen me një vijë të dyfishtë. Rreth viteve 930–[940]], miniatura mozarabike haset me shkollën karolinge, inicialet janë më të mëdha, gërshetimet frymëzohen nga shkollat e Tursit apo franko-saksone, arabeskat nga ato islamike. Kalohet kështu nga një stil bizantino-meroving në atë islamiko-karoling.
Nga kjo periudhë kishte edhe dorëshkrime të tjera, më domethënës historikisht për imazhet që paraqesin, si Codex Vigilano apo Albeldense (976), origjinali i të cilit ruhet në Biblioteca del Real Monasterio de San Lorenzo de El Escorial dhe një kopje e Codex Albeldense, që është Codex Emilianense, i përfunduar në vitin 992 dhe që ruhet gjithashtu në El Escorial.
- Shembuj miniaturash hispanike
- Biblia de León de 920
- Codex biblicus legionensis
- Beato de Tábara
- Beato de Gerona
- Beato Morgan
Skulptura Para-Romanike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembujt e skulpturës ekzistuese janë shumë të mangët (si Shtatorja Kalëruese e Karlit të Madh). Më me shumicë janë relievet që dekorojnë disa kisha (përjashtimore janë stukot e Tempullthit të Cividales[48][49] apo kryqet kelte), ku do të nisnin modelet ikonografike të Ungjijve prej Guri të Romanikut të vonë.[50]
Longobardët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skulptura Longobarde përfaqëson një nga shfaqjet më elegante të Artit të Mesjetës së Hershme. Tipike të skulpturës longobarde janë paraqitjet zoomorfe dhe me dizajne gjeometrike; mes shfaqjeve të tij të mbijetuara deri në ditët tona, përfshihen panele altarësh, burime pagëzimore dhe mbi të gjitha përmendore të shkëlqyera me basorelieve fitomorfe.
Një grup prej shtatë vendesh me dëshmi të dendura arkitektonike, piktorike dhe skulpturore e Artit Longobard, duke të përfshira në vargun e siteve "Longobardi in Italia: i luoghi del potere", është pranuar në Listën e trashëgimisë botërore të njerëzimit të UNESCO-s në qershor të vitit 2011.
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi në gurë, mermer apo stuko ka funksion mbi të gjitha dekorativ për elementet arkitekturorë si kapitelet, kornizat, kamaret. Mbi sipërfaqe paraqiten elemente vegjetale në brendësi të të cilave shfaqen figura zoomorfe. Figura njerëzore shfaqet rrallë, në forma pak a shumë natyrore dhe pak të ngritura nga fundi. Struktura e dekorimit artikulohet në gërshetime komplekse elementesh vegjetale (spërdredhje).
Plutejtë e Teodotes, të dy të ruajtur në Pavia, ishin pjesë e orendive liturgjike të oratorit të San Michele alla Pusterla në manastirin e Santa Maria Teodotes. I përkasin gjysmës së parë të shekullit të VIII dhe paraqesin, përkatësisht, Pemën e Jetës midis dragonjsh detar me krahë dhe pallonjsh që pinë nga një burim i kryesuar nga kryq (simbol i burimit të hirit hyjnor).[51]
Po në Pavia ruhet Pllaka e varrit të dukës Adaloaldo, që i përket vitit 718 dhe mban një mbishkrim të gjatë të pasuruar nga basorelieve me subjekt vegjetal, ndërsa i admirueshëm është rafinimi i ekzekutimit të Pllakës së varrit të San Cumiano-s, pranë muzeut të Abbazia di San Colombano të Bobios: që daton nga vitet e mbretërimit të Liutprandit, e cila bart edhe ajo një mbishkrim qendror, të vendosur midis një kornize të dyfishtë me motive gjeometrike (varg kryqesh) dhe fitomorfe (lastarë hardhie). Të shquara edhe, në brendësi ë bazilikës abaciale, një vaskë e vjetër pagëzimore me dekorime anësore (motive me thurje), ndërsa në kriptën e anëve të Varrit të Shën Kolumbanit, ndodhen dy pllaka varri (pluteus) të dy abatëve pasues të shenjtit irlandez Shën Atala dhe Shën Bertulfi; e para paraqet një Pemë të Jetës me dekorime kelte femërore dhe mashkulore të frutave të pemës, pluteu i dytë është më kompleks dhe etiketohet si Unaza e Jetës duke u përbërë nga dy rrathë të dekoruar që paraqesin jetën tokësore në të majtë të asaj të përtejme, në të djathtë të vendosura midis një rrethi të mëtejshëm në formë tete që simbolizon pafundësinë dhe universin dhe dekore të tjera longobardo-kelte.

Midis veprave skulpturore të mbijetuara deri në ditët tona, spikat në Tempullthin Longobard të Cividale del Friuli, Altari i Rachis, shembull tipik artistik i "Rilindjes Liutprandee": prirja, e njohur pikërisht duke nisur nga mbretërimi i Liutprandit, priret ta integroj Artin Longobard me ndikimet romake.[51] Altari, i realizuar në gjysmën e parë të shekullit të VIII, është i dekoruar me disa panele të skalitur me basorelieve që paraqesin skena nga jeta e Jezu Krishtit. Po në Cividale konservohet, pranë Museo archeologico nazionale, Fonte battesimale del patriarca Callisto, edhe ai i datuar nga shekulli VIII; tetëkëndor, bart disa basorelieve elegante në pjesën e poshtme (kryqi, simbolet e ungjilltarëve) dh i kryesuar nga një tegurio. Edhe ai tetëkëndor, ky i mbështetur nga kolona korintike dhe i ritmuar nga harqe të gjerë të plotë, të cilët janë zbukuruar nga mbishkrime dhe nga motive bimore, shtazore dhe gjeometrike.[52]

Midis shembujve më të mirë të Rilindjes Liutprandee është edhe fragmenti i pluteut me kokën e qengjit në aktin e zgjatimit drejtë një kantharosi të ardhur nga siti i ish Palazzo Reale të Corteolona-s (tashmë në Musei civici di Pavia), që karakterizohet përkundrejtë pjesës më të madhe të basorelieveve bashkëkohës për cilësinë e lartë: dalja e relieveve është shumë e thellë, sipërfaqet janë mjaft të lëmuara (edhe në pjesën e mbrapme) nëpërmjet limash dhe abrazivësh, sa që nuk dallohen shenja daltash, karakteristika të përhapura në skulpturën e vonë romake, por shumë të rralla në prodhimin e shekullit të VIII.[53] Po në Musei Civici di Pavia ruhet një nga shembuj mëse të rrallë të bronzistikës së Periudhës Longobarde: Bronzeti që paraqet një luftëtar që daton nga shekulli VIII.
Në San Giorgio di Valpolicella shënohen dekorimet e arkivoltave, ndërsa në Abacinë e San Pietro in Valle, qendër e rëndësishme fetare e Dukatit të Spoletos, ruhet Pllaka e Orso.
Në Bresha, në Kishën e San Salvatores, në brendësi të itinerarit ekspozitiv të Museo di Santa Giulia, gjendet një Pllakë me pallua me gjasa e ardhur nga një ambon, një nga përfaqsueset dhe shembujt e rafinuar të Skulpturës Longobarde të gjysmës së dytë të shekullit të VIII.[54]
Merovingët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skulptura qe një teknikë zbukurimi i sarkofagëve, altarëve dhe veprave kishtare. Hasen dekorime të realizuara në varret e të pasurve, pasi disa parapëlqenin varre shpesh në sarkofagë trapezoidalë të zbukuruar me kryqe dhe motive gjeometrike, deri në shekullin e VII dhe të veshur me gjethe bimore deri në fund të Periudhës Merovinge. Në Hipogjeun e Dunave, në një reliev shumë të sheshtë, ndodhet një dekorim gjethnajash, peshqish, një gërshet që përfundon në kokë gjarpri, figura me flatra, simbolet e ungjillëtarëve dhe personazhe të ngulitura në kryqe. Stili i këtyre skulpturave është i afërt me veprat visigote të shekullit të VII ose me monumentet e Italisë Veriore. Ky grup paraqet shkallën e përzierjes kulturore të elitave merovinge midis një kulture klasike që ishte ushqyer nga elemente mesdhetare dhe artit të gërshetimeve që përcakton risitë plastike të Mesjetës së Hershme Perëndimore.
Në Galinë Veriore, në shekullin e VII do të themeloheshin manastire të shumta. Kripta e Shën Paulit të Zhuares u themelua nga Agilberti, peshkopi i Parisit, rreth vitit 673. Sarkofagu i tij është dekoruar me Krishtin me simbolet e ungjilltarëve dhe një skenë e madhe me personazhe në reliev të lartë që brohorasin Krishtin.
Visigotët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si në pjesën tjetër të Evropës, skulptura përdorej kryesisht si dekorim i ndërtimeve, relieve të skalitur mbi porta, shtylla, altare ose kamare. Ka një masë të madhe vazhdimësie midis Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës së Hershme. Ngurtësia e kornizës, forma shumë e sheshtë dhe përmasat e tepruara të relievit, paraqitja e trupave si ballorë, ashtu dhe në profil, ashtu si dhe skematizimi i duarve ose hundës janë të gjitha veçori që lejojnë që këto skulptura të futen në korniza veprash të prodhimeve bashkëkohëse, nga dorëshkrimet irlandeze deri te relievet nga Italia Veriore. Kontributi i saj kryesor është përfshirja e skulpturës figurative.
Ka punishte skulpturore në Kordoba, Mérida, Tarragona dhe Toledo. Në qytetin e fundit, temat ungjillore janë ruajtur në shtyllat e Kishës së El Salvadorit.
Kisha e San Pedro de la Nave është karakteristike e formave fetare të Periudhës Visigote, me interiorin e saj të kompartizuar, lojën e saj të përmasave dhe aparatin e përdorur. Skulptura e kapiteleve me relievet e saj shpreh një univers klasik brenda një plasticiteti të ri. Në pjesën e jashtme të Santa María en Quintanilla de las Viñas, monotonia e mureve thyhet me fasha ku dekorimi përzien artin e Antikitetit të Vonë me elemente të shpeshta të Artit Sasanid, apo thurjet orientale. Në brendësi, programi skulpturor përfshin imazhet kristologjike që imponojnë një koherencë të përgjithshme.[55]
- Shembuj relievesh visigote
- Reliev nga Kisha e San Pedro de la Nave ndërtuar në fund të shekullit të VII
- Reliev nga Kisha e San Pedro de la Nave ndërtuar në fund të shekullit të VII
- Reliev nga Kisha e San Pedro de la Nave ndërtuar në fund të shekullit të VII
- Reliev nga Kisha e San Pedro de la Nave ndërtuar në fund të shekullit të VII
- Reliev nga Kisha e San Pedro de la Nave ndërtuar në fund të shekullit të VII
- Reliv i Kishës së San Pedro de la Nave
- Eremitëria e Santa María (Quintanilla de las Viñas)
- Shtyllë e El Salvador, Kisha e El Salvador (Toledo)
Ishujt Britanikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Ishujt Britanikë hasen, nga një anë, kryqe monumentale, ndërsa nga tjetra relieve në sipërfaqe të ndryshme. Kryqi i Ruthuellit, i përpunuar në gur, konsiderohet anglo-sakson, i shekullit të VIII,[56] kur Ruthuelli, në Skocinë e tanishme, do të formonte një pjës të mbretërisë së Northumbrias. Do të ishte skulptura monumentale anglo-saksone më e famshme dhe më e rafinuar. Fillimisht do të ngrihehsin në hapsirat e jashtme të shenjta dhe nëprmjet formave dhe mesazheve të tyre teologjike janë të ngjashme me krishtërimin lindor.
Mund të hasen relieve në pllaka, stela dhe kryqe monumentale. Motivet janë gjeometrike, të lakuara, me spirale dhe të gërshetuara. Stelave me relieve relativisht të thjeshta do ti pasonin kryqe me një dekorim shumë kompleks. Fillimisht, kryqet dhe monumentet e tjera të skalitura ndanin të njëjtin repertor tematik, ikonografik dhe të njëjtin stil. Në shekullin e IX, dekorimi arkitekturor do të përshtatej strukturimit gjithmonë e më të madh të kishave dhe figura njerëzore do të merte një rol të ri. Tema si kryqëzimi me figurat e Krishtit me përmasa të mëdha do të shfaqeshin në shekullin e IX dhe do të përbënin një hap të parë drejtë shtatoreve të plota.[57]
Skulptura e Periudhës Anglo-Saksone (faza e dytë e Para-Romanikut në Ishujt Britanikë) paraqet dekorim të stilizuar dhe skematik, me spirale. Në Ishullin e Irlandës do të ngriheshin gjithashtu kryqe të mëdhenj, me relieve të pasura, si Kryqi i Muiredach-ut (rreth shekullit të IX-X). Dallohen nga kishat për mbajtjen e një unaze përreth qendrës dhe të qenit skalitur dendur.
- Shembuj të skalitjeve britanike
- Kulla e Besingamit
- Manastiri i Inishmurray
- Manastiri i Clonmacnoise
- Kisha e Eskombit
Karolingët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Haset një nga shtatoret e mangëta të plota të kësaj periudhe, Shtatorja Kalëruese e Karlit të Madh, e realizuar duke nisur nga veprat pararendëse. Skulptorët karolingë do të krijonin kapakë librash në mermer, duke paraqitur tema në përmasa të mëdha të frymëzuara nga pikturat e Antikitetit të Vonë. Për shembull, e para dhe e katërta e kapakëve të Ungjijve të Lorshit imitojnë triumfet perandorake dhe e përshtasin me Triumfin e Krishtit dhe të Virgjëreshës.
Karli i Madh do e përtëriste artin e bronzit kur do të krijonte shkritore në Aken, ku do të realizoheshin portat e kapelës palatine, duke ndjekur modelin romak. Shembulli më i bukur i argjendarisë karolinge është Altari i Artë i Vovinit (824–859), i njohur edhe si Paliotto, që gjendet në Kishën e Shën Ambrozit në Milano. Katër faqet e altarit janë dekoruar me imazhe në reliev të praruar dhe argjend, me filigrana, gurë të çmuar dhe smalte.
Por skulptura kryesore janë relievet me të cilat zbukurohen kishat. Kishat karolinge janë të dekoruar pasurisht me veshje në mermer dhe stuko, të kapiteleve dhe të balaustra të skalitura. Do të ripërdoreshin kolona dhe kapitele të ardhura nga Italia ose nga Provenca, pasi punishtet pireneike ishin shkatërruar nga luftërat. Presbiteret që mbyllin korin e murgjëve apo kanokëve dhe ambonët, sipërfaqe prej guri të vendosur përballë besimtarëve, i referohen në veçanti skulpturës monumentale me dekorime gërshetimesh,[58] helikash dhe lastarësh hardhie.[59]
Skulpturat e periudhës karolinge janë të vetmet që e tejkalojnë riprodhimin me saktësi dhe rializëm të një kapiteli dhe frize të Periudhës Klasike. Këto arritje nderojnë më shumë aftësinë e artistit karoling, se sa ndjeshmërinë apo imagjinatën e tij, por me të do të merrte një vend të posaçëm brenda psikologjisë së artit. Do të kalonin shekuj para se të ktheheshin të kopjonin modelet e lashta.[60]
Dinastia saksone
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ndërtimet otoniane, dekorimet e skalitura patën pak zhvillim dhe i detyrohet përpikmërisë dhe pastërtisë së mendimit arkitektonik dhe një lloj abstraksioni gjeometrik. Në Kishën e Shën Mikelit të Hildeshajmit, peshkopi Bernvard do të ndërtonte disa porta bronzi në të cilat Krijimi dhe mëkati fillestar i kundërvihen historisë së Mishërimit dhe Redencionit dhe një kolonë bronzi, një lloj monumenti triumfues i Krishtit,[61] me relieve të vendosura në spirale. Gjithashtu ka disa shandanë prej argjendi me figura.
Do të krijoheshin relikarë, imazhe të skalitura në dru me një bujtëse të relikeve, si Vergjëresha e Esenit. Disa kryqëzime të vona (rr. 1050–1070) do të arrinin përmasa të mëdha, si Virgjëresha e Imadit të Paderbornit (prej 1.17 m), Kryqëzimi i Geronit të Kolonisë (prej 1.87 m.), Krishti në dru i kishës së Ringelhajmit (prej 2.50 m) apo kryqëzimi i sakristisë së Shën Lucit të Esen-Verdenit. Mermeri do të punohej në Trir dhe Fulda.
Teknikat dhe ikonografia që përdornin otonianët, si në mermer, ashtu dhe në bronz janë me frymëzim bizantin, por zotërojnë një ekspresionizëm tipik gjermanik.
- Shembuj nga Arti Otonian
- Katedralja e Tririt
- Kisha e Shën Mikelit të Hildeshajmit
- Kisha e Shën Xhorxhit në Oberzell në Rajhenau
Italia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për sa i përket arteve figurative të periudhës së dytë në Itali, do të shfaqet ndikimi si i Artit Otonian, ashtu dhe i atij bizantin. Kjo do të ndihej në veprat në mermer të përpunuara në Lombardi apo mbulimi në smalt i Ungjillit të Aribertos, i qajtur ashtu nga Ariberto da Intimiano, arkipeshkëvi i Milanos (i vd. në v. 1045). Ruhet në Thesarin e Katedrales së Milanos dhe u porosit nga Ariberto për Katedralen e Santa Maria la Maggiore në vitet e para të peshkopatës së tij, midis viteve 1018 dhe 1024.[62]

Kroacia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe në këtë zonë skulptura para-romanike formohet nga relieve të ndërtesave. Motivet e saj janë marë nga Arti Romak, megjithëse ndonjëherë shfaqen figura në dekorimet mbishkrimore glagolitike.
Skulptura Asturiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Nga këndvështrimi dekorativ, periudha e tretë e artit asturian (842–866) supozohet një kalim i shpejtë, në pasurimin e standardeve të zakonshme me elemente piktorike, të argjendarisë dhe të arteve tekstile. Shumë e dallueshme është dekorimi skulpturor në reliev i San Miguel de Lillo, veçanërisht ajo e këmbëve të portës hyrëse, me gjasa i frymëzuar nga një diptik konsullar bizantin i shekullit të VI, që i përkiste konsullit Areobindo, që ruhet në Muzen e Shën Petersburgut. Paraqet skena cirku me një akrobat që kryen nurma dhe një zbutës luanësh.
Dekorimi skulpturor i fazës së parë të Santa María del Naranco organizohet rreth kapiteleve kontitike në formën e trungut të piramidës së përmbysur. Në faqet e lëmuara, gjenden një inkuadrim litarësh të përdredhur, me tema dekorative ose bimore, ose shtazore ose personazhesh. Dekorimi vazhdon duk imituar rroba të vëna mbi mure me motive rrethore ose drejtëkondëre të me inkruestacione të zbukuruara me kafshë dhe kalorës. Kapitelet, me ndikim bizantin, janë dekoruar me relieve të kufizuara me motive litarësh (të traditës vendore) në forma trapezoidale dhe trekëndore, brenda të cilëve janë skalitur forma shtazore dhe njerëzore. 32 medalionët e shpërndarë përreth ndërtesës janë të ngjashme në përmasa duke ndryshuar dekorimin e brendshëm (katërkëmbësh, shpendë, lastarë hardhie, kafshë fantastike), një stil i trashëguar nga Periudha Visigote, që nga ana e saj rrjedh nga tradita bizantine.

Mozarabët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skulptura e Artit Mozarabik karakterizohet për natyrshmërinë e lëmuar, përgjithësisht të skalitur në skaje, duke ndjekur teknika të përdorura në periudhat e mëparshme. Temat mbizotëruese janë zakonisht me natyrë bimore dhe gjeometrike, me shembuj të mangët të paraqitjes figurative. Kjo shfaqje artistike haset kryesisht në kapitele, vepra të shquara të cilësisë së lartë si ato në San Miguel de Escalada apo San Cebián de Mazote.

Një element dallues e kësaj periudhe është dekorimi i modilionëve prej guri ose druri që mbajnë strehët e çative në ndërtime të ndryshme. Këto modilione paraqesin motive dekorative përgjithësisht të përbërë nga figura gjeometrike të vendosura në lobule, duke kontribuar kështu në veçantinë stilistike të skulpturës mozarabike.
Megjithatë, skulptura e mbijetuar e kësaj periudhe është e mangët, duke qenë i shquar një basoreliev i rrallë në San Cebrián de Mazote. Për më tepër, gjenden elemente skulpturore me prejardhje të San Millán de la Cogolla, si mermeret që përfshijnë krahët e një kryqi dhe një altari të bartshëm, duke theksuar ndikimin e artit kordoban kalifal.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti paleokristian
- Arkitektura Paleokristiane
- Arti i Dyndjeve Barbare
- Arti Ravenas
- Monumentet paleokristiane të Ravenës
- Arkitektura Mesjetare Skandinave
- Periudhat në historinë e artit perëndimor
- Dyndjet Barbare
- Mbretëritë Barbare
- Bizhuteritë e lashta romake
- Arti Mesjetar
- Arkitektura Mesjetare
- Arti Anglo-Sakson
- Arkitektura Anglo-Saksone
- Arti dhe Arkitektura Merovinge
- Arkitektura Merovinge
- Arti dhe Arkitektura Visigote
- Arkitektura Para-Romanike
- Arti dhe Arkitektura Para-Romanike Iberike
- Arkitektura Visigote
- Arti dhe arkitektura mozarabe
- Arti dhe Arkitektura e Repoblación
- Arkitektura Asturiane
- Arti Karoling
- Arkitektura Karolinge
- Rilindja Karolinge
- Arti Viking
- Arti Otonian
- Arkitektura Otoniane
- Rilindja Otoniane
- Rilindja e shekullit të XI
- Rilindja e shekullit të XII
- Rilindjet Mesjetare
- Arti Longobard
- Arkitektura Longobarde
- Skulptura Longobarde
- Piktura Longobarde
- Argjendaria Longobarde
- Varangianët
- Anijet Mesjetare
- Luftërat Avaro-Bizantine
- Romaniku i Parë
- Arti Romanik
- Arti gotik
- Arkitektura e Skocisë në Periudhën Romake
- Bota Greko-Romake
- Arti mesjetar në Shqipëri
- Gjermanikët
- Lista e fiseve të hershme gjermanike
- Longobardët
- Lista e mbretërve frankë
- Gotët
- Visigotët
- Ostrogotët
- Vandalët
- Teutonët
- Skithët
- Arti romak
- Rënia e Perandorisë Romake Perëndimore
- Arkitektura Romake
- Arti Arkaik Romak
- Arti Romak Plebe
- Arti romak
- Beteja e Pyllit Teutoburg
- Burgus
- Cannaba
- Castellum
- Castra
- Vardariotai
- Domus
- Goto-grekët
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Llaçi romak
- Masakra e Latinëve
- Plaçkitja Vandale e Romës
- Plaçkitja Visigote e Romës
- Portretizimi Romak
- Prokopi i Çezaresë
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Shtëpia Romake
- Skulptura Romake
- Tempulli Romak
- Ura romake
- Urbanistika Romake
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Christian Sapin 2000, f. 1182
- ↑ Henri Pirenne 2001
- ↑ George Bain 1973
- ↑ "El arte prerománico". Artehistoria.jcyl.es (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014.
- ↑ Manuel Antonio López Villa 2003, fq. 65-102
- ↑ "Romanesque Architecture by Periods – Pre-Romanesque Architecture". Cartage.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2013.
- ↑ "History of Art: Barbarian Art". all-art.org (në anglisht).
- ↑ V. I. Atroshenko & Judith Collins 1985, f. 48
- ↑ Deborah Mauskopf Deliyannis 2010
- ↑ Longobards in Italy – UNESCO World Heritage Centre
- ↑ Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. fq. 244-247. ISBN 0-333-37185-2.
- ↑ Otto Pächt 1986, fq. 65-66
- ↑ Emilio Barnechea et al. 1988, f. 75
- ↑ Suckale-Redlefsen, fq. 524.
- ↑ Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. fq. 277. ISBN 0-333-37185-2.
- ↑ Arte Vikingo, përkufizim në Tipos de Arte.
- ↑ Laura Prieto Fernández (21 qershor 2013). "Arte Vikingo". Arte.laguia2000.com (në spanjisht). La Guía.
- ↑ Jose Maria De Azcárate Ristori, Alfonso E. Pérez Sánchez & Juan A. Ramírez Domínquez 1986, f. 122
- ↑ Valentin V. Sedov 1995
- ↑ "Monumentos, El Centro del Prerrománico Asturiano" (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2025. Marrë më 5 janar 2026.
- ↑ "Monumentos de Oviedo y del reino de Asturias". Whc.unesco.org (në spanjisht dhe anglisht). Unesco.
- ↑ Alejandro Villa Castillo 2017, fq. 151–184[lidhje e vdekur]
- ↑ Fernando Regueras Grande 2018, fq. 27-45
- ↑ Javier Caballero Chica 2017, fq. 72-80
- ↑ Alejandro Villa Castillo 2017, fq. 151-184
- ↑ Piero Adorno 1992, fq. 558–579
- ↑ J. J. Martín González 1974–1992, f. 328
- ↑ Origen y desarrollo de los esmates en el período prerománico te Orfebrería y esmaltes románicos. Artes Suntuarias.
- ↑ J. M. Wallace-Hadrill 1982, f. 162
- ↑ Fernando De Olaguer-Feliú Alonso 1998, fq. 130–140
- ↑ Peter Anker & Aron Andersson 1968, f. 460
- ↑ Arte Vikingo përkufizimi i stilit të artit, Tipos de Arte.
- ↑ Lara Nebreda Martín 2018, fq. 53-58
- ↑ "Las joyas del Museo Arquelógico Provincial de Córdoba: La Campana del Abad Sansón". artencocordoba.com (në spanjisht).
- ↑ Ingo F. Walter & Norbert Wolf 2005
- ↑ "Pintura prerrománica, el arte de una encrucijada histórica". Lne.es (në spanjisht). 2012.
- ↑ Adorno, Piero (1992). "L'Alto Medioevo". L'arte italiana (në italisht). Vëll. 1.II. Firenze: D'Anna. fq. 578.
- ↑ De Vecchi, Pierluigi; Cerchiari Necchi, Elda (1999). I tempi dell'arte (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. fq. 312. ISBN 88-451-7107-8.
- ↑ G. Bertelli Buquicchio (1992). "Benevento". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Romë: Treccani.
- ↑ Luigina Tomay 2009, fq. 119-151
- ↑ "La Cripta del Peccato Originale" (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2009.
- ↑ "La Cappella Sistina della civiltà rupestre". lacittadelluomo.it (në italisht).
- ↑ Carl Nordenfalk 1988
- ↑ H. E. del Medico 1943, fq. 81-84
- ↑ Charles Reginald Dodwell 1993, f. 52
- 1 2 Carl Nordenfalk (1988). L'enluminure au Moyen-Âge (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00120-2.
- ↑ Beatus 2005
- ↑ Piero Adorno 1992, fq. 558-579
- ↑ Pierluigi De Vecchi & Elda Cerchiari 1991, fq. 315-317
- ↑ Arthur Haseloff 1971
- 1 2 De Vecchi & Elda Cerchiari Necchi 1991, f. 311
- ↑ De Vecchi & Elda Cerchiari Necchi 1991, f. 316
- ↑ Lomartire, Saverio. Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo (në italisht). Marrë më 28 maj 2021 – nëpërmjet Academia.edu.
- ↑ Carlo Bertelli 2001, f. 84
- ↑ Georges Duby 1989, f. 318
- ↑ David M. Wilson 1984, f. 7
- ↑ Piotr Jennel Reyes 1998, f. 480
- ↑ Maurice Prou 1914, fq. 123-138
- ↑ Pierre Riché 1994
- ↑ Jean Hubert; Jean Porcher (1968). L'Empire carolingien (në frëngjisht). Gallimard. fq. 280.
- ↑ Louis Grodecki & Florantine Münther 1973, f. 436
- ↑ Storia di Milano
- ↑ Ivo Petricioli 1999, fq. 475–492
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Adorno, Piero (1992). "L'Alto Medioevo". L'arte italiana (në italisht). Vëll. 1.II. Firence: D'Anna. fq. 558–579.
- Fernando De Olaguer-Feliú Alonso (1998). "Las artes del metal". Arte medieval español hasta el año Mil (në spanjisht). Encuentro. fq. 130–140. ISBN 978-84-7490488-8.
- i Altet, Xavier Barral (1994). Bertelli, Carlo (red.). La pittura in Italia: Volume 9 – L'Altomedioevo (në italisht). Milano: Electa. ISBN 978-88-435-3978-9.
- Peter Anker; Aron Andersson (1968). L’art scandinave. La nuit des temps (në frëngjisht). Përkthyer nga Norbert Vaillant. Zodiaque.
- Maria Giovanna Arcamone (1984). Giovanni Pugliese Carratelli (red.). Magistra barbaritas, i barbari in Italia (në italisht). Milano: Libri Scheiwiller. ISBN 978-88-7644018-2.
- Arslan, E. A. (1996). "Longobardi". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Vëll. 7. Romë: Istituto della Enciclopedia Italiana.
- V. I. Atroshenko; Judith Collins (1985). The Origins of the Romanesque (në anglisht). Londër: Lund Humphries. ISBN 0-85331-487-X.
- George Bain (1973). Celtic Art: The Methods of Construction (në anglisht). Dover Publications, inc. ISBN 0-486-22923-8.
- Emilio Barnechea; Antonio Fernández; Juan R. Haro; Juan Haro Sabater (1988). Historia del arte (në spanjisht). Vicens Vives. ISBN 978-84-316-1780-6.
- Beatus (2005). Commentaires sur l’Apocalypse (në frëngjisht) – nëpërmjet Gallica.bnf.fr.
- Bede i Venerueshmi (1843). "III. The Lives of the Holy Abbots of Wearmouth and Jarrow". përmbledhur nga John Allen Gilles (red.). The Bibliographical Writings and Letters of Venerable Bede (në anglisht). Vëll. II. James Bohn. fq. 83–102.
- Henry Adams Bellows, red. (1936). The Poetic Edda (në anglisht). Princeton University Press.
- Carlo Bertelli (2001). "I cicli pittorici e gli stucchi della basilica di San Salvatore". përmbledhur nga Renata Stradiotti (red.). San Salvatore - Santa Giulia a Brescia. Il monastero nella storia (në italisht). Milano: Skira. fq. 84.
- F. Betti (1996). "LIUTPRANDO". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Istituto dell’Enciclopedia Italiana.
- Boltin, Lee, red. (1977). Treasures of Early Irish Art, 1500 B.C. to 1500 A.D.: From the Collections of the National Museum of Ireland (në anglisht). Royal Irish Academy, Trinity College, Dublin, Metropolitan Museum of Art. ISBN 0-87099-164-7.
- A. C. Bouman (1965). "The Franks Casket". Neophilologus (në anglisht). 3: 241–249.
- Emma C. Bunker; Bruce Chatwin; Ann Elizabeth Farkas (1970). Animal Style Art from East to West (në anglisht). Asia Society.
- Bunker, Emma C. (2002). Nomadic Art of the Eastern Eurasian Steppes: the Eugene V. Thaw and Other New York Collections (në anglisht). New York: The Metropolitan Museum of Art. ISBN 978-030009688-0.
- G. Bertelli Buquicchio (1992). "Benevento". Enciclopedia dell'Arte Medievale (në italisht). Romë: Istituto Italiano dell'Enciclopedia.
- Alejandro Villa Castillo (27 nëntor 2017). "Tallares escultóricos itinerantes en el Altomedievo hispano: el llamado "Grupo Mozárabe Leonés"". Arqueología y Territorio Medieval (në spanjisht) (24): 151–184. doi:10.17561/aytm.v24i0.5. ISSN 2386-5423. Marrë më 7 janar 2024.[lidhje e vdekur]
- Javier Caballero Chica (13 dhjetor 2017). "Santiago de Peñalba y los influjos Hispano-Musulmanes" (PDF). ProMonumenta: Revista de la Asociación de Amigos del Patrimonio Cultural de León (në spanjisht). XIV: 72–80. Marrë më 7 janar 2024.
- Deborah Mauskopf Deliyannis (2010). Ravenna in Late Antiquity (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 0-521-83672-7.
- Paul Diakoni (2000). Antonio Zanella (red.). Storia dei Longobardi (në italisht dhe latinisht). Bruno Luiselli. Milano: Biblioteca Universale Rizzoli. ISBN 88-17-16824-6.
- Jerrilynn D. Dodds (1988). "VISIGOTHIC ART". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 12. New York: Sons of Charles Scribner. fq. 465–467. ISBN 978-068418278-0.
- Charles Reginald Dodwell (1993). The Pictorial Arts of the West, 800–1200 (në anglisht). Yale University Press. ISBN 0-300-06493-4.
- Georges Duby (1989). La sculpture, le grand art du Moyen-âge du Ve au XVe siècle (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00144-X.
- Nancy Edwards (2023). Life in Early Medieval Wales (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-873321-8.
- Effros, Bonnie (14 qershor 2012). Uncovering the Germanic Past: Merovingian Archaeology in France, 1830–1914 (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-969671-0.
- Jacques Fontaine (1995). L'art pré-roman hispanique. Nuit des temps (në frëngjisht). Editions zodiaque. ISBN 2-7369-0215-7.
- Joachim E. Gaehde (1989). "Pre-Romanesque Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). ISBN 0-684-18276-9.
- J. J. Martín González (1974–1992). Historia del Arte (në spanjisht). Vëll. 1. Gredos. fq. 328.
- González-García, Antonio César; Belmonte, Juan Antonio (1 korrik 2015). "The Orientation of Pre-Romanesque Churches in the Iberian Peninsula". Nexus Network Journal (në anglisht). 17 (2): 353–377. doi:10.1007/s00004-014-0231-7. ISSN 1522-4600. S2CID 253593505.
- Fernando Regueras Grande (2018). "Promotores, clasicismo y estilo en el arte mozárabe leonés". Brigecio: revista de estudios de Benavente y sus tierras (në spanjisht) (28): 27–45. ISSN 1697-5804. Marrë më 7 janar 2024.
- Gregory, Timothy (2010). A History of Byzantium (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-1-4051-8471-7.
- Louis Grodecki; Florantine Münther (1973). Le siècle de l’an mil. Univers des formes (në frëngjisht). Paris: Gallimard. ISBN 2-07-010785-X.
- Arthur Haseloff (1971). Pre-Romanesque Sculpture in Italy (në anglisht). Hacker Art Book. ISBN 978-087817043-2.
- Günther Haseloff (1979). Kunststile des frühen Mittelalters – Völkerwanderungs – und Merowingerzeit (në gjermanisht). Funden des Württembergischen Landesmuseums Stuttgart Hrsg. vom Württembergischen Lendesmuseum.
- Lotte Hedeager (2000). "Migration Period Europe: The Formation of a Political Mentality". përmbledhur nga Frans Theuws; Janet Laughland Nelson (red.). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. fq. 15–58. ISBN 978-90-04-10902-5.
- Hugh Honour; John Fleming (1982). A World History of Art (në anglisht). Macmillan. ISBN 0-333-37185-2.
- Hourihane, Colum, red. (2012). "Visigothic art". The Grove Encyclopedia of Medieval Art and Architecture (në anglisht). Vëll. 6. Stave to Zyvele. Oksford: Oxford University Press. fq. 316-318. ISBN 978-0-19-539536-5. Marrë më 13 korrik 2025.
- Jean Hubert; Jean Porcher (1968). L'Empire carolingien (në frëngjisht). Gallimard.
- Jean Hubert; Jean Porcher; Wolfgang Fritz Volbach (1980). L'Europa delle invasioni barbariche (në italisht). Milano: Rizzoli editore. ISBN 978-881729012-8.
- Werner Jacobsen (tetor 1997). "Saints' Tombs in Frankish Church Architecture". Speculum (në anglisht). 72 (4): 1107–1143.
- Lomartire, Saverio. Commacini e "marmorarii". Temi e tecniche della scultura nella Langobardia maior tra VII e VIII secolo (në italisht). Marrë më 28 maj 2021 – nëpërmjet Academia.edu.
- Domingo Magaña, J. A. (2015). The Use of Marble in Hispanic Visigothic Architectural Decoration. Interdisciplinary Studies on Ancient Stone: ASMOSIA X: Proceedings of the Tenth International Conference of ASMOSIA, Association for the Study of Marble & Other Stones in Antiquity, Rome, 21-26 May 2012 (në anglisht). L’Erma di Bretschneider. fq. 527–535.
- John Manley; Stephen Grenter; Fiona Gale, red. (1991). The Archaeology of Clwyd (në anglisht). Clwyd County Council. ISBN 978-090444942-6.
- De Marco, Pasquale (2025). "The Iberian Crucible: The Visigothic Legacy". The Iberian Chronicle (në anglisht). Marrë më 13 korrik 2025.
- Diego Marin, La Civilizacion Espanola, pp. 34 –47, 1969, Holt, Rinehart and Winston, New York.
- Lara Nebreda Martín (2018). "AEHTAM 29: La arqueta del obispo Arias de la catedral de Oviedo". Boletín del Archivo Epigráfico (në spanjisht). 1 (1). Archivo Epigráfico de Hispania: 53–58. ISSN 2603-9117.
- H. E. del Medico (1943). "La mosaïque de l'abside orientale de Germigny-des-Prés (Loiret)". Monuments et mémoires de la Fondation Eugène Piot (në frëngjisht). 36 (1): 81–84.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Gerli E. Michael; David Raizman (2003). "Visigoths to the Muslim Invasion". Routledge Revivals: Medieval Iberia (në anglisht). New York: Routledge Encyclopedias of the Middle Ages. fq. 586–711. ISBN 978-0-203-95364-8.
- Carl Nordenfalk (1988). L’enluminure au Moyen-Âge (në frëngjisht). Skira. ISBN 2-605-00120-2.
- Otto Pächt (1986). Book Illumination in the Middle Ages (në anglisht). Harey Miller Publishers. ISBN 0-19-921060-8.
- Ivo Petricioli (1999). "Sculpture from the 8th to the 12th Century". përmbledhur nga Ivan Supičić (red.). Croatia in the Early Middle Ages: A Cultural Survey (në anglisht). Philip Wilson Publishers, AGM & HAZU. fq. 475–492. ISBN 085667499-0.
- José Pijoan (1978). History of Art. World Art (në anglisht). Pragë: Odeon.
- Henri Pirenne (2001). Mohamemd and Charlemagne (në anglisht). Courier Corporation. ISBN 978-048642011-0.
- Maurice Prou (1914). "Chancel carolingien orné d'entrelacs à Schænnis (canton de Vaux)". Mémoires de l’Institut national de France (në frëngjisht). 39 (1): 123–138.
- Piotr Jennel Reyes (1998). L’art du Haut Moyen-Âge – L’art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Pochothèque. ISBN 2-253-13056-7.
- Pierre Riché (1994). L'Empire carolingien. La vie quotidienne (në frëngjisht). Hachette.
- Sánchez-Pardo, José C.; Blanco-Rotea, Rebeca; Sanjurjo-Sánchez, Jorge (gusht 2017). "The Church of Santa Comba de Bande and Early Medieval Iberian Architecture: New Chronological Results". Antiquity (në anglisht). 91 (358): 1011–1026. doi:10.15184/aqy.2017.83. ISSN 0003-598X. S2CID 164322469.
- Jose Maria De Azcárate Ristori; Alfonso E. Pérez Sánchez; Juan A. Ramírez Domínquez (1986). Historia del arte (në spanjisht). Anaya. ISBN 978-84-7254311-9.
- Christian Sapin (2000). "Pre-Romanesque Art". përmbledhur nga André Vauchez; Michael Lapidge (red.). Encyclopedia of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 1. Përkthyer nga Adrian Walford. Richard Barrie Dobson. Fitzroy Dearborn Publishers. fq. 1182. ISBN 978-157958282-1.
- Valentin V. Sedov (1995). Slavs in the Early Middle Ages (në anglisht). Përkthyer nga N. Lopatin. Archaelogy. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2013.
- Piotr Skubiszewski (1998). L'art du Haut Moyen Âge: L'art européen du VIe au IXe siècle (në frëngjisht). Paris: Livre de Poche. ISBN 978-2-253-13056-7.
- Bradley Smith (1971). "Spain: A History". Art (në anglisht). Garden City, NJ: Doubleday & Company. fq. 52–56.
- Stowe, George B. (1995). Kibler, William; Zinn, Grover A. (red.). Medieval France: An Encyclopedia (në anglisht). Garland. ISBN 978-082404444-2.
- Amelio Tagliaferri (1959). "ll Pavone del Museo Cristiano di Brescia". Miscellanea di Studi bresciani sull'Altomedioevo (në italisht). Bresha: Comitato bresciano per l'VIII Congresso Internazionale dell'arte dell'Altomedioevo. fq. 55–71.
- Amelio Tagliaferri; M. Brozzi (1961). Arte Longobarda. La scultura figurativa su marmo e su metallo (në italisht). Cividale. fq. 183.
- Amelio Tagliaferri (1960–1961). "Aspetti e rapporti di scultura barbarica nei ducati longobardi del Friuli e della Lombardia". Memorie Storiche Forogiuliesi (në italisht). Vëll. XLIV. Udine: Deputazione di Storia Patria per il Friuli. fq. 97–111.
- Blas Taracena (1947). "Ars Hispaniae: Historia Universal del Arte Hispanico". Arte Romana, Arte Cristã Primitiva, Arte Visigótica, Arte Asturiana (në anglisht). Vëll. 2. Madrid: Plus-Ultra. fq. 225–250.
- Tănase, Daniela (23 nëntor 2020) [2010]. "7.2: Ornamental Styles and Decorative Motifs of Germanic Origin". Craftsmen and Jewelers in the Middle and Lower Danube Region (6th to 7th Centuries). East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450-1450, volume 67 (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 209. ISBN 978-90-0443693-0. Marrë më 18 qershor 2025.
- Frans Theuws; Janet L. Nelson (2000). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-0410902-5.
- Malcolm Todd (1996). The Early Germans (në anglisht). Wiley. ISBN 978-063119904-5.
- Luigina Tomay (2009). Gabriella D'Henry; Chiara Lambert (red.). Benevento longobarda: dinamiche insediative e processi di trasformazione (PDF). Il popolo dei Longobardi meridionali: testimonianze storiche e monumentali (në italisht). Salerno: Gruppo Archeologico Salernitano. fq. 119–151.
- Isidro Gonzalo Bango Torviso (2001). Arte prerrománico hispano: El arte en la España cristiana de los siglos VI al XI. Summa Artis: Historia General del Arte (në spanjisht). Vëll. VIII. Espasa Calpe. ISBN 978-84-2398732-0.
- J. M. Wallace-Hadrill (1982). The Long-Haired Kings (në anglisht). Toronto: University of Toronte Press. ISBN 0-8020-6500-7.
- Ingo F. Walter; Norbert Wolf (2005). Codices Illustres: The World’s Most Famous Illuminated Manuscripts, 400 to 1600 (në anglisht). Këln: Taschen.
- Martin Werner. "Migration and Hiberno-Saxon Art". Dictionary of the Middle Ages (në anglisht). Vëll. 8. ISBN 0-684-18274-2.
- David M. Wilson (1984). Anglo-Saxon Art: From The Seventh Century to the Norman Conquest (në anglisht). Thames and Hudson. ISBN 0-87951-976-2.
- De Vecchi, Pierluigi; Elda Cerchiari Necchi (1991). "Tomo II: I Longobardi in Italia". L'arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. fq. 311-316. ISBN 88-450-4219-7.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1991). "I Longobardi a Cividale". L’Arte nel tempo (në italisht). Vëll. 1.2. Bompiani. fq. 315–317. ISBN 88-450-4219-7.
- Carol L. Neuman De Vegvar (1990). "The Origin of the Genoels-Elderen Ivories". Gesta (në anglisht). 29: 8–24.
- Manuel Antonio López Villa (2003). "Arquitectura medieval". Arquitectura e historia: cursos de historia de la arquitecura (në spanjisht). Vëll. 1. Universidad Central de Venezuela, Consejo de Desarrollo. fq. 65–102. ISBN 978-98-0002073-9.
- Dudák Vladislav; Pošva Rudolf; Neškudla Bořek (2000). "Vizigótska Architektura". Encyklopedie světové architektury od menhiru k dekonstruktivismu (në polonisht). Baset. fq. 981–982. ISBN 80-86223-08-6.
- Piero Adorno (1992). "L'Alto Medioevo". L’Arte Italiana (në italisht). Vëll. 1.2. Firence: D’Anna.