Arti gotik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Katedralja Notre-Dame në Reims një shembull i shquar i Francës gotike

Arti gotik është një periudhë artistike e cila zgjati rreth katërqind vjet, se pari ka filluar të zhvillohet në Francën veriore, në gjysmën e dytë të shekullit XII, ndërsa në shekujt XIII, XIV dhe XV ka dominuar ne ndertimtarinë e Europës Qendrore. Fjala Gotike (arte gotica), rrjedh nga Xhorxhe Vazari i cili mendonte se ky stil ka të bëjë me popujt barbar, edhe pse me gotët ky stil nuk kishte asgjë të përbashkët.

Termi Gotik për herë të parë është përdorur në kohën e rënesances (rilindjës), në mënyre që përmes kësaj të shënojnë artin të cilin e kanë menduar si të nëncmuar. Arti gotik paraqitet në krahinën franceze Île-de-France, rreth vitit 1250. Pjekurinë e vetë të vertetë e ka arritur në shek. XIII derisa ne shek. XIV eshte zgjeruar ne tërë territorin e Europes. Në kohën e Luigjit IX të Shenjtit te Francës është realizuar pushteti kishtar dhe shënjtor unik, me qrast ka kontribuar ne forcimin marerial të kishës. Kisha ka financuar ndërtimin e katedraleve të shtrenjta dhe shumë të mëdha.

Megjithatë, edhe pushteti kishtar kishte tentuar që përmes këtij ndërtimi, ta theksojë fuqinë e vet, kështu që vie deri te garat si dukuri e veqant ne mes të qyteteve evropiane. Sot gati qdo qytet i madh në Europe, ne berthamen e vet ka katedrale gotike. Pra stili gotik u shpreh në mënyre shumë të plote dhe shumë të përshtatshme në ndërtimin e kishave, katedraleve, kështjellave dhe godinave të tjera publike. Vijat e gjata dhe vertikale janë simbol i njeriut te atëhershem, i cili mendonte se madhështia dhe përsosmeria ndodhen në lartesi. Prandaj sa më larg të ngritet aq me afer do t`i jetë perendise.

Arti gotik është ilustruar së pari nga arkitektura gotike por gjithashtu edhe nga skulptura gotike, pikturimi gotik, vitrazhi dhe ndriçimi gotik.[1]

Arkitektura[redakto | redakto tekstin burimor]

Karakteristikat themelore te stilit te ri ne arkitekture u vune re ne tempullin e Shen-Denisit te ndertuar afer Parisit ne vitin 1132. Ne kete ndertese vihet re gjithe sistemi gotik i mbeshtetjes dhe harku i thyer. Shen Denisi u be mondel i tempujve te ardhshem gotik dhe shpejt u imitua. Arkitektet e gotikes u mbeshteten ne brendine e vjeter bazilikale dhe qellimisht theksuan linjat e drejta (vertikalizmin) duke krijuar pershtypjen e nje brendie te ndryshme joreale.

Per arritjen e mbresave te reja ata perdoren te gjitha mundesite e njohura teknike te ndertimit. Duke kryqezuar brinjet e harkut zgjidhen problemin e qemerit.

Qemeri keshtu vazhdimisht lartesohej dhe brinjet e veta mbeshteteshin mbi kater ose me shume pika. Keshtu qellimisht brendia e tempullit u zhvillua ne lartesi Harku i thyer u be shenja dalluese dhe tipari kryesor i stilit gotik njekohesisht element zbukurimi.

Meqenese ndertesa u lartesua shume ne krahasim me baziliken romanike arkitektet gotik menduan nje sistem mbeshtetes per te siguruar qendrueshmerine . Konstruktuan muret mbeshtetese te cilat ripersosen me tej me kalimin e kohes per te arritur brendi me hapsira sa me te medha dhe te larta . Sidomos dritaret u zmadhuan dhe u mbyllen lart me harkun e thyer.

Skulptura[redakto | redakto tekstin burimor]

Skulptura e gotikes evropiane ishte ne shërbim te arkitekturës, me ç'rast skulptori gjeti hapësire te lire e ka shendrruar ne dekor te objektit.

Veprat mё tё njohura nё France gjenden nё katedralet ne: Shartër, Paris, Amijen dhe Burzhe.

Rendesi te medha fitojn skulpturat e varrezave.

Ishte zakon qe me maskat e hequra nga fytyra e tё vdekurit, tё modeloheshin fytyrat e tё ndjereve.

Skulptori me i njohur me prejardhje Holandeze ne France ishte Klaus Sluteri.

Pikturimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Piktura si kunder skulptura i braktisi parimet e krijimeve romanike dhe filloi te shfaqte sendet rreth e rrotull sipas natyres modeleve reale qe ofronte natyra. Vija lineare e theksuar gjeti sidomos zbatim nё pikturen e "vitrazhit" tek dritaret qelqorё tё katedraleve gotikё. Ku piktoret i realizonin perfytyrimet e tyrё nё planё te sheshta pa relievin e dhene mё ane tё drites dhe hijes

Piktoret gotike pervec piktures se vetrazhit perdoren dhe pikturimen mbi pllaka derrase me shume se pikturen e murit. Mbi to u vu re perpjekja e artisteve. Sidomos ne pikteren e portretit ta shfaqnin njeriun sa me sakte dhe me besnikeri sipas natyres.

Tashme ne keto piktura ngjyra kapercente kujdesin per linjen gjithnje ne sherbim te formes. Ne pikture u zbatuan te njejtat parime qe kishte zhvilluar edhe skulptura gotike.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Gothic art – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale