Shko te përmbajtja

Arti i Dyndjeve Barbare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kapse e supeve nga anija-varr anglo-saksone e shek. VII në Sutton Hoo. British Museum.

Arti i Dyndjeve Barbare përbënë veprat e artit të gjermanikëve gjatë Periudhës së Dyndjeve (rr. 300 – 800). Ai përfshin Artin e Dyndjevefiseve gjermanike në kontinent, ashtu si dhe fillimin e Artit Insular ose Artit Hiberno-Sakson të shkrirjes anglo-saksone dhe kelteBritani dhe Irlandë. Ai mbulon shumë stile të ndryshme arti duke përfshirë stilin polikromik dhe stilin shtazor. Pas kristianizimit, Arti i Periudhës së Dyndjeve do të zhvillohej në shkolla të ndryshme të Artit të Hershëm Mesjetar në Evropën Perëndimore, që normalisht klasifikohen sipas rajonit, si Arti Anglo-Sakson dhe Arti Karoling, përpara zhvillimit të stileve gjithë-kontientale të Artit Romanik dhe në fund të Artit Gotik.

Fibulae gotike, fillimi i shekullit të V

shekullin e III të e.s. Perandoria Romake pothuajse u rrëzua dhe pamja e ushtrisë së saj do të bëhej gjithmonë e më shumë gjermanike. Në shekullin e IV, kur hunët i shtynë fiset e ndryshme gjermanike drejtë perëndimit, disa grupe gjermanike u përhapën përgjatë kufijve të perandorisë dhe filluan të nguliten aty. Visigotët u vendosën në Itali dhe pastaj në Hispania (Spanjë), në veri frankët u vendosën në Gali dhe Gjermaninë Perëndimore, ndërsa në shekullin e V anglët, saksonët dhe jutët do të pushtonin Britaninë, ndërsa ostrogotët do të vendoseshin në Itali. Nga fundi i shekullit të VI Perandoria Romake Perëndimore ishte zëvendësuar pothuajse plotësisht nga Mbretëritë Gjermanike më të vogla, më pak të organizuara politikish, por më vigoroze.

Megjithëse këto mbretëri nuk qenë kurrë homogjene, ato ndanin disa veçori të përbashkëta kulturore. Të ardhurit e rinj do të vendoseshin në tokat e reja dhe do të bëheshin bujq dhe peshkatarë. Të dhënat arkeologjike nuk kanë dalluar traditë të veprave monumentale artistike, siç ishte arkitektura ose skulptura e madhe me materiale permanente, por një parapëlqim në vend të artit të bartshëm për paraqitje personale, zakonisht me një funksion praktik, si armët, pajisjet e kalërimit, veglat dhe xhevahiret që vendoseshin në rroba. Arti i mbijetuar i popujve gjermanikë është pothuajse tërësisht i përbërë prej zbukurimesh personale dhe të bartshme. Përpara konvertimit në Krishtërim, veprat artistike varroseshin me zotëruesit e tyre. Shumë vepra artistike prej materialesh organike pa dyshim që nuk ka mbijetuar.

Tre stilet do ta mbizotëronin Artin Gjermanik: stili polikromik i krijuar me gotët që ishin vendosur në zonën e Detit të Zi; stili shtazor, me gjasa me origjinë lindore,[1] do të lulëzonte në Skandinave, Gjermaninë Veriore dhe Angli. Në fund, Arti Insular, ose stili Hiberno-Sakson, në një periudhë të shkurtër por të begatë pas kristianizimit, do të shihte shkrirjen e stilit shtazor me atë kelt, mesdhetar dhe motiveve dhe teknikave të tjera.

Fibula longobarde

Gjatë shekullit të II gotët në zonën e tanishme të Ukrainës do të zbulonin një shije të re për figurinat e arta dhe objektet e zbukuruara me gurë të çmuar. Ky stil, i huazuar nga skithët dhe sarmatët, kishte disa ndikime greko-romake, dhe ishte popullor edhe mes hunëve. Ndoshta shembujt më të shquar janë gjetur në Thesarin Pietroasele të shekullit të IV (Rumania), i cili përfshin një kapëse të madhe në formë shqiponje prej ari[2] Motivi i shqiponjës rrjedh nga Azia Lindore dhe rezulton nga pjesëmarrja e paraardhësve të gotëve në Perandorinë Hune, si në tokëzën polikrome të brezit me kokë shqiponje[3] nga Ukraina.

Gotët e bartën këtë stil në Itali, Francën Jugore dhe Spanjë. Një shembull i mirënjohur është shqiponja ostrogote (fibula) nga Çezena, Itali, tani në një muze në Nyrëmberg. Një tjetër është kurora polikromike kushtimore visigote[4] e Reçesvintit, mbretit të Toledos, e zbuluar në një thesar kurorash kushtimore të rr.670 në Fuente de Guarrazar, afër Toledos. Popullariteti i stilit mund të dëshmohet nga zbulimi i një shpate polikromike[5] në varrin e mbretit frank Kilderiku I (i vdekur rr.481) në Turnai (në Belgjikën e tanishme), mjaft në veri të Alpeve.

Kreu i një traste nga Sutton Hoo, rr. 625

Studimi i dekorimeve evropiano veriore, ose "gjermanike", zoomorfike u fillua nga Bernhard Salin në një vepër të publikuar në vitin 1904.[6] Ae klasifikoi Artin shtazor të periudhës nga viti 400 deri në vitin 900 në tre faza: Stilet I, II dhe III. Origjina e këtyre fazave të ndryshme është akoma subjekt i debateve të konsiderueshme; zhvillimi i prirjeve në artin e vonë romak popullor në provinca është një element, dhe traditat më të vjetra të popujve nomadë të stepës aziatike një tjetër. Dy stilet e para janë zbuluar shumë gjerësisht përgjatë Evropës në artin e popujve "barbarë" të Periudhës së Dyndjeve.

Stili I. Shfaqet fillimisht në Evropën Veri-Perëndimore dhe do të bëhej një stil i ri i dallueshëm me futjen e teknikës së gdhëndjes së pjesëzave të përdorur në bronz dhe argjend në shekullin e V. Karakterizohet nga kafshë, trupat e të cilave ndahen në seksione dhe tipikishte shfaqen në cepa e dizajneve, theksi kryesor i të cilave qëndron mbi modele abstrakte.

Stili II. Pasi Stili I rreth viteve 560-570 ishte në rënie dhe Stili II i Salinit do të fillonte ta zëvendësonte. Kafshët e Stilit II janë bisha të plota, por trupat e tyre zgjaten në "fjongo" që gërshetohen në forma simetrike pa pretendime natyralizmi dhe rrallë ndonjë këmbë, kështu që ato priren të jen si gjarprinj, megjithëse kokat shpesh kanë karakteristika llojesh të tjera kafshësh. Kafsha do të përfshihej në modelet zbukuruese, tipikisht duke përdorur gërshetimin. Kështu dy arinj janë drejtuar nga njëri-tjetri në simetri të përkryer ("pasqyrore"), duke formuar formën e një zemre. Shembujt e Stilit II mund të gjenden krerë trastash, torbash apo qesesh ari.

Pas rreth vitit 700 do të zhvilloheshin stilet vendore dhe ai nuk do të ishte më shumë e dobishme për të folur për një stil të përgjithshëm gjermanik.[7] Stili III i Salinit gjendet kryesisht në Skandinavi dhe mund të quhet edhe Art Viking.

Ndikimi i krishter

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Smaltimi Bizantin e ndikoi mjaft punimin e metaleve të Periudhës së Dyndjeve. Kisha në Periudhën e Hershme të Dyndjeve u shfaq si forca e vetme mbi kombëtare në Evropë pas Rënies së Perandorisë Romake. Ajo mundësoi një element bashkues dhe ishte institucioni i vetëm i mbetur që mund të ruante mbetjet e zgjedhura të Qytetërimit Klasik. Pasi konvertimi i popujve gjermanikë nga fundi i shekullit të VII do ti afrohej përfundimit, kisha do të bëhej padronia parësore e artit, duke porositur dorëshkrime të iluminuara dhe objekte të tjera liturgjike. Të dhënat tregojnë një rënie të qëndrueshme në format gjermanike dhe ndikim në rritje mesdhetar. Ky proçes do të zhvillohej shpejtë me gotët e Italisë dhe Spanjës dhe më ngadalë sa më në veri. Ky ndryshim mund të vërehet në kodeksion meroving të Sakramentarit Gelasian të shekullit të VIII, ai nuk përmban elemente të Stilit II, por paraqet shembuj të mesdhetarë peshku të përdorur për të ndërtuar gërma të mëdha në fillim të kapitujve.

Mauzoleu i Teodorikut të Madh, Ravena

Pamundësia për të mbajtur një arkitekturë monumentale nga popujt nomadë do të përcaktonte format e arkitekturës së antikitetit të vonë dhe bizantine që do të imponoheshin ndaj arkitekturës së Mbretërive Gjermanike, megjithëse të pasuruara me disa elemente të veçanta.

Gotët dhe frankët do të adoptonin në kishat e tyre planimetrinë bazilikore me tre nefe dhe absida gjysmë-rruzullore, ashtu si dhe planimetrinë e qendërzuar me mbulim me kupolë për pagëzimoret. Në disa raste pasurohet me shpërndarjen hapsinore me një galeri. Arti Ostrogot në Ravenë (Pagëzimorja Arjane, Kisha Palatine, Pallati dhe Mauzoleu i Teodorikut të Madh) duke përfshirë ndërtesa të dekoruara në mënyrë të pasur me mozaikë. Arkitektura Visigote në Spanjë do të përfshinte përdorimin e veçantë të Harkut Patkua, me kisha me navata me lartësi të ndryshme dhe ndonjëherë përdorimin e planimetrisë me kryq latin.

Arti Gjermanik shqetësohej shumë për lëvizjet ndërtimore dhe evoluimet në dallim nga kultura latine, për shembull. Në Evropën Qendrore futja e formave mesdhetare qe më e vonë, duke nisur nga shtrirja e manastireve (paradoksalisht, themelime të murgjëve nga Ishujt Britanikë, që në Gjermani quheshin Schottenklöster – Manastire Skoceze–: Luxeuil – në Francën e tanishme – 585, Saint GallZvicra e tanishme – 613, Echternach – Luksemburgu i tanishëm – 698, FuldaGjermania e tanishme – 744, Lier – Belgjika e tanishme – rr. 750, Lorsch – Gjermania e tanishme – 764). Përdorimi i përbashkët i gurit dhe drurit ishte karakteristik, me çati trekëndore guri me kulla cilindrike anash, të ngjashme në formë me monumentet e lashta mortore. Më vonë, në vendet skandinave, hofi (tempull gjermanik para-kristian, heathen hofs (tempuj pagan) hörgr (ndërtim fetar ose altar[8]) do të konvertoheshin në kisha, duke mbajtur në thelb format dhe materialet (stavkirke).

Arkitektura ushtarake do të përbëhej nga palisada druri me barrikada, me faqe rrethore dhe hendeqe; megjithëse do të realizoheshin edhe fortesa të ngjashme me burgus katërkëndorë romakë. Më tej, do të zhvillohej kullat, ledhet dhe kështjellat mesjetare. Në Danimarkë do të futeshin disa fortifikime të veçanta rrethore (trelleborg).

Reliev visigot i Quintanilla de las Viñas, shek. VII-VIII, Merida, Spanjë

Skulptura prej guri do të kufizohej në dekorimin e kishave dhe pagëzimoreve, në formën e relieveve të sheshta, kapiteleve dhe sarkofagëve, duke ndjekur modele të vona romake. Gjithashtu skalitja e fildishit (eboraria) do të zhvillohej në punishte të shumta italike dhe galike, të cilat ishin të kushtueshme dhe kërkoheshin si prodhime luksi dhe prestigji.

Më larg nga rruzulli mesdhetar i ndikimit kulturor, përvojat e argjendarëve skithë dhe keltë do të aplikoheshin në skalitjen e gurit, veçanërisht në runet norse dhe idhujt ose kryqet kelte. Modelet e mbijetuara mund të gjurmohen prej shumë shekujsh, duke arritur në Epokën e Bronzit (Karroja diellore e Trundholmit).

Argjendaria dhe stilet dekorative

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I përbashkët për të gjithë popujt barbarë dhe pikërisht për kushtet e tyre nomade, ishte punimi i përkryer i metaleve, si të xhevahireve ashtu dhe të armëve dhe objekteve të përgjithsme, shtëpiak ose ritual. Dëshmohet nga thesaret kushtimore të depozituara në varre (Guarrazar në Spanjë, Petroasele në Rumani – Studimi sistematik e veprave të gjetura në tumulet daneze do të bënte që Christian Jürgensen Thomsen të nxirte teorinë e tre fazave). Veprat më karakteristike të argjendarisë gjermanike janë byzylykët, fibulat, smaltet me teknikën cloisonné, etj. Format dekorative, të mbështetura në filigran, stili polikromik apo stili shtazor, mund të tregojnë kontakte kulturore të shumta përgjatë Euro-Azisë, duke përfshirë Lindjen e Afërt dhe të Largët dhe zonën e stepave midis Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore (Arti hun, Arti Skith, Arti Sarmat), përveç Artit Kelt të Evropës Perëndimore.

Janë përkufizuar stilet kryesore: një stil i parë polikromik, i vendosur midis hunëve dhe zonës së Detit të Zi, që do të kishte një jetëgjatësi të madhe, duke përfshirë argjendarinë visigote, franke dhe longobarde (shekulli VII); dhe një stil i dytë shtazor, i vendosur në Detin e Veriut dhe Skandinavi, nga ana tjetër i ndarë në tre faza: Stili I, asimetrik (shekulli V]]), Stili II, me rregullsi dhe stilizim më të madh, me ndikim bizantin (që nga fundi shekullit të VI) dhe Stili III, karakteristik i Artit Viking të shekullit të VIII, që mbështetej në modele arkaike dhe i ndikuar nga filigranet e përdredhura të kodeve irlandeze. Përdoren gjithashtu emërtimet Tierstil ose Stili Shtazor Gjermanik, për ta dalluar nga Stili Shtazor Skith (i përhapur gjerësisht përgjatë stepave euro-aziatike. Ky periodizim është propozuar nga Bernhard Salin në një vepër të vitit 1904, që vazhdon të shkaktojë debate të konsiderueshme.[12][13][14]

Arti Insular, shpesh i njohur si Arti Hiberno-Sakson, veçanërisht në lidhje me dorëshkrimet e iluminuara) ishte i kufizuar në Britaninë e Madhe dhe Irlandë dhe përbënte shkrirjen e traditave gjermanike (nëpërmjet anglo-saksonëve) me traditat kelte (nëpërmjet murgjëve irlandezë). Ai mund të shihet së pari në fundin e shekullit të VII dhe për të vijuar në Britani për rreth 150 vjetë deri në pushtimet vikinge të shekullit të IX (pas të cilave shihet shfaqja e Artit Anglo-Sakson), dhe në Irlandë deri në shekullin e XII (pas të cilit shfaqet Arti Romanik).

Fibula e Tarës, pamje ballore, fillimi i shekullit të VIII

Irlanda u konvertua në krishtërim nga misionet nga Britania dhe kontinenti, duke filluar nga mesi i shekullit të V, ndërsa njëkohësisht anglët, saksonët dhe jutët paganë po vendoseshin në Angli. Fragmentimi i skajshëm politik i Irlandës dhe mungesa tërësore e zhvillimit të saj urban e pengoi zhvillimin e një strukture të fortë peshkopale. Në vijim në Krishtërimin Irlandez monasticizmi do të shfaqej si forca mbizotëruese dhe kështu në Artin Kristian Irlandez.

Krishtërimi Kelt gjithashtu zhvilloi një theks të fortë mbi veprimtarinë misionare. Rreth vitit 563 Shën Kolumba themeloi një bazë në ishullin skocez të Ionës, nga i cili do të konvertonte paganët piktë në Skoci; ky ngulim monastik do të ishte për një kohë të gjatë një qendër e Kulturës së Krishterë në Britaninë Veriore. Murgjit kolumbanë pastaj do të shkonin në Northumbria në vitin 635 dhe do të themelonin një manastir në ishullin e Lindisfarnit, nga i cili do të konvertonin veriun e Anglisë. Megjithatë Roma tashmë kishin nisur konvertimin e anglo-saksonëve nga jugu me një mision në Kent në vitin 597. Midis murgjëve irlandezë dhe Romës do të krijohej një konflikt mbi datën e kremtimit të Pashkëve, duke çuar në tërheqjen e misionit irlandez nga Lindisfarni për në Iona. Gjithësesi, përdorimi i përhapur gjerësisht i formave dekorative irlandeze në artin e prodhuar në Angli dhe anasjelltas, dëshmon vijimësinë e ndërveprimit midis dy kulturave. Anglia do të vijonte nën ndikimin në rritje mesdhetar, por jo para se Arti Irlandezo-Kelt dhe Anglo-Sakson të shkrihej.

Vepra e parë madhore që mund të quhet qartësisht Hiberno-Saksone është Libri i Darrout në fundin e shekullit të VII. Aty do të vijonte një Epokë e Artë në punimin e metaleve, dorëshkrimeve dhe skulpturave të gurta. Në shekullin e IX lulëzimit të stilit Hiberno-Sakson do ti afrohej fundi i tij, me ç‘rregullimin e sulmeve vikinge dhe mbizotërimin në rritje të formave mesdhetare.

Dorëshkrimet në miniaturë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Libri i Darrout, shek. VII, Irlandë. Një nga veprat më të hershme të Artit Hiberno-Sakson. Trinity College Library, Dublin.

Dëshmitë e mbijetuara të Artit Irlandezo-Kelt nga Epoka e Hekurit mbizotërohet nga punimi i metaleve në një Stil La Tène. Kusitë e varura si ato të zbuluara në Sutton Hoo janë mes disave nga më të rëndësishmet e kësaj zeje. Pasi misionarët irlandezë filluan të përhapnin fjalën e ungjijve, ata kishin nevojë për libra dhe pothuajse nga fillimi ata do të fillonin ti zbukuronin tekstet e tyre me vizatime artistike nga dizajnet e këtyre traditave të punimit të metaleve. Spiralet dhe rrotullat në shkronjat e zmadhuara nistore të gjetura në dorëshkrimet më të heshme si dorëshkrimi i shekullit të VII Kataku i Shën Kolumbës huazon drejtpërdrejtë nga smaltet kelte dhe motivet e punimit La Tène të metaleve.

Pas Katakut të Shën Kolumbës, dekorimi i librave do të bëhej gjithmonë e më i ndërlikuar dhe stile të reja nga kultura të tjera do të futeshin. Faqet Tapete faqe të tëra zbukurimesh pa tekst futeshin, zakonisht në fillim të secilit Ungjill. Motivet gjeometrike dhe modelet e gërshetimeve mund të kenë qenë ndikuar nga Egjipti Kopt ose gjetiu në Lindjen e Mesme Bizantine. Përdorimi në rritje i zbukurimeve shtazore ishte një ndikim anglo-sakson me stilin e tij shtazor. Të gjitha këto ndikime dhe tradita do të kombinoheshin në atë që mund të quhet një stil i ri hiberno-sakson, me Librin e Darrout në fundin e shekullit të VII duke qenë i pari i këtij lloji. Ungjijtë e Lindisfarnit janë një tjetër shembull i shquar.

Libri i Kellsit me gjasa u krijuan në Iona në shekullin e VIII. Kur murgjit u larguan për në Irlandë përballë sulmeve vikinge në vitin 807, ata me gjasa e bartën atë me vete në Kells në Irlandë. Është dorëshkrimi hiberno-sakson i dekoruar në mënyrën më të rafinuar dhe përfaqëson një larmi të madhe teknikash dhe motivesh të krijuara gjatë shekullit të VIII.

Punimi i metaleve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shekullin e VII do të shfaqej një përtëritje e punimit të metaleve me teknika të reja si filigrani që mundësonte zbukurime edhe më të vogla dhe më të imtësishme, veçanërisht në fibulat kelte penanulare dhe pseudo-penanulare që ishin simbole të rëndësishme statusi për elitën, dhe gjithashtu të mbajtura nga kleri si pjesë e veshjes së tyre. Fibula e Tarës dhe Thesari Ardagh janë mes shembujve më të mbresëlënës insularë, ndërsa xhevahiret mbretërore të shekullit të VII nga anija-varr e Sutton Hoo tregojnë një stil anglo-sakson para-kristjan. Ato bashkonin të gjitha aftësitë e disponueshme të argjendarisë në një vepër: zbukurime të aplikuara në një larmi teknikash dhe materialesh, skalitje me copëza, filigran, cloisonné dhe kristale kuarci.

Aftësitë e treguara në punimin e metaleve mund të shihen edhe te skulpturat prej guri. Për shumë shekuj kishte qenë zakon irlandez të tregohej një kryq i madh druri brenda rrethimit të ndërtesës monastike. Ata pastaj dotë zëvendësoheshin në kryqe guri të quajtur kryqe të larta dhe të veshur me të njëjtat modele të ndërlikuara të përdorura nga argjendarët dhe shpesh skulptura figarash.

  1. Tănase, Daniela (23 nëntor 2020) [2010]. "7.2: Ornamental Styles and Decorative Motifs of Germanic Origin". Craftsmen and Jewelers in the Middle and Lower Danube Region (6th to 7th Centuries). East Central and Eastern Europe in the Middle Ages, 450-1450, volume 67 (në anglisht). Leiden: Brill. fq. 209. ISBN 978-90-0443693-0. Marrë më 18 qershor 2025. Shumë është shkruar mbi origjinën e stilit shtazor – kelt, nomad (me ndikime nga Irani), ose Helenik. Cilado-qoftë origjina e tij, stili konsiderohet si tipik për këndvështrimin gjermanik të botës.
  2. picture
  3. picture
  4. [https://web.archive.org/web/19991010193109/http://www.hp.uab.edu/image_archive/ujg/crown01.jpg picture
  5. [https://web.archive.org/web/19991014043050/http://www.hp.uab.edu/image_archive/ujg/metalwork05.jpg picture
  6. Bernhard Salin, [https://openlibrary.org/works/OL4889930W/Die_altgermanische_Thierornamentik Die altgermanische Thierornamentik, Stokholm 1904, The Open Library online text, shkruar në gjermanisht dhe tepër e ilustruar.
  7. Lotte Hedeager (2000). "Migration Period Europe: The Formation of a Political Mentality". përmbledhur nga Frans Theuws; Janet Laughland Nelson (red.). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. fq. 15–58. ISBN 978-90-04-10902-5.
  8. Henry Adams Bellows, red. (1936). The Poetic Edda (në anglisht). Princeton University Press.
  9. Nancy Edwards (1991). "The Dark Ages". The Archaeology of Clwyd (në anglisht). Cyngor Sir Clwyd.
  10. A. C. Bouman (1965). "The Franks Casket". Neophilologus (në anglisht). 3: 241–249.
  11. Carol L. Neuman De Vegvar (1990). "The Origin of the Genoels-Elderen Ivories". Gesta (në anglisht). 29: 8–24.
  12. Günther Haseloff (1979). Kunststile des frühen Mittelalters – Völkerwanderungs – und Merowingerzeit (në gjermanisht). Funden des Württembergischen Landesmuseums Stuttgart Hrsg. vom Württembergischen Lendesmuseum.
  13. Emma C. Bunker; Bruce Chatwin; Ann Elizabeth Farkas (1970). Animal Style Art from East to West (në anglisht). Asia Society.
  14. Frans Theuws; Janet L. Nelson (2000). Rituals of Power: From Late Antiquity to the Early Middle Ages (në anglisht). Brill. fq. 45. ISBN 978-90-0410902-5.
  15. Beato de Liébana në Auñamendi.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]