Artizanati i Kukësit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qarku i Kukësit përbehët nga tre rrethe që janë Kukësi (me qendër qytetin e Kukësit të Ri), Hasi (me qendër qytetin e Krumës), dhe Tropoja me qendër qytetin e Bajram Currit.

Qyteti i Kukësit të Ri, është qendra administrative e Qarkut, ku janë të vendosura institucionet më të rëndësishme shtetërore dhe vendore. Deri në vitet 1925, kur për herë të parë u konsiderua si qytet, Kukësi i vjetër, ishte vetëm një fshat I vogël me banorë që jetonin në të dy anët e Drinit të Zi dhe Drinit të Bardhë. Banorët e këtij fshati që quhej Kukës, merreshin kryesisht me blegtori dhe më pak me bujqesi. Sot, Kukësi i Ri është qyteti më verilindor i Shqipërisë, vetëm 25 km larg nga Kufiri me Kosovën dhe shtrihet në lartesinë 358m mbi nivelin e detit. Është një qytet i ri i ndërtuar mbas vitit 1963, 4 km larg vendit ku dikur ndodhej Kukësi I vjeter, Qyteti I Kukësit(I vjetri), sot gjendet ne fundin e nje liqeni artificial qe u krijua per shkak të ndërtimit të hidrocentralit të madh të Fierzës.

Relievi i Kukësit ka formën e një gadishulli të vogël, i rrethuar nga ujërat e kaltra të liqenit artificial që I japin atij një pamje shumë piktoreske.

Popullsia e qarkut të Kukësit është autoktone me prejardhje nga fiset dardane ilire. Sot 70% të popullsisë e përbën fshati. Kryesisht kjo popullsi merret me bujqësi dhe blegtori. Dikur, krahas punëve bujqësore dhe blegtorale popullsia ka qenë marrë edhe me profesione të tjera si p.sh. përpunimi artistik I gurëve për ndërtim banesash, përpunimi I drurit I cili përdorej për banesa dhe orendi shtepiake, hekurit, pocerise, të cilat kanë qenë më tepër të ushtruara nga burrat. [1]

Veshja popullore shqiptare eshte me e bukura ne bote

— Bajron 1809

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë e lashtë vjen tek gratë tradita e punimin të leshit në avlëmend. Leshi përdorej në prodhimin e veshjeve dhe të gjitha pëlhurave që I nevojiteshin një shtëpie. Fakti që Kukësi ka qenë shumë i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë për mungesë të infrastrukturës rrugore, ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e traditave të artit popullor që vjen pothuajse e pandryshuar deri në ditët tona.

Janë karakteristike dhe të lashta, motivet popullore që përdoren në prodhimin e qilimave dhe sexhadeve, me kombinime shumëngjyreshe me shije te hollë artistike, të cilat nuk mund të gjenden në asnjë zonë tjetër në Shqipëri. Në vitet 1963 në Kukës filloi të funksiononte një ndërmarrje artizanati e madhe, e cila kishte 1000 punëtore në qytet dhe 200 në fshatin Bicaj. Kjo ndërmarrje punonte kryesisht për eksport. Artikujt që prodhonte ishin sexhade, qilima, punime artistike me kashtë, thupra shelgu e tjerë. Në vitet e sundimit komunist artizanët, që deri në atë kohë punonin brenda ambienteve të banesave të tyre dhe që prodhonin produkte vetëm për përdorim personal dhe familjar, u grupuan dhe organizuan në kooperativa artizanati, që pas disa vitesh u kthyen në ndërmarrje shtetërore artistike. Në artizanatin e Kukësit punonin rreth 900 gra e vajza dhe produktet e prodhuara prej tyre eksportoheshin në Perëndim.

Në fillim të viteve 1990, ndërmarrjet artistike u mbyllën dhe zejtaria e humbi shkëlqimin e dikurshëm si profesion.Me ndryshimin e sistemit politik, ne vitin 1992, kjo ndermarrje pushoi se funksionuari dhe prodhimi u nderpre per gati 20 vjet.Pjesa më e madhe e artizanëve e braktisën tërësisht profesionin ose e ushtronin atë vetëm si aftësi për të përmbushur nevojat e ekonomisë familjare. Vetëm pak mjeshtrë vazhdojnë të mbajnë traditën gjallë dhe punojnë në shtëpitë e tyre, ku prodhojnë qilima dhe sixhade, veshje popullore dhe punime të tjera dore, duke ruajtur traditën në motivet e hershme, por edhe duke e pasuruar atë me motive të reja në përputhje me trendet e kohës dhe kërkesat e tregut.

Tani që kushtet kanë ndryshuar dhe Kukësi nuk është më një qytet i izoluar, sepse ai lidhet me Tiranën në një kohë prej 2 oresh, nëpërmjet një autostrade moderne që e lidh me pjesën tjetër të vendit, gjithashtu per 15 minuta lidhet prej kesaj autostrade edhe me qytetin e Prizrenit në Kosovë, është rizgjuar interesi për prodhimet artistike të traditës dhe kanë filluar përpjektjet për të organizuar biznese të vogla private. Kanë filluar të organizohen panaire të prodhimeve të artizanatit në Kukës dhe në të ardhmen organizata e grave do të zgjerojnë gjeografine e këtyre panaireve në Shqipëri, por edhe tek fqinjet e saj.[2]

Kultivimi i një forme të re ekonomie[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prodhimet e artizanatit të sotëm kuksian, janë në vazhdën e traditave shekullore që datojnë nga koha Ilire. Ka qenë shumë e lashtë tradita e pocerisë, e cila në rrethanat e sotme mund të konsiderohet e zhdukur. Vetëm disa dekada më pare, në varret e zbuluara gjatë kërkimeve arkeologjike, në fshatin Kolsh, në afërsi të Kukësit, janë gjetur objekte pocerie, të zbukuruara me vizatime artistike, e të prodhuara nga vendasit.

Edhe gdhendja e gurit, drurit, punimi i hekurit kanë qenë përdorur gjerësisht dikur për zbukurimin e shtëpive, duke filluar që nga periudha e mesjetës e në vazhdim. Por edhe këto janë profesione që po harrohen. Çdo ditë e më tepër vjen duke rënë numri I personave që merren me këto mjeshtëri.

Punët e dorës së grave janë ato që më së shumti I kanë rezistuar kohës deri në ditët e sotme. Qilimat e sixhadet e prodhuara nga grate kuksiane janë të një cilësie të lartë, të bukura dhe shumë të preferuara në tregun shqiptar dhe të huaj. Këto prodhime para 2 dekadave eksportoheshin nga Shqipëria në disa vende të Europës, dhe ishin tepër të kërkuara. Prodhimet e artizaneve Kuksiane , kanë qenë po aq të famshme, sikurse dhe prodhimet e artizaneve të Korces dhe të Krujës.

Një vend të rëndësishëm në punët e dorës së grave zë edhe përgatitja e kostumeve tradicionale popullore të grave dhe burrave. Ato janë ruajtur origjinale dhe janë një shprehje e qartë e identitetit Kuksian. Sot janë të pakët personat që vishen me këto kostume gjatë ditëve të zakonshme. Këtë gjë e bëjnë vetem njerezit e moshuar, ose edhe rinia, por në fshatra të thella ku kushtet klimaterike diktojne mbajtjen e tyre. Këto kostume shpalosen me gjithë bukurinë e tyre vetëm gjatë festivaleve folklorike, festimeve të tjera popullore, apo dasmave. Kostumi tradicional konsiderohet nga populli si një element identiteti që e dallon nga krahinat e tjera të Shqipërisë.

Kostumet popullore, sidomos të grave, shquhen për bukurinë, elegancën, koloritin e pasur dhe shumëllojshmërine. Ato janë unike në llojin e tyre. Larmishmëria e kostumeve të grave, është aq e madhe sa brenda rrethit të Kuksit , ato ndryshojnë thelbësisht njëra nga tjetra. Në baze të ngjashmërive, mund t'i grupojme në disa lloje, që janë:

  • Kostumi i zonës së Sheëmrisë
  • Kostumi i zonës së Lumës
  • Kostumi i Bushtricës
  • Kostumi i Shishtavecit
  • Kostumi i Hasit
  • Kostumi i malsise se Tropojes
  • Kostumi i zonës së Lekbibajt

Kostumet e burrave që janë të gjitha të punuara nga shajaku, kanë më shumë elemente të përbashkët. Sipas traditës së vjetër të popullit, të gjitha vajzat e reja pa përjashtim, kur martoheshin, mernin me vete pajën e përgatitur nga duart e tyre. Aty përfshiheshin të gjitha nevojat që do të kishte familja e ardhshme për të gjithë jetën. Në këtë "industri" shtëpiake vendin kryesor e zinin prodhimet e leshit, për shtrojë dhe mbulojë, veshja e perditeshme për të gjithë pjestaret e familjes, e cila duhej te ishte e tille qe ti pershtatej klimes se ashper, menyres se jeteses se malesoreve, e lidhur ngushtesisht me blegtorine dhe pyjet. Sot kjo tradite eshte braktisur nga brezi i ri. Eshte hequr dore nga prodhimi i veshjeve, i qilimave dhe sexhadeve vazhdon, por jo me permasat e dikureshme. Disa prodhime qe dikur beheshin nga leshi, tashme jane zevendesuar nga grepi, shtizat, e te tjere. [3]

Teknika unikale ne prodhimet artizanale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në historikun shqiptar të artizanatit Kukësi zë një vend të veçantë për larmishmërinë e produkteve dhe uniticitetin e tyre.

Që në kohët e moçme endja në vegjë e pëlhurave prej liri, pambuku e leshi, punimet me grep, qëndisje, prodhimi dhe dekorimi i veshjeve popullore, kanë qenë profesioni i vetëm për gratë dhe vajzat e kësaj zone.Shume e lashte vjen tek grate tradita e punimin te leshit ne avlemend. Leshi perdorej ne prodhimin e veshjeve dhe te gjitha pelhurave qe I nevojiteshin nje shtepie. Fakti qe Kukësi ka qene shume i izoluar nga pjesa tjeter e Shqiperise per mungese te infrastructures rrugore, ka ndikuar pozitivisht ne ruajtjen e traditave te artit popullor qe vjen pothuajse e pandryshuar deri ne ditet tona.

Tekstilet e leshta të Kuksit shquhen për teknikën unike, ashtu siç janë të veçanta edhe thurjet me shtiza, ojat, dantellat, qëndisjet e shumëllojshme. Veshjet popullore manifestojnë kulturën tradicionale të zonës dhe janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve që vijnë nga lashtësia. Jane karakteristike dhe te lashta, motivet popullore qe perdoren ne prodhimin e qilimave dhe sexhadeve, me kombinime shumengjyreshe me shije te holle artistike, te cilat nuk mund te gjenden ne asnje zone tjeter ne Shqiperi.

Mjeshteria e endjes se sixhadeve,punime dore,dekorim i veshjes se Lumës,Hasit,Tropojes,Rekës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jelek i veshjes se Hasit
Sixhadet dhe qilimat Kuksiane

Studiuesit vleresojne se motivet popullore qe perdoren ne qilimat dhe sixhadet e prodhuara ne zonen e Kukesit jane karakteristike dhe te lashta.Ne to shquajne kombinimet shumengjyreshe dhe shija e holle artistike, te pangjashme me asnje zone tjeter te Shqiperise.Nje vend te rendesishem ne punet e dores ze pergatitja e kostumeve tradicionale popullore Ne Tropoje tradicionalisht jane perdorur dhe ende vazhdojne te perdoren shume variante veshjesh popullore.Larmia me e madhe ekziston te veshjet e grave.Tiparet kryesore jane : Veshja e "ngushte" dhe veshjet me "peshtjellak te gjane".Punet e dores se grave dhe ato ne veg jane punime qe me shumti i kane rezistuar kohes deri ne ditet e sotme ,kjo fale tradites se percjelljes se tyre nga nena tek bija qe ne moshe te hershme. Veshja e Gjere dallohet nga peshtjellaku i gjere ne ngjyre te kuqe,qe endet ne vegj dhe paloset ne pala te vogla,pjesa e prapme e te cilit dekorohet me rruaza ne motive floreale shumengjyreshe .Karakteristike per Veshjen e Ngushte eshte kemisha prej beze te bardhe dhe perparesja,e cila dallohet per zbukurimet me motive te vecanta me figura rombi ,trekendeshe mes motiveve floreale,si dhe peshtjellaku i prapem prej stofi ,i cili zgjerohet ne fund dhe rijon dy cepa dhe qendiset ne forma gjeometrike me rruaza dhe temina. Hasi si njesi etnografike ne vehte paraqet nje interes historik,etnografik dhe folklorik.Veshjet popullore te Hasit,jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale.Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve,qe vijne nga lashtesia,por jane njekohesisht edhe shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.Tradita e punimit te veshjeve tradicionale,qilimave dhe punimeve te dores spikasin me artin e tyre teper te holle.Per tu njohur me keto produkte turistetdhe vizitoret do te kene mundesine qe t'i gjejne ato tek Qendra Informacionit Turistik ne qender te qytetit te Krumes ose ne Muzeun Historik Etno-kulturor te qytetit te Kukesit.Tradita e punimit te produkteve prejleshi ne veg eshte shume e lashte ne zonen e Hasit.Nje vend te veçante ne produktet prej leshi,qilima dhe sixhade,zene edhe ato te realizuara nga artizanet hasjane.Keto produkte shquhen per motivet e pasura dhe te vecanta . Veshja tradicionale e Rekes,sipas etnografeve,eshte nder me te vecantat ne Europe dhe Ballkan dhe dallon per dekorin asimetrik,te pahasur ne zona te tjera.Kjo veshje hyn ne tipin e veshjes me kemishe te gjate e dy futa,ku kemisha prej pambuku te bardhe me vija vertikale ngjyre bezhe endet ne veg dhe dekorohet me elemente teper te veçante dhe qe dallojne nga te gjitha trevat mbareshqiptare.

Sixhadetë e prodhuara nga artizanet kuksiane kanë qenë me famë në të gjithë Evropën. Në vitet ‘50 të shekullit të kaluar qilimat dhe sixhadet e punuara nga gratë e Lumës kanë prezantuar me dinjitet Shqipërinë në panairet e Europës, në të cilat janë vlerësuar edhe me çmime prestigjioze.[4]

Dita e Artizanatit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Data 10 Mars 1951 shënon hapjen e ndërmarrjes së parë të artizanatit në Kukësin e Vjetër Këshilli i Qarkut Kukës në kuadrin e promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore të rajonit organizon në këtë ditë panairin e punimeve tradicionale. Kjo veprimtari jep ndihmesë të madhe në pasqyrimin e vlerave kulturore dhe tradicionale të rajonit tonë duke ndihmuar në specifikimin e objekteve tradicionale në vend, gjallërimin e jetës kulturore, nxitjen e zejtarëve dhe artizaneve në krijimtarinë popullore. Ky aktivitet do të organizohet në formën e panairit i ndarë në sektor sipas punimeve që do paraqiten nga artizanët dhe individët.[5]

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Punimet artizanale te grave kuksiane

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Artizanatet e Kukesit". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2015. Marrë më 29 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Artizanatet e Kukesit". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2015. Marrë më 29 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Artizanatet e Kukesit". Arkivuar nga origjinali më 1 shkurt 2015. Marrë më 29 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Broshura: Artizanati (Kukes,mundesi punesimi per te rinjte), NBS Albania
  5. ^ "Keshilli i Qarkut Kukes". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 29 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)