Arx

Arx është një fjalë latine që do të thotë "çitadelë". Në qytetin e lashtë të Romës, arx gjendej në skajin verior të Kodrën Kapitoline dhe ndonjëherë është specifikuar si Arx Capitolina.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Romë, në Arx tradicionalisht vendoseshin roja për të vrojtuar për sinjale në Kodrën Janiculum nëse armiku afrohej.[1] Në këtë rast do të ngrihej një flamur i kuq[2] dhe i bihej një trumbete.[3] Arx nuk garnizonohej në mënyrë të rregullt, megjithatë dhe nuk duhet të konsiderohet si një "fortesë" e mirëfilltë. Sidoqoftë, në Rrethimin Gal të Romës (387 p.e.s.), Arx konsiderohej pika e tërheqjes së fundit, marrja e të cilës ishte sinonim me pushtimin e qytetit. Ajo kishte një fuqi simbolike përtej rëndësisë së saj në strategjinë ushtarake dhe ishte një vend qendror në fenë arkaike romake.

Gjatë Periudhës Mbretërore, disa anëtarë të elitës u lejuan të banonin në Arx, midis tyre prijësi legjendar sabin Tit Tatiusi. Pas vitit 384 p.e.s., senati i ndaloi të gjitha banesat private nga Kodra Kapitoline, duke përfshirë Arx. Shtëpia e Mark Manlius Kapitolinit, një patric kampion i plebs, që u dënua për mbështetjen e mbretërisë, u rrënua në këtë kohë dhe më vonë u bë vendi i Tempullit të Juno Moneta.
Te Arx gjendej auguraculum, zona e hapur ku augurët zhvillonin ritualet që përcaktonin nëse zotat aprovonin cilëndo ndërmarrje që po zhvillohej, punë publike ose veprime ushtarake. Ky auguraculum ishte guri ku mbreti i zgjedhur, gjatë Mbretërisë Romake, ulej nga augurët me fytyrën drejtë jugut.[4]

Tempujt kryesorë te Arx përfshinin atë të Juno Moneta (të themeluar në vitin 344 p.e.s.), ku gjendej minta; Konkordia (217 p.e.s.); Honori dhe Virtus;[5] dhe Vediovis. Jupiteri, sidoqoftë, ishte zoti i Arx.[6]
Arces të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Romakët gjithashtu i referoheshin çitadelave të qyteteve të tjera si një arx (në shumës arces). Gërmimet në Cosa, Toskanë, të zhvilluara në vitet 1948–54 dhe 1965–72, zbuluan arx-in e vendbanimit. Frank E. Brown dhe skuadra e tij, e studjoi sitin gjerësisht kur ata filluan gërmimet e Cosa-s në vitin 1948. Çitadela ishte një kodër e fortifikuar mbi të cilën ishin ndërtuar mjaft tempuj, duke përfshirë të ashtuquajturin "capitolium" të Cosa-s.
Në Lavinium, në jug të Romës, Castello Borghese mendohet se është siti i mundshëm i arx-it të periudhës romake, i ndërtuar në qytetin-port.
Arx-i i Londinium-it gjendej në këndin veri-perëndimor të qytetit modern të Londrës, në jug të Cripplegate. Ai ishte ndërtuar rreth vitit 120 dhe i çmontuar në kohën e Dioklecianit.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Akropoli
- Akrolisi
- Akropoli (Athinë)
- Akrokorinthi
- Marina Romake
- Mare Nostrum
- Anijet Romake
- Shtetësia Romake
- Tempulli Romak
- Domus
- Llaçi romak
- Vila Romake
- Agger
- Albaniana (fortesë romake)
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Burgus
- Caecilius Statius
- Castellum
- Castra
- Cirku Romak
- Contio
- Çitadela
- Dominati (Roma)
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Fëmijëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Harku i Triumfit
- Honestiores dhe humiliores
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Insula (ndërtesë)
- Insula (hapsirë urbane)
- Kalendari Romak
- Kleisoura (distrikt bizantin)
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kufijtë ushtarakë dhe fortifimet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Limes
- Limes Alutanus
- Limes Danubii
- Limes Moesicus
- Limes Pannonicus
- Limes Porolissensis
- Limes Sarmatiae
- Limes Transalutanus
- Ludi
- Legjioni romak
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Martesa në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Monarkia romake
- Mos maiorum
- Muret e lashta të Durrësit
- Muret mbrojtëse romake
- Muri i Hadrianit
- Muri i Trajanit
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- Optimates dhe populares
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Principati (Roma)
- Republika Romake
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Shpyllëzimi gjatë periudhës romake
- Shtatë Kodrat e Romës
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Soli (hyjni)
- Spektaklet Romake
- SPQR
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Thermae
- Traditat romake të emërtimit
- Triumfi Romak
- Turma (njësi ushtarake)
- Ura romake
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Vallum
- Veshjet në Romën e lashtë
- Vigiles
- Zjarrfikja në Romën e Lashtë
REFERENCAT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Dion Kasi 37.28.
- ↑ Tit Livi 4.18.6 and 39.15.11; Sekst Pompeius Festi 103; Makrobius Abrosius Theodosius 1.16.15; Maur Servius Honorati, shënimi te Eneida 8.1.
- ↑ Varroni 6.92.
- ↑ William Ramsay, "An Elementary Manual of Roman Antiquities", (Griffin, 1859, from Harvard University), fq. 64.
- ↑ Ky ishte Aedes Honoris et Virtutis i ndërtuar nga Gaius Marius, për tu dalluar nga Tempulli i Honorit dhe Virtytit afër Porta Capena.
- ↑ Jerzy Linderski, "The Augural Law", Aufstieg und Niedergang der römischen Welt II.16 (1986), fq. 2226, nota 312 dhe 2291.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wiktionary:Arx
- Jerzy Linderski, "The Augural Law", Aufstieg und Niedergang der römischen Welt II.16 (1986)
- Samuel Ball Platner dhe Thomas Ashby, Oxford University Press, 1929), LacusCurtius. "Arx," A Topographical Dictionary of Ancient Rome
- William Ramsay, Griffin, 1859, from Harvard University, "An Elementary Manual of Roman Antiquities"