Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë : (1981-1986)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Aspekte të shtypjes kombëtare e politike të shqiptarëve në Kosovë : (1981-1986) autor Lefter Nasi. Shtëpia Botuese "Toena", Tiranë 2011. Faqet e librit 183.

Materiali që sillet në studim, dëshmon se politika diskriminuese e shtypjes dhe e genocidit që u ushtrua në këto vite ndikoi në keqësimin dhe acarimin e marrëdhënieve ndërnacionale. Nga një anë qëndron shteti i organizuar, i armatosur deri në dhëmbë, i gatshëm për të vepruar kundër popullit shqiptar që kërkon me ngulm realizmin e aspiratave të veta kombëtare dhe, nga ana tjetër, ky popull i cili ka për armë të luftës të drejtën dhe të vërtetën, mbështetjen e opinionit e të qarqeve politike ndërkombëtare.