Astroturfimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Astroturfimi i referohet fushatave reklamuese, politike apo të marrëdhënieve me publikun të dizajnuara për të maskuar sponsorët e mesazhit për të dhënë bindjen se vijnë nga pjesëmarrës të thjeshtë pa lidhje interesi me çështjen. Astroturfimi ka për qëllim t'u jap deklaratave besueshmërinë e një entiteti të pavarur duke fshehur informacionin që lidhet me burimet e financimit. Termi është një derivim i produktit "Astroturf", një markë e qilimave sintetik i krijuar për t'u dukur si bar natyral.

Krijuesit e astroturfit nganjëherë përdorin softuer për të maskuar identitetin e tyre. Në këto raste një individ vepron nën shumë personalitete të rrejshme për të dhënë përshtypjen e mbështetjes së gjerë për agjendën e klientit të tij. Disa studime sugjerojnë se astroturfimi mund të ndryshojë këndvështrimet publike dhe të krijoj dyshim të mjaftueshëm për të ndryshuar bindjet për një çështje.

Eksperti i të dhënave Prof. Bing Liu (Universiteti i Illinoit) ka vlerësuar se 1/3 e të gjitha vlerësimeve të konsumatorëve nuk janë të vërtetë. Sipas New York Times, kjo e ka bërë të vështirë për të dalluar ndryshimin ndërmjet qëndrimeve të vërteta të publikut dhe opinionit publik të fabrikuar.

Teknikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Organizatat mund të bëjnë astroturf nëpërmjet përdorimit të grupeve pararojë që pretendojnë se i shërbejnë interesat e publikut, ndërsa në të vërtetë operohen nga një sponsor diskret. Grupet pararojë mund të theksojë zërat mospajtues dhe të fusin dyshim në lidhje me besueshmërinë e konsensusit të ekspertëve në mënyrë që të krijojnë pasiguri për një çështje që kërcënon biznesin e sponsorëve. Blloxhet falso janë përdorur nganjëherë për të dhënë bindjen e një dëshmie të mirëfilltë, ndërsa financohen ose operohen nga një interes komercial ose politik.

Disa astroturfues përdorin teknikën e "çorap-kukullës", ku një person i vetëm krijon identitete të shumëfishta për të dhënë bindjen e mbështetjes së gjerë. Çorap-kukullat mund të postojnë komente pozitive në lidhje me një produkt, sulmojnë pjesëmarrësit që kritikojnë organizatën, ose postojnë komente negative dhe komente në lidhje me konkurrentët, nën identitete të rreme. Bizneset e astroturfit paguajnë staf bazuar në numrin e postimeve që ata bëjnë derisa nuk ndalohen nga moderatorët. Softueri për menaxhimin e personaliteteve mund të përdoret në mënyrë që secili postues mund të arrijë 5-70 personalitete bindëse online pa u identifikuar lidhja mes tyre.

Analistët mund të konsiderohen astroturf në rastet kur ata diskutojnë klientët e tyre pa zbuluar lidhjen financiare me ta. Për të shmangur astroturfimin, shumë organizata dhe media kanë krijuar politika për dhuratat, akomodimet dhe shpalosjen e konflikteve të interesit që kanë ato organizata ose individët që punojnë aty.