Shko te përmbajtja

Atalanta Kërçyku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Atalanta Kërçyku
Lindi
Atalanta Kërçyku

27 qershor 1992 (33 vjeçe)
Elbasan, Shqipëri
ArsimiArkitekturë
ProfesioniModeratore televizive, modele

Atalanta Kërçyku (lindur më 27 qershor 1992) është moderatore televizive dhe modele shqiptare, e njohur për përfaqësimin e Shqipërisë në Miss World 2019 si dhe për angazhimin e saj në disa programe televizive shqiptare si autore dhe prezantuese.

Atalanta Kërçyku lindi në Elbasan dhe është fëmija i parë i familjes Kërçyku, ajo ka një motër dhe një vëlla më të vogël. Kërçyku studioi për pesë vite arkitekturë, por gjatë kohës së studimeve nisi rrugëtimin e saj në botën e spektaklit dhe televizionit.

Pas pjesëmarrjeve në disa konkurse bukurie, ajo u zgjodh për të përfaqësuar Shqipërinë në Miss World 2019.[1] Pas fitores së kurorës së Miss World Albania, ajo u rendit në 42 më të mirat në garën ndërkombëtare të zhvilluar në Londër. Menjëherë pas kësaj përvoje në Angli, Kërçyku nisi karrierën e saj televizive.

Kërçyku është pjesë e televizionit shqiptar prej rreth dhjetë vitesh. Me disa kurora të fituara dhe përvojë në ekran, ajo u ftua të ishte moderatore e emisionit sportiv Proçesi Sportiv në Top Channel gjatë sezonit televiziv 2020–2021.[2][3] Ajo drejtoi emisionin për një sezon, ndërsa në të njëjtën kohë u ftua në panele të ndryshme televizive ku foli për jetën e saj publike dhe sfidat e të qenit një nga gratë shqiptare me më shumë kurora të fituara.[4][5]

Në vitin 2021–2022, Kërçyku ishte moderatore e programit E Diell. Në fund të vitit 2022 ajo nisi një rol të ri si autore dhe regjisore e programit Politikan N'Tigan.[6][7][8]

Në tetor 2023, Kërçyku u përzgjodh si një nga yjet pjesëmarrës në spektaklin Dancing with the Stars.[9][10]

  1. "Miss World 2019: Albania". Miss World (në anglisht). Marrë më 12 nëntor 2019.
  2. "Atalanta Kërçyku: "Ja e vërteta e emrit tim!"". Top Albania Radio. Marrë më 14 maj 2021.
  3. "Misi shqiptar zhvishet dhe kërcen për tifozët e Tiranës". Top Channel. Marrë më 17 maj 2020.
  4. "Atalanta Kërçyku rikthehet nga "Miss World": Shqipëria që njihnin anglezët nuk ishte ajo e krimit". Balkanweb. Marrë më 18 janar 2020.
  5. "Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku: Pandemia më shtyu një kontratë në Londër si modele". Botasot. Marrë më 15 dhjetor 2020.
  6. "Video • Politikan N'Tigan - Top News". Top Channel.
  7. "Jemini politikan n'tigan, Atalanta tregon dëshirën e saj – Procesi Sportiv, 26 qershor 2023". Top Channel. Marrë më 27 qershor 2023.
  8. "Atalanta Kërçyku: Si i bind politikanët të gatuajnë / Moderatorja: Ju rrëfej aftësitë e tyre në kuzhinë dhe ngacmimet në xhirime". Panorama. Marrë më 18 dhjetor 2022.
  9. "Dancing With The Stars/ Atalanta Kërçyku, më e votuara e episodit të parë, shkëlqeu me një tango plot ndjenjë". Top Channel. Marrë më 7 tetor 2023.
  10. "Sara Hoxha dhe Luixhino tregojnë kë shohin konkurrentin më të fortë dhe më të dobët të "Dancing With The Stars"". Top Channel. Marrë më 8 tetor 2023.