Augusti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Gaius Julius Caesar Augustus
IMPERATOR·CAESAR·DIVI·FILIVS·AVGVSTVS
Statue-Augustus white background.jpg
Perandor i Perandorisë Romake
Mbretërimi: 16 Janar 27 pr.l.k – 19 Gusht 14 ps.l.k
Pasues: Tiberius

Bashkëshorte: 1) Clodia Pulchra 43–40 pr.l.k

2) Scribonia 40–38 pr.l.k
3) Livia Drusilla 38 pr.l.k– 14 ps.l.k

Fëmijë të ligjshëm: Julia;

Gaius Caesar (i adoptuar);
Lucius Caesar (i adoptuar);
Tiberius (i adoptuar)

Babai: Biologjik: Gaius Octavius

Birësues: Julius Caesar (në 44 pr.l.k)

Nëna: Atia Balba Caesonia
Ditëlindja: 23 Shtator 63 pr.l.k (Kalendari Roman)
Vendlindja: Romë, Republika Romake
Ditëvdekja: 19 Gusht 14 (Kalendari Julian) (75 vjet)
Vendvdekja Nola, Itali, Perandoria Romake
Varrimi Mauzoleumi i Augustit, Romë


Augusti (Latin: Imperator Gaius Julius Caesar Augustus; 23 Shtator 63 p.e.sonë – 19 Gusht 14) konsiderohet si perandori i parë i Perandorisë Romake, të cilën ai e drejtoi i vetëm nga 27 p.e.sonë deri në vdekjen e tij në 14.

Ai ishte djali i adoptuar dhe trashgimtari kryesor i Cezarit.

Augusti vdiq në vitin 14 të e.sonë në moshën 75 vjeçare. Ai ndoshta vdiq nga shkaqe natyrore, edhe pse ka patur zëra të pakonfirmuara që Livia mund ta ketë helmuar. Ai u pasua si perandor nga djali i tij i adoptuar (gjithashtu pasardhës dhe dhëndëri i tij) Tiberius ose Tiberi.

Emëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Augusti (/ ɔːɡʌstəs /; [1] Latin klasik: [awɡʊstʊs]) ishte i njohur me shumë emra gjatë gjithë jetës së tij:

  • Në lindje ai quaj Gaius Octavius sipas babait të tij biologjik. Historianët zakonisht i referohen thjeshtë si Oktavius (ose Oktavian) nga lindja në 63 p.e.sonë deri në adoptimin e tij nga Jul Cezari në 44 p.e.sonë (pas vdekjes së Julius Caesar-it).
  • Pas adoptimit, ai mori emrin e Cezarit dhe u quajt Gaius Julius Cezar Octavianus në përputhje me standardet e emërtimit të adoptimit romak. Por ai e hoqi shpjetë emërin "Octavianus" nga emri i tij zyrtar dhe bashkëkohësit zakonisht i referoheshin si "Cezar", megjithatë gjatë kësaj periudhe historianët përsëri i referohen atij si Oktavian edhe midis viteve 44 p.e.sonë dhe 27 p.e.sonë.
  • Në 42 p.e.sonë Oktaviani filloi ndërtimin e Tempullit të Divus Iulius ose Tempullin e Yllit Kometë dhe shtoi i shtojë emërit të tij zyrta edhe emërtin Divi Filius (Biri i Hyjnores) për të forcuar lidhjet politike me ish ushtarët e Cezarit duke duke hynizuar Cezarit dhe u quajt Gaius Julius Caesar Divi Filius.
  • Në 38 p.e.sonë Oktaviani zëvendësoi emërin (praenomen-paraemërin) e tij "Gaius" dhe (nomen-emërin)"Julius" me Imperator, titull, me të cilin trupat ushtarake përshëndesnin udhëheqësin e tyre pas sukseseve ushtarake, duke u quajtur zyrtarisht si Imperator Cezari Divi Filius.
  • Në vitin 27 p.e.sonë pas disfatës së Mark Antonit dhe Kleopatrës, Senati Romak votoi një titull të ri për të, duke e njojtur edhe zyrtarisht tani më si Imperator Cezar Divi Filius Augustus. Janë ngjarjet e vitit 27 p.e.sonë nga të cilat ai mori emrin e tij të mirënjohur August, të cilin historianët e përdorin duke iu referuar atij që nga viti 27 p.e.sonë deri në vdekjen e tij në vitin 14 të e.sonë.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

Citime[redakto | redakto tekstin burimor]

Nese sheh yje,ateher eshte bere nate.