Aurel Viktori
Aurel Viktori emri i plotë Sextus Aurelius Victor (rreth 320 – rreth 390) ishte një historian dhe politikan i Perandorisë Romake . Victor ishte autori i një historie të shkurtër të Romës perandorake, të titulluar De Caesaribus dhe që mbulonte periudhën nga Augusti deri te Konstanci II. Vepra u publikua në vitin 361. Nën perandorin Julian (361-363), Victor shërbeu si guvernator i Panonia Secunda ; në vitin 389 u bë prefekt urban (praefectus urbi), zyrtar i lartë perandorak në Romë. [1] Në shkrimet e Aurel Viktorit midis të tjerash gjejmë edhe disa të dhëna të rëndësishme për historinë e Ilirisë në periudhën perandorake. Për kohën para tij, Aurel Viktori mbështetet kryesisht tek Eutropi, të cilin shpesh herë e kopjon fjalë për fjalë.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viktorit i janë atribuar katër vepra të vogla historike, megjithëse vetëm autorësia e veprës me titull De Caesaribus është vërtetuar me siguri:
- Origo Gentis Romanae
- De Viris Illustribus Romae
- De Caesaribus (për të cilin Aurel Viktor përdori Enmannsche Kaisergeschichte )
- Epitome de Caesaribus (i atribuar)
Të katër veprat janë botuar përgjithësisht së bashku me emrin Historia Romana . E dyta u shtyp për herë të parë në Napoli rreth vitit 1472, në 4to, me emrin Plini i Riu, dhe i katërti në Strasburg në vitin 1505. [2]
Botimi i parë i të katër librave ishte ai i Andreas Schott (8 vëllime, Antwerp, 1579). Një botim i fundit i De Caesaribus është nga Pierre Dufraigne ( Collection Budé, 1975).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Chisholm, Hugh, ed. (1911). "Victor, Sextus Aurelius". Encyclopædia Britannica. 28 (11th ed.). Cambridge University Press.
- H.W. Bird (1994) Aurelius Victor: De Caesaribus. Liverpool: Liverpool University Press.
- H.W. Bird (1984) Sextus Aurelius Victor: A Historiographical Study. Liverpool: Francis Cairns.
- W. den Boer (1972) Some Minor Roman Historians. Leiden: Brill.
- P. Dufraigne (1975) Aurelius Victor: Livre de Cesars. Paris: Les Belles Lettres.
- D. Rohrbacher (2002) The Historians of Late Antiquity. London: Routledge.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ammianus Marcellinus, xxi.10.
- ^ Chisholm 1911
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Works by Aurelius Victor in thelatinlibrary.com (Latin text)
- Works by Aurelius Victor in forumromanum.org (Latin, English and French texts)
- Sexti Aurelii Victoris quae vulgo habentur scripta historica, Friedrich Schroeter (ed.), 2 voll., Lipsiae, sumptibus Augusti Lehnholdi, 1829-31 (contains Origo and De viris illustribus).
- Sexti Aurelii Victoris de caesaribus liber, Franciscus Pichlmayr (ed.), Monachii, typos curavit F. Straub, 1892.
- Sexti Aurelii Victoris historia romana, Lipsiae, sumptibus succ. Ottonis Holtze, 1892 (contains the opera omnia).
- Sexti Aurelii Victoris historia romana, Th. Chr. Harlesii (ed.), 2 voll., Londini, curante et imprimente A. J. Valpy, 1829: vol. 1, vol. 2 (contains the opera omnia).