Austria

Coordinates: 47°36′00″N 13°47′00″E / 47.6°N 13.7833°E / 47.6; 13.7833
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Republika e Austrisë
Republik Österreich
Flamuri i Austrisë Stema e Austrisë
Vendndodhja e Austrisë
Vendndodhja e Austrisë
Vendndodhja e Austrisë   (e gjelbër e errët)

–  në Europë   ( e gjelbër & gri e errët)
–  në Bashkimin Europian   (e gjelbër)

Himni Kombëtar "Land der Berge, Land am Strome" (Vendi i maleve, vendi pranë lumit)
Kryeqyteti Vjena
Gjuha zyrtare Gjermanisht
Anëtarësimi në OKB 14 dhjetor 1955
Forma e qeverisjes Republikë federale gjysmë presidenciale
Presidenti Alexander Van der Bellen
Kancelari Karl Nehammer
Sipërfaqja
– totale
– % ujë
Vëndi i 115-të
83.879 km²
1,7
Popullsia (2015)
– totale
– dendësia
Vëndi i 94-të
7.364.570 banorë
101,4 banorë/km²
PBB (2015)
 PBB për banor
372,606 miliard dollarë
43.546 dollarë
Monedha Euro (€) (EUR)
Zona kohore
– zakonisht
– në verë

UTC+1
UTC+2
Prefiksi telefonik +43
Kodi i internetit .at
Kodi ISO 3166-1 AT

Austria (zyrtarisht Republika e Austrisë; gjermanisht Österreich respektivisht Republik Österreich), është një shtet federativ në Evropën qendrore me një sistem qeverisës parlamentar. Austria kufizohet në veri nga Gjermania pastaj vijnë Çekia, Sllovakia në lindje ndërsa në jug dhe perëndim gjenden Sllovenia, Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni. Kryeqyteti i Austrisë është Vjena. Austria është anëtare e OKB-së që nga viti 1955.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas përfundimit të luftës së dytë botërore (1945) fuqitë fitues të luftës i rikthejnë shtetësinë Austrisë. Që më 27 prill u krijua qeveria me në krye kancelarin Karl Renner dhe proklamoi deklaratën e pavarësisë. Deri më 1955 kur u nënshkrua marrëveshja midis qeverisë dhe ushtrive fitimtare, edhe Austria sikurse Gjermania ishte e ndarë në 4 zona të ushtrive fituese. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Austria deklarohet si shtet neutral dhe heq dorë nga bashkimi me shtetin e gjermanëve. Pas kësaj ushtritë e paktit u larguan nga Austria. Me miratimin e “neutralitetit” më 26 tetor në kushtetutën e Austrisë në vitin 1967 vendoset që dita e nënshkrimit të jetë “Dita e Çlirimit”

Austria është njëra ndër themeluesit (1960) e EFTA-së. Për shkak të deklarimit si neutrale ajo kishte mundësin e këmbimit ekonomik me dy blloqet e krijuara pas luftës. Pas luftës së ftoftë (1991) çështja e neutralitetit e ka humbur rendësin në politiken e jashtme mirëpo kjo edhe më tutje ka rëndësi në qarqet e brendshme politike.

1995 Austria hynë në Bashkimin Evropian dhe më 1999 futë në tregun e vetë euronë si monedhë shtetërore.

Politika[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Parlamenti i Austrisë ndodhet në Vjenë, qytetin më i madh dhe kryeqytet i vendit. Austria u bë një republikë demokratike, federale, parlamentare, nëpërmjet Kushtetutës Federative të 1920. Sistemi politik i Republikës së dytë me nëntë shtetet e tij është bazuar në kushtetutën e 1920 dhe 1929, që u ripranua më 1 maj 1945. Kreu i shtetit është Presidenti Federal (Bundespräsident), i cili zgjidhet drejtpërdrejt me votë popullor. Kryetari i Qeverisë Federale është Kancelari Federal, i cili emërohet nga presidenti. Qeveria mund të shkarkohet nga detyra me dekret presidencial ose ose me votë mosbesimi në dhomën e ulët të parlamentit, Nationalrat.

Parlamenti i Austrisë përbëhet nga dy dhoma. Përbërja e Dhomës së Ulët, Nationalrat, (183 vende) përcaktohet çdo pesë vjet nga zgjedhjet e përgjithshme në të cilën çdo qytetar mbi 16 vjeç (që nga viti 2007) ka të drejtën e votës. Ndërkohë që ka një prag të përgjithshme prej 4 për qind për të gjitha partitë në zgjedhjet federale (Nationalratswahlen), ekziston mundësia për të fituar një vend të drejtpërdrejtë, ose Direktmandat, në një nga 43 qarqet zgjedhore rajonale. Nationalrat është dhoma dominuese në formimin e legjislacionit në Austri. Megjithatë, dhoma e lartë e parlamentit, Bundesrat, ka të drejtë të kufizuar të vetos (Nationalrat në pothuajse të gjitha rastet, në fund të fundit mund ta kalojë ligjin përkatës duke votuar për herë të dytë). Gjykatat janë kolona e tretë e pushtetit në Austri. Sidomos Gjykata Kushtetuese (Verfassungsgerichtshof) mund të ushtrojë influencë të konsiderueshme në sistemin politik duke përjashtuar ligje dhe urdhëra që nuk janë në përputhje me kushtetutën. Që nga viti 1995, Gjykata Europiane e Drejtësisë mund të anulojë vendimet e Austrisë në të gjitha çështjet e përcaktuara në ligjet e Bashkimit Evropian. Austria gjithashtu zbaton vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që kur Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut u bë pjesë e kushtetutës austriake.

Njësitë territoriale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Austria ndahet në nëntë shtete federale (gjer.:Bundesländer)

Njësitë administrative federative janë: B Burgenland, K Kärnten, NÖ Austria e Poshtme, OÖ Austria e Epërme, S Salzburg, St Stiria, T Tiroli, V Vorarlberg, W Vjena

Këto njësi administrative ndahen në njësi më të vogla në rrethe (gjer.: Bezirke) të cilat përbëhen nga vendbanimet (gjer.:Gemeinden)

Njësit federative
Njësit federative

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipërfaqja e përgjithshme e Austrisë është 83,870 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria është një vend kontinental malor dhe sipërfaqja e përgjithshme e e saj përbëhet nga 82,444 km2 tokë dhe 1,426 km2 ujë.

Në pjesën perëndimore dhe jugore të Austrisë mbizotëron tereni shkëmborë i Alpeve. Pjesa tjetër e vendit në lindje dhe veri është kryesisht e rrafshët me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje në det, lumi më i gjatë që përshkojnë atë është Danubi në veri të vendit. Pika më e ultë e Austrisë gjendet në Neusiedler (115m) dhe ajo më e lara në lartësi mbidetare prej 3,798 metrave në Grossglockner.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Edhe pse Austria ka kushte më të mira natyrore e ekonomia e sajë nuk ka shënuar rritje deri vonë. Territori i sotëm i Austrisë një kohë të gjatë ka qenë në kuadër të shtetit të dikurshëm të Austru-Hungarisë, i cili në radhë të parë, ka pasur funksionin administrativ e jo edhe ekonomik. derisa shtete e Evropës Perëndimore i përfshinë një transformim i shpejt dhe procesi i revolucioni industrial. Austria mbetet ndër vendet më të prapambetura. Mungesa e qymyrit, e mineralit të hekurit dhe shkalla esnafore e zhvillimit kanë kontribuar në stagnimin e ekonomisë. Me shkatërrimin e shtetit të Austro-Hungarisë,pas Luftës së Dytë Botërore pozita ekonomike e Austrisë rrënjësisht ndërrohet. Me zvogëlimin e territorit, zvogëlohen edhe lëndët e para, pakësohet furnizimi me prodhimet bujqësore, humb edhe tregun në të cilin nuk ka pasur konkurrencë. Me shfaqjen e inflacionit në dekadat e para pas luftës së dytë botërore e përshkon kriza ekonominë e Austrisë,ndërsa kapitali i kufizuar nuk pamundur të sigurojë rikëmbjen e saj. Rrethanat e tilla knë mundësuar të depërtojë kapitali i huaj në ekonominë e saj. Gjermania naciste në vitin 1938 e bëri aneksimin e Austrisë pa ndonjë rezistencë ushtarake. Pas luftës së Dytë Botërore , në vitin 1948, filloi një proces i ri i zhvillimit ekonomik. Itensifikimet në shfrytëzimin e energjisë së ujit, në metalurgji, investimet në industrinë kimike, kanë qenë bazë e mirë për zhvillimin e industrisë. Në adaptimin e kërkesave të tregut filloi ndërrimi i strukturës industriale, duke e vënë në plan të parë industrinë mekanike dhe atë kimike. Territorializimi i saj gjithënjë e më shumë depërton në pjesën perëndimore të shtetit. Edhe pse me këtë tendencë të përhapjes së industrisë, ajo sot ende nuk është e barabartë, përkatësisht nuk është shtrirë, në tërë shtetin. Në përgjithësi, mund të thuhet se është përqendruar në rajonin e Murës, në afërsi të Vjenës, te lokaliteti Linc dhe në jug të lumit I

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Popullsia e Austrisë në janar të vitit 2009 ishte 8 milion e 356 mijë banorë. Popullsia e kryeqytetit Viena i kalon 1,6 milion banorë (2,2 milion banorë bashkë me rrethinat). Qytete të tjera të mëdha janë Grac (250 mijë banorë), Linz (189 mijë banorë), Salzburg (150 mijë banorë), Insbruk (117 mijë banorë). Sipas informacionit të botuar nga Statistika e Austrisë për vitin 2001[1] rreth 710,926 me kombësi të huaj jetojnë në Austri. Nga këta, 124,392 flasin gjermanisht si gjuhën e tyre amtare (kryesisht imigrantë nga Gjermania, disa nga Zvicra dhe Provinca e Bolzanos-Bozen, (Itali) Të tjera grupe etnike dhe linguistike janë serbë (135,376), kroatë (105,487); turq (123,417); 25,155 e të cilëve kanë si gjuhë të tyre Anglishten; shqiptarë (24,446); polakë (17,899); hungarezë (14,699); rumunë (12,216); arabë (7,982); sllovenë (6,902) (pa përfshirë minoritetin autokton); sllovakë (6,891); çekë (6,707); persianë (5,916); italianë (5,677); rusë (5,466); francezë (5,213); kinezë (4,938); spanjollë (4,264); bullgarë (3,503). Jeta mesatare e banorëve të Austrisë në vitin 2004 për femra është llogaritur të jetë 80,2 vite ndërsa për meshkuj 75,3 (në vitin 1971: femrat 75,7; meshkujt 73,3 vite ). Vdekshmëria e fëmijëve është 0,45%.

Kultura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Gjuha[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjuhë zyrtare është gjermanishtja e cila flitet nga 88.6% e popullsisë. Në të vërtet në Austri flitet një dialekt i gjuhës gjermane që ndryshon shumë nga gjuha zyrtare.

  • Alemanishtja (flitet në Vorarlberg si dhe në pjesë të Tirolit)
  • Bairischen flitet në pjesën tjetër të vendit (7 milionë banorë)

Pakicat kombëtare të vendosura në Austri siç janë Sllovenët, Kroatët dhe Hungarezët kanë të drejta të shkollimit në gjuhen e tyre si dhe në zyre administrative lokale.

Kroatishtja dhe Sllovenishtja janë gjuhë zyrtare lokale në njësit federale Steiermark dhe Kärnten. Po ashtu edhe Romët flasin gjuhën e tyre.

Pjesmarrja e shqiptarëve në kulturën e përgjithshme austriake ka një traditë. Ndër personalitete më të dalluara ishte Aleksandër Moisiu. Përndryshe organizimi strukturorë i shkëmbimit kulturorë ka filluar më 1966, me themelimin e Shoqatës Austriake-Shqiptare.

Të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Commons: Austria – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale
 Commons: Austria – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nënshënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ [1] www.statistik.at/web_de/static/bevoelkerung_2001_nach_umgangssprache_staatsangehoerigkeit_und_geburtsland_022896.pdf

47°36′00″N 13°47′00″E / 47.6°N 13.7833°E / 47.6; 13.7833