Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike
Shkurtesa | A.K.S.K. |
---|---|
Formuar më | 2023 |
Selia | Rruga "Papa Gjon Pali II", Nr. 3, Kati I Tiranë Shqipëri |
Rajoni i shërbimit | Republika e Shqipërisë |
Gjuha zyrtare | Shqip |
Drejtor | Prof. Asoc. Dr. Igli Tafa |
Organizata amë | Këshilli i Ministrave i Shqipërisë |
Buxheti | [1] |
Faqja në internet | www.aksk.gov.al |
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) është një institucion kryesor në strukturën e sigurisë së Republikës së Shqipërisë, përgjegjës për mbikëqyrjen dhe zbatimin e masave ligjore dhe teknike në fushën e sigurisë kibernetike. Themeluar me qëllim rritjen e besueshmërisë dhe sigurisë në lidhjet elektronike dhe rrjetet e informacionit, AKSK synon të krijojë një mjedis të sigurt elektronik në vend.
Misioni dhe parimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni i AKSK është të arrijë një nivel të lartë të sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë. Kjo arrihet nëpërmjet përcaktimit të masave të sigurisë, të drejtave dhe detyrimeve, dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet subjekteve që operojnë në fushën e sigurisë kibernetike. Institucioni garanton sigurinë për shërbimet e besuara dhe transaksionet elektronike, duke rritur efektivitetin e shërbimeve publike dhe private.
Synimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Synimi i AKSK është të krijojë një institucion të besueshëm që zbaton ligjet dhe standardet teknike ndërkombëtare me tolerancë zero. Kjo përfshin rritjen e besueshmërisë për përdoruesit e nënshkrimit elektronik, identifikimit elektronik, dhe shërbimeve të besuara, si dhe përmirësimin e sigurisë në rrjetet e sistemit të informacionit në Shqipëri.
Funksionet e AKSK
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Regjistron/ akrediton Ofruesin e Shërbimit të Besuar dhe mbikëqyr veprimtarinë e tij.
- Inspekton metodat e gjenerimit dhe manaxhimit të çelësave publik, dhe certifikatave elektronike.
- Mbikqyr procesin e lëshimit të certifikatave të kualifikuara elektronike dhe implementimin e nënshkrimit elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e tjera të besuara.
- Garanton standardet mbi identifikimin e sigurt të individëve, të cilëve iu lëshohen certifikatat e kualifikuara elektronike.
- Përcakton masat e Sigurisë Kibernetike në nivel Kombëtar.
- Pikë qendrore kontakti në nivel kombëtar për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkërendon punën për zgjidhjen e incidenteve të sigurisë kibernetike.
- Vepron në cilësinë e CSIRT-së kombëtar.
- Siguron ndihmë dhe mbështetje metodike për operatorët përgjegjës në fushën e sigurisë kibernetike.
- Kryen aktivitete ndërgjegjësimi dhe edukimi në fushën e sigurisë kibernetike.
- Autoriteti koordinon veprimtaritë e tij me institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes dhe bashkëpunon me CSIRT-të sektoriale dhe autoritetet ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike, nëpërmjet marrëveshjeve të përbashkëta, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), i njohur më parë si Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK), ka operuar që nga fillimi i modernizimit teknologjik të Shqipërisë, nga viti 2015 deri në vitin 2023.
Në vitin 2023, me propozimin e Kryeministrit Edi Rama (Këshilli i Ministrave), AKCESK u transformua në një infrastrukturë të posaçme për sigurinë kibernetike, duke ndryshuar dhe zgjeruar funksionet e tij për të përmbushur kërkesat e reja të sigurisë kibernetike në vend.
Shikoni dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rama: Ndryshime në ligjin për sigurinë kibernetike, krijohet infrastruktura e posaçme[lidhje e vdekur][1]
- ^ "Qeveria ka gati projektligjin e ri, ngrihet Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, drafti parashikon gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkelësit". Qeveria ka gati projektligjin e ri, ngrihet Autoriteti për Sigurinë Kibernetike, drafti parashikon gjoba dhe pezullim aktiviteti për shkelësit. 08:02 | 29/04/2023. fq. 1.
{{cite news}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!)