Ajasofja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Aya Sofia)
Shko te: navigacion, kërko
Ajasofja
Pamje e brendëshme e Ajasofisë

Ajasofja (gr. Ἁγία Σοφία; Dituria e Shenjtë, tr. Aya Sofia) apo bazilika e Shën Sofisë në fillim ishte kishë, me pushtimin e Konstantinopojës nga osmanët u kthye në xhami dhe sot është muze i qytetit turkStambollit (nga Mustafa Qemal Atatürk). Ajasofja u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë.

Ajasofja është vepra e fundit ndërtimore me rëndësi e lashtësisë së vonë dhe shembulli i parë i arkitekturës bizantine, në të cilën shfaqen kupolat që skalitën më vonë elementet e ndërtimit kishëtar. Mendohet si një nga ndërtesat më të bukura në botë. Ajo ishte katedralja më e madhe e ndërtuar ndonjëherë në botë për mëse një mijë vjet, deri para mbarimit të Katedrales së Seviljes në vitin 1575 (periudha e rilindjes evropiane).

Historia e ndërtimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kisha e parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kisha e parë ishte i njohur si Μεγάλη Ἐκκλησία (Megálē Ekklēsíā, "Kisha e Madhe"), ose në në gjuhën latine "Magna Ecclesia", për shkak dimensionit të madh karahsuar me kisha të tjera në qytet.

Kisha e dytë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kisha e dytë u ndërtua nga Theodoisus II, i cili u përurua më 10 tetor të vitit 415. Më 13-14 janar 532, filloi një zjarr ku edhe e dogji kishën.

Kisha e tretë[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi kisha e dytë u dogj, disa javë më vonë filluan t'a ndërtojnë kishën e tretë më 23 shkurt 532. Perandori Justinian I tha: Vendosa t'a ndërtojë kishën e tretë e cila do të jetë më e madhe se e dyta. Në kapjen së Konsantinopolin gjatë kryqëzatës së katërt, kisha ishte bastisur nga krishterët latin, siq përshkruhet nga historiani bizantinë Niketas Choniates. Gjatë okupimit së Konsantinopolit, kisha u bë romano-katolik. Baldwin I i Konsantinopolit u zgjodh si perandor në Ajasofja. Pas ripushtimit së Bizantinëve më 1261, kisha ishte shtet i rrënuar.

Xhamia (1453-1935)[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimi (Şadırvan) për abdes

Konstandinopoja ishte marrë nga Otomanët më 29 maj 1453. Siq thuhet nga vizitorët të shteteve perëndimore, kisha u rrënua me disa prej dyerve të saj i cili është rënë prej menteshës së tyre. Mehmet mori pjesë në namazin e parë në ditën e premte më 1 qershor 1453. Ajasofja u bë xhamia e parë në Stamboll.

Renovimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Restaurimi më i famshëm në Ajasofja ishte udhëruar nga Sulltan Abülmecid I dhe ishte bërë nga 800 punëtorë mes vitit 1847 dhe 1849.

Arkitektura[redakto | redakto tekstin burimor]

Prerje e arkitekturës origjinale të Ajasofisë

Ajasofja është një prej shembujve të mëdha në arkitekturën Bizantine. Sipërfaqet e brendshme janë të mbështjella me mermere polikromatik, të gjelbër dhe të bardhë me porfir purpurt dhe mozaikë ari.

Në hyrjen perëndimore dhe hyrjen liturgjike lindore, kanë hapje të harkuar të zgjatur me gjysmë diametri dhe me kupe qendrore.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Ajasofja