Aziz Alili

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hafiz Aziz Halili lindi më 29 maj të vitit 1968Likovë, komuna e Kumanovës në Maqedoni, nga babai Bajram dhe nëna Haxhere. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. I ka tre vëllezër dhe pesë motra. Pas përfundimit të shkollës fillore regjistrohet në medresën e gazi Husrebegut në Sarajevë. Gjatë viteve 1984-86 ka qenë mujezin në xhaminë e Gazi Husretbegut në Sarajevë, ndërsa nga viti 1989- 1993 ka qenë imam i kësaj xhamie. Nga 1. 1 1995. punon si imam, hatib dhe muallim në Zagreb, e nga viti 1995. në medresën ’’Dr. Ahmet Smajloviq’’ ligjërues. Është i martuar dhe ka tre fëmijë , dy djem dhe një vajzë. Në vitin 1998 diplomoi në fakultetin islamik në Sarajevë. Në Mekë në institutin Erkam bin Erkam u Harem-i-Sherif studioi dhjetë Kiaretet te Shejha Abduddaima Abdul Settir Al-Magribi.

Kryeimami i Zagrebit hafiz Aziz Alili, me dt. 17. qershor 2013, ka magjistruar në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, në temën “ Melosi i Kur’anit dhe reflekset e tij në trashëgiminë kulturore të Boshnjakëve”.[1]

Deri tash ka botuar 14 audio albume dhe tre video kaseta. Aktualisht është kryemami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame në Zagreb.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.islamgjakova.net/artikulli.php?id=5124