Bagdad Cafe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Bagdad Cafe

Viti 1987
Regjia Percy Adlon
Prodhimi Eleonore Adlon
Percy Adlon
Skenari Eleonore Adlon
Percy Adlon
Bazuar në
Në rolet kryesore Marianne Sägebrecht
CCH Pounder
Jack Palance
Muzika Bob Telson
Kinematografia Bernd Heinl
Montazhi Norbert Herzner
Studioja kinematografike
Shpërndarë nga Island Records
Data e daljes në kinema 12 nëntor 1987 (Evropë)
22 prill 1988 (Shtetet e Bashkuara)
Kohëzgjatja 108 minuta (Gjermani)
95 minuta (Shtetet e Bashkuara)
Shteti Gjermania Perëndimore
Shtetet e Bashkuara
Gjuha Anglisht
Gjermanisht
Vlerësimi
Buxheti
Fitimet
Paraprihet nga
Pasohet nga

Bagdad Cafe ose Out of Rosenheim në gjermanisht, është film gjerman i vitit 1987 me regji të Percy Adlon. Filmi u xhirua në Bagdad, California, një qytezë e braktisur në Shkretëtirën Mojave. Bazuar lirshëm në romanin e Carson McCullers Ballad of the Sad Café (1951), filmi përqendrohet në dy gra të cilat kohët e fundit janë ndarë nga burrat e tyre dhe miqësinë e lulëzuar që pason.

Përmbledhja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Turistët gjermanë Jasmin Münchgstettner (Sägebrecht) nga Rosenheim dhe burri i saj luftojnë ndërsa vozisin nëpër shkretëtirë. Ajo del nga makina dhe vazhdon rrugën e saj për ndalesën e kamionëve1, i cili drejtohet nga Brenda (Pounder), burri i vetë të cilit, pas një argumenti, së shpejti largohet gjithashtu. Jasmin merr një dhomë në motelin ngjitur. Fillimisht e dyshimtë për të huajin, Brenda përfundimisht miqësohet me Jasmin dhe e lejon asaj të punojë në kafene.

Kafeja vizitohet nga një shumëllojshmëri e karaktereve shumëngjyrëshe, duke përfshirë një piktor të çuditshëm të ish-Hollivudit (Palance) dhe një artist tërheqës tatuazhesh (Kaufmann). Djali i Brenda interpreton J. S. Bach në piano. Me një aftësi për tu empatizuar në heshtje me të gjithë që takohet në kafene, i ndihmuar nga një pasion për pastrimin dhe kryerjen e mashtrimeve magjike, Jasmin gradualisht transformon kafenenë dhe të gjithë njerëzit në të.

Luajtën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shënim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1 truck stop (ndalesë kamioni) është një zonë pranë një rruge të rëndësishme me një restorant, karburant dhe shërbime riparimi, ku klientët kryesorë janë drejtuesit e kamionëve që duan të hanë dhe pinë me çmim të lirë. Kategoria:Filma me regji të Percy Adlon]]