Jump to content

Bajram Hasbajrami

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Bajram Hasbajrami lindi në fshatin Kasni të Dibrës më 5 gusht 1944 në një familje me tradita të spikatura nacionaliste. Shkollën fillore dhe 7-vjeçare i kreu në vëndlindje në kushte të vështira të terrenit, por doli me rezultate të larta në mësime. Shkollën e mesme pedagogjike e mbaroi në Shkodër duke u bërë mësues i shkollës fillore. Punoi si mësues i shkollës 7 e 8-vjeçare në shkollat ​​e zonës së Katër Grykëve në Dibër duke shfaqur zotësi në profesionin e tij. Prandaj dhe në kushte të vështira të peripecive të kohës arriti të mbarojë Institutin pedagogjik të Shkodrës në degën e Gjuhë-Letërsi. Për 30 vite punoi me dinjitet si mësues duke fituar admirimin e nxënësve dhe prindërve të tyre në zonën e Katër Grykëve në Dibër. Në shtator të vitit 1991 deri në vitin 2000 emërohet dhe punon si mësues në shkollën e Lisit të Matit. Dy vitet e fundit ishte dhe zv. drejtor i shkollës duke dalë në pension me faqe të bardhë dhe i nderuar nga zona e Matit. Bajram Hasbajrami vazhdimisht është marrë me krijimtari letrare dhe studime të fushës së gjuhës e folklorit

Vëllime poetike
  • Dua të flas me jetën (2004);
  • Poezi të zgjedhura (2005) ;
  • Lirikat e majit (2006);
  • Univers i gjymtuar (2007);
  • Cicërimat e pranëverës në Lis( 2009 );
  • Lirikat e një dashurie të pamundur ( 2012 ) ;
  • Jetë e nëpërkëmbur nga “Perandoria e antidashurisë” ( 2020 );
  • Poezia dhe muza e saj ( 2021 );
  • Poezi për “Pesë Yllësi” ( 2021 );
Prozë
  • Skica ,tregime , novela(2000-2002);
  • Romani " Ligësi e shfrenuar " ( 2003 ) ;
  • Romani " Varri turpit " (2007 ) ;
  • Kujtime  “Por… I paepur” ( 2009 )
  • Fabula , anekdota , gjëagjëza dhe mencuri popullore ( 2018 ) ;
  • Publicistikë  “Disa evenimente të jetës sime” ( 2021 ).
Studime me karakter historik
  • Histori nga jeta e vllaznisë “ Hasbajrami “(2006);
  • Historia e fshatit tim ,Kasnia ( 2006 ) ;
  • Mendime eseiste për disa probleme jetike të shoqërisë ( 2008 );
  • Informacione mbi Albanologjine Shqiptare( 2019 );
  • Pese vlera yllësie nga “Saga e Kaloshëve te Stinës në Dibër ( 2020 );
  • Në shtetin antiligjor nuk mund të ketë Pluralizëm Demokratik ( 2022 );

http://toena.com.al/toena/lista_e_ofruar_per_shitje/B.php

https://www.dibraon.com/protagoniste-dhe-aktivitete-kulturore-e-artistike-dibrane/konaku/

http://toena.com.al/toena/lista_e_ofruar_per_shitje[lidhje e vdekur]

https://bajramhasbajrami.com/ Arkivuar 20 shtator 2022 tek Wayback Machine