Bajram Haxhiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bajram Haxhiu
Bajram Haxhiu PATRIOT.jpg
Lindi me: 3 maj 1877
Lindi në: Lushnjë, Shqipëri
Vdiq me: 11 gusht 1972
Vdiq në: Lushnjë, Shqipëri
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës,Patriot,Partizan,Luftëtar.


Familja Haxhiu është një nga familjet e vjetra lushnjare. Sigurisht që sapo dëgjon këtë mbiemër të vjen së pari në mendje emri i një prej pinjollëve të saj,Bajram Haxhiu.Në fakt ai njihet më shumë vetëm me emrin Xha Bami, ndërkohë që është figura e parë e shquar e familjes së vjetër të qytetit të Lushnjes.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Bajram Haxhiu lindi më 3 maj 1877 në Lushnjë,anëtarë i komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës,patriot,partizan,luftëtar.Bajram Haxhiu ishte patrioti i shquar që gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike ja kushtoi atdheut dhe çështjes kombëtare shqiptare.Bajram Haxhiu vazhdoi shkollën e mesme turqisht ndërsa shkrim e këndim shqipë i ka mësuar vet,si shumë njerëz të tjerë të këtij fisi.Bajram Haxhiu mori pjesë gjërësisht në demonstratën antiosmane të majit 1906 në qytetin e Lushnjës.Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane.Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve.Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë.Në 1912 përkrahu qeverine e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit.Bajram Haxhiu nuk u pajtua me pushtimin e Shqipërisë nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore.Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese austro-hungareze të Luftës së Parë Botërore,u ngrit me armë kundër tyre dhe synimeve shoviniste.Për këtë rezistencë,austo-hungarezët morën masa kundër Bajram Haxhiu-t dhe pjesëmarrësve të tjerë të lëvizjes.Bajram Haxhiu-n pasi e kapën,e internuan në Shkodër,ku kishte rezidencën komanda e përgjithshme e kësaj ushtrie,për ti patur më mirë nën kontroll.Pas Luftës së Parë Botërore,Bajram Haxhiu u kthye në vendlindje në Lushnje,ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve antishqiptare të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë në favor të vëndeve fqinje.Kjo situatë e re politike shtroi para shqiptarëve detyrën e ruajtjes së Pavarësisë e cila ishte tronditur shumë nga shtetet ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore si dhe qëndrimi i shteteve fqinjë.Për këtë duhej që shqiptarët të ruanin me çdo kusht tokat e teritorit të Shqipërisë dhe ndaj ata kërkuan mbledhjen e një kongresi kombëtar shqiptar,që tu bënte thirrje shqiptarëve ta mbronin me gjak atdheun.Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi,garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses të tij.Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu.Ai luajti nje rol shumë të rëndësishëm në letërkëmbimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera.Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxorri kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës.Bajram Haxhiu përkrahu gjithashtu Luftën e Vlorës më 1920 për përzënien e ushtrive pushtuese italiane nga Shqipëria.Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike,ai mori pjesë gjatë Luftës Dytë BotëroreShqipëri përgjatë viteve 1939-1944Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare,gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva.Bajram Haxhiu luftoi kundër pushtuesve në vitet 1939-1944 për një Shqipëri të lirë Demokratike dhe jo për mbylljen e vendit siç ndodhi me instalimin e sistemit diktatorial komunist në vend në vitin 1945.Bajram Haxhiu e kundërshtoi që në fillim e gjerë sa jetoi sistemin diktatorial komunist dhe kjo gjë bëri që një nga pronarët më të mëdhenjë të qytetit të Lushnjes siç ishte Bajram Haxhiu më 9 maj të vitit 1967 të shpronësohej krejtësisht pa asnjë pagesë dhe të shpallej “kulak” i dyti në Lushnje.Bajram Haxhiu u nda nga jeta më 11 gusht 1972 në Lushnjë në moshën 95 vjeç,duke u lënë në harresë nga regjimi i kohës dhe duke mos iu vlerësuar puna e tij gjatë gjithë jetës dhe lëvizjes së tij patriotike në shërbim të atdheut.Me rastin e 75 vjetorit të Kongresit të Lushnjes Bajram Haxhiu (pas vdekjes) u dekorua nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof.Dr.Z.Sali Berisha me urdhërin e Klasit të Parë me dekretin nr.1008 datë 18.01.1995 “Eshtë shquar për veprimtari patriotike në organizimin dhe mbrojtjen e punimeve të Kongresit Kombëtarë të Lushnjes”.Për nder të patriotit rruga pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjes,e cila ngjitet sipër drejt kodrës pranë xhamisë dhe qëndrës së qytetit të Lushnjes,mban emrin  Rruga “Bajram Haxhiu”.Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu.

Kujtime të patriotit Bajram Haxhiu për Kongresin e Lushnjes[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kohën kur bëheshin përpjekjet për Kongresin e Lushnjes,unë kam qënë anëtar i Komisionit Inisiator për thirrjen e tij.Këtu,në qytetin tonë,kishte një lëvizje të gjerë patriotike.Para se të mblidhej Kongresi,ne hoqem një flamur Italian dhe e dogjëm.Aty pranë nesh u gjend një turmë e madhe njërëzish,kështu që italianët nuk guxuan të merrnin ndonjë veprim.Siç më kujtohet,njeriu që kujdesej më shumë për thirrjen e Kongresit ishte Eshref Frasheri.Unë e njihja edhe me parë,se kishte qënë këtu si inxhinier.Mbasi u vendos të mbidhej Kongresi,na duhej të caktonim edhe godinën ku do të mbahej mbledhja.Për këtë iu drejtuam Kaso Fugës,por ai kishte hall,se mos binte në bela dhe nuk donte.Atëherë u vendos që të thirrej Kongresi,duke menduar se edhe në një kasolle do të mund të mbahej.Aqif Pasha kishte sugjeruar,që ky kongres të mbahej në Elbasan,por qe bërë pengesë Shefqet bej Verlaci,i cili në atë kohe hante e pinte me italianët.Unë isha ngarkuar me detyrën e shpërndarjes se postës në qytetet Elbasan,Peqin,Kavajë dhe Durrës.Taulla Sinani kishte Tiranën dhe anën e Dibrës e të Shkodrës.Nuk më kujtohet kush shkoi në krahinat e jugut.Veç mbaj mend,që ndarja u bë,duke mbajtur parasysh faktin,që të shkonim atje ku kishim të njohur.Në Elbasan mbaja lidhje me Selim Junikun,në Peqin mbaja lidhje me Adem Gjinishin,në Kavajë me Idriz Dizdarin,ndërsa në Durrës me Rexhep Shalën.Rrugët deri në destinacion i bëja me kuaj.Rruga kishte plotë rreziqe,por ne ishim të rinjë në atë kohë dhe i kapërcenim.Pastaj nuk donim t’ia dinim shumë,se benim një punë atdhetare.Ne kohën kur zhvillonte punimet Kongresi kishin ardhur njerëz nga vënde të ndryshme të Shqipërisë.Në Kongres kishte edhe mjaftë lushnjarë.Unë nuk i kujtojë dot të gjithë,por mbaj mend,se kishin ardhur disa përfaqësues edhe nga fshatrat.Gjatë kohës që zhvillonte punimet Kongresi ndihej se Lushnja ishte në festë.Kudo shikoje flamurë kombëtarë.Madje flamurët e vegjël u vareshin në gjoks njerëzve edhe nga fëmijet e shkollës,aty ku ishim ulur në bangat e shkollës.Edhe salla e mbledhjes ishte zbukuruar shumë mirë.E para ishte fytyra e Skëndërbeut dhe,pastaj,e Ismail Qemalit.Në mur qe vendosur një Flamurë Kombëtarë.Në Kongres kishte rregull.Nuk të pranonin po të mos kishe mandatin që të ishte dhënë,apo të mos kishe një letër të lëshuar nga Komisioni Organizator i atij Kongresi.Ne kishim marrë detyrën për sigurimin e Kongresit.Kishin ardhur njerëz të armatosur.Disa prej tyre i kishin sjellë vet delegatët për t’i ruajtur gjatë rrugës,por pati edhe nga ata që i thirrëm ne.Më shumë forca kishin ardhur nga Darsia e Dumreja.Në të njëjtën kohë,kishte shumë edhe nga zona e fushës,por unë nuk jam marrë me forcat.Si përgjegjës për këtë punë ishte caktuar Llazar Bozo nga Kolonja.Mbaj mend që ishte këtu Jonuz Dervishi,Selim e Rami Rredhi nga Karavastaja,Musa Zagarja nga fshati Kocaj i Fier-Sheganit e të tjerë.Nga Skrapari kishte ardhur Riza Cerova dhe një djalë tjetër,që ishte sakat.Tërë kodrat rreth qytetit ishin të mbushura me roje,disa prej tyre vinin edhe në qytet.Italianët i shikonin,por nuk i ndalonin.Më kujtohet,se,kur u mor vesh se Myfti Libohova patardhur me ushtri kundër Kongresit,njerëzit ishin tepër të gatshëm për t’iu kundërvënë.Disa u nisën kundër forcave të tij,por ai nuk e zgjati shumë.Ia mbathi në drejtim të Vlorës.Qeveria që u zgjodh nga Kongresi qëndroi pak ditë në Lushnje,pastaj u përcoll për në Tiranë,që qe caktuar kryeqytet i Shqipërisë.Me të zgjedhurit ne Kongres,drejt kryeqytetit shkuan edhe mjaftë myzeqarë.Sidoqoftë,më të shumtë dhe më të rëndësishmet qenë forcat e organizuara në Peqin,drejtuar nga adhetari Adem Gjinishi.

(Marrë nga libri “Kujtime e këngë për Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare të viteve 1918-1920”,botim i vitit 1970)

Vendosja e bustit të patriotit Bajram Haxhiu në Lushnje,Dhjetor 2010[redakto | redakto tekstin burimor]

Në qytetin e Lushnjes më 29.12.2010 është vendosur busti i patriotit Bajram Haxhiu.Bajram Haxhiu ishte patriot luftëtar,partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës.Në këtë ceremoni merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë Lushnje Albert Sanxhaku,Nën Prefekti i Lushnjes Florian Dani,Deputeti Ilir Bano dhe familjarë të patriotit lushnjarë Bajram Haxhiu dhe qindra qytetarë lushnjarë.Busti u zbulua nga Kryetari i Bashkisë Lushnje Albert Sanxhaku dhe Nën Prefekti i Lushnjes Florian Dani.Skulptura është vepër e skulptorit Pjerin Kolnikaj.Kjo vepër është financuar e tëra nga nipi i patriotit Bajram Haxhiu,Altin Haxhiu.