Shko te përmbajtja

Balkan Insight

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Balkan Insight
LlojiWebsajt investigativ rajonal
Pronar(ë)Balkan Investigative Reporting Network (BIRN)
Themeluar më2004
Gjuha/ët
SeliaSarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë
Uebfaqjabalkaninsight.com

Balkan Insight është një faqe interneti e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative (ang: Balkan Investigative Reporting Network, BIRN) që përqendrohet tek lajmet, analizat socio-politike, komentet dhe raportimet investigative nga Evropa Juglindore.

Drejtohet nga gazetarë të Evropës Juglindore. BIRN u themelua në vitin 2004 si një rrjet organizatash joqeveritare për të promovuar një media të fortë, të pavarur dhe të lirë në Ballkan dhe Evropën Lindore.[1][2] Balkan Insight është pasardhësi i buletinit "Raporti i Krizës në Ballkan" të BIRN.[3]

Gazetarët raportojnë nga "Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Moldavia, Rumania dhe Serbia, me mbulim të rastit të Turqisë dhe Greqisë.

Nga viti 2019, Balkan Insight po e zgjeron mbulimin e saj në Ukrainë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari dhe Poloni."[2]

  1. Popovska, Biljana; Ristoska, Zhanet (2015). "Process of Reconciliation in a Postconflict Macedonia". Academicus International Scientific Journal (në anglisht). VI (11): 63–76. doi:10.7336/academicus.2015.11.05. ISSN 2079-3715. Arkivuar nga origjinali më 2021-05-26. Marrë më 2021-05-26.
  2. 1 2 "About BIRN. About Balkan Insight". Balkan Insight (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2025-07-01. Marrë më 2025-07-15.
  3. Wilson, Robin (2018-07-30). The Northern Ireland experience of conflict and agreement: A model for export? (në anglisht). Manchester University Press. fq. 64. ISBN 978-1-5261-3101-0. Arkivuar nga origjinali më 2022-01-20. Marrë më 2021-11-27.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]