Jump to content

Ballokumja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ballokumet

Për festën e Ditës së Verës, 14 mars merret pak bar i njomë ose gjethe e njomë dhe futet në shtëpi. Gatimi i veçantë për këtë ditë feste është përgatitja e ballakumeve para datës 14 mars.

  • 0.5 kg sheqer normal
  • 0.5 kg gjalpë (tëlyn)
  • 1 kg miell misri i situr
  • 50 gr miell gruri
  • 8 kokrra vezë
  • 1 filxhan kafeje qumësht

një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

Tretet gjalpi dhe pastaj rrihet me sheqerin deri sa të bëhet një masë e bardhë. E mira është që rrahja e masës të bëhet me dorë, sepse fundi i rrahjes ndjehet kur të duket se preken fije me dorën që po përzien masën. Ndërsa rrihet sheqeri me gjalpin,shtohen vezet një nga një. Rrahja vazhdon derisa të bëhet një masë e vetme. Në fund shtohet qumështi.

Pastaj hidhet mielli dalëngadalë duke vazhduar përzjerjen. Kujdes në hedhjen e miellit, sepse mielli i tepërt i bën të forta ballakumet pas pjekjes. Prandaj, pasi është harxhuar sasia e paracaktuar e miellit, brumi lihet rreth 15 minuta në qetësi pavarësisht se ai mund të duket i qullët. Kjo kohë mjafton që grimcat e miellit të thithin lagështirën e brumit të qullët. Pas kësaj brumit mund t’i shtohet edhe një dorë miell nëse është e nevojshme kur ai mbetet si i qullët. Kështu me këtë brumë ballakumet nuk do mund të shtrihen gjatë pjekjes.

Pudroset tepsija me miell dhe mbi të vendoset topat e brumit me madhësinë e grushtit të dorës. Pastaj futet tepsija në pjekje për rreth 25 minuta në 170 °C deri sa të formojë pak kore. Nxirret tepsija dhe lihet të ftohet me qëllim që ballakumet të shkëputen lehtësisht. Një mundësi tjetër që ballokumet të mos ngjisin, është që të piqen duke vendosur në tepsi letër furre.