Banja e Shakovicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Banja e Shakovicës

Banja e Shakovicës e njohur edhe si Banja e Lluzhanit është një monument natyror dhe burim i ujit termomineral me karakteristika balnoterapeutike që ndodhet në fshatin ShakovicëKomunës së Besianës, afër rrugës magjistrale Prishtinë - Besianë.[1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Banja e Shakovicës dhe vetitë e saj terapeutike u zbuluan në fillim të shekullit të kaluar nga kali i një qytetari, të cilin ai e kishte braktisur pasi mendonte se për shkak të sëmundjes ai ishte para ngordhjes. Kali i braktisur shkon e ushqehet përreth lokalitetit ku tani ndodhet Banja e Shakovicës dhe në vend që të ngordh ai shërohet. Që atëherë shumë njerëz besojnë se ky vend mund tu ofrojë ilaç. Besohet se shëron sëmundjet reumatike ato të boshtit kurrizor por edhe shumë sëmundje të tjera. Banja vizitohet nga gjenerata të ndryshme por që kryesisht janë të moshuarit ata që kërkojnë shërim në këtë vend.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ https://lajmi.net/kali-zbuloi-ujin-sherues-te-banjes-ne-shakovice/?fbclid=IwAR2zPT5-OwuA5t2d9ZzoM4-_Ce4TqpQ4oLbEFd455MFirlZXDaTpiucDEQs
  2. ^ https://www.botasot.info/aktuale-lajme/887686/hapet-sezoni-i-ri-ne-banjen-e-shakovices/