Banjat e Dibrës
Banjat e Dibrës Capa ose Capa Spa center është një qendër e njohur për rehabilitim, rekreacion dhe relaksim, me vendndodhje në Dibër, Maqedoni perëndimore. Uji në këtë spa është termo-mineral, me një temperaturë optimale për trupin e njeriut prej 38 gradë Celsius. Sipas hulumtimeve të bëra në 70 vitet e fundit të shekullit të kaluar, uji që buron tek Banjat e Dibrës Capa, sipas shërimit dhe përmbajtjes minerale, renditet i pari në Evropë dhe i treti në botë. Banjat e Dibrës Capa shpesh njihen me emrat e hoteleve: Banjishte dhe Kosovrasti.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ujërat termale u përdorën për efektet e tyre shëruese qysh në lashtësi. Edhe pse ekzistojnë shumë gojëdhëna për ujërat termale në Dibër, thuhet se burimet termominerale janë përdorur që nga koha e ilirëve dhe romakëve. Mendohet se ata kishin ndërtuar pishina bazike mbi burimet e nxehta. Por faktet më të vjetra për ekzistencën e balneoterapisë në këtë rajon që ekzistojnë edhe sot janë dy pishinat e lashta qe ndodhen pranë hotelit të Banjishtit; Banja e Epërme dhe Banja e Poshtme, emra që u janë dhënë sipas pozicionit të tyre gjeografik. Ata janë ndërtuar në vitin 1797 nga Haxhi Muxhedin, djali i Numan Efendi-ut. Kjo vërtetohet nga një pllakë që ndodhet mbi hyrjes të Banjës e Poshtme. Të dy këta persona janë pjesëtar të familjes të vjetër Oruçi Zade, e cila ka ekzistuar në këtë qytet qysh ne vitet 1010. Këta pishina janë restauruar se fundmi dhe mund te vizitohen nga klientët.
Që nga ndërtimi i dy pishinave të lashta e deri në fund të sundimit osman në këtë rajon, nuk ka pasur asnjë investim të ri në këto banja. Deri në vitin 1925, kur u ndërtua hoteli i parë me emrin ‘Kërçin’, ishte gjendur në anën e djathtë të lumit të Banjishtit. Banjat e Dibrës si kompani u themeluan më 21 shkurt 1948, periudhë që përkon edhe me fillimin e ndërtimit të një objekti të ri, të ndërtuar me material të fortë prej blloqeve të gurëve të mermerit, të nxjerra nga e njëjta minierë që ishte përdorur edhe gjatë periudhës osmane. Ndërtimi zgjati pesë vjet. Në vitin 1953, hoteli ‘Banjisht’ hapi dyert për vizitorët. Fillimisht, në këtë resort mund të pushonin vetëm politikanë, gjeneralë të ushtrisë dhe shtresa e lartë e shoqërisë së ish-Jugosllavisë, pasi këto banja konsideroheshin ndër më të mirat në Ballkan. Kjo gjë u vërtetua në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar, kur rajonin e Dibrës e vizitoi nje ekip ekpertësh nga Franca dhe Gjermania, që përbëhej kryesisht nga mjeke, gjeolog dhe fizicient. Raportet nga studimet shkencore qe u zhvilluan, theksuan qe ujërat termo-minerale në qytetin e Dibrës, përmbajnë mbi 4 gram minerale të ndryshme në 1 litër ujë si sulfuri, kalciumi, kaliumi, magneziumi, jodi, hekuri etj. Sasi kjo qe nuk ishte parë më parë në ujërat tjera termale në Evropë. Duke marrë parasysh këtë fakt, ata mund të klasifikohen si ujërat më shëruese në këtë kontinent, me një përmbajtje strukturale krejtësisht unike, qe i bëjnë këto ujëra të pa krahasueshme me ujërat tjera termale.
Një epokë e re për Banjat e Dibrës filloi më 15 tetor të vitit 2004, kur familja dibrane Capa, bleu në berzë paketën drejtuese të aksioneve të kësaj kompanie. Ky lajm sensacional mbuloi të gjithë mediat Maqedonase pasi që ishte e para kompani që privatizohej me një shumë milionëshe. Për një kohë shumë të shkurtër filluan edhe investime të reja për përmirësimin e kushteve të dy resorteve Banjisht dhe Kosovrast.
Investimet arritën kulmin e tyre në vitin 2012, kur tejkaluan shumën prej 1 milion eurosh për renovimin e dhomave në resortin e Banjishtit, resortin e Kosovrastit, në hotelin Venec dhe nje pjese te madhe te dhomave ku ofrohen shërbimet mjekësore. E gjithë kjo u kurorëzua me vendin e parë tek çmimet SPA Nomination Macedonia, në kategorinë BALNEO, dhe përzgjedhjen e Znj. Capa si një ndër 10 menaxheret femra më të mira ne Maqedoni.
Terapitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me ndihmën e terapive dhe ujit mineral termik, kjo qendër spa trajton dhe zbut sëmundje të tilla si:
- Sëmundjet e aparatit lokomotor :
- Sëmundjet e indeve të buta
- Sëmundjet e sistemit nervor
- Sëmundjet e sistemit gastrointestinal
- Sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes
- Sëmundjet e traktit të sipërm respirator
- Sëmundjet e traktit urinar
- Sëmundjet endokrine
- Sëmundjet ortopedike dhe gjendjet e traumës
- Sëmundjet e lëkurës
Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- официјална страница Arkivuar 27 shkurt 2020 tek Wayback Machine