Hamami i Meçites

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Banjat e Qytetit (Gjirokastër)
LlojiArkitekture
VendndodhjaGjirokastër, Gjirokastër, Shqipëri
Koordinatat40°04′36″N 20°08′27″E / 40.076556°N 20.140944°E / 40.076556; 20.140944
NdërtuarGjysma e parë e Shekullit XIX
Organi drejtuesDRKK Gjirokastër
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar615.01.1963
Nr. i referencësGJ062
TipologjiaHamam
Hamami i Meçites is located in Earth
Hamami i Meçites (Earth)

Banjat e Qytetit Gjirokastër ose Hamami i Meçites është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Gjirokastrës, në qarkun e Gjirokastrës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "615.01.1963".

Banjat në lagjen ”Meçite janë i vetmi ndërtim i këtij lloji në Gjirokastër. Për qenien e saj na kumton Evlia Çelebiun, kur përmend xhaminë e Meçites. ngritja e hamamit në këtë zonë, jo fort në pah, duhet shpjeguar me krojet e Mecites, të cilat sigurisht furnizonin dhe këtë hamam. Mungesa e ujit në Gjirokastër, përvec arsyeve të tjera më të rëndësishme, duket se gjithashtu ka qenë një arsye për mospërhapjen e këtij lloj ndërtimi, i cili në qytete të tjera kishte gjetur një përhapje të gjerë. Këto banja kanë dy faza ndërtimi, duke qenë ambienti i zhveshjes më i vonë. Pjesa më e vjetër përbëhet nga tri ambiente të vecanta të larjes (3 e 4) ndodhet ambienti i tretë 2, që mund të konsiderohet ambient djersitjeje, ndërmjetës, dhe vend për zhveshje në periudhën kur nuk ishte shtuar akoma ambienti i zhveshjes, prej të cilit ruhen vetëm muret. Si në këtë ambient, ashtu edhe në dy të tjerët, të destinuar për larje, ka pasur vetëm një vaskë. Ambientet mbulohen me kupola sferike, që nuk lartësohen shumë mbi çati.[2]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I GJIROKASTRËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 11 tetor 2016.
  2. ^ "Map - IMK WebGIS". imk.gov.al. IMK. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2019. Marrë më 29 tetor 2016.