Banjat e lashta greke

Banjat e lashta greke ishin komplekse banjash të përshtatshme për larjen dhe pastrimin në Greqinë e Lashtë, të ngjashme në konceptim me Banjat Romake. Banjat e lashta greke janë veçori e disa vendeve të të lashta të helenizuara. Këto banja janë gjetur përveç Greqisë, edhe në Egjipt, Itali dhe njëra madje është e vendosur në Marsejë të Francës.[1] Disa nga këto banja datojnë nga shekulli V p.e.s.. Banjat publike patën një zhvillim gradual në lulëzimin në Periudhën Helenistike, në strukturat kulturalisht domethënëse. Vendndodhjet e shumta të banjave përgjatë Mesdheut ofrojnë zhvillime të ndryshme kulturalisht unike.[2]
Banjat greke nuk ndiqnin të njëjtin dizajn dhe rregulla ndërtimi si tempujt apo ndërtesat e tjera civile në Greqi dhe, në këtë mënyrë, banjat ishin shumë inovative. Ato ishin gjithmonë të njëjta në funksionet e tyre, por jo të njëjta në dizajnin e tyre. Megjithë larminë në varësi të secilit vend dhe popullsi, ka disa tipare që meren parasysh për të përcaktuar banjat greke. Disa nga elementet e shquara përfshinin tholoi, vaska dhe lloje të tjera banjash dhe pishinash, si dhe sisteme ngrohjeje dhe uji.[2]
Rëndësia e banjave të lashta greke u rrit përgjatë kohës dhe u bë një pjesë e rëndësishme e kulturave me të cilat ato përfshiheshin. Në shumë nga këto qytete pati një tranzicion nga banjat individuale te banjat më të përbashkëta dhe hapsira të tjera. Madje në vende që përqafonin pishin të përbashkëta, kishte akoma një zhvillim drastik në teknologjinë e banjave shtëpiake dhe rëndësinë e larjes për shlodhje ashtu si dhe pastërti.[2]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Banjat më të hershme greke datojnë nga gjysma e parë e shekullit të V p.e.s.. Ndërsa nuk ishin vetëm qytetet greke me banja publike, disa nga dëshmitë e para arkeologjike vijnë nga Banjat Dipilon në Athinë. Athina ishte një vend rinovimi të madh i banjave publike.[2] Forma origjinale greke e larjes përbëhej nga asgjë më shumë se një zhytje e shpejtë në ujë të ftohtë deri sa populli i Lakonisë do të krijonte idenë e një banje me ajër të ngrohtë. Banja me ajër të ngrohtë më vonë do të njihej si një banjë lakonike. Populli i Lakonisë ishte nga zona e Spartës.[3] Me këtë banjë do të vinte idea e një spaje bashkë me larjen publike.
Banjat publike nuk u pranuan menjëherë për shkak të besimeve që kishte shoqëria e lashtë greke. Banjat ishin një komoditet që mundësonte rehati për përdoruesit e saj, duke iu kundërvënë virtyteve të disiplinës dhe burrërisë që priteshin nga burrat grekë. Ky pranim i ngadaltë do të rezultonte në ndërtimin e një numri të vogël banjash publike dhe përdorimin gjatë shekujve të V dhe të IV p.e.s.. Gjatë një kohe të rafinimit urban në Periudhën Helenistike, banjat ishin në kulmin e zhvillimit të tyre. Komforti individual dhe mirëqenia u bënë më të rëndësishme për shoqërinë greke dhe, si rrjedhojë, numri i banjave do të rritej dhe do të mernin një vend të rëndësishëm në jetën greke.[2]
Banja e Lakonisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uji për banjën e Lakonisë ngrohej në një nga dy mënyrat. E para ishte nëpërmjet zjarrit me djegie qymyri, ndërsa tjetra ishte nëpërmjet metodës së gurëve të nxehtë, që konsistonte në nxehjen e gurëve në një tjetër dhomë dhe sjelljen e tyre brenda banjës.[3]
Vendndodhjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banjat greke mun të gjenden përgjatë gjithë Mesdheut. Në Greqi ato mund të gjenden në Olimpia, Korint, Athinë, Delos, Epidauros, Mesenë, Nemea dhe në mjaftë vende të tjera. Përpara Periudhës Helenistike, shumica e banjave publike ndodheshin jashtë mureve të qytetit. Por pasi banjat do të bëheshin më të pranueshme, vendndodhja e tyre do të zhvendosej nga rrethinat në pjesët e brendshme të qytetit. Posaçërisht, ato do të ndërtoheshin në zona shumë të rëndësishme dhe të aksesueshme. Ato mund të gjenden edhe në vende të tjera: Aleksandria e Egjiptit dhe Gela, Itali për shembull.[2]
Banjat perëndimore greke
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Banjat greke do të arrinin pjesët e Italisë dhe Siçilisë greke gjatë shekullit të IV p.e.s.. Banjat në këtë rajon janë qartësisht greke, pasi ato u sollën nga banorët e rinj grekë. Banjat greke të Gelas, më të hershmet e njohura në Siçili,[4] ngjajnë me banjat në Olimpia, ku vaskat ishin një dhomë në formë drejtëkëndore. Një dhomë e dytë banje, e vendosur në një rinovim të mëvonshëm, ndjek dizajnin tholos, i cili përdorej atëherë përjashtimisht në të gjitha banjat pasuese siçiliane. Banjat greko-siçiliane ishin inovative në mënyrën e tyre, veçanërisht për shkak se ato paraqesnin disa nga sistemet më të vjetra të hipokaustëve të njohur në ndërtesat e banjave greke. Banjat Veriore të Morgantinës dhe banjat në Sirakuzë mundësojnë një pamje të përgjithshme të kulmit të dizajnit dhe teknologjisë së banjës greke. Banjat Veriore tregojnë një sistem kompleks dhomash duke përfshirë dhomat e recepsionit, pritjes dhe ndërrimit; dhomat e shlodhjes dhe larjes; dhe dhomat për furrat, shërbimin e furrës dhe depozitën e ujit. Gjithashtu shfaqet për herë të parë në këto vende ndarja e ndërtesës në dy zona të ndryshme: një për larjen, ndërsa tjera për shlodhjen dhe socializimin (shpesh në një pishin zhytjeje).[2]
Banjat greko-egjiptiane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Banjat greke do të përhapeshin në Egjipt dhe do të ndërtoheshin në sasi të mëdha. Banjat greko-egjiptiane paraqesnin dy tholoi të veçuar nga një korridor qendror, i cili është një element kyç i këtyre banjave. Dy tholoi-t mendohet se përdoreshin për të ndarë gratë nga burrat (e mbështetur më tej nga fakti se tholoi-t nuk kishin hyrje të drejtpërdrejtë te njëra-tjetra). Ose mund të kenë qenë përdorur thjeshtë për të pasur më shumë hapsirë larjeje të disponueshme. Një Egjipt, njerëzit laheshin ndarazi nga njëri-tjetri, në vend se në pishinat e zhytjes popullore në Greqinë Perëndimore. Për një kohë të gjatë, studjuesit besonin se banjat greko-egjiptiane përdornin prushore për të ngrohur ujin e tyre dhe se s’kishte asnjë sistem tjetër ngrohjeje. Megjithatë, një banjë e re do të zbulohej në vendin e njohur si Taposiris Magna, ku do të zbulohej një sistem dallueshëm i zhvilluar egjiptian ngrohjeje, duke përfshirë ngrohjen e mureve.[2]
Plani dysheme dhe veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llojet e banjave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banjat greke mund të ndahen në tre lloje: banja e gjimnazit, banja shtëpiake dhe banja publike. Banjat në gjimnaz vështirë të ishin madje banja, në vend të legene uji ku burrat mund të qëndronin dhe të lanin veten. Në disa raste do të ishte një piscina, një pishin apo pellg që mund të përdorej për tu larë dhe ndonjëherë për të notuar. Banjat e gjimnazeve nuk përdornin ujë të ngrohur. Banjat shtëpiake, të vendosura në shtëpitë private, ishin një dhomë e vetme me vetëm një vaskë dhe ndonjëherë një legen. Banjat publike janë veçanërisht sinonime të banjave të lashta greke.[5]

Plane dhe veçori dhe kyçe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në përgjithësi, banjat greke nuk ishin homogjene, veçanërisht pasi ato u përhapën në rajone të ndryshme dhe vlerat shoqërore dhe metodat e ndërtimit do të ndryshonin përgjtë Periudhës Helenistike. Qytete të ndryshme i ndryshuan planet mbi nevojat e popullsisë vendore. Kishte, megjithatë, disa veçori që përshkonin shumicën strukturave larëse. Banjat publike janë të përbëra nga një ose më shumë dhoma, që zakonisht janë rrethore. Kjo planimetri rrethore quhej tholos (θόλος). Veçoria kyç në banjat e hershme greke ishte vaska në qendër të tholos-it. Ndërsa hapsira e larjes ishte publike, vaskat përdoreshin individualisht. Ndërtimi i vaskave varionte, por shumica ishin prej terrakote ose prej guri. Vizitori do të ulej në banjën e tyre ndërsa një ndihmës hidhte ujë mbi ta. Ky stil larjeje i përngjasonte dushit, ose sapllakes, ku ka një rrjedhje të ujit mbi trupat e tyre.[2] Për shkak të dizajnit të vaskave, larësit nuk mund ta zhysnin tërësisht trupin e tyre nën ujë.[5]
Përveç vetë banjave, kishte prushiere për të ngrohur dhomën gjatë dimrit dhe një furrë për të ngrohur ujin. Kishte një shërbim të posaçëm zone për furrën. Në një tjetër dhomë, vizitorët mund të prisnin për radhën e tyre ose të hiqnin rrobat e tyre. Banjat greke kishin gjithçka që nevojitej për të ofruar një vend të thjeshtë për pastrimin dhe mbajtjen e hapsirave të ngrohta dhe me ujë.[2] Herë pas here banjat publike paraqisnin një piscina, megjithëse ato zakonisht ishin të thella mjaftueshmë për ndenjur në këmbë, jo për të notuar. Edhe më rrallë të gjendur në banjat publike janë legenët, të cilët ishin të zakonshëm në banjat e gjimnazeve.[5]

Stili i banjave do të evoluonte përgjagjatë kohës duke përfshirë tholoi më të mëdhenjë ose shtesë, dysheme të dekoruara dhe forma të tjera të larjes duke synuar shlodhjen. Ka mjaft struktura, siç janë banjat në Olimpia, që tregojnë këto ndryshime dhe prirjen për rinovim.[2] Duke përdorur banjat greke në Olimpian e Lashtë si një shembull, një banjë greke fillonte si asgjë më shumë sesa një strukturë e vetme drejtëkëndore 20 metra e gjatë dhe katër metra e gjerë. Një pus gjendej në njërin skaj të dhomës, ku atletët mund të mernin ujë.
Banja do të përmirësohej gjatë rasteve të ndryshme. Rinovimi i parë do të ndodhte rreth shekullit të V p.e.s., ku do të shtohej një dhomë e vogël ku vendoseshin tuba të vegjël përgjatë anës veriore dhe lindore dhe një pishinë pranë. I dyti do të ndodhte rreth fundit të shekullit të IV p.e.s., ku një dhomë tjetër do të shtohej në krahun perëndimor me tre nga muret që përshkoheshin nga tuba shtesë dhe uji i nxehtë. Rinovimi i tretë do të ndodhte rreth shekullit të I p.e.s., ku u pa shtimi i një dhome të madhe apsidale në jug bashkë me një sistem hipokausti.[6]
Menaxhimi i ujit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërsa banjat greke e rritën rëndësinë kulturore, ato ishin përgjithësisht më pak komplekse se analoget e tyre romake. Menaxhimi i ujit i të dyjave, gjithësesi, mund të vendoset në katër grupe: furnizimi me ujë, përdorimi i ujit, largimi i ujit dhe mënyrat e operimit.

Furnizimi me ujë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grekët e lashtë përdornin katër lloje të ndryshme furnizimi me ujë: grumbullimi dhe ruajtja e ujit të shiut në çisterna, nxjerja e ujit nga toka (puset), sjelljen e ujit të rrjedhshëm nga afërsia si burimet dhe lumenjtë, dhe sjelljen e ujit nga burime të largëta. Nga këto, grekët do të përdornin metodën më të përshtatshme për zonën vendore. P.sh.: banjat në Nemea dhe Athinë. Në Nemea, një ujësjellës sillte ujin e burimit nga kodrat dhe mbahej në ujëmbledhësin që ishte ndërtuar pranë banjës.[5] Në Banjat Dipilon në Athinë uji sillej nga një pus i afërt.[2] Kishte gjithashtu edhe ujësjellës në Athinë, por, ndryshe nga Nemea, asnjë e dhënë nuk mbështet se ata furnizonin banjat me ujë.[5]
Përdorimi dhe ngrohja e ujit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mënyra që uji përdorej në banja varej nga mënyra se si ai furnizohej, ashtu si dhe nga lloji i banjës dhe sitemit të ngrohjes. Banjat publike kërkonin një shkallë lëvizjeje manuale të ujit. Ndihmësit e ndihmonin vizitorin të lahej, por ata do të kishin nevojë të përzienin ujin e nxehtë me ujin e ftohtë përpara se ai të bëhej i përshtatshmërisht i ngrohtë.[5] Zhvillimi i vazhdueshëm i sistemeve të ngrohjes pa krijimin e banjave luksoze. Sistemet ngrohëse ishin, sigurisht do ta nxehnin ujin, por gjithashtu për lloje të tjera banjash të ngrohta,[2] si dhomat e djersitjes, pishina të ngrohura dhe madje edhe depozita të ngrohura.[1]
Largimi i ujit dhe operimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vaskat dhe enët e tjera përgjithësisht nuk kishin shumë pajisje rrjedhëse. Si pasojë, përdorimi i ujit nga tubat do të ketë qenë larguar dhe derdhur në dyshemenë e dhomës. Një sistem drenazhimi në dysheme ishte i nevojshëm për të larguar ujin e derdhur dhe të pengonte që dhoma të mbushej. Dyshemeja gjithashtu nevojitej të të nivelohej në mënyrë të përshtatshme në mënyrë që uji të rridhte në kanalizime. Ka të ngjarë që të ketë pasur gjithashtu ndonjë lloj dyshemeje të papërshkueshme nga uji. Për më tepër, kanalizimet do ta mernin ujin e përdorur të banjave dhe do ta derdhte atë jashtë, me gjasa në një pellg uji, si një kanal. Ndryshe nga ç‘ishte e zakonshme në banjat romake, grekën nuk e ripërdornin ujin e përdorur. Megjithatë, ka disa raste ku uji i përdorur do të lëvizej me këmbë ose në gropat e nevojtoreve. Ujësjellësit grekë kishin më pak prurje sesa ata të romakëve, kështu që banjat greke të furnizuara me ujë nuk ishin të zakonshme. Prandaj banjat greke nuk kishin ujë të rrjedhshëm si ato romake. Me shumë gjasa një sistem i ndërrimit të përditshëm të ujit ose rimbushjes së rregullt të ujëmbledhësve.[5]
Jeta shoqërore dhe kulturore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kultura që rrethonte banjat greke, dhe larja publike në përgjithësi, nuk është tepër e njohur ose e studjuar. Përdorimi i banjave për atletët në gjimnaze është fusha më e informuar e kulturës greke të larjes. Megjitatë, pavarësisht kontekstit rrethanor dhe proçedural të larjes së përditshme nuk është shkruar nga e kaluara, vetëm dëshmitë nga sitet arkeologjike dhe arti mund të ofrojnë informacione.[1]
Nga shekulli II p.e.s. banjat publike ishin një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës greke (dhe kulturave greko-egjiptiane dhe greko-italiane), siç mund të shihet nga zhvillimi i dizajnit të banjave dhe vendndodhjeve të tyre. Egjiptianët shtuan më shumë tholos-e për t’iu përshtatur numrit në rritje të vizitorëve. Në shumë qytete greke, larja mund të përfshinte si vaskat asht udhe zhytjet e përbashkëta në pishina dhe banja djersitjeje (gjithasht u të zakonshme). Ndërsa në banjat publike rritej ndjenja e bashkësisë, nuk do të ishin të pranuara kudo. Për shembull, Egjipti nuk i adoptoi kurrë banjat në grup. Banjat në Gortis nuk kanë pellgje të përbashkëta, pasi nuk përshtatej me zakonet e tyre. Gortis do të zhvillonte banjat me zhytje individuale, që gjithësesi sollën një ndryshim nga larja higjenike në larjen për qëllime shlodhjeje.[2]
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gjimnazi i lashtë
- Palestra (Greqi e lashtë)
- Gimnaziarku
- Greqia e Lashtë
- Greqia klasike
- Qytetërimi mikenas
- Greqia arkaike
- Epoka e errët greke
- Lashtësia klasike
- Greqia helenistike
- Greqia romake
- Magna Graecia
- Polisi
- Partenoni
- Pryteneon
- Prytani
- Bule
- Agora
- Akropoli
- Lojërat e lashta olimpike
- Lista e teatrove të lashtë grekë
- Rendet arkitekturorë
- Urbanistika e lashtë greke
- Kopshtet e lashta greke
- Agoga
- Paideia
- Kalokagathia
- Simpoziumi
- Filozofia e lashtë greke
- Helenët
- Grekët e lashtë
- Helenizimi
- Helenocentrizmi
- Tempulli i Artemidës në Efes
- Historia e Athinës
- Akropoli (Athinë)
- Sparta
- Folklori i lashtë grek
- Higjiena personale
- Larja
- Banja
- Qendra hidrotermale
- Burimi termal
- Banjat e Dibrës
- Burimet termale në Shqipëri
- Kujdesi shëndetësor
- Veprimtaria e kujdesit shëndetësor
- Llixha
- Hamami
- Historia e mjekësisë
- Banja e Madhe e Mohenxho-daros
- Balnoterapia
- Feja e lashtë greke
- Arti i lashtë grek
- Arkitektura Arkaike Greke
- Arkitektura e lashtë greke
- Arkitektura Helenistike
- Arkitektura Klasike Greke
- Arkitektura Mikenase
- Arkitektura Minoike
- Veshjet në Greqinë e lashtë
- Njësitë e lashta matëse greke
- Amicitia
- Hospitium
- Anijet Romake
- Arkitektura Romake
- Besimet e lashta mesdhetare
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Vigiles
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Cirku Romak
- Çitadela
- Dashuria Greke
- Domus
- Ekonomia Romake
- Forumet Romake
- Gjeografia e Strabonit
- Klima e Romës së Lashtë
- Kolonia Romake
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuvendet Romake
- Kuzhina antike romake
- Larja në Romën e Lashtë
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Llaçi romak
- Luftërat romako-greke
- Luftërat romako-maqedonase
- Lufta e Parë Romako-Maqedonase
- Lufta e dytë romako-maqedonase
- Lufta e tretë romako-maqedonase
- Mare Nostrum
- Marina Romake
- Masakra e Latinëve
- Misteret greko-romake
- Mjekësia Romake
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Njësitë matëse romake
- Periudha e Ngrohtë Romake
- Rrugët romake
- Shtëpia Romake
- Tempulli Romak
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Thermae
- Ujësjellësi Romak
- Urbanistika Romake
- Valetudinarium
- Vila Romake
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me Banja të lashta greke.
Citime fundore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 Sandra K. Lucore; Monika Trümper, red. (2013). Greek Baths and Bathing Culture: New Discoveries and Approaches (në anglisht). Leuven: Peeters. ISBN 978-90-429-2897-8. OCLC 843861843.
- 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 Miles, Margaret M. (2016). A Companion to Greek Architecture (në anglisht). Somerset: Wiley. ISBN 978-1-118-32760-9. OCLC 952247410.
- 1 2 "Mediterranean Baths: Early Greek and Roman Baths". Cyberbohemia.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2014.
- ↑ Miles, Margaret M. (2016). A Companion to Greek Architecture (në anglisht). Somerset: Wiley. fq. 331. ISBN 978-1-118-32760-9. OCLC 952247410.
- 1 2 3 4 5 6 7 Örjan Wikander, red. (2000). Handbook of Ancient Water Technology (në anglisht). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-47382-9. OCLC 43286505.
- ↑ "Description of Olympia Greek Bath". odysseus.culture.gr (në anglisht).
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime të lashta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value). Versioni anglisht këtu Arkivuar 20 nëntor 2015 tek Wayback Machine.
- Publius Elius Aristides (1986). Charles Allison Behr (red.). The Complete Works (në anglisht). Vëll. I: Orationes I-XVI, With an Appendix Containing the Fragments and Inscriptions. Brill Archive. ISBN 978-90-04-07844-4.
- Arriani i Nikomedisë (2013). Alexander the Great: The Anabasis and the Indica. Oxford World's Classics (në anglisht). Përkthyer nga Hammond, Martin. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-958724-7.
- Mark Aureli (1887). "Book VIII". përmbledhur nga Alice Zimmern (red.). The Meditations of Marcus Aurelius (në anglisht). Përkthyer nga Jeremy Collier. Walter Scott. fq. 123–140.
- Aul Kornelius Celsi (1935–1938). "V, 26–28". përmbledhur nga F. Marx (red.). De Medicina (në anglisht dhe latinisht). Përkthyer nga W. G. Spencer. fq. 91–97 – nëpërmjet University of Chicago (penelope.uchicago.edu).
- Diodor Sikuli (2014). The Complete Works of Diodorus Siculus (në anglisht). Delphi Classics.
- Kasius Dion Koceiani, Historia Romana; (Versioni anglisht)
- Dionisi i Halikarnasit, Antiquitates Romana.
- Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
- Eutropi, Breviarium historiae romanae (teksti latin), I-X.
- Mark Porcius Katoni; Mark TerencVarroni; Lucius Junius Moderat Kolumela; Rutilius Taur Emilian Paladi (1864). Les Agronomes latins: Caton, Varron Columelle, Palladius (në frëngjisht). Përkthyer nga Charles-François Saboureux de La Bonneterie. Firmin Didot Fréres – nëpërmjet Gallica.[lidhje e vdekur]
- Gaius Sallustius Krispi; Jul Çezari; Vellej Paterkuli; Lucius Ane Flori (1850). Désiré Nisard (red.). Salluste, Jules César, C. Velléius Paterculus et A. Florus: œuvres completes avec la traduction en français (në frëngjisht dhe latinisht). Firmin Didot frères.
- Tit Livi (1834). George Baker (red.). The History of Rome (Ab Urbe Condita) (në anglisht). Vëll. I. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Tit Livi (1835). George Baker (red.). Ab Urbe Condita (në anglisht). Vëll. II. Jones & Co. – nëpërmjet Google Books.
- Plini i Vjetri (1906). Karl Friedrich Theodor Mayhoff (red.). Naturalis Historia (në anglisht). Teubner.
- Plini i Riu (1890). The Letters of the Younger Pliny (në anglisht). Përkthyer nga John Delaware Lewis. Londër, Angli: Kegan Paul, Trench, Trübner & Co.
- Plutarku (1878). John Langhorne; William Langhorne (red.). Plutarch’s Lives Translated from the Original Greek (në anglisht). Vëll. 1. Harper & Brothers.
- Polibi (1922–1927). H. J. Edwards (red.). The Histories (në anglisht). Përkthyer nga William Roger Paton. Harvard University Press.
- Mark Vitruvius Polioni (1914). Morris Hicky Morgan; Herbert Langford Warren (red.). The Ten Books on Architecture (në anglisht). Harvard University Press.
- Procopi i Çezaresë (1916). The History of the Wars (në anglisht). Përkthyer nga H. B. Dewing. Cambridge University Press.
- Lucius Ane Seneka (1998). Umberto Boella (red.). Lettere a Lucilio (në italisht). Unione Tipografico-Editrice Torinese. ISBN 88-02-02664-5.
- Lucius Ane Seneka (1910). Archibald Geikie (red.). Phycical Science in the Time of Nero: Being a Translation of the Quaestiones Naturales of Seneca (në anglisht). Përkthyer nga John Clarke. Macmillan and Co.
- Straboni (1917–1932). The Geography (në anglisht). Përkthyer nga H. L. Jones. Harvard University Press.
- Publius Kornelius Taciti (1942). "I. The Annals; II. The History; III. The Life of Cnæus Julius Agricola; IV. Germany and Its Tribes; V. A Dialogue on Oratory". përmbledhur nga Moses Hadas (red.). The Complete Works of Tacitus: The Annals – The Hisstory – The Life of Cnaeus Julius Agricola – Germany and Its Tribes – A Dialogue on Oratory (në anglisht). Përkthyer nga Alfred John Church; William Jackson Brodribb. Random House. ISBN 978-039430953-8.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!)
Burime historiografike moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Abbott, Frank Frost; Johnson, Allan Chester (1926). Municipal Administration in the Roman Empire (në anglisht). Prinston: Princeton University Press.
- Frank Frost Abbott (1999). A History and Description of Roman Political Institutions (në anglisht). Adegi Graphic LLC. ISBN 978-0-543-92749-1.
- Jean-Pierre Adam, L'arte di costruire presso i romani. Materiali e tecniche Editore: Longanesi, 2003.
- Mohammed Yehia Z. Ahmed (17 dhjetor 2017). Turismo e Viaggio nell'Antico Egitto (në italisht). Babelcube Inc. ISBN 978-1-54750-055-0.
- Philippe Aries; Georges Duby (2001). La vita privata, in 5 volumi (në italisht). Editori Laterza.
- Ranuccio Bianchi Bandinelli dhe Mario Torelli, L'arte dell'antichità classica, Etruria-Roma, Utet, Torino 1976.
- Beard, Mary (2008). The Fires of Vesuvius: Pompeii Lost and Found (në anglisht). Kembrixh, MA: Belknap Press of Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02976-7. OCLC 225874239.
- Bevan, William Latham; Smith, William (1875). The Student's Manual of Ancient Geography (në anglisht). Londër: John Murray.
- Boëthius, Axel; Ward-Perkins, John Bryan (1970). Etruscan and Roman Architecture (në anglisht). Harmondsworth: Penguin. ISBN 0-14-056032-7.
- Brizzi, Giovanni (1997). Storia di Roma. 1. Dalle origini ad Azio (në italisht). Bolonja: Pàtron.
- Viscount James Bryce Bryce (1902). Hans Ferdinand Helmolt (red.). The World's History: The Mediterranean nations (në anglisht). Londër: William Heinemann.
- Cary, M.; Scullard, H. H. (1975). A History of Rome: Down to the Reign of Constantine (në anglisht) (bot. i 3-të). Nju Jork: St. Martin's Press. ISBN 031238395-9.
- Caves, R. W. (2004). Encyclopedia of the City (në anglisht). Routledge.
- Dasen, Véronique (11 korrik 2018). Hoops and Coming of Age in Greek and Roman Antiquity. 8th International Toy Research Association World Conference (në anglisht). Paris, FR.
- Dillon, Matthew; Garland, Lynda (2005). Ancient Rome: From the Early Republic to the Assassination of Julius Caesar (në anglisht). Routledge. ISBN 978-041522458-1.
- Duncan-Jones, Richard (1974). The Economy of the Roman Empire (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 0-521-20165-9.
- Victor Ehrenberg (1964). Society and Civilization in Greece and Rome (në anglisht). Oberlin College. ISBN 978-067481510-0.
{{cite book}}: Mospërputhje ISBN / Datë (Ndihmë!) - Eilers, Claude. 2002. Roman Patrons of Greek Cities. Oxford: Oxford University Press.
- Andrew Erskine, red. (2012). A Companion to Ancient History (në anglisht). John Wiley & Sons. ISBN 978-1-118-58153-7.
- Fox, Robin Lane (2006). The Classical World: An Epic History From Homer to Hadrian (në anglisht). Basic Books.
- Jean-Claude Fredouille (1986). Dictionaire de la civilisation romaine (në frëngjisht). Paris: Larousse.
- Emilio Gabba; etj. (1999). Introduzione alla storia di Roma (në italisht). Milano: LED. ISBN 88-7916-113-X.
- Marcel Le Glay; Jean-Louis Voisin; Yann Le Bohec (2002). Storia romana (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1508779-9.
- Michael Grant (1978). History of Rome (në anglisht). Scribner’s. ISBN 978-068415986-7.
- Pierre Gros - Mario Torelli, Storia dell'urbanistica. Il mondo romano, Laterza 2007.
- Erich S. Gruen (1986). The Hellenistic World and the Coming of Rome (në anglisht). Vëll. 1. University of California Press.
- Mogens Herman Hansen (2004). An Inventory of Archaic and Classical Poleis: An Investigation Conducted by The Copenhagen Polis Centre for the Danish National Research Foundation (në anglisht). Danmarks Grundforskningsfond. Oxford University Press. ISBN 978-0-19-814099-3.
- Mogens Herman Hansen, red. (2000). A Comparative Study of Thirty City-state Cultures: An Investigation (në anglisht). Kgl. Danske Videnskabernes Selskab. ISBN 978-877876177-4.
- Harvey, Brian K., red. (2016). Daily Life in Ancient Rome: A Sourcebook (në anglisht). Indianapolis, IN: Focus Books (Hackett Publishing Company). ISBN 978-1-58510-795-7. OCLC 924682988.
- Henderson, Tanya (24 mars 2008) [2007]. "Roman Baths: An Alternate Mode of Viewing the Evidence". Past Imperfect (në anglisht). 13: -1589-1591. doi:10.21971/P7WC7T. ISSN 1718-4487. S2CID 191339893 – nëpërmjet University of Alberta.
- Peregrine Horden; Nicholas Purcell (2000). The Corrupting Sea: A Study of Mediterranean History (në anglisht). Wiley-Blackwell. ISBN 978-063121890-6.
- Arnold H. M. Jones (1972). Il Tramonto del Mondo Antico (në italisht). Bari: Casa Editrice Giuseppe Laterza & Figli. CL 20-0462-3. (titulli origjinal i veprës Arnold H. M. Jones (1966). The Decline of the Ancient World (në anglisht). Londër: Lonmans, Green and Co. Ltd.
- Robert C. Knapp (2011). "1. In the Middle: Ordinary Men". Invisible Romans' Profile (në anglisht). Harvard University Press. fq. 5–52. ISBN 978-0-674-06199-6.
- Günter Kopcke (1992). Günter Kopcke; Isabelle Tokumaru (red.). Greece Between East and West, 10th-8th Centuries BC: Papers of the Meeting at the Institute of Fine Arts, New York University, March 15-16th, 1990 (në anglisht). Verlag Philipp von Zabern. ISBN 978-3-80531491-6.
- Laurence, Ray (2009). Roman Passions: A History of Pleasure in Imperial Rome (në anglisht). Londër, MB: Bloomsbury Publishing PLC. ISBN 978-1-4411-0339-0. OCLC 1027148260.
- Sandra K. Lucore; Monika Trümper, red. (2013). Greek Baths and Bathing Culture: New Discoveries and Approaches (në anglisht). Leuven: Peeters. ISBN 978-90-429-2897-8. OCLC 843861843.
- Ralph W. Mathisen (2019). Ancient Roman Civilization: History and Sources, 753 BCE to 640 CE (në anglisht). Nju Jork Siti, Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-084960-3. OCLC 1038024098.
- John P. McKay; Bennett D. Hill; John Buckler (2006). A History of Western Society (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 978-061852266-8.
- Michel, Cecile (2016). Sharon R. Steadman; Gregory McMahon (red.). The Oxford Handbook of Ancient Anatolia: (10,000-323 BC) (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-933601-2.
- Miles, Margaret M. (2016). A Companion to Greek Architecture (në anglisht). Somerset: Wiley. ISBN 978-1-118-32760-9. OCLC 952247410.
- G. Mokhtar, red. (1981). General History of Africa – II: Ancient Civilizations of Africa (në anglisht). Heinemann-University of California-UNESCO. ISBN 978-0-520-03913-1.
- Theodor Mommsen (2023). The History of Rome: From the Foundation of the City to the Rule of Julius Caesar (në anglisht). Përkthyer nga William Purdie Dickson. DigiCat.
- Theodor Mommsen (2016). Antonio G. Quattrini (red.). L’Impero di Roma (në italisht). Il Saggiatore. ISBN 978-88-6576543-2.
- Theodor Mommsen (2018). The Provinces of the Roman Epire (Illustrated Edition) (në anglisht). Përkthyer nga William Purdie Dickson. Musaicum Books. ISBN 978-80-272-4412-6.
- Nelson, Eric (2001). The Complete Idiot's Guide to the Roman Empire (në anglisht). Alpha Books. ISBN 0-02-864151-5.
- Paige, John C.; Harrison, Laura Woulliere (1987). Out of the Vapors: A Social and Architectural History of Bathhouse Row, Hot Springs National Park (PDF). National Park Service (në anglisht). U.S. Department of the Interior. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 maj 2008 – nëpërmjet nps.gov.
- Renato Peroni, Comunità e insediamento in Italia fra età del bronzo e prima età del ferro, in Storia dei Greci e dei Romani, vol. 13, Einaudi 2008.
- Gabriella Poma (2009). Le istituzioni politiche del mondo romano (në italisht). Il Mulino. ISBN 978-88-1513430-1.
- Anders Holm Rasmussen; Susanne William Rasmussen, red. (2008). Religion and Society: Rituals, Resources and Identity in the Ancient Graeco-Roman World: the BOMOS-conferences 2002-2005 (në anglisht). Quasar. ISBN 978-88-7140371-7.
- Robert K. Ritner (1998). Carl F. Petry (red.). The Cambridge History of Egypt (PDF) (në anglisht). Vëll. I. Cambridge University Press. ISBN 0-521-47137-0. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 qershor 2025. Marrë më 28 dhjetor 2025.
- Betsey A. Robinson (2021). "Ancient Mediterranean Baths and Bathing". Oxford Bibliographies (në British English). doi:10.1093/obo/9780195389661-0370. ISBN 978-0-19-538966-1. Marrë më 28 prill 2022.
- Ralph M. Rosen (2006) Comic Aischrology and the Urbanization of Agroikia, fq. 219–238
- Walter Scheidel; Ian Morris; Richard P. Saller (2013). The Cambridge Economic History of the Greco-Roman World (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 18. ISBN 978-113905414-0. OCLC 1277066427. Marrë më 7 qershor 2022.
- Shephard, Roy J. (17 nëntor 2014). An Illustrated History of Health and Fitness, from Pre-History to our Post-Modern World (në anglisht). Springer. ISBN 978-3-319-11671-6.
- Reuel Smith, James (1922). Springs and Wells in Greek and Roman Literature Their Legends and Locations (në anglisht). G. P. Putnam and Sons. Marrë më 19 tetor 2024.
- Stearns, Peter N. (2001). The Encyclopedia of World History (në anglisht). Houghton Mifflin. ISBN 0-395-65237-5.
- Rein Taagepera (1979). "Size and Duration of Empires: Growth-Decline Curves, 600 B.C. to 600 A.D." Social Science History (në anglisht). 3 (3/4). Duke University Press: 124–126. doi:10.2307/1170959.
- Thomas, Carol G.; Conant, Craig (2003). Citadel to City-State: The Transformation of Greece, 1200-700 BC (në anglisht). Indiana University Press. ISBN 978-025321602-1.
- McGinn, Thomas A.J. (2004). The Economy of Prostitution in the Roman World (në anglisht). An Arbor, MI: The University of Michigan Press.
- Roy Bowen Ward. Women In Roman Baths (në anglisht). Oksford, Ohajo: Miami University.
- Allen Mason Ward; Fritz Moritz Heichelheim; Cedric A. Yeo (2003). A History of the Roman People (në anglisht). Prentice Hall. ISBN 978-013038480-5.
- Örjan Wikander, red. (2000). Handbook of Ancient Water Technology (në anglisht). Leiden: Brill. ISBN 978-90-04-47382-9. OCLC 43286505.
- Pierluigi De Vecchi; Elda Cerchiari (1999). I tempi dell'arte (në italisht). Vëll. 1. Milano: Bompiani. ISBN 88-451-7107-8.
- Artikuj që përmbajnë tekst në gjuhë Ancient Greek (to 1453)-cituar haptazi
- Pages using div col with small parameter
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Gabime CS1: Data ISBN
- Vetitë CS1: Burime në British English (en-uk)
- Ndërtesa të përfunduara në periudhën antike
- Histori kulturore
- Greqia e Lashtë
- Historia e arkitekturës
- Histori shoqërore
- Banja
- Balneoterapia
- Kujdes shëndetësor
- Histori e sportit
- Higjiena personale