Barış Falay

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Barış Falay
U lind në9 prill 1972
ArsimiUniversiteti i Ankarasë
ProfesioniAktor
Vite aktiviteti1995–present
Bashkëshorti/jaEsra Ronabar (m. 2006)
Fëmijë1

Barış Falay (lindi më 9 prill 1972) është një aktor turk.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barış Falay ka lindur më 9 prill 1972 në rrethin EdremitBalıkesir dhe familja e tij është me prejardhje boshnjake.[1] Ai u diplomua për teatër në Universitetin e Ankarasë. Pasi punoi në Teatrin Shtetëror të Ankarasë për 2 vjet, ai iu bashkua Teatrit të Qytetit të Izmirit duke u shfaqur në shfaqje si Hamlet, Üç Kuruşluk Opera, Misafir, Kamyon, Roberto Zucco, Kırmızı Yorgunları, Aziznâme, Barış, Bahar Noktası, Yaşar Ne Yaşar Ne Yaşamaz dhe Karar Kimin. Ai drejtoi shfaqjet Deniz Kızı Masalı dhe Bir Yaz Gecesi Rüyası dhe dha mësim në shkollën e teatrit. Më vonë Falay iu bashkua Teatrit Metropolitan Kocaeli.[2][3]

Ai e filloi karrierën e tij televizive në sitcom si Tatlı Hayat, Yarım Elma, Dadı, pas së cilës luajti në serialin Aliye. Ai luajti rolin e Ali Kërgëz (Ali Dara) në serialin Ezel, i cili u transmetua midis 2009 dhe 2011, ku fitoi çmimin si "Aktori më i mirë" nga "Shoqata e Gazetarëve të Revistës". Ai luajti rolin e Xhemshit Atesh në serialin televiziv Al Yazmalım, i cili u transmetua midis 2011 dhe 2012. Ai ka luajtur rolin e Selim Serez në serialin Medcezir, i cili zgjati nga viti 2013 deri në vitin 2015. Më pas, ai luajti personazhin e Harun Erguvanit në serialin Paramparça.

Barış Falay, i cili u martua me aktoren Esra Ronabar më 7 korrik 2006, ka një djalë të quajtur "Rüzgar Mavi" (l. 2009).

Së fundi, ai luajti personazhin e "Këraç Ozdal" në serialin Menajerimi Ara.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Seriale
Viti Titulli Roli Shënime
1995 Çiçek Taksi
2001 Bizim Çocuklarımız
90-60-90
2002 Tatlı Hayat Pacient mendor
Yarım Elma
Kuzenlerim Engin Ogretmen
Dadı Shafak Epizodi 51
2004 Karım ve Annem Xhoshkun Miniserie
2004-2006 Aliye Muxhahit Gyrboa (Muxho)
2006 Bebeğim Javuz Korollu Miniserie
2008 Çemberin Dışında Mafia
2009 İstanbul Çocukları
2009-2011 Ezel Ali Kërgëz (Ali Dara)
2011-2012 Al Yazmalım Xhemshit Atesh
2013-2015 Medcezir Selim Serez
2015-2017 Paramparça Harun Erguvan
2020-2021 Menajerimi Ara Këraç Ozdal Roli kryesor
2023- Ömer Reshat Ademollu
2023 Yalı Çapkını Roli mysafir
Internet
Viti Titulli Roli Shënime
2023 İyi Adamın 10 Günü Maxhit Netflix filmi
Filma
Viti Titulli Roli Shënime
2008 Şeytanın Pabucu Nijazi
Kirpi Jilet Sadi
2011 Ya Sonra Xhem Kantollu
2021 Sen Ben Lenin Komisar Erol

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Barış Falay Kimdir? - Güncel Barış Falay Haberleri". Sabah.com.tr (në turqisht). Marrë më 4 shkurt 2022.
  2. ^ "BARIŞ FALAY'DAN ENTERESAN SÖZLER". Sacitaslan.com (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 2012-08-01. Marrë më 2012-02-06.
  3. ^ "Şu Bizim Müco". Ozgurkocaeli.com.tr (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 2013-04-18. Marrë më 2012-02-06.