Bashkimi Sovjetik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste
Союз Советских Социалистических Республик
Soyuz Sovetskikh Sotsialisticheskikh Respublik

 
[[{{{p2}}}|]]
 
[[{{{p3}}}|]]
 
[[{{{p4}}}|]]
1922–1991[1]
Flamuri Embelma shtetërore
Motoja
Пролетарии всех стран, соединяйтесь!
(Latizinuar: Proletarii vsekh stran, soyedinyaytes'!)
Shqip: Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni!
Himni
"Internacionale"
(1922–1944)
Skeda:Internationale orchestral arrangement.ogg

"Himni i Bashkimit Sovjetik"
(1944–1991)
Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore
Kryeqëndra Moska
Gjuhë të folura Gjuha ruse dhe 14 të tjera në nivel republikan
Besimi fetar Asnjë (Shtet ateist)[2] (see text)
Qeverisja Republikë socialiste federative
Sekretar i përgjithshëm
 - 1922–1952 Joseph Stalin (i pari)
 - 1991 Vladimir Ivashko (i fundit)
Head of State
 - 1922–1938 Mikhail Kalinin (i pari)
 - 1988–1991 Mikhail Gorbachev (i fundit)
Head of Government
 - 1922–1924 Vladimir Lenin (i pari)
 - 1991 Ivan Silayev (i fundit)
Legjislatura Supreme Soviet
Periudha historike Peruidha ndërmjet dy luftërave / Lufta e Dytë Botërore / Lufta e ftohtë
 - Themelimi 1922
 - Traktati i themelimit 30 dhjetor
 - Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik 26 dhjetor 1991[1]
Sipërfaqja
 - 1991 22.402.200 km2 (8.649.538 sq mi)
Popullsia
 - 1991 përllog. 293.047.571 
     Dendësia 13,1 /km2  (33,9 /sq mi)
Valuta Rubla sovjetike (руб) (SUR)
1On 21 December 1991, eleven of the former socialist republics declared in Alma-Ata (with the 12th republic – Georgia – attending as an observer) that with the formation of the Commonwealth of Independent States the Union of Soviet Socialist Republics ceases to exist.

2Assigned on 19 September 1990, existing onwards.
3Western governments such as those of the EU and the USA view Estonia, Latvia, and Lithuania as continuous and unrelated to the respective Soviet republics.
Russia views the Estonian, Latvian, and Lithuanian SSRs as legal constituent republics of the USSR and predecessors of the modern Baltic states.

Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste (shkurt BRSS, rusisht: Союз Советских Социалистических Республик, СССР, tr.: Sojuz Sovjetskih Socialistiçeskih Respublik, SSSR), i njohur edhe si Bashkimi Sovjetik[3] (rusisht: Советский Союз, tr.: Sovjetski Sojuz), ishte sipas kushtetutës shtet socialist që shtrihej në Euroazi prej vitit 1922 deri më 1991. Sidoqoftë, me përjashtim të disa periudha kalimtare (në veçanti pas vdekjes së Leninit më 1924 dhe të Stalinit më 1953), Bashkimi Sovjetik ishte de facto diktaturë, me pushtet të përqendruar rreth Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Komuniste, që u bë parakusht për udhëheqje të vendit.

Dalë nga Perandoria Ruse pas Revolucionit Rus të 1917-ës dhe Luftës Civile Ruse (1918-1921), BRSS-ja ishte bashkim i disa republikave sovjetike, por sinekdoka Rusi — njësia federale më e madhe dhe mbizotëruese — vazhdoi të përdorej përgjatë gjithë ekzistencës së shtetit. Kufijtë gjeografikë të BRSS-së ndryshuan me kohë, por pas aneksimeve madhore territoriale të vendeve baltike, Polonisë dhe Besarabisë, si dhe territoreve të tjera gjatë Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 deri në shpërbërje, kufijtë përputheshin me ata të Rusisë së vonë perandorake, me përjashtim të Polonisë, gati gjithë Finlandës dhe Alaskës. Bashkimi Sovjetik shërbeu si model parësor për shtete të ardhshme komuniste gjatë Luftës së Ftohtë; qeverisja dhe organizimi politik i vendit përkufizoheshin nga partia e vetme politike, Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik.

Prej 1945 deri në shpërbërje më 1991 — periudha e njohur si Lufta e Ftohtë — Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy superfuqitë botërore që mbizotëruan agjendën botërore të politikave ekonomike, punëve të jashtme, operacioneve ushtarake, këmbimeve kulturore, përparimeve shkencore, përfshirë këtu edhe nisjen e eksplorimit të gjithësisë, si dhe garave sportive (olimpiadave dhe kampionateve të ndryshme botërore).

Themeluar fillimisht si bashkim i katër republikave sovjetike socialiste, BRSS-ja u nda në 15 "republika bashkimi" më 1956: RSS Armene, RSS Azerbajxhanase, RSS Bjelloruse, RSS Estoneze, RSS Gjeorgjiane, RSS Kazake, RSS Kirgize, RSS Letoneze, RSS Lituaneze, RSS Moldave, RSFS Ruse, RSS Taxhike, RSS Ukrainase, dhe RSS Uzbeke. (Prej aneksimit të RSS Estoneze më 6 gusht 1940 deri në riorganizimit e RSS Karelo-Finlandeze në RASS Kareliane më 16 korrik 1956, numri i "republikave të bashkimit" ishte 16.)

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7/8 nëntor 1917 me Revolucionin e Tetorit (sipas kalendarit të vjetër 25/26 tetor 1917). Në 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918 nënshkruhet marrëveshja e paqes me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Në maj të po këtij viti pason krijimi i shteteve jugore, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.

Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë (Gardistët e Bardhë) dhe trupave nga jashtë. Gjatë viteve 1919/20 Armata e Kuqe ri-pushton Ukrainën, më 1920 pushton Armenin, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjatë deri më 1921. Më 1919 themelohet Kominterna. Bashkimi Sovjetik më 1920 nënshkruan marrëveshjen për paqe me Estonin, Letonin dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ri-tërheq kufirin.

Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve katastrofa e urisë merr 4-5 milion jeta të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Më 1922 Bashkimi i Federatës Ruse me Ukrainë, Bjellorusinë, Transkauzinë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike. Po në këtë vit Stalin vije në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, krijo një grup dhe eliminon kundërshtarët (Trockij, Sinovjen, Kamenev, Buharin) dhe merr pozicione e të parit të Sovjetëve. Më 1924 vdesë Lenini, krijohen disa republika dhe disa ndryshime me karaktere të zgjedhjes së problemeve etnike.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Që nga formimi i kësaj bashkësia e deri në zbërthimin e saj, sipërfaqja tokësore ka mbetur e njëjtë d.m.th siq është formuar që pas luftës së dytë botërore. Për dallim nga sipërfaqja e Perandorisë Ruse, BRSS-ja në gjirin saj ka pësuar disa ndryshime të teritorit. Si do që të jetë, BRSS-ja ka zënë një hapësirë më të madhe se Perandoria Ruse dhe me këtë ishte hapsira më e madhe në historin e njerzimit me një kryeqendër të përbashkët shtetrore. BRSS-ja sipas kufirit të pas vitit 1945, në perëndim kufizohej me Rumanin (1,208km), Hungarin (103km), Çekosllovakin (97km), Polonin (1,258) detin Lindor dhe Finlanden (1,340km) si dhe Norvegjinë (196km). Në veri kufizohej nga deti Baren, Karen, Laptev si dhe detin e Siberis lindore. Në lindje ndodhej deti Ohotkishë, deti Bering si dhe Oqeani Paqësorë. Në jug fillonte kufiri tokësor me Koren Veriore (19km), Republikën Popullore të Kinës (6,513km), Mongolin (3,485km), Afganistanin (2,264km), Iranin (2,013km), Turqinë (529km) si dhe me Detin e Zi. Gjatësia e vijës kufitare të BRSS-së ishte 19,025 kilometra. Kjo gjatësi ishte 1.000 kilometra më e gjatë se ajo e Rusisë (2008). Rreth 1/6 e sipërfaqës së tokës ishte hapësirë që e zinte BRSS-ja. Diku rreth 22,4 milion kilometra katrorë. Drejtëza horizontale lindje-perendim e shtrirjes së teritorit ishte diçka mbi 10 000 km e gjatë, ndërsa në njëren nga paralelet e globit arrinte gjatësin deri në 5 000 km. Me këtë sipërfaqe, BRSS-ja shtrihej në 11 nga 24 zonat kohore të planetit. Pasurit natyrore të saj ishin të përmasave planetare. Kështu ishte e njohur për qymyrgur, xehe hekuri, vaj e gazë tokësorë. Pjesët veri-lindore të BRSS-së dalloheshin për ngricat sunduese të përhershëme, ndërsa ato në pjesen qendrore të Azisë, për shkretira. Kështu përqindja e siprfaqes me Ngrica dhe shkretira të ngrira në veri shkonte deri në 8, ndërsa e shkretirave të thata e të nxehta në jug deri në 10% . Në anën tjeter përqindja e pyjeve në sipërfaqen e përgjithëshme ishte aty rreth 30. Po thuaj se gjysma e kësaj sipërfaqeje ishte e papërshtatëshme për tu urbanizuar, përshkak të motit të ftohtë gjatë pjesës më të madhe të vitit. Koha e motit të shkrirjes së pjesëve të mëdha, zakonisht është e shkurtë në këto anë dhe me këtë lë hapsirë shumë të vogël e të vështirë për urbanizim apo për bujqësi. Kështu që kjo dukuri bënë që edhe pse BRSS-ja kishte sipërfaqe më të madhe në dispozicion, sipërfaqja e banueshme dhe e punueshme e SHBA-së, ishte më e madhe. Sipërfaqja e tokave të punueshme ishte diku rreth 10% e sipërfaqës së tërë. Për dallim, SHBA-ja kishte 20% të sipërfaqes tokë të punueshme.

Sistemi Shtetëror[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas Kushtetutës bashkimi Sovjetik ishte Bashkësisë Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-ës) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmit shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte futur thellë sistemin shtetëror një partiakë që nga 1924-ta i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.

Pas Kushtetutës së vitit 1977 (me ndryshime të shumëfishta; para së gjithash më 1 dhjetor 1988 dhe 1 mars e 26 dhjetorë 1990) sinjalizohej që Kryesia e Lartë Ekzekutive Sovjetike të kalonte në Kryesi kolektive. Kështu parashihej që funksioni i kryetarit të shtetit të i jepej të zgjedhurit drejt për drejt për një mandat pesë vjeçar. "De facto" praktikohej që Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të BRSS-së të ishte prezantuesi më i lartë i shtetit, krye pari i shtetit.

Më 1990 presidenti i zgjedhur drejtë për drejtë për një mandat pesë vjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e krye parit të shtetit ndërsa veprimet e larta shtetërore dhe legjislative që nga 1989-ta i merrte Kongresi i Deputetëve të Popullit (2250 anëtarë, me mandate 5 vjeçare). Në kompetenca të kongresit ndër të tjera ishin edhe ndryshimet e Kushtetutës, çështjet themelore të brendshme dhe të jashtme si dhe zgjedhja e Krye Parit të Sovjetëve.

Si aktivist ligjvënës dhe organ kontrollues sinjalizohej Krye Pari i Sovjetëve (deri më 1989 Organi më i lartë/fuqiplotë) i përbërë nga dy dhoma me të drejta të barabarta dhe që secila kishte nga 271 deputet me mandat 5 vjeçar (të Bashkimit dhe të Kombeve). Nën kompetencat e tyre ishin ndër të tjerat edhe emërimi i kabinetit nën udhëheqjen e kryeministrit dhe të gjykatës kushtetues të Bashkimit Sovjetik. Punët e qeveris ishin në duar të Këshillit të Ministrave (deri më 1946 Këshilli i Komisionarëve të Popullit) nën udhëheqjen e kryeministrit.

Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta në vitin 1990 u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumë partiak. E drejta kushtetute e BRSS-së, 15 Republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare dhe ateistëve propagandën kundër fesë. Feja ishte e kufizuar në lëmin kulturorë ndërsa veprimet fetare me fëmijët dhe të rinjtë ishin të ndaluara.

Sistemi Administrativ[redakto | redakto tekstin burimor]

15 republikat e bashkuara në unionin sovjetik nga 1956 deri më 1991:
01 – RSS e Armenisë ,
02 – RSS e Azerbajxhanit ,
03 – RSS e Bjellorusis ,
04 – RSS e Estonis ,
05 – RSS e Gjeorgjisë ,
06 – RSS e Kazakstanit ,
07 – RSS e Kirgistanit ,
08 – RSS e Letonis ,
09 – RSS e Lituanis ,
10 – RSS e Moldavis ,
11 – RSFS e Rusisë ,
12 – RSS e Taxhikistanit ,
13 – RSS e Turkmenistanit ,
14 – RSS e Ukrainës ,
15 – RSS e Uzbekistanit
Ish-Republikat Sovjetike deri më 1991 dhe shtete të e pavarura sot
Republikat Sovjetike në BRSS Shtete të sotshme GUS NATO EU EURASEC GUUAM OVKS SCO
Flag of Russian SFSR (1918-1937).svg RSFS e Rusisë 1922–56 Flag of Russian SFSR.svg RSFS e Rusisë 1956–91 Rusia Rusia 1991 2002 Blank vertex Hexagonal Icon.svg 1996
Flag of the Karelo-Finnish SSR.svg RSFS e Karelo-Finlandës 1940–56
Armenia RSS e Bjellorusis 1922–91 Bjellorusia Bjellorusia 1991 2002 Blank vertex Hexagonal Icon.svg
Flag of Estonian SSR.svg RSS e Estonis 1940–91 Estonia Estonia 2004 2004
Flag of Latvian SSR.svg RSS e Letonisë 1940–91 Flag of Latvia.svg Letonia 2004 2004
Flag of Lithuanian SSR.svg RSS e Lituanisë 1940–91 Lituania Lituania 2004 2004
Flag of Moldavian SSR.svg RSS e Moldavisë 1940–91 Moldavia Moldavia 1991 Vëzh. 1997
Flag of Ukrainian SSR.svg RSS e Ukrainës 1922–91 Ukraina Ukraina 1991 Vëzh. 1997
Flag of Transcaucasian SFSR.svg
RSS e Transkaukazisë
1922–36
Armenia RSS e Armenisë 1936–91 Armenia Armenia 1991 Vëzh. Blank vertex Hexagonal Icon.svg
Flag of Azerbaijan SSR.svg RSS e Azerbajxhanit 1936-91 Azerbajxhani Azerbajxhani 1991 1997
Flag of Georgian SSR.svg RSS e Gjeorgjisë 1936–91 Gjeorgjia Gjeorgjia
1993-08 1997
Flag of Kazakh SSR.svg RSS e Kazakistanit 1936–91 Flag of Kazakhstan.svg Kazakistani 1991 2002 Blank vertex Hexagonal Icon.svg 1996
Armenia RSS e Kirgistanit 1936–91 flamuri Kirgistani 1991 2002 Blank vertex Hexagonal Icon.svg 1996
Flag of Tajik SSR.svg RSS e Taxhikistanit 1929–91 Taxhikistani Taxhikistani 1991 2002 Blank vertex Hexagonal Icon.svg 1996
Flag of Turkmen SSR.svg RSS e Turkmenistanit 1925–91 Flamuri Turkmenistani 1991-05
Flag of Uzbek SSR.svg RSS e Uzbekistanit 1925–91 Uzbekistani Uzbekistani 1991 1999–05 2001

Fjalortha:

  • RSS - Republika Socialiste Sovjetike
  • BRSS - Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
  • Shtete të sotshme: Shtete apo Republika të shpallura të pavarura më 1991, nga Bashkimi Sovjetik.
  • GUS: Bashkimi i Shteteve të Pavarura
  • NATO: Antar në Organizatën Veriatlkantike (Bllokun perindimor)
  • EU: Antar në Bashkimin Evropian
  • EURASEC: Antar në Bashkësin Ekonomike Evro-Aziatike
  • GUUAM: Antar në Aleancën e njohur si GUAM (Gjeorgji-Ukrain-Azerbajxhan-Moldavi)
  • OVKS: Antar në Organizaten e Siguris Kolektive
  • SCO: Antar në Organizatën Shanganë për Bashkëpunim
  • Vëzh.: Vëzhgues në EURASEC
Republika Kryeqyteti Banorë 1989[4]  % në total Ban. në qershor 2007 +/- (1989–2007) Dendësia ~ Sipërfaqja (km²)  % në total
RSFS e Rusisë Moska 147.386.000 51,40 % 141.377.752 −4,0 % 8,6 17.075.200 76,62 %
RSS e Ukrainës Kievi 51.706.746 18,03 % 46.299.862 −10,5 % 85,6 603.700 2,71 %
RSS e Uzbekistanit Tashkenti 19.906.000 6,94 % 27.780.059 +39,6 % 44,5 447.400 2,01 %
RSS e Kazakstanit Almatini 16.711.900 5,83 % 15.284.929 −8,5 % 6,1 2.727.300 12,24 %
RSS e Bjellorusis Minski 10.151.806 3,54 % 9.724.723 −4,2 % 48,9 207.600 0,93 %
RSS e Azerbajxhanit Baku 7.037.900 2,45 % 8.120.247 +15,4 % 81,3 86.600 0,39 %
RSS e Gjeorgjisë Tiflisi 5.400.841 1,88 % 4.646.003 −14,0 % 77,5 69.700 0,31 %
RSS e Taxhikistanit Dushanbeu 5.112.000 1,78 % 7.076.598 +38,4 % 35,7 143.100 0,64 %
RSS e Moldavis Qishinau 4.337.600 1,51 % 4.320.490 −0,4 % 128,2 33.843 0,15 %
RSS e Kirgistanit Bishkeku 4.257.800 1,48 % 5.284.149 +24,1 % 21,4 198.500 0,89 %
RSS e Lituanis Vilniusi 3.689.779 1,29 % 3.575.439 −3,1 % 56,6 65.200 0,29 %
RSS e Turkmenistanit Ashgabati 3.522.700 1,23 % 5.097.028 +44,7 % 7,2 488.100 2,19 %
RSS e Armenisë Jerevani 3.287.700 1,15 % 2.971.650 −9,6 % 110,3 29.800 0,13 %
RSS e Letonis Riga 2.666.567 0,93 % 2.259.810 −15,3 % 41,3 64.589 0,29 %
RSS e Estonis Talini 1.565.662 0,55 % 1.315.912 −16,0 % 34,6 45.226 0,20 %

Popullsia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas regjistrimit të fundit të përgjithëshem të popullsisë, të mbajtur më 1988, në 15 Republikat e Bashkimit Sovjetik jetonin 286,717 milionë banorë. Republika Socialiste Federative Ruse, shkurt RSFS Ruse, si për nga sipërfaqja, po ashtu edhe për nga numri i banorëve ishte në krye të republikave tjera. Kjo i mundësonte edhe në aspektet tjera politiko-ekonomike e shoqërore që të jetë si "lokomotivë" e BRSS-së pothuaj në çdo aspekt. Zhvillimi dhe dyndja e popullsisë në hapësirën e BRSS, ka pasur pikat e veçanta të saj. Kështu me bashkimin anësor të shteteve balltike më 1939, në statistika paraqitet rritje e dukshme e popullsisë. Një zhvillim i ngjashëm paraqitet edhe me futjen e teritoreve Moldave, pastaj rritjes teritoriale të Bjellorusisë dhe të Ukrainës në drejtim të Polonisë. Numri i banorëve gjatë viteve të luftës 1941-1945, për shkakë të vdekjeve të parakohshme, pasqyrohet më i vogël.

Zhvillimi i popullsisë
Republika 1913 1926 1939 1950 1959 1966 1970 1973 1979 1987 1988/89[5] 1991
RSFS e Rusisë (RSFSR) 89.900* 92.737 108.379 117.534 126.561 130.079 132.151 137.410 145.311 147.386 148.548
RSS e Ukrainës 35.210 29.515 40.469 41.869 45.516 47.127 48.243 49.609 51.201 51.704 51.944
RSS e Bjellorusisë 6899 4983 8910 8055 8633 9002 9202 9533 10.078 10.200 10.260
RSS e Uzbekistanit 4366 4660 6440 8261 10.581 11.960 12.902 15.389 19.026 19.906 20.708
RSS e Kazakistanit 5565 6037 5990 9154 12.129 12.849 13.705 14.684 16.244 16.538 16.793
RSS e Gjeorgjisë 2601 2677 3540 4044 4548 4686 4838 4993 5266 5449 5464
RSS e Azerbajxhanit 2339 2314 3205 3698 4660 5117 5420 6027 6811 7029 7137
RSS e Lituanisë 2880 2711 2986 3128 3234 3392 3641 3690 3728
RSS e Moldavisë 2056 242 2452 2290 2885 3368 3569 3721 3950 4185 4341 4366
RSS e Letonisë 1885 2093 2262 2364 2430 2503 2647 2681 2681
RSS e Kirgistanit 864 1002 1458 2066 2652 2933 3145 3523 4143 4291 4422
RSS e Taxhikistanit 1034 1032 1484 1981 2579 2900 3194 3806 4807 5112 5358
RSS e Armenisë 1000 881 1282 1763 2194 2492 2672 3037 3412 3283 3376
RSS e Turkmenistanit 1042 998 1252 1516 1914 2159 2364 2765 3361 3534 3576
RSS e Estonisë 1052 1197 1285 1356 1405 1465 1556 1573 1582
Totali 159.200 147.028 190.678 178.500 208.827 231.868 241.720 248.626 262.085 281.689 286.717 289.943

*) Numri i banorëve në 1000[6]


Përkatësia fetare dhe ideologjike në BRSS

Sipas doktrinës së regjimit, BRSS-ja ishte ateiste, me këtë nga këndëvështrimi i sotëshëm ishte një shtet policor. Kohëpaskohe, vende-vende, ritualet fetare ishin të ndaluara pjesërisht apo plotësisht, apo edhe manifestimi i tyre dënohet. Si do që të jetë, edhe nëse nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje sistematike ligjore të shtetit, aty këtu janë nxjerrë ligje në mbështeje të ideologjisë komuniste gjatë ballafaqimit me manifestuesit e riteve fetare. Veçohet ligji për ndalimin e këndimit të këngëve fetare në mjediset publike. Rreth vitit 1920, 90% e rusëve ishin të regjistruar si besimtar të kishës ortodokse Ruse. Ndësa më 1940, në fillim të luftës, numri i të regjistruarve bie në 30% të tyre. Besimtar të shumtë, në këtë fazë janë përndjekur nga besimtarët e ideologjisë komuniste. Këta të fundit në pozita shtëtrore, kanë bërë edhe internimin në Siberi.(gulagët) Nën udhëheqjen e Lenint, në këtë drejtim, janë nxjerr disa dekrete dhe ligje, më 1918 dekreti për lirin e ndërgjegjies, më 1918 ligji për likuidimin e Kishës. Një ligj i stilit komunist, i cili ritualet nuk i ndalonte por që kishën, si institucion e shpallte të falimentuar. Në të vërtetë, personelin e Kishës e përndjekte, ndërsa besimtarëve të saj si alternativë ju ofronte ideologjinë komuniste. Në këtë drejtim pas heqjes si institucion janë ndërmarrë edhe eliminime masive fizike ndaj klerit. Nën udhëheqjen e Stalinit, me mijëra ish-priftërinjë u internuan në llogoret e punës së dhunshme (Gulag). Një ndërmarrje të tillë, nuk i shpëtuan edhe institucionet fetare tjera në pjesën qendrore të Azisë, apo disa budistë në jug të liqenit Bajkal. Përgjatë luftës së II-të botërore, përdhunimi dhe ndalesat ndaj institucioneve fetare, duket të kenë patur një rënje. Kështu një numër i caktuar priftërinjësh lëshohen nga burgjet, tolerohet hapja e objekteve të mbylluara më parë për besimtarët dhe për nxënsit e fesë. Pas ardhjes në udhëheqje të Hrushovit, fillon një valë e re kundër institucioneve fetare dhe krijohet një klimë popullore antifetare. Kështu që Hrushovi i premtoi popullit që në ekranet e televizorëve të tyre do ta shihnin priftin e fundit në Bashkimin Sovjetik. Një lehtësim ndaj fesë duket të ketë ardhur me ardhjen në krye të komunistëve të Gorbaçovit, më 1980. Pas zbërthimit të bashkësisë, pason një indiferencë shtëtrore ndaj institucioneve fetare, dhe duket se janë kategorizuar ngjashëm me "organizatat joqeveritare" në Rusi, e në disa republika tjera kanë rolin e vjetër në shoqëri.

Burime të thëna[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Declaration № 142-Н of the Soviet of the Republics of the Supreme Soviet of the Soviet Union, formally establishing the dissolution of the Soviet Union as a state and subject of international law. (Rusisht)
  2. ^ 73 Years of State Atheism in the Soviet Union, ended amid collapse in 1990
  3. ^ Union of Soviet Socialist Republics. Britannica
  4. ^ Rexhistrimi i popullsisë më 1989 dhe The World Factbook
  5. ^ Viti i regjistrimit është i diskutueshëm, ndoshta nuk është i saktë por megjithatë informues.
  6. ^ Burimi: Wikipedia rusisht