Bashkimi kombëtar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vendndodhja e Shqipërisë (e gjelbër) dhe në Kosovë (portokalli) në kuadër të Evropës.

Bashkimi kombëtar është ide për një proces për të bashkuar të gjithë trevat shqiptare me qëllim të krijimit e një shteti shqiptar. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është një ide politike, e rigjallëruar pasi Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008.[1]

Kjo ide është e lidhur me konceptin e bashkimit të trojeve shqiptare në një shtet viabël.[2][3][4] Rreth 95% të Kosovarëve janë Shqiptarë etnikë.

Sondazhet mbështesin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, pavarësisht se qëllimi i politikanëve shqiptarë ka qenë hyrja në NATO dhe BE, e jo bashkimi kombëtar.[5] Disa katolikë dhe ortodoksë shqiptarë kanë frikë se bashkimi do e rrisi në mënyrë të konsiderueshme numrin e myslimanëve në shtetin e ri dhe mund të çojë në një rritje të "myslimizimit" të Shqipërisë.[6]

Bashkimi në sytë e shumë njerëzve tashmë është arritur. Kosova është kryesisht shqiptare, dhe me Republikën e Shqipërisë aksionet përbashkëta të administrative në sektorë të tillë si arsimi, policia, koordinimi i politikës së jashtme, trashëgimia kulturore, si dhe bashkëpunimi në tregëti kanë ndikuar gjithashtu në masë të madhe bashkimin mes dy shteteve.

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë protestave të vitit 1981 në Kosovë Jugosllavia pati frikë nga një potencial i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.[7] Në fillim të viteve 1990 politikanët shqiptarë patën deklarata kontradiktore në lidhje me ceshtjen e bashkimit.[8]

Aktivisti i shquar Ukshin Hoti, themelues i Partisë shqiptare të Bashkimit Kombëtar, në fund i vrarë nga policia serbe në 1999, ishte mbështetës i zëshëm i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.[9]

Në vitin 2001 , Arben Imami, një politikan shqiptar, deklaroi se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të jetë një qëllim i Partisë Demokratike, por shpejt u kritikua nga vetë lidershipi i partisë.[10]

Plani i Ahtisaarit, e kushtëzoi pavarësinë e Kosovës duke miratuar një Kosovë multietnike, në vend të një Kosove me identitet shqiptar.[11] Gjithsesi, anketat e zhvilluara nga Gallup international zbulojnë se 75% të Shqiptarëve të Kosovës do të preferonin të jetonin të bashkuar me Shqipërinë në një vend të vetëm. E njëjta përkrahje shihet në Shqipëri, ku 68% e qytetarëve të Shqipërisë preferojnë një bashkim të Shqipërisë me Kosovën.

Në vitin 2017 politikanë shqiptarë si Ben Blushi kanë mbështetur hapur bashkimin. [12] Në Kosovë, Vetëvendosja mbështet plotësisht bashkimin e Shqipërisë me Kosovën..

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Sharon L. Wolchik; Jane Leftwich Curry. Central and East European Politics: From Communism to Democracy. Rowman & Littlefield. f. 390.  978-0-7425-6734-4. Undoubtedly, Kosovo's independence has revived the idea of the national unification of Albanians 
  2. ^ Tristan James Mabry; John McGarry. Divided Nations and European Integration. University of Pennsylvania Press. f. 175. 
  3. ^ Lenard J. Cohen; Jasna Dragović-Soso. State Collapse in South-Eastern Europe: New Perspectives on Yugoslavia's Disintegration. Purdue University Press. f. 194. 
  4. ^ Winston Langley. Encyclopedia of Human Rights Issues Since 1945. Routledge. 
  5. ^ Henry H. Perritt. The Road to Independence for Kosovo: A Chronicle of the Ahtisaari Plan. Cambridge University Press. f. 94.  978-0-521-11624-4. 
  6. ^ Lesser, Ian O.; Larrabee, F. Stephen; Zanini, Michele; Vlachos-Dengler, Katia. Greece's new geopolitics. Santa Monica: Rand Corporation.  9780833032331. p. 51.
  7. ^ Howard Clark. Civil Resistance in Kosovo. Pluto Press. f. 44–.  978-0-7453-1569-0. 
  8. ^ Geert-Hinrich Ahrens. Diplomacy on the Edge: Containment of Ethnic Conflict and the Minorities Working Group of the Conferences on Yugoslavia. Woodrow Wilson Center Press. f. 323.  978-0-8018-8557-0. CSCE mission of May 1992 judged that “on the question of the relations with Albania and of a possible unification, the answers were unclear, vague, and sometimes contraddictory 
  9. ^ Heike Krieger. The Kosovo Conflict and International Law: An Analytical Documentation 1974-1999. Cambridge University Press. f. 75.  978-0-521-80071-6. 
  10. ^ Maria Koinova. Ethnonationalist Conflict in Postcommunist States: Varieties of Governance in Bulgaria, Macedonia, and Kosovo. University of Pennsylvania Press. f. 197.  978-0-8122-0837-5. 
  11. ^ Tristan James Mabry; John McGarry; Margaret Moore; Brendan O'Leary. Divided Nations and European Integration. University of Pennsylvania Press. f. 182.  0-8122-4497-4. 
  12. ^ https://koha.net/?id=27&l=153816