Bashkimi kombëtar shqiptar
Bashkimi kombëtar shqiptar ose bashkimi kombëtar është koncepti i bashkimit të trevave shqiptare me qëllim të krijimit të një shteti gjithëpërfshirës shqiptar. Bashkimi kombëtar është një proces politik, i cili ka ekzistuar që nga rënia e Perandorisë Osmane kur u copëtuan territoret shqiptare nga fuqitë e mëdha dhe vendet fqinje.[1][2][3]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas pavarësisë së Shqipërisë, kufinjtë e shtetit shqiptar u caktuan nga 2 komisione ndërkombëtare, një për kufirin me Mbretërinë Jugosllave dhe një tjetër për kufirin me Mbretërinë Greke.
Gjatë protestave të vitit 1981 në Kosovë Jugosllavia pati frikë nga një potencial i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.[4] Në fillim të viteve 1990 politikanët shqiptarë patën deklarata kontradiktore në lidhje me çështjen e bashkimit.[5]
Aktivisti i shquar Ukshin Hoti, themelues i Partisë shqiptare të Bashkimit Kombëtar, në fund i vrarë nga policia serbe në 1999, ishte mbështetës i zëshëm i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.[6]
Qëndrimet në shtetet përkatëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqipëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në parathënien e Kushtetutës së Shqipërisë shkuran ndër të tjerash: "[n]e, Populli i Shqipërisë, [...] me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar [...] vendosim këtë Kushtetutë".[7] Parathënia sugjeron që kushtetuta është (dhe duhet parë) në funksion të bashkimit kombëtar, ndonëse togfjalëshi mbetet abstrakt dhe nuk përcaktohet më tej.
Në vitin 2001, Arben Imami, një politikan shqiptar, deklaroi se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë duhet të jetë një qëllim i Partisë Demokratike, por shpejt u kritikua nga vetë lidershipi i partisë.[8]
Kosova
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artikulli kryesor: Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës
Në Luftën e Kosovës, betimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte për çlirim dhe bashkim të trojeve shqiptare me Shqipërinë.[9]
Plani i Ahtisarit, e kushtëzoi pavarësinë e Kosovës duke miratuar një Kosovë multietnike, në vend të një Kosove me identitet shqiptar.[10] Gjithsesi, anketat e zhvilluara nga Gallup international zbulojnë se 75% të Shqiptarëve të Kosovës do të preferonin të jetonin të bashkuar me Shqipërinë në një vend të vetëm. E njëjta përkrahje shihet në Shqipëri, ku 68% e qytetarëve të Shqipërisë preferojnë një bashkim të Shqipërisë me Kosovën.
Maqedonia e Veriut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa muaj para pavarësisë së Maqedonisë nga Jugosllavia, në një tubim për çështjen shqiptare në Gostivar në prill 1991, Arbën Xhaferi u shpreh se në rastin e pavarësisë, Maqedonia duhet të ngrihet si një shtet jo një-etnik me bazari të plotë; ose si një shtet federal me dy njësi përbërëse.[11]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Tristan James Mabry; John McGarry (2013). Divided Nations and European Integration. University of Pennsylvania Press. fq. 175.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Lenard J. Cohen; Jasna Dragović-Soso (2008). State Collapse in South-Eastern Europe: New Perspectives on Yugoslavia's Disintegration. Purdue University Press. fq. 194.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Winston Langley (2013). Encyclopedia of Human Rights Issues Since 1945. Routledge.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Howard Clark (2000). Civil Resistance in Kosovo. Pluto Press. fq. 44–. ISBN 978-0-7453-1569-0.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Geert-Hinrich Ahrens (6 mars 2007). Diplomacy on the Edge: Containment of Ethnic Conflict and the Minorities Working Group of the Conferences on Yugoslavia. Woodrow Wilson Center Press. fq. 323. ISBN 978-0-8018-8557-0.
CSCE mission of May 1992 judged that "on the question of the relations with Albania and of a possible unification, the answers were unclear, vague, and sometimes contraddictory
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Heike Krieger (12 korrik 2001). The Kosovo Conflict and International Law: An Analytical Documentation 1974-1999. Cambridge University Press. fq. 75. ISBN 978-0-521-80071-6.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2020. Marrë më 25 qershor 2022.
- ↑ Maria Koinova (1 korrik 2013). Ethnonationalist Conflict in Postcommunist States: Varieties of Governance in Bulgaria, Macedonia, and Kosovo. University of Pennsylvania Press. fq. 197. ISBN 978-0-8122-0837-5.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Arbresh.info (2018-03-05). "Betimi i ushtarëve të UÇK-së". Arbresh.info (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-05-07.
- ↑ Tristan James Mabry; John McGarry; Margaret Moore; Brendan O'Leary (30 maj 2013). Divided Nations and European Integration. University of Pennsylvania Press. fq. 182. ISBN 0-8122-4497-4.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Blog mbi Arbën Xhaferin".
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)