Basili II
| Basili II | |
|---|---|
| Perandor dhe autokrat i romakëve | |
Piktura e restauruar e Basilit të II nga Menologioni i tij, National Historical Museum, Athinë | |
| Perandor bizantin | |
| Mbretërimi | 10 janar 976 – 15 dhjetor 1025 |
| Kurorëzimi | 22 prill 960 si bashkë-perandor |
| Paraardhësi | Joani I Tzimiskes |
| Pasardhësi | Kostandini VIII |
| Lindur | 958 Kostandinopojë, Perandoria Bizantine |
| Vdiq | 15 dhjetor 1025 (67 vjeç) Kostandinopojë, Perandoria Bizantine |
| Varri | Kisha e Shën Joan Teologut, Kostantinopojë |
| greqisht | Βασίλειος |
| Dinastia | Maqedonase |
| Atësia | Romanosi II |
| Amësia | Theofani |
| Feja | Krishtërimi Kalçedon[1] |
Basili II (greqisht: Βασίλειος Β΄, Basileios II, Βασίλειος Πορφυρογέννητος Basíleios Porphyrogénnētos;[2][3][4] i mbiquajtur Vrasësi i Bullgarëve (ὁ Βουλγαροκτόνος, ho Boulgaroktónos[5][6] [7]; 958 – 15 dhjetor 1025) ishte një perandor bizantin nga Dinastia e Maqedonëve, i cili sundoi nga 10 janari 976, deri më 15 dhjetor 1025. Ishte i biri i Romanosit II. Në kohën e vetë ishte i njohur si Basil Purpurogjeneti dhe si Basili i Riu, për ta dalluar atë nga Basili I Maqedoni. Ai dhe vëllai i tij Kostandini VIII u kurorëzuan para se babai i tyre të vdiste, por ishin shumë të vegjël për të sunduar.[2]
Vitet e para të regjimit të tij ishin të dominuar nga luftërat civile kundër gjeneralëve të fuqishëm të Aristokracisë Anatolike. Pas nënshtrimit të tyre, Basili filloi të stabilizonte dhe të zgjeronte kufiret lindore, kurse në perëndim ishte i fokusuar veçanërisht në nënshtrimin e bullgarëve, armiqtë më të mëdhenjë të Perandorisë. Për luften e tij ndaj Bullgarëve u bë i njohur edhe si "Vrasësi i Bullgarëve" (Greqisht: Βουλγαροκτόνος, Boulgaroktonos). Pak para vdekjes së tij, Bizanti kishte një shtrirje prej Italisë së Jugut gjerë në Kaukaz, dhe prej Danubit deri te kufijtë e Palestinës; s'kishte pasur zgjerim më të madh territorial Perandoria që prej katër shekujve.
Pavarësisht prej luftës konstante që mbretëronte asokohe Basili e tregoi veten si administrues i shkëlqyeshëm, duke zvogëluar fuqinë e familjeve të mëdha që ishin pronarë të tokave të shumta të cilët dominonin administratën dhe ushtrinë e perandorisë. Një tjetër lëvizje e tij e cila do të ishte me rëndësi afatëgjate ishte martesa e motrës së tij, Ana me Vladimirin e I të Kievit, në ndërrim me mbështetje ushtarake, e cila rezultoi me konvertimin e rusëve në fenë e krishterë dhe inkorporimin e tyre në traditën kulturore dhe religjioze.
Fëmijëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Basili II lindi në vitin 958.[3][8] Ai ishte i biri i perandorit Romanos II dhe perandores Theofani,[9] e cila ishte nga Lakonia e Peleponezit, ndoshta nga qyteti i Spartës.[10] Origjina e babait të tij është e pasigurt. Paraardhësi i tij i supozuar, Basili I, themeluesi i dinastisë, mendohej se mund të ketë qenë armen, sllav ose grek. Por babai i stër-gjyshit të Basilit të II mendohet se nuk ishte Basili I, por Mikaeli III. Familja e Mikaelit III ishte anatoliane nga Frigjia dhe me kulturë dhe gjuhë greke. Në vitin 960 Basilit iu dha bashkë-sundimi në fron nga babai i tij, i cili vdiq 3 vite më vonë kur Basili ishte vetëm 5 vjeç. Për arsye se Basili dhe vëllai i tij (i cili do të bëhej perandor pas Basilit) ishin shumë të rinj që të mernin fronin,[11] nëna e tyre u martua me një nga gjeneralët e Romanos (burrit të saj), që mori fronin si Perandor Nikeforos II Fokas në vitin 963.[12][13] Nikeforos u vra në vitin 969 nga nipi i tij Joani I Tzimiskes, i cili pastaj u shpall perandor dhe sundoi për shtatë vite. Kur më 10 janar 976 Tzimiskes vdiq, më në fund Basili II e mori fronin.
Rrebelimet e Anatolisë dhe aleanca me rusët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Basili u shqua si ushtarë trim dhe kalorës madhështor, dhe do të dëshmonte veten si një gjeneral të aftë dhe sundues të fortë. Në vitet e hershme të sundimit të tij, administrata qëndronte në dorë të Basil Lekapenosit (një djalë ilegjitim i perandorit Romanos I), president i senatit, një politikan i zgjuar e dinak i cili shpresonte se perandorët e rinjë do të bëheshin kukulla të tij. Basili priti dhe vëzhgojë duke mos u përzier, duke u kushtuar në mësimin e detajeve rreth administratës dhe shkencave ushtarake.[14][15][16]
Edhe pse Nikeforos II Fokas dhe Joani I Tzimiskes ishin udhëheqës briliantë ushtarakë, të dy treguan dobësi në lidhje me punët administrative. Pak para përfundimit të sundimit të Tzimiskes, ai planifikoi me vonesë zvogëlimin e fuqisë së pronarëve të tokave, dhe vdekja e tij, e cila erdhi shpejt pasi kishte folur kundër tyre, shpërndau fjalë se ishte helmuar nga Basil Lekapenos. Ky i fundit kishte siguruar prona të mëdha në mënyrë ilegale dhe frikohej nga një investigim dhe dënim.[16]
Si rezultat i dështimeve të pararendësve të tij, Basili II e gjeti veten në probleme serioze që në fillim të sundimit të tij. Dy pjesëtarë të elitës ushtarake anatoliane, Bardas Skleros dhe Bardas Fokas kishin mjete të mjaftueshme për të ngritur në këmbë një rrebelim kundër autoritetit të Basilit II. Motivet kryesore të këtyre burrave (të dytë ishin gjeneralë me përvojë) ishin që të mernin pozitat e Nikeforosit II Fokas dhe Joanit I Tzimiskes dhe që ti jepnin Basilit një rol të pafuqishëm. Basili II, duke treguar një prirje për pamëshirësi (e cila më vonë edhe do të bëhej tipari i tij dallues), mori personalisht fushën e betejës dhe i shtypi rrebelimet e të dyve, Bardas Skleros (979) dhe Bardas Fokas (989), me ndihmën e 12,000 trupave gjeorgjiane.[17]
Marrëdhënia ndërmjet Sklerosit dhe Fokasit ishin interesante: Fokasi kishte qenë ndihmues për shuarjen e rebelimit të Skleros, por kur Fokas më vonë u rrebelua vetë, Sklerosi u kthye nga ekzili që të ndihmonte armikun e tij të vjetër. Kur Fokasi vdiq në betejë, Sklerosi, i cili ishte burgosur nga Fokasi mori në dorë rrebelimin, para se të detyrohej të dorëzohej në vitin 989 nga Basili. Sklerosit i ishte lejuar të jetonte, por ditët e mëtejshme të jetës së tij ai u detyrua ti kaloi si i verbër.[18]

Këto rebelime kishin një efekt në pikëpamjen dhe metodën e qeverisjes se Basilit. Historiani Psellos përshkruan Bardas Sklerosin e mundur, duke i dhënë Basilit një këshillë: "Hiqi guvernatorët të cilët bëhen tej-krenar. Mos i lejo gjeneralët në fushatat e tyre të kenë burime të tepërta. Rraskapiti ata me kërkesa të pavenda, që të mbahen të angazhuar me aferat e tyre. Mos lejo asnjë grua nëpër Këshillat Perandorake. Bënu i paarritshëm për të gjithë. Mos i ndaj planet e tua me askënd." Basili, siç u duk, do ta merte këtë këshillë afër zemrës.[19]
Në mënyrë që ti shkatërronte këto revolta të rrezikshme, Basili formoi një aleancë me princ Vladimirin e I të Kievit,[20] i cili në vitin 988 do të pushtonte Kersonesin, bazën kryesore perandorake në Krime. Vladimiri ofroi që ta kthente Kersonesin dhe të jepte 6,000 ushtarë si përforcim për ushtrinë e Basilit. Si shkëmbim donte dorën e motrës së Basilit, Anës.[21] Së pari Basili hezitoi. Bizantinët shikonin të gjithë popujt e veriut, frankët apo sllavët si barbarë. Ana vetë nuk donte të martohej me një barbarë, sepse një martesë si kjo nuk do të kishte ndonjë vlerë në kronikat e perandorisë.[22]
Vladimiri kishte ndërmarrë shumë kërkime në religjione të ndryshme, bile edhe kishte dërguar delegatë të shumtë nëpër vende të ndryshme. Martesa nuk ishte arsyeja primare për tu konvertuar në fenë Ortodokse. Kur Vladimiri pranoj që të pagëzohej dhe që ta konvertonte popullin e tij në fenë e krishterë, Basili më në fund ia dha dorën e motrës. Vladimiri dhe Ana u martuan në vitin 989 në Krime. Rekrutimet te populli i Rusëve ishin vegla kryeesore për të ndalur rrebelimin dhe më vonë u formua me ta Garda Varangiane.[20] Kjo martesë kishte rëndësi të madhe afatëgjat, duke qenë ndodhia kryesore pse Dukati i madh i Moskës, shumë shekuj më vonë, shpalli vetën si "Roma e tretë", dhe pa vetën si trashëgimtare të politikës dhe kulturës Bizantine.[23]
Pas shtypjes së rrebelimnit pasoi rënia e Basil Lekapenos. Ai ishte akuzuar për bashkëpunim me rrebelët dhe u dënua me eksil dhe konfiskimin e të gjitha pronave të tij. Duke mbrojtur shtresat e ulëta dhe të mesme, Basili II zhvillojë luftë të pamëshirshme ndaj sistemeve të pronave të mëdha në Azinë e vogël.[24][25]
Fushatat ndaj Kalifatit të Fatimidëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konflikti i brendshëm u shua dhe Basili II e ktheu vëmendjene tij te armiqtë e jashtëm të perandorisë. Lufta civile në Bizant i kishte dobësuar pozitat në lindje të perandorisë, dhe gjithçka e arritur prej Nikeforosit II Fokas dhe Joanit I Tzimiskes gati ishte humbur kundër Fatimidëve.[26]
Në vitet 987/988 u nënshkrua një armëpushim me Fatimidët: Ishin marrë vesh që të shkëmbenin të burgosurit; u njohë perandori bizantin si mbrojtës i krishterëve nën sundimin e Fatimidëve, dhe kalifi i fatimidëve si mbrojtës i muslimanëve nën sundin e bizantinëve; dhe u morën vesh që të zëvendësohej përmendja në lutjet e të premtes në xhaminë e Konstantinopojës nga kalifi i abasidëve te ai i kalifit të fatimidëve.[27] Megjithatë, në vitin 991 Fatimidët nisën një fushatë kundër Emiratit të Alepos nën Hamdanidët, një protektorat bizantin, ndoshta me mendjen se Bizanti nuk do të ndërhynte. Nën guvernatorin e Damaskut, Manjutakinit, Fatimidët korrën suksese të shumta kundër Hamdanidëve dhe aleatëve bizantinë.[28]
Një ndër fitoret më të sukseshme ishte ajo në betejën e Orontes kundër dukës së Antiokit, Michael Bourtzes, në shtator të vitit 994. Kjo e fundit e detyrojë Basilin të ndërhyjë personalisht në lindje. Në një fushatë rrufe ai marshoi me ushtrinë e tij për 16 ditë tejpërtej Anatolisë dhe mbërriti në Alepo në prill 995. Ushtria e Fatimidëve u detyrua të tërhiqej pa bërë as betejë. Bizantinët rrethuan Tripolisin, pa sukses, dhe okupuan Tartusin të cilin e rifortifikuan dhe e garnizuan me trupa armene. Kalifi i Fatimidëve Al-Aziz tani u përgadit që të marrë personalisht fushën e betejës kundër bizantinëve.[29]
Luftimet vazhduan ndërmjet këtyre dy fuqive pasiqë Bizantinët mbështetën një kryengritje anti-Fatimide në Tiros. Në vitin 998, bizantinët nën Damian Dalasenosin nisën një sulm në Apamea, por më 19 korrik 998 gjenerali Jaush ibn al-Samsama do ti mundëte. Kjo humbje e shpuri Basilin edhe njëherë në Siri në tetor të vitit 999. Basili kaloi 3 muaj në Siri, ku gjatë kësaj kohe bizantinët bastisën Baalbekun, pushtuan Shaizarin, dhe pushtuan tri fortesa tjera në afërsi, plus plaçkitën Rafanijan. Një tjetër rrethim i Tripolisit u tregua i pasuksesshëm. Mirëpo, vëmendja e Basilit devioj në zhvillimet në Armeni. Ai u nis për në Kiliki në janar dhe dërgoi një ambasadë në Kajro.[30]
Në vitin 1000 u nënshkrua një armëpushim 10 vjeçar.[31] Gjatë regjimit të al-Hakim bi-Amr Allah (996-1021) marrëdhient ndërmjet Bizantit dhe Fatimidëve qëndruan paqësore, ngaqë al-Hakimi interesohej më shumë për punët e brendshme. Madje edhe me njohjen e pushtetit Fatimid në Alepo nga Lu'lu' i Alepos në vitin 1004, dhe të instalimit të Fatik Aziz al-Dawla si emir në vitin 1017, nuk shpuri deri në veprime ushtarake të mëtejme. Kjo mund të ketë qenë edhe se u morën vesh se Alepo do të vazhdonte pagesen e tributit ndaj Bizantint.
Pushtimi i Bullgarisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një tjetër synim i Basilit ishte edhe kthimi i tokave të dikurshme bizantine. Në fillim të mijëvjeçarit të dytë ai filloi luftën me kundërshtarin e tij kryesor, Samuelin e Bullgarisë. Bullgaria ishte nënshtruar pjesërisht nga Joani I Tzimiskes pas pushtimit të Svjatoslavit të I të Kievit, por pjesë të vendit kishin mbetur jashtë kontrollit të Bizantit, nën kontrollin e Samuelit dhe vëllezërve të tij.[32]
Meqenëse bullgarët ishin duke shkatërruar e plaçkitur tokat bizantine që nga viti 976, qeveria bizantine deshi të shkaktojë përçarje ndërmjet tyre, dhe për ta arritur këtë, ata lejuan ikjen e Borisit të II të Bullgarisë nga burgjet e tyre. Kjo dredhi dështoi, kështu që Basili përdori një pushim nga konflikti i tij me fisnikërinë dhe drejtoi një ushtri prej 30,000 burrash që të rrethonte Sredetsin (Sofia) në vitin 986.[33][34] I shqetësuar ndaj lojalitetit të disa guvernatorëve të tij, Basili ndërpreu rrethimin dhe marshoi prapa në Traki, ku ra në një pritë dhe pësoi një disfatë serioze në Betejën e Portave të Trajanit.[34] Basili mundi të largohej me ndihmën e Rojave të tij Varangiane dhe u përpoq të përdorte vëllain e Samuelit, Aronin kundër tij pa sukses.
Megjithëse perandori titullar i Bullgarisë, Romani, ishte zënë rob në vitin 991, bizantinët do të humbisnin Moezinë ndaj bullgarëve.[30][35] Kur Basili ishte i shpërqëndruar me rrebelimet e brendshme dhe situata ushtarake në rikuperim në kufirin e tij lindor, Samueli e kishte shtrirë sundimin e tij nga Deti Adriatik deri në Detin e Zi, duke rikuperuar shumicën e territorit që kontrollohej nga bullgarët para pushtimit të Svjatoslavit. Ai zhvilloi gjithashtu inkursione dëmtuese në territorin bizantin deri në Greqinë Qendrore. Në vitin 996, gjenerali bizantin Nikeforos Uranos do ti mundëte inkursionet e ushtrisë bullgare në Betejën e Sperkeios në Thesali. Samueli i djali i tij, Gabrieli mezi mundën të shpëtojnë.[36]

Duke nisur në vitin 1000, Basili ishte i lirë të përqëndrohej në luftë kundër Bullgarisë, të cilën ai e zhvilloi me këmbëngulje dhe plane strategjike. Gjeneralët bizantinë, Nikeforos Kifias dhe Theodorokanos morën kryeqytetin e mëparshëm bullgar të Preslavit të Madh dhe qytetet e Preslavit të Vogël dhe Pliskovës.[37] Në vitin 1001, duke operuar nga Selaniku, Basili rifitoi kontrollin e Vodenës, Verias dhe Servias.[38] Vitin tjetër, ai i vendosi ushtrinë e tij në Filipopolis dhe pushtoi gjatësinë e rrugës ushtarake nga perëndimi i Maleve Hemus deri në Danub, duke i ndërprerë komunikimet mes qendrës maqedonase të Samuelit dhe Paristrionit (tokat në jug të Danubit të Poshtëm). Duke ndjekur suksesin e tij, Basili vendosi nën rrethim Vidinin, i cili ra pas një qëndrese të zgjatur.[39] Samueli reagoi ndaj fushatës bizantine duke nisur një inkursion në shkallë të madhe në zemrën e Trakisë Bizantine, në të cilën mori qytetin e rëndësishëm të Adrianopolit në befasi.[40]
Pas po kthehej në shtëpi me plaçkën e tij të madhe, Samueli u interceptua në Shkup nga një ushtri bizantine e komanduar nga Basili e shkatërroi ushtrinë bullgare, duke e rikuperuar plaçkën e grabitur nga Adrianopoja. Shkupi u dorëzua pak pas betejës[26] dhe Basili e trajtoi me shumë butësi guvernatorin Romanos. Në vitin 1005 guvernatori i Dyrrahut, Ashot Taronites, princ armen në shërbim të Samuelit, ia dorëzoi qytetin bizantinëve.[41] Tradhëtia e Dyrrahut do ta përfundonte rrethimin e Samuelit në malësitë e Maqedonisë Perëndimore. Ai u detyrua të luftonte pothuajse tërësisht në mbrojte, duke i fortifikuar gjerësisht kalimet dhe rrugët nga vijat bregdetare dhe luginat e e zotëruara nga bizantinët drejtë territorit të tij të mbetur. Gjatë pak viteve, ofensiva bizantine u ngadalësua dhe nuk bëri përparime domethënëse, megjithëse një përpjeke e bullgarëve për të kundër-sulmuar në vitin 1009 u mund në Betejën e Kretës, në lindje të Selanikut.[30]

Në vitin 1014, Basili ishte gati të niste një fushatë që synonte shkatërrimin e qëndresës bullgare. Më 29 korrik 1014, në Betejën e Kleidonit, ai dhe gjenerali i tij, Nikeforos Kifias e mashtruan ushtrinë bullgare,[42] e cila po mbronte një nga kalimet e fortifikuara.[43] [[Samoili|Samueli}} mundi të largohej nëpërmjet trimërisë së djalit të tij, Gabriel. Duke i pas shkatërruar bullgarët, Basili u hakmorr në mënyrë mizore. Thuhet se ai verboi mbi 14 000 robër bullgarë, duke lënë me një sy vetëm 150 veta që të drejtonin të tjerët të ktheheshin. Një arsye e mundshme për këtë shpagim ishte se, në sytë e bizantinëve, bullgarët ishin rrebelë kundër autoritetit të tyre, dhe zakonisht rrebelimi dënohej me verbim.[44]
Samueli u godit nga pamja e ushtrisë së tij të verbër dhe vdiq dy ditë më vonë[24] më 6 tetor 1014, pasi pësoi infarkt.[42] Bullgaria vazhdoi të luftonte edhe për katër vjetë të tjerë, duke e nxitur qëndresën e saj nga mizoria e Basilit, por do të nënshtrohej në vitin 1018.[30] Nështrimi qe rezultat i trysnisë së vazhdueshme ushtarake dhe fushatës së sukseshme diplomatike që synonte përçarjen e udhëheqjes bullgare. Kjo fitore mbi bullgarët dhe më vonë nënshtrimi i serbëve përmbushi një nga qëllimet e Basilit; perandoria i rifitoi kufijtë e vjetër danubianë për herë të parë pas 400 vjetësh.[30]

Sunduesi i Kroacisë fqinje, Kreshimiri III dhe Gojslavi, të cilët deri atëherë ishin aleatë të bullgarëve, pranuan supremacinë e Basilit për të shmangur të njëjtin fat si Bullgaria;[45] Basili e priti ngrohtësisht ofertën e tyre të vasalitetit dhe i shpërbleu ata me titullin patrikios.[46] Kroacia mbeti një shtet tributar i Basilit deri në vdekjen e tij në vitin 1025.[47] Para se të rikthehej në Kostandinopojë, Basili e kremtoi triumfin e tij në Athinë.[30][48][49][50]
Vitet e fundit, vdekja dhe varrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Më vonë Basili II siguroi aneksimin e nënmbretërisë së Armenisë dhe një premtim se kryeqyteti i saj dhe rajonet përreth do ti nënshtroheshin Bizantit, pas vdekjes së mbretit të saj, Hovhannes-Smbat.[51] Në vitin 1021, ai siguroi gjithashtu cedimin e Mbretërisë së Vaspurakanit nga mbreti i tij, Seneqerim-John, në shkëmbim të pronave në Sebasteia.[52] Basili krijoi një kufi të fortifikuar shumë në ato malësi. Forca të tjera bizantine rikthyen shumë nga Italia Jugore, e cila ishte humbur gjatë 150 vjetëve më parë.[53]
Basili po përgatiste një ekspeditë ushtarake për të rikuperuar ishullin e Siçilisë, kur vdiq më 15 dhjetor 1025,[53][54][3][55][56][57] duke pasur mbretërimin më të gjatë nga ndonjë perandor bizantin.[58] Në kohën e vdekjes së tij, Perandoria Bizantine shtrihej nga Italia e Jugut deri në Kaukaz, dhe nga Danubi deri në Levant, që ishte shtrirja më e madhe territoriale që nga pushtimet myslimane, katër shekuj më parë.[59] Pas vdekjes se tij, Perandoria Bizantine u shpërbë brenda gjysmë shekulli.
Basili do të varrosej në sarkofagun e fundit të disponueshëm në rotundën e Kostandinit I në Kishën e Apostujve të Shenjtë, por më vonë ai i kërkoi vëllait dhe pasuesit të tij Kostandinit të VIII të varrosej në Kishën e Shën Joan Teologut në Kompleksin e pallateve Hebdomon jashtë mureve të Kostandinopojës.[30][60] Epitafi mbi varrin e Basilit kremtonte fushatat dhe fitoret e tij. Vendi i prehjes së tij fundore
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Sue 2014.
- 1 2 Foss 2005, ff. 93–102.
- 1 2 3 Ralph-Johannes Lilie; Fridhelm Winkelmann (1998). "Basileios II". Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit (në gjermanisht). De Gruyter. ISBN 978-311015179-4.
- ↑ Stephenson 2010, ff. 66–80.
- ↑ Stephenson 2000, f. 62.
- ↑ Magdalino 2003, f. 10.
- ↑ Stephenson 2010, ff. 89–96.
- ↑ C. Jeffreys, red. (2016). "Emperor Basileios II Boulgaroktonos". Prosopography of the Byzantine World (në anglisht). King’s College London. ISBN 978-1-908951-20-5. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2023. Marrë më 2 nëntor 2023.
- ↑ Ralph-Johannes Lilie; Friedhelm Winkelmann (1998). "Romanos II". Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit (në gjermanisht). De Gruyter. ISBN 978-311015179-4.
- ↑ Miller 1921, f. 47.
- ↑ Catwright 2017.
- ↑ Treagold 1997, ff. 498–499.
- ↑ Whittow 1996, ff. 348–349.
- ↑ Stephenson 2010, f. 34.
- ↑ Bury 1911, f. 475-477.
- 1 2 Ringrose 2004, f. 130.
- ↑ Shephard 2000, f. 596.
- ↑ Stephenson 2010, f. 6.
- ↑ Sewter 1953, f. 43.
- 1 2 Stephenson 2000, f. 60.
- ↑ Cross, Morgilevski & Conant 1936, f. 479.
- ↑ Leong 1997, f. 5.
- ↑ Morson 1998.
- 1 2 Bury 1911, f. 476.
- ↑ Cartwright 2018a.
- 1 2 Cartwright 2017.
- ↑ Lev 1995, f. 202.
- ↑ Kennedy 2004, ff. 324–325.
- ↑ Lev 1995, ff. 201–203.
- 1 2 3 4 5 6 7 Holmes 2003.
- ↑ Lev 1995, ff. 203–205.
- ↑ Talbot & Sullivan 2005, f. 5.
- ↑ Holmes 2005, f. 402.
- 1 2 Stephenson 2010, f. 14.
- ↑ Norwich 1981, f. 15.
- ↑ Finlay 1856, ff. 440–441.
- ↑ Wortley 2010, f. 326.
- ↑ Finlay 1856, f. 442.
- ↑ Finlay 1856, ff. 442–443.
- ↑ Wortley 2010, f. 328.
- ↑ Finlay 1856, f. 443.
- 1 2 Stephenson 2010, f. 3.
- ↑ Stephenson 2010, f. 26.
- ↑ Alexander Kazhdan, red. (1991). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. fq. 297–298. ISBN 0-19-504652-8.
- ↑ Stephenson 2000, f. 74.
- ↑ Wortley 2010, f. 339.
- ↑ Fine 1991, ff. 277–278.
- ↑ Stephenson 2000, f. 76.
- ↑ Holmes 2005, f. 60.
- ↑ Stephenson 2010, f. 104.
- ↑ Treadgold 1997, ff. 528–529.
- ↑ Mango 2002, f. 309.
- 1 2 Hussey 1998.
- ↑ Thurn 1973, f. 868.
- ↑ Schreiner 1975, f. 158.
- ↑ Grierson 1962, f. 58.
- ↑ Wortley 2010, f. 348.
- ↑ Rogers 2010, f. 126.
- ↑ Holmes 2005, f. 23.
- ↑ Cartwright 2018c.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Burime parësore
- Leontos Diakoni (1828). Charles Benoît Hase (red.). Leonis Diaconi Caloënsis Historiae libri decem: Et Liber de velitatione bellica Nicephori Augusti (në Ancient Greek dhe latinisht). Impensis Ed. Weberi.
- Talbot, Alice-Mary; Sullivan, Dennis F., red. (2005). The History of Leo the Deacon (në anglisht). Uashington, DC: Dumbarton Oaks. ISBN 978-0-88402-324-1.
- Mihail Psellos (rr. 1078), Kronografia
- Sewter, Edgar Robert Ashton, red. (1953). The Chronographia of Michael Psellus (në anglisht). New Haven, CN: Yale University Press. OCLC 422765673. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014.
- Joan Skylitzes (rr. 1080), Synopsis i Historive.
- Wortley, John, red. (2010). John Skylitzes: A Synopsis of Byzantine History, 811–1057 (në anglisht). Kembrixh: Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-76705-7.
- Thurn, Hans, red. (1973). Ioannis Scylitzae, Synopsis historiarum (në anglisht). Berlin: De Gruyter. ISBN 978-311002285-8.
- Burime dytësore
- Antonopoulou, Theodora; Kotzabassi, Sofia; Loukaki, Marina, red. (2015). Myriobiblos: Essays on Byzantine Literature and Culture (në anglisht). Walter de Gruyter GmbH & Co KG. ISBN 978-150150156-2.
- Ash, John (1995). A Byzantine Journey (në anglisht). I. B. Tauris & Co. Ltd. ISBN 978-184511307-0.
- Beaton, Roderick (1999). An Introduction to Modern Greek Literature (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-019815974-2.
- Blaum, Paul A. (1994). The Days of the Warlords: A History of the Byzantine Empire, A.D. 969–991 (në anglisht). University Press of America. ISBN 978-0-8191-9657-6.
- Bonfil, Robert (2009). History and Folklore in a Medieval Jewish Chronicle: The Family Chronicle of Aḥima'az Ben Paltiel (në anglisht). Brill. ISBN 978-900417385-9.
- Blöndal, Sigfús; Benedikz, Benedikt (2007). The Varangians of Byzantium (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052103552-1.
- Bréhier, Louis (1977). The life and death of Byzantium (në anglisht). North-Holland Pub. Co. fq. 127. ISBN 978-072049008-4.
- Brubaker, Leslie; Tougher, Shaun, red. (2016). Approaches to the Byzantine Family (në anglisht). Routledge. ISBN 978-131718001-2.
- Bury, John Bagnell (1911). "Basil II.". përmbledhur nga Hugh Chisholm (red.). Encyclopædia Britannica (në anglisht). Vëll. 3. Austria Lower to Bisectrix (bot. i 11-të). Cambridge University Press. fq. 467–468.
- Cartwright, Mark (9 nëntor 2017). "Basil II". World History Encyclopedia (në anglisht).
- Cartwright, Mark (16 janar 2018a). "Romanos I". World History Encyclopedia (në anglisht).
- Cartwright, Mark (19 janar 2018b). "Michael II". World History Encyclopedia (në anglisht).
- Cartwright, Mark (1 shkurt 2018c). "1204: The Sack of Constantinople". World History Encyclopedia (në anglisht).
- Charanis, Peter (1963). The Armenians in the Byzantine Empire (në anglisht). Lisbonë: Fundação Calouste Gulbenkian, Armenian Library. OCLC 17186882.
- Cooper, Eric J.; Decker, Michael (2012). Life and Society in Byzantine Cappadocia (në anglisht). Palgrave Macmillan. ISBN 978-023036106-5.
- Cross, Samuel H.; Morgilevski, H. V.; Conant, K. J. (tetor 1936). "The Earliest Mediaeval Churches of Kiev". Speculum (në anglisht). 11 (4): 477–499. doi:10.2307/2848541. JSTOR 2848541. S2CID 162563311.
- Danforth, Loring (20 korrik 1998). "Macedonian Question". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- Diehl, Charles (1927). Byzantine portraits (në anglisht). A. A. Knopf. OCLC 1377097.
- Dragoumis, Ion (1907). Martyron kai Iroon Aima [Gjaku i Dëshmorëve dhe Heronjve] (në greqisht). Pelekanos. ISBN 978-960400323-5.
- Durant, Will; Durant, Ariel (1950). The Story of Civilization: The age of Faith; A History of Medieval Civilization – Christian, Islamic and Judaic – from Constantine to Dante: A.D. 325–1300 (në anglisht). Simon and Schuster. OCLC 245829181.
- John V. A. Fine Jr. The Early Medieval Balkans: A Critical Survey from the Sixth to the Late Twelfth Century (në anglisht). University of Michigan Press. ISBN 0-472-08149-7.
- Finlay, George (1856). "Book II: Chapter 2 § 2, Basil II (Bulgaroktonos), A.D. 976–1025". History of the Byzantine Empire from DCCXVI to MLVII (në anglisht) (bot. i 2-të). W. Blackwood.
- Foss, Clive (2005). "Emperors named Constantine". Revue Numismatique (në frëngjisht). 6 (161): 93–102. doi:10.3406/numi.2005.2594.
- Garland, Lynda (2002). Byzantine Empresses: Women and Power in Byzantium AD 527–1204 (në anglisht). Routledge. ISBN 978-113475638-4.
- Gibbon, Edward (1788). The History of the Decline and Fall of the Roman Empire (në anglisht). Vëll. V. W. Strahan and T. Cadell.
- Goodacre, Hugh George (1957). A handbook of the coinage of the Byzantine Empire (në anglisht). Spink. fq. 203. OCLC 2705898.
- Gregory, Timothy E. (2005). A History of Byzantium (në anglisht). Blackwell Publishing. ISBN 978-0-631-23512-5.
- Grierson, Philip (1962). "The Tombs and Obits of the Byzantine Emperors". Dumbarton Oaks Papers (në anglisht). 16. doi:10.2307/1291157. JSTOR 1291157.
- John Haldon. Warfare, State and Society in the Byzantine World, 565–1204 (në anglisht). UCL Press. ISBN 1-85728-495-X.
- Harris, Jonathan (2015). The Lost World of Byzantium (në anglisht). Yale University Press. ISBN 978-030017857-9.
- Head, Constance (1980). "Physical Descriptions of the Emperors in Byzantine Historical Writing". Byzantion (në anglisht). Peeters Publishers. 50 (1): 226–240.
- Herrin, Judith (2013). Unrivalled Influence: Women and Empire in Byzantium (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. ISBN 978-069115321-6.
- Holmes, Catherine (1 prill 2003). "Basil II". De Imperatoribus Romanis (në anglisht).
- Holmes, Catherine (2005). Basil II and the Governance of Empire (976–1025) (në anglisht). Nju Jork: Oxford University Press. ISBN 978-019927968-5.
- Hussey, Joan Mervyn (20 korrik 1998). "Basil II". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- Jeffreys, C., red. (2016). "Emperor Basileios II Boulgaroktonos". Prosopography of the Byzantine World (në anglisht). King's College London. ISBN 978-1-908951-20-5. Arkivuar nga origjinali më 21 janar 2023. Marrë më 2 nëntor 2023.
- Kaldellis, Anthony (2017). Streams of Gold, Rivers of Blood: The Rise and Fall of Byzantium, 955 A.D. to the First Crusade (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-019025322-6.
- Kiossev, Alexander (15 tetor 2000). Heroes Against Sweets. The Split of National and "Anthropological" cultures in South-East Europe. Understanding the Balkans: 13–16 October 2000, Hotel Belvi in Ohrid, Republic of Macedonia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2007.
- Kühn, Hans-Joachim (1991). Die byzantinische Armee im 10. und 11. Jahrhundert: Studien zur Organisation der Tagmata (në gjermanisht). Vjenë: Fassbaender Verlag. ISBN 3-9005-38-23-9.
- Lawler, Jennifer (2011). Encyclopedia of the Byzantine Empire (në anglisht). McFarland. ISBN 978-078646616-0.
- Laiou, Angeliki E., red. (2007). The Economic History of Byzantium (në anglisht). Dumbarton Oaks. ISBN 978-088402288-6. Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2019.
- Leong, Albert (1997). The Millennium: Christianity and Russia, A.D. 988–1988 (në anglisht). St. Vladimirs Seminary Press. ISBN 978-088141080-8.
- Lev, Yaacov (1995). "The Fatimids and Byzantium, 10th–12th Centuries". Graeco-Arabica (në anglisht). 6: 190–208. OCLC 183390203.
- Lilie, Ralph-Johannes; Winkelmann, Friedhelm (1998). Prosopographie der mittelbyzantinischen Zeit (në gjermanisht). De Gruyter. ISBN 978-311015179-4.
- Lopez, Robert Sabatino (20 korrik 1998). "Constantine VII Porphyrogenitus". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- Magdalino, Paul (2003). Byzantium in the Year 1000 (në anglisht). Brill. ISBN 978-900412097-6.
- Magdalino, Paul (2004), "The Byzantine Empire, 1118–1204", The New Cambridge Medieval History (në anglisht), Cambridge University Press, fq. 611–643, doi:10.1017/chol9780521414111.024, ISBN 978-113905403-4, marrë më 29 gusht 2021
- Makris, Georgios (2006). "Allelengyon". Brill's New Pauly (në anglisht). doi:10.1163/1574-9347_bnp_e116010.
- Manafis, Panagiotis (2020). (Re)writing History in Byzantium: A Critical Study of Collections of Historical Excerpts (në anglisht). Routledge. ISBN 978-100006875-7.
- Mango, Cyril (2002). The Oxford History of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-019814098-6.
- McCabe, Joseph (1913). The Empresses of Constantinople (në anglisht). R.G. Badger. OCLC 188408.
- Miller, William (1921). Essays on the Latin Orient (në anglisht). Cambridge University Press.
- Moennin, Ulrich (2016). "6. A Hero Without Borders: 1 Alexander the Great in Ancient, Byzantine and Modern Greek Tradition". A Hero Without Borders: 1 Alexander the Great in Ancient, Byzantine and Modern Greek Tradition (në anglisht). Brill. fq. 159–189. doi:10.1163/9789004307728_008. ISBN 978-900430772-8.
- Morson, Gary Saul (20 korrik 1998). "Russian literature". Encyclopædia Britannica (në anglisht).
- Norwich, John Julius (1981). A History of Venice (në anglisht). Allen Lane. ISBN 978-024195304-4.
- Norwich, John Julius (1991). Byzantium: the Apogee (në anglisht). Londër: Penguin. ISBN 978-067080252-4.
- Norwich, John Julius (1997). History of Byzantium (në anglisht). Alfred A. Knopf. ISBN 978-067945088-7.
- Ringrose, Kathryn M. (2004). The Perfect Servant (në anglisht). University of Chicago Press. ISBN 978-022672015-9.
- Rogers, Clifford J. (2010). The Oxford Encyclopedia of Medieval Warfare and Military Technology (në anglisht). Vëll. 1. Oxford University Press. ISBN 978-019533403-6.
- Runciman, Steven (1988) [1929]. The Emperor Romanus Lecapenus and His Reign: A Study of Tenth-Century Byzantium (në anglisht). Kembrixh, UK: Cambridge University Press. ISBN 0-521-35722-5.
- Schulman, Jana K., red. (2002). The Rise of the Medieval World, 500–1300: A Biographical Dictionary (në anglisht). Greenwood Publishing Group. ISBN 978-031330817-8.
- Shephard, Jonathan (2000). "Byzantium expanding, 944–1025". New Cambridge Medieval History (në anglisht). Vëll. 3. Cambridge University Press. fq. 586–604.
- Stephenson, P.; Hoppenbrouwers, P. C. M. (30 korrik 2014). "The Byzantine State and the Dynatoi" (PDF) (në anglisht). Leiden University Repository. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 6 dhjetor 2019.
- Schreiner, Peter (1975). Die byzantinischen Kleinchroniken. Corpus Fontium Historiae Byzantinae (në gjermanisht). Vjenë: ÖAW. ISBN 978-3-7001-0206-9.
- Ševčenko, Ihor (1968). "New Cambridge History of the Byzantine Empire – The Cambridge Medieval History, Volume IV: The Byzantine Empire, Part 1: Byzantium and Its Neighbours". Slavic Review (në anglisht). 27 (1): 109–118. doi:10.2307/2493917. ISSN 0037-6779. JSTOR 2493917. S2CID 251234248.
- Spatharákīs, Iōánnīs Spatharákīs (1976). The Portrait in Byzantine Illuminated Manuscripts (në anglisht). Brill. ISBN 978-900404783-9.
- Stephenson, Paul (2000). Byzantium's Balkan Frontier (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-052177017-0.
- Stephenson, Paul (2010). The Legend of Basil the Bulgar-Slayer (në anglisht). New York: Cambridge University Press. ISBN 978-052181530-7.
- Stevenson, William B. (1926). "VI. Islam in Syria and Egypt (750–1100)". përmbledhur nga Bury, John Bagnell (red.). The Cambridge Medieval History: Contest of Empire and Papacy (në anglisht). Vëll. 5. New York: The Macmillan Company. fq. 242–264.
- Sutcliff, Rosemary (1976). Blood Feud (në anglisht). Random House. ISBN 978-144817301-3.
- Sue, Caryl (18 qershor 2014). "Great Schism". National Geographic (në anglisht).
- "Civilization VI – First Look: Basil II Leads Byzantium". Civilization (në anglisht).
- Talbot, Alice-Mary; Johnson, Scott Fitzgerald (2012). Miracle Tales from Byzantium (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 978-067405903-0.
- "Constantine VIII". Encyclopædia Britannica (në anglisht). 20 korrik 1998.
- Thomas, John Philip; Thomas, John Prescott (1987). Private Religious Foundations in the Byzantine Empire (në anglisht). Dumbarton Oaks. ISBN 978-088402164-3.
- Treadgold, Warren. A History of the Byzantine State and Society (në anglisht). Stanford University Press.
- Vogt, Albert (1923a). "III. The Macedonian Dynasty from 867 to 976 A.D. (717–867)". The Cambridge Medieval History, Vol. IV: The Eastern Roman Empire (717–1453) (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 49–82. OCLC 490614728.
- Vogt, Albert (1923b). "IV. The Macedonian Dynasty from 976 to 1057 A.D. (717–867)". The Cambridge Medieval History, Vol. IV: The Eastern Roman Empire (717–1453) (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 83–118. OCLC 490614728.
- Whittow, Mark (1996). The Making of Byzantium, 600–1025 (në anglisht). University of California Press.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Riccardi, Lorenzo, «Un altro cielo»: l'imperatore Basilio II e le arti, in "Rivista dell'Istituto Nazionale di Archeologia e Storia dell'Arte", 61 (III serie, XXIX), 2006 [2011] ISSN 0392-5285, pp. 103–146.
- Riccardi, Lorenzo, Observations on Basil II as Patron of the Arts, in Actual Problems of Theory and History of Art, I, Collection of articles. Materials of the Conference of Young Specialists (St. Petersburg State University, 1–5 December 2010), St. Petersburg 2011 (ISBN 978-5-288-05174-6), pp. 39–45.