Be Best

Be Best (përkth. fpf. bëhu më së miri) ishte një fushatë ndërgjegjësuese e promovuar nga Zonja e Parë Melania Trump nga viti 2018 deri në 2021. Qëllimi i nismës ishte mirëqenia e të rinjve dhe lufta kundër bullizmit kibernetik.[1]
Sfondi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pesë ditë përpara zgjedhjeve të 2016-ës, Melania u tha një turme mbështetësish në Pensilvani: "Kultura jonë është bërë shumë e keqe dhe shumë e ashpër, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët. Nuk është kurrë në rregull kur një vajzë ose djalë 12-vjeçar/e tallet, ngacmohet ose sulmohet. Është e tmerrshme kur personi që e ka bërë nuk e fsheh emrin”.[2] Lidhur me kontrastin e platformës së saj me përdorimin e rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj gjatë fushatës së tij, Melania tha menjëherë pas zgjedhjeve se e kishte qortuar atë gjatë gjithë kohës, por se "ai do të bëjë atë që dëshiron të bëjë".[3]
Më 13 mars 2018, Znj. Trump caktoi një takim më 20 mars 2018 me drejtues të politikave nga kompanitë e teknologjisë – duke përfshirë Amazon, Facebook, Google, Snap dhe Twitter për të trajtuar ngacmimet në internet dhe sigurinë në internet, me një fokus të veçantë në mënyrën se si këto çështje ndikojnë te fëmijët. Zyra e Trump shmangu përdorimin e termit "bullizëm online" (ang: Cyberbullying), dhe ajo u kritikua për përkrahjen e mirësjelljes në internet, ndërkohë që sjellja e bashkëshortit të saj në internet ishte vërejtur si jo e qytetëruar. Trump tha: "Unë jam e vetëdijshme se njerëzit janë skeptikë ndaj meje duke diskutuar këtë temë", por "kjo nuk do të më pengojë të bëj atë që e di se është e drejtë".[4]
Fushata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Melania Trump ndërmori iniciativën dhe ia vuri emrin “Be Best”. Znj. Trump tha se priste kritika.[5][6]
Më 7 maj 2018, filloi zyrtarisht fushata e ndërgjegjësimit të publikut, e cila u fokusua në mirëqenien e të rinjve dhe mbrojtjen e tyre ndaj bullizmit online dhe abuzimit me opioidet. Ajo e bëri njoftimin në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, një hapësirë që përdoret zakonisht për njoftimet kryesore politike nga presidenti. Në vend që të krijonte programe të reja si projektet e mëparshme të zonjave të para, Be Best promovoi iniciativat dhe organizatat ekzistuese që punuan drejt kauzës.
Pas fjalimit të saj në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Donald Trump nënshkroi një proklamatë që shpalli 7 majin ditën e "Be Best".[7][8][9]
Nisma filloi shumë ngadalë, pasi Melania iu nënshtrua një operacioni në veshka një javë pas fillimit të fushatës. Ajo nuk bëri asnjë paraqitje publike javët e ardhshme.[10] Më 24 korrik 2018, ajo vizitoi Spitalin e Fëmijëve Monroe Carell Jr. në Vanderbilt të Nashville, Tennessee.[11] Ajo foli në një samit rreth bullizmit kibernetik jashtë Uashington D.C-së, më 20 gusht 2018.[12]
Gjatë vitit të parë të iniciativës, ajo promovoi "Be Best" në Oklahoma, në shtetin e Uashingtonit dhe Nevada. Ajo gjithashtu promovoi Be Best jashtë vendit në Gana, Malavi, Kenia dhe Egjipt.[13]
Kritikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Slogani "Be Best" është përballur me kritika për një gabim gramatikor të dukshëm, pasi i mungon nyja e trajtës së shquar në gjuhën angleze. Forma e saktë është : "Be the Best".[14][15][16][17] The Guardian vuri në dukje se gjuha amtare e zonjës Trump, sllovenishtja, nuk përdor nyjë për trajtën e shquar, dhe spekuloi nëse "Be Best" ishte frymëzuar nga thënia e Michelle Obama "Be Better"(bëhu më i mirë).[18] Këshilltarja e lartë e zonjës Trump, Stephanie Winston Wolkoff, e quajti sloganin "analfabet" dhe i sugjeroi një slogan alternativ, "Fëmijët të parët", të cilin Zonja e Parë e refuzoi për shkak të ngjashmërive me atë të bashkëshortit të saj: Amerika e Para.[19] Ajo i tha stafit të saj se “të paktën nuk do të thonë se kam bërë plagjiaturë”.
Më 12 dhjetor 2019, hashtag-u 'Be Best' i Melania Trump u popullarizua në Twitter pasi Presidenti i atëhershëm Donald Trump bëri një postim kritik në Twitter drejtuar aktivistes për klimën Greta Thunberg .[20][21][22][23][24] Disa media vunë në dukje se Melania Trump kritikoi eksperten ligjore Pamela Karlan, pasi Karlan përmendi djalin adoleshent të Trump, Barron, si pjesë e hetimit të atëhershëm të shkarkimit të Z.Trump.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Melania Trump | Biography & Facts". Encyclopedia Britannica (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-10-21. Marrë më 2021-06-24.
- ↑ Zorthian, Julia (2016-11-03). "Read Melania Trump's Campaign Speech Addressing Cyberbullying". TIME (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2016. Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Flores, Reena (2016-11-13). "Melania Trump rebukes her husband "all the time" for Twitter use". www.cbsnews.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Bennett, Kate. "Melania Trump addresses critics head-on". CNN. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2018. Marrë më 23 prill 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Rogers, Katie; Davis, Julie Hirschfeld; Haberman, Maggie (2018-08-17). "Melania Trump, a Mysterious First Lady, Weathers a Chaotic White House". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Wise, Justin (2018-08-17). "Trump tried to dissuade Melania from 'Be Best' anti-bullying campaign: report". The Hill (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ "Melania Trump unveils 'Be Best' campaign for children" (në anglishte britanike). 2018-05-07. Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Wagner, Meg; Rocha, Veronica (2018-05-07). "Melania Trump speaks: Live updates". CNN (në anglisht). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Pappas, Alex (2018-05-07). "Melania Trump unveils 'Be Best' initiative to help kids". Fox News (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ "One Month Later, What's Become Of Melania Trump's 'Be Best' Campaign?". NPR (në anglisht). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Bennett, Kate (2018-07-24). "Melania Trump pushes 'Be Best' initiative with trip to Nashville". CNN (në anglisht). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Phelps, Jordyn (20 gusht 2018). "First lady Melania Trump speaks out against cyberbullying". ABC News. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2018. Marrë më 20 gusht 2018.
{{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Wu, Nicholas. "Melania Trump marked one year of 'Be Best.' What is it, and what has it accomplished?". USA TODAY (në anglishte amerikane). Marrë më 2025-02-08.
- ↑ Schwedel, Heather (2018-05-07). ""Be Best" Has to Be Bad on Purpose, Right?". Slate (në anglishte amerikane). ISSN 1091-2339. Marrë më 2025-02-09.
- ↑ Kwong, Jessica (2018-05-07). "What Does Melania Trump's Initiative 'Be Best' Mean?". Newsweek (në anglisht). Marrë më 2025-02-09.
- ↑ Waldman, Katy (2018-05-08). "The Childlike Strangeness of Melania Trump's "Be Best" Campaign". The New Yorker (në anglishte amerikane). ISSN 0028-792X. Marrë më 2025-02-09.
- ↑ "Melania Trump's new initiative needs a new name". San Francisco Chronicle (në anglisht). Marrë më 2025-02-09.
- ↑ Hill, Tim (2018-05-08). "'Be Best': does Melania Trump's oddly named initiative break the laws of grammar?". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2025-02-09.
- ↑ Fox, Emily Jane (7 shkurt 2019). ""I Am Disgusted": Behind The Scenes of Trump's Increasingly Scrutinized $107 Million Inauguration". Vanity Fair. Marrë më 8 shkurt 2019.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Shërbim arkivimi i vjetruar (lidhja) - ↑ Gstalter, Morgan (2019-12-12). "Melania Trump's 'Be Best' hashtag trends after president goes after Greta Thunberg". The Hill (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-10-19. Marrë më 2019-12-13.
- ↑ Virtudazo, Nica (2019-12-12). "Melania Trump Humiliation: FLOTUS Criticized After Donald Called Greta Thunberg's New Milestone 'So Ridiculous'". International Business Times. Arkivuar nga origjinali më 2021-10-19. Marrë më 2019-12-13.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Silva, Christianna. "#BeBest Who? Trump Just Bullied 16-Year-Old Climate Activist Greta Thunberg On Twitter" (në anglisht). MTV News. Arkivuar nga origjinali më 2021-10-19. Marrë më 2019-12-13.
- ↑ Member, Politics Newsweek Is A. Trust Project (2019-12-12). "People Share Melania's 'Be Best' Slogan After Trump Mocks Greta Thunberg". Newsweek (në anglisht). Marrë më 2025-02-09.
- ↑ Cuomo: GOP protected Barron Trump, why not Greta Thunberg? (në anglisht), 2019-12-13, marrë më 2025-02-09