Bedair Jashari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bedair Jashari lindur nё Kumanova dhe nё moshёn 15 vjeçare filloi tё punonte rrobaqepёs nё Shkup me gjyshin e tij. Sot është rrobaqepёs i njohur dhe menaxher nё kompaninё “Bhambi’s” nё Manhattan.Nё mesin e personaliteteve tё njohuara amerikane tё cilëve u ka qepur ose modifikuar rrobat janё: Presidenti Bill Clinton, senatori John McCain qё ishte kandidat pёr president i Amerikёs nё zgjedhjet e parafundit presidenciale, aktorёt Pierce Brosnan, Nicole Kidman, Kim Victoria Cattrall e Hilary Duff, Calvin Klein (pronar i kompanise sё famshme me tё njejtin emёr) boksieri, George Foreman.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bedair Jashari erdhi nё Amerikё nё vitin 1999 nga Shkupi me bashkёshorten shatzanё dhe dy fёmijё, siç thotё ai, me 20 dollarё nё xhep, pa ditur dy fjalё anglisht. Fillimisht u vendos nё Brooklyn tek xhaxhai i tij, Mehmet Jashari, tё cilin e falёnderon shumё qё e ndihmoi nё ditёt e para nё mёrgim dhe pas disa ditёsh filloi tё punonte punё qё nuk kishin asnjё lidhje me profesionin e rrobaqepёsit. Njё punё, dy e tri punё bёri gjatё ditёs, gjashtё ditёt e javёs deri sa mёsoi anglishten dhe filloi tё punojё nё kompaninёn e njohur tё robaqepёsisё “Bhambi’s” nё Manhattan ku sot ёshtё menaxher.