Bego Isa Hoxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bego Isa Hoxha Ka lindur në vitin 1944 në fshatin Tërbaç të Vlorës. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore në vitin 1966 për pilot reaktivi dhe ka kryer detyrën e komandantit të ekuipazhit ne Regjimentin e Rinasit. Më datë 07.03.1974 pësoi katastrofë ajrore ndërsa po fluturonte në rajonin e Fushë-Krujës me avionin MIG-19. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.