Bejushe Barjamaj

Bejushe Barjamaj është një këngëtare e mirënjohur polifonike, anëtare e grupit polifonik "Krojet e Velçës".
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është motra e arsimtarit, shkrimtarit dhe publicistit të njohur vlonjat, Ahmet Demaj.
Jeta dhe Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bejushe Barjamaj u lind në një familje me tradita patriotike dhe kulturore në fshatin Velçë të Vlorës, duke qenë njëkohësisht motra e publicistit të njohur Ahmet Demaj. Pasionin për këngën polifonike e shfaqi që në moshë fëmijërore, duke u aktivizuar fillimisht me grupin e të rinjve të fshatit dhe më pas me grupin e të rriturve. Regjistrimet e saj të para muzikore i realizoi në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) që në moshën 14-vjeçare.
Rrugëtimi i saj në arsim nisi me përfundimin e shkollës së mesme bujqësore "Laze Nuro" në Brataj gjatë viteve 1975–1979, ku u diplomua në specialitetin Agronomi. Më pas, duke ndjekur thirrjen për arsimtar, ajo ndoqi shkollën pedagogjike "17 Nëntori" në Tiranë (me korrespondencë), ku u diplomua në specialitetin "Mësuesi" në vitin shkollor 1981–1982. Pas disa vitesh kontribut në mësimdhënie, ajo kreu studimet e larta në Universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë, ku më 5 gusht 2009 u diplomua në Fakultetin e Edukimit me "Diplomë e Nivelit të Parë, në Mësuesi, për Arsimin Fillor (Cikli i Ulët)". Mbi këtë bazë, ajo vijoi kualifikimin pasuniversitar në Fakultetin e Shkencave Humane të të njëjtit universitet, duke u diplomuar zyrtarisht më 18 prill 2014 me titullin "Master i Shkencave në Mësimdhënie e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë". Gjithashtu, më 23 dhjetor 2012, ajo kreu kualifikimin ndërkombëtar për gjuhën angleze përmes testit TOEIC.
Karriera e saj e gjatë dhe e pasur si arsimtare përfshin një rrugëtim të ngjeshur kontributi në edukimin e brezave në disa institucione arsimore:
- 1 Shtator 1979 – 31 Gusht 1983: Fillon punën si mësuese në ciklin fillor në shkollën "Sefer Shanaj" në Velçë, Vlorë.
- Gusht 1983 – Korrik 1984: Shërben si arsimtare në Kocul, Vlorë.
- Intermexo 1984 – Janar 1985: Transferohet dhe jep mësim në Kropisht, Vlorë.
- 18 Mars 1985 – 31 Maj 1985: Punon me kontratë si mësuese kopshti në Mallkeq, Vlorë.
- 26 Shtator 1985 – 4 Qershor 1986: Punon me kontratë si mësuese në Kërkovë, Vlorë.
- Shtator 1987 – Nëntor 1987: Përfundon periudhën e dytë të kontratës në Kërkovë.
- Mars 1987 – Shkurt 1991: Punon si mësuese në shkollën "Avni Rustemi" në Vlorë.
- Shkurt 1991 – 2007: Kontribuon për 16 vite me radhë si mësuese në shkollën "Ismail Qemali" në Vlorë. Gjatë kësaj periudhe, në vitin shkollor 1993–1994, shërben edhe në kopshtin "T. Blushi". Më 16 shkurt 2003 vlerësohet zyrtarisht me dëshmi kualifikimi për vjetërsi pune në arsim, duke fituar kualifikimin e shkallës së tretë dhe titullin "Mësuese Mjeshtre".
- 16 Shtator 2008 – Maj 2009: Pas një visi asistence (2007–2008), rikthehet në mësimdhënie në shkollën "Lef Sallata" në Vlorë.
- 14 Maj 2009 – Tetor 2015: Transferohet në shkollën "Marigo Pozio" në Vlorë.
- 25 Nëntor 2015 – 2021: Rikthehet në shkollën "Ismail Qemali" në Vlorë, ku shërben deri në vitin 2021, kohë kur del zyrtarisht në pension pas më shumë se katër dekadash kontribut të palodhur në arsim. Më 15 dhjetor 2017 u vlerësua med Çertifikatë Mirënjohjeje nga Qendra Kulturore e Fëmijëve "Bajram Tushi" për bashkëpunimin dhe përgatitjen artistike të brezave të rinj.
Karriera Artistike dhe Vlerësime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bejushe Barjamaj ka një karrierë të gjatë dhe mjaft aktive në polifoninë labe, duke qenë pjesëmarrëse si soliste e parë në të gjitha edicionet e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Si përfaqësuese e rëndësishme e kulturës kombëtare, ajo ka realizuar një sërë turnesh dhe botimesh ndërkombëtare:
- Turnetë Ndërkombëtarë: Ka përfaqësuar polifoninë shqiptare në Austri (2003, 2005), Athinë, Greqi (2004), Bursa, Turqi (2024), Sllovaki (2025), si dhe në Kosovë (Gjilan, Viti, Prizren, Prishtinë) dhe Maqedoninë e Veriut.
- Kërkimi Shkencor: Ka kontribuar në fushën e trashëgimisë shpirtërore përmes punimit dhe kërkimit shkencor të titulluar "Studimi i Zërave Europianë".
Për kontributin e saj të çmuar, ajo është dekoruar med vlerësime të larta:
- 30 Nëntor 2006: Vlerësohet nga Bashkia Vlorë med titullin e lartë "Nderi i Artit Vlonjat".
- 10 Qershor 2023: Nderohet në...