Bekim Ramadani
Bekim Ramadani | |
|---|---|
Bekim Ramadani | |
| Lindi | 1970 (mosha 55–56) Orashë, Tetovë, Maqedonia e Veriut |
| Arsimi | Universiteti i Tetovës (diplomë) Universiteti i Arteve, Tiranë (magjistër i muzikologjisë) Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi", Shkup (doktor i folkloristikës) |
| Profesionet | etnomuzikolog, muzikolog, pedagog, përkthyes, poet, publicist |
| Vitet aktive | 2004–e tashmja |
| Punëdhënësit | Gjimnazi "Kiril Pejçinoviq", Tetovë Universiteti i Tetovës (ligjërues i jashtëm) |
| Njihet për | studimet e folklorit muzikor shqiptar në Maqedoninë e Veriut |
Bekim Ramadani (lindur më 1970 në Orashë të Tetovës) është etnomuzikolog, muzikolog, pedagog, autor dhe studiues shqiptar i folklorit muzikor nga Maqedonia e Veriut.[1] Veprimtaria e tij shkencore përqendrohet në studimin e folklorit muzikor shqiptar, etnomuzikologjisë dhe trashëgimisë kulturore jomateriale, me theks të veçantë në traditën muzikore shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Është autor i një sërë librash, monografish dhe punimesh shkencore, si dhe përkthyes në gjuhën shqipe i disa veprave nga fusha e muzikologjisë dhe e etnomuzikologjisë.[1][2][3]
Jeta dhe arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramadani lindi në fshatin Orashë të Tetovës. Arsimin fillor dhe të mesëm e kreu në Tetovë. Diplomoi në Fakultetin e Artit Muzikor të Universitetit Shtetëror të Tetovës. Studimet pasuniversitare i përfundoi në Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Arteve në Tiranë, ku fitoi gradën magjistër i muzikologjisë. Studimet e doktoratës i kreu në Institutin e Folklorit "Marko Cepenkov" pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup, ku fitoi gradën shkencore doktor i folkloristikës.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprimtaria pedagogjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramadani ka punuar si profesor në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup dhe si ligjërues në Universitetin AAB në Prishtinë. Prej vitit 2004 është profesor në gjimnazin "Kiril Pejçinoviq" në Tetovë, ku për shumë vite drejtoi korin e vajzave; me këtë kor fitoi vendin e parë në festivalin rajonal të koreve të fëmijëve e të rinjve në Tetovë (2011, 2012, 2013, 2014) dhe në festivalin shtetëror të koreve në Kavadar (2011, 2012, 2014).
Prej vitit 2011 është ligjërues i jashtëm në Fakultetin e Muzikës të Universitetit të Tetovës, ku ligjëron lëndë nga fusha e folklorit muzikor dhe e shkrimit notal në PC. Ka ndjekur gjithashtu seminare e trajnime profesionale për metodologji të mësimdhënies dhe teknologji arsimore (USAID, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, UEJL, Universiteti i Tetovës etj.).
Veprimtaria shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Punimet e tij shkencore, të botuara në gjuhën shqipe, maqedonase, angleze dhe italiane, trajtojnë tema të folklorit muzikor shqiptar si polifonia dyzërëshe, këngët e kurbetit, ninullat, këngët e dasmës, veglat muzikore popullore dhe figurat e traditës muzikore shqiptare. Ato janë botuar në revista e periodikë shkencorë si Etnoalb (Shkup), Studime Albanologjike dhe Scupi të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (Shkup), Albanologji dhe Kumtime etnomuzikologjike të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Македонски фолклор (Shkup), Philosophica (Tetovë), si dhe në botime shkencore në Itali dhe Turqi.[1]
Ka marrë pjesë me kumtesa në konferenca, simpoziume dhe kongrese kombëtare e ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi (Lugina e Preshevës) dhe Itali, ndër to Java e Albanologjisë e Institutit Albanologjik të Prishtinës, simpoziumet ndërkombëtare të Institutit të Folklorit "Marko Cepenkov" në Shkup, manifestimi muzikor-shkencor "Strushka muzichka esen" i Lidhjes së Kompozitorëve të Maqedonisë (SOKOM) dhe konferenca etnomuzikologjike në Konservatorin e Muzikës "Stanislao Giacomantonio" në Cosenza të Italisë (2024), si dhe në konferenca shkencore në Universitetin "Haxhi Zeka" në Pejë dhe në UBT në Lipjan (Kosovë).
Veprimtaria e tij përfshin edhe notografinë, melografinë, redaktimin, recensionin, përkthimin dhe përpunimin e materialeve muzikore e shkencore. Ka melografuar mbi 500 këngë popullore shqiptare, kryesisht nga rajoni i Pollogut (ninulla, numërorë, këngë dasme, këngë kurbeti e lirikë popullore), dhe ka notografuar rreth 150 vepra korale e instrumentale të kompozitorëve shqiptarë, ballkanikë e ndërkombëtarë, ndër ta Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Tish Daija, Zef Çoba, Rauf Dhomi, Mark Kaçinari, Fahri Beqiri, Rafet Rudi dhe Mendi Mengjiqi.
Ramadani ka folur për folklorin muzikor shqiptar dhe botimet e tij në intervista e emisione të mediave në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ndër to emisioni Top 5 Personazhe i TVM2 (2019), emisioni i pasdites i Alsat-M (2024) dhe emisioni Art Tema i Radiotelevizionit të Kosovës (2025).[4][5][6]
Veprimtaria në fushën e folklorit muzikor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interesimi i Ramadanit për folklorin muzikor nisi në rininë e hershme përmes aktivitetit në grupin muzikor "Margaritarët". Si udhëheqës artistik shumëvjeçar i Shoqërisë Kulturo-Artistike "Xheladin Zeqiri" të Tetovës ka zhvilluar veprimtari në hulumtimin, dokumentimin, përpunimin dhe prezantimin skenik të folklorit muzikor shqiptar, me theks të veçantë në traditën e Pollogut. Me këtë shoqëri ka marrë pjesë në festivale ndërkombëtare folklorike, ndër to Festivali i 27-të Ndërkombëtar Folklorik CIOFF në Plzeň të Çekisë (2025) dhe festivali "Caltavuturo" në Siçili të Italisë (2024). Si udhëheqës artistik i shoqërisë (prej vjeshtës së vitit 2023) ka drejtuar paraqitjet e saj në festivale e koncerte në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Kroaci, Itali e Çeki, ndër to "Ballkan Fest" në Kumanovë (2023), festivali "Kaçaniku 2024", "Hasi Jehon" në Gjonaj (2025), "Oda Dibrane" në Dibër e Peshkopi (2025), festivalet e këngës qytetare "Teuta" në Tetovë dhe "Goca e Tivarit" në Gostivar, si dhe koncertet e 75-vjetorit të shoqërisë (2024).
Angazhime organizative dhe artistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramadani ka qenë anëtar i Këshillit të Festivalit Ndërkombëtar "Ditët e Ilindenit" në Manastir (2021–2026), i Këshillit Drejtues të Shoqatës së Pedagogëve Muzikorë të Maqedonisë së Veriut (2022–2025), i Këshillit Artistik të Lidhjes së Ansambleve Folklorike të Maqedonisë së Veriut (SOFAM) (2021–2024) dhe i Këshillit Drejtues të manifestimit kulturor "Nica" në Orashë (2022–2025). Ka qenë anëtar i jurive profesionale në festivale folklorike e muzikore:
- Garat rajonale të formacioneve korale dhe orkestrale të shkollave fillore e të mesme të Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës (2017, 2018, 2019)
- Festivali Ndërkombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore "Ilindenski denovi" ("Ditët e Ilindenit"), Manastir (2021–2025)
- Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit "Rapsha", Vitojë – Tuz, Mali i Zi (2022)
- Festivali Folklorik i Këngëve dhe Valleve "Rudina Fest", Çegran dhe Gostivar (2023–2025)
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Estetika e muzikës në mes Hanslikut dhe Blohut, Akademia e Arteve, Tiranë, 2006.[3]
- Këngë të zgjedhura korale, Tetovë, 2010. ISBN 978-608-65065-2-0
- Asgjë nga balta e fjalëve, Tetovë, 2010. ISBN 978-608-65065-3-7
- Kush këndon, keq s'mendon, Qendra Kulturore Informative, Shkup, 2011. ISBN 978-608-214-055-1
- Nga kënga në këngë, Shkup, 2013. ISBN 978-608-65065-8-2
- Fjalë pa këngë, Tetovë, 2013. ISBN 978-608-65065-7-5 (botimi II: Universiteti Shtetëror i Tetovës, 2014. ISBN 978-608-217-018-3)
- Dëgjo këngën dhe harro brengën, Sofra gjakovare, Shkup, 2015. ISBN 978-608-4736-01-1
- Meditim për artin tim, Tetovë, 2016. ISBN 978-608-4736-02-8 (përkthim maqedonisht: Медитација за мојата уметност, Tetovë, 2021. ISBN 978-608-4736-12-7)
- Jehon kënga korale, Tetovë, 2017. ISBN 978-608-4736-03-5
- Na bashkoi kënga korale, Tetovë, 2018. ISBN 978-608-4736-05-9
- Традиционалната музичка култура на Албанците од Долни Полог (Kultura muzikore tradicionale e shqiptarëve të Pollogut të Poshtëm), Tetovë, 2019. ISBN 978-608-4736-08-0
- Tradita e muzikës popullore shqiptare në Tetovë dhe rrethinat e saj, Tetovë, 2020. ISBN 978-608-4736-11-0
- ShKASh "Xheladin Zeqiri" – Tetovë (1949–2019) – Aurora dritëplotë (monografi, me Jeton Pustinën dhe Blerim Islamin), 2021. ISBN 978-608-66762-0-9
- Merrja këngës me zjarrin e ëndjes, Tetovë, 2023. ISBN 978-608-4736-09-7
- Hanife Sejfulla-Reçani dhe Shahindere Bërlajolli-Stafai – dy zërat e paharrueshëm të këngës shqipe (monografi), Tetovë, 2023. ISBN 978-608-4736-13-4
- Ajri Ismani dhe dëshmia e jetës së tij në krijimtarinë folklorike (monografi, me Hamdi Hysukën), Tetovë, 2024. ISBN 978-608-4736-15-8
- Dasma shqiptare në nota – 100 këngë të dashurisë dhe të përjetësisë, Tetovë, 2024. ISBN 978-608-4736-14-1
Përkthime në gjuhën shqipe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pavel Rojko, Metodika e mësimit të muzikës: aspekte teorike-tematike, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2014. ISBN 978-608-217-019-0
- Eduard Hanslik, Për të bukurën muzikore, Universiteti Shtetëror i Tetovës, Tetovë, 2014. ISBN 978-608-217-020-6
- Fritz Bose, Etnomuzikologjia, BIR, Tetovë, 2019. ISBN 978-608-4736-07-3
Tekste mësimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arti muzikor I (dispensë për arsimin e mesëm gjimnazial), Tetovë, 2014.
- Arti muzikor II (dispensë për arsimin e mesëm gjimnazial), Tetovë, 2014.
Punime shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Mbi polifoninë dyzërëshe të zonës së Kërçovës", Etnoalb, nr. 1, Shkup, 2017, f. 29–36.
- "Кон музичките карактеристики на машкото двогласно пеење во Кичевско", Музика – Списание за музичка култура, год. XX, nr. 23, Shkup, 2017, f. 51–58.
- "Lorenc Antoni, figurë e shquar e etnomuzikologjisë shqiptare", Studime Albanologjike, nr. 18, ITKSHSHM, Shkup, 2018, f. 157–166.
- "Haxhi Maqellara – vazhdimtar i denjë i traditës muzikore dibrane", Etnoalb, nr. 2, Shkup, 2018, f. 81–93.
- "Ahengu i brishtë i dasmave të sotme shqiptare", Scupi, nr. 26, ITSHKSH, Shkup, 2019, f. 192–202.
- "Албанските печалбарски песни од Тетовско", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Dollnen – Prilep, 2019, f. 44–51.
- "Mbi disa veçori të folklorit muzikor shqiptar", Studime Albanologjike, nr. 19, ITKSHSHM, Shkup, 2019, f. 173–182.
- "Adnan Aliu, prodhues dhe interpretues i shquar i veglave muzikore popullore aerofone", Etnoalb, nr. 3, Shkup, 2019, f. 29–41.
- "Истражувачката работа во фолклористиката – потреба, обид, искушение и задоволство", Македонски фолклор, год. XLI, nr. 75, Shkup, 2019, f. 43–52.
- "Броенките како дел од фолклорот за деца во светлината на суштинската социјализација и интеркултурната комуникација", Македонски фолклор, год. XLI, nr. 76, Shkup, 2019, f. 111–118.
- "Пролетните ѓурѓовденски празнувања и песни кај Албанците од Тетовско", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Prilep – Dollnen, 2020, f. 51–61.
- "Folklori në rrugëtimin e zhvillimit dhe të ndryshimit", Studime Albanologjike, nr. 20, ITKSHSHM, Shkup, 2020, f. 264–272.
- "Kaim Murtishi, veprimtar i spikatur i etnokulturës shqiptare", Etnoalb, nr. 4, Shkup, 2020, f. 39–48.
- "Qerim Etemi, mjeshtër i prodhimit të veshjeve tradicionale", Scupi, nr. 29, ITSHKSH, Shkup, 2020, f. 166–180.
- "Кон некои етномузиколошки карактеристики на албанските народни приспивалки", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Dollnen – Prilep, 2021, f. 63–76.
- "Предизвици и перспективи на онлајн-образованието во музичките училишта во РСМ", Состојби и перспективи во музичко-балетското образование, ДМБУЦ „Илија Николовски – Луј", Shkup, 2021, f. 223–230.
- "Lojërat tradicionale të fëmijëve – numërorët si trajtë e rëndësishme e edukimit multikulturor", Studime Albanologjike, nr. 21, ITKSHSHM, Shkup, 2021, f. 207–214.
- "Kënga popullore si shprehje e identitetit kombëtar përmes aktivitetit të ShKA "Xheladin Zeqiri" nga Tetova", Scupi, nr. 32, ITSHKSH, Shkup, 2021, f. 60–83.
- "Melodia e përmallshme e këngëve të kurbetit", Albanologji, nr. 11, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2021, f. 39–50.
- "Shahindere Bërlajolli-Stafai, shembull i shkëlqyer dhe shpirtëzues i kultivimit dhe afirmimit të këngës shqipe", Etnoalb, nr. 5, Shkup, 2022, f. 31–46.
- "Консумеризмот и народната музика", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Zbornik 3, Prilep, 2022, f. 57–63.
- "The multidimensional character of choral art", Philosophica, vëll. 9, nr. 17, Tetovë, 2022, f. 9–13.
- "Mbi disa çështje problemore të etnomuzikologjisë shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut", Albanologji, nr. 12, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2022, f. 167–186.
- "Музички фолклор – вчера, денес и утре", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Zbornik 4, Prilep, 2023, f. 69–76.
- "Културна криза на народната музика во Република Северна Македонија: причини, последици и препораки", Илинденски денови, Семинар за традиционална музика и игра, Зборник на трудови Битола XV, Manastir, 2023, f. 46–56.
- "Музичкиот колорит на портретот на Џемиле во народната лирика на албанците", Струшка музичка есен, СОКОМ, Shkup, 2023, f. 18–37.
- "Folklori muzikor në mësimdhënien e lëndës së muzikës në arsimin e reformuar gjimnazial në Republikën e Maqedonisë së Veriut", Studime Albanologjike, nr. 23, ITKSHSHM, Shkup, 2023, f. 253–263.
- "Mbi disa karakteristika etnomuzikologjike të ninullave popullore shqiptare", Scupi, nr. 36, ITSHKSH, Shkup, 2023, f. 64–79.
- "Zait Aliu, zëri i pashuar i muzikës popullore të shqiptarëve nga rajoni i Manastirit", Etnoalb, nr. 6, Shkup, 2023, f. 179–186.
- "Shahindere Bërlajolli-Stafai, kënga e pashuar dhe zëri i paharruar", Kumtime etnomuzikologjike, nr. 1, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2023, f. 13–36.
- "Vështrim etnomuzikologjik mbi këngën 'O, kadaldal' o po vjen o pleçnija' e Qamilit të Vogël", Kumtime etnomuzikologjike, nr. 1, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2023, f. 101–112.
- "Музичкиот фолклор во наставата по музичка уметност во реформираното гимназиско образование во РСМ", Македонски фолклор, год. LV, nr. 85, Shkup, 2024, f. 127–136.
- "Традицијата и иновациите во изработката на албанските музички инструменти: случајот на ателјето на мајсторот Салах Шабани од Гостивар", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Zbornik 5, Prilep, 2024, f. 83–98.
- "Негувањето и развојот на староградската албанска песна во Северна Македонија: Кратка анализа од 1945 до денес", Илинденски денови, Семинар за традиционална музика и игра, Зборник на трудови Битола XVI, Manastir, 2024, f. 98–109.
- "Roli dhe vendi i Zejadin Ismailit në ruajtjen dhe promovimin e traditës muzikore ndër shqiptarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut", Personalitete shkencore shqiptare në albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Prishtinë, 2024, f. 215–225.
- "Përmbajtja e emrit 'Lulije' në kontekstin e folklorit muzikor shqiptar", Studime Albanologjike, nr. 24, ITKSHSHM, Shkup, 2024, f. 178–190.
- "Vëllezërit Feti dhe Garip Jakupi – ruajtësit e palodhur të këngës shqipe në rajonin e Velesit", Etnoalb, nr. 7, Shkup, 2024, f. 69–78.
- "Влијанието и улогата на изведувачите (пејачи и инструменталисти) на албанската традиционална музика согледана во албанските анегдоти и мудри изреки", Македонски фолклор, год. LVI, nr. 87, Shkup, 2025, f. 127–140.
- "Analysis of Lorenc Antoni from a musicological perspective", vëll. 1, nr. 1, 2025. DOI: 10.5281/zenodo.15512625
- "Ноќта на к'ната (kanagjegji) во музичката традиција на албанците (помеѓу ритуалот и песната)", Фестивал на народни инструменти и песни „Пеце Атанасовски", Zbornik 6, Prilep, 2025, f. 63–82.
- "Меѓународен фолклорен фестивал во Плзењ – Искуството на КУД „Џеладин Зеќири" од Република Северна Македонија и рефлексии за организацијата и културната интеракција", Илинденски денови, Семинар за традиционална музика и игра, Зборник на трудови Битола XVII, Manastir, 2025, f. 42–51.
- "Sviluppo e importanza del canto urbano tradizionale degli Arbëreshë: Analisi melo-poetica di alcuni esempi selezionati", AuditoriuM (Conservatorio di Musica "S. Giacomantonio", Cosenza), II, 9, 2025, f. 57–86.
- "Traditional perspectives and innovation in Albanian folk musical instrument craftsmanship: the case study of Master Salla Shabani's workshop in Gostivar", Journal of Turkish Organology, 2(2), 2025, f. 55–66.
- "Ismail Q. Hoxha – një jetë për kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut", Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Prishtinë, 2025, f. 191–206.
- "Melodi dhe poezi në harmoni: Analiza etnomuzikologjike e këngës popullore pollnjane 'Ka çel trëndafili te shkolla'", Etnoalb, nr. 8, Shkup, 2025, f. 105–121.
- "Festivali i 27-të ndërkombëtar folklorik në Plzen: Përvoja e ShKA 'Xheladin Zeqiri' nga Tetova dhe reflektime mbi organizimin dhe ndërveprimin kulturor", Studime Albanologjike, nr. 25, ITKSHSHM, Shkup, 2025, f. 295–304.
Artikuj profesionalë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Tallava – tallje përmes improvizimit muzikor", Shenja, nr. 67, Shkup, XI.2016, f. 88–92.
- "Muzika buron nga kozmosi", Peizazhe të fjalës, 17.11.2016.
- "Kush knon, nuk plaket", Plejada, Tetovë, XII.2016, f. 43.
- "Muzika në Islam" (Seyyed Hossein Nasr, përkthim), Plejada, Tetovë, XII.2016, f. 30–31.
- "Përse jam kaq romantik", Shenja, nr. 79, Shkup, XI.2017, f. 88–89.
- "Artistja që hapëroi përtej kohës së vet", Shenja, nr. 80, Shkup, XII.2017, f. 90–92.
- "Brenga ime për festivalet muzikore të kohës sonë", Shenja, nr. 81, Shkup, I.2018, f. 90–91.
- "Sevdi Malsia", në: Shaban Baksi, Rapsodët e trojeve shqiptare, Prishtinë, 2017, f. 84–86.
- "Qamil Berisha", në: Shaban Baksi, Rapsodët e trojeve shqiptare, Prishtinë, 2017, f. 270–273.
- "Bibë Kosova", në: Shaban Baksi, Rapsodët e trojeve shqiptare, Prishtinë, 2017, f. 277–280.
- "Muzika në Islam" (Seyyed Hossein Nasr, përkthim), Peizazhe të fjalës, 9.6.2018.
- "E bukura në Islam" (Seyyed Hossein Nasr, përkthim), Shenja, Shkup, 14.7.2018.
- "Kuptimi shpirtëror i artit islam" (Seyyed Hossein Nasr, përkthim), Hëna e Re, nr. 326, Shkup, 2018, f. 52–53.
- "E diel ishte ajo ditë", Shenja, nr. 95, Shkup, III.2019, f. 92–95.
- "Azir Aziri, artisti që i mbeti besnik këngës", Shenja, nr. 96, Shkup, IV.2019, f. 96–98.
- "Gani Jahja, njeriu artist me zemrën zjarr", Shenja, nr. 97, Shkup, V.2019, f. 92–95.
- "Muzika – arti i dashurisë, urrejtjes dhe vdekjes", Shenja, nr. 99, Shkup, VII.2019, f. 65–68.
- "Arti i të bërit muzikë nëpër kafene – dikur dhe sot", Shenja, nr. 100, Shkup, VIII.2019, f. 95–97.
- "Shtatë notat muzikore – simbolikë, rastësi apo mrekulli", Shenja, nr. 101, Shkup, IX.2019, f. 86–89.
- "Artistët jetojnë shkurt, por nuk vdesin kurrë", Shenja, nr. 102, Shkup, X.2019, f. 50–52.
- "Turli-folku shqiptar", Shenja, nr. 103, Shkup, XI.2019, f. 58–60.
- "Maksut Deari, bilbili i Pollgës", Shenja, nr. 112, Shkup, VIII.2020, f. 96–98.
- "Vëllezërit Sejdiu, zërat e melodishëm të lirikës popullore pollnjane", Shenja, nr. 113, Shkup, IX.2020, f. 92–95.
- "Mahmut Ferati – artisti me fuqi të pashtershme krijuese dhe interpretuese", Shenja, nr. 115, Shkup, XI.2020, f. 92–95.
- "Vëllezërit Dervishi, dukuria më e bukur e këngës tradicionale kërçovare", Shenja, nr. 119, Shkup, III.2021, f. 96–98.
- "Pelegrinazhet e Qemal Rushitit përmes librit 'Kujtime nga Haxhi'", Shenja, nr. 120, Shkup, IV.2021, f. 90–91.
- "ShKA 'Xheladin Zeqiri' nga Tetova, ritmi i pandalshëm i këngëvalles shqipe", Shenja, nr. 121, Shkup, V.2021, f. 97–98.
- "Festivali 'Rudina Fest 2023' – freskia më e këndshme e verës përvëluese", Hëna e Re, nr. 382, Shkup, 2023, f. 27–28.
- "Një pasdite magjike në Orashë: Poezi, muzikë dhe trashëgimia e Nicës", Portalb, Shkup, 25.7.2024.
- "'Rudina Fest 2024', një festë e trashëgimisë dhe harmonisë kulturore", Portalb, Shkup, 29.7.2024.
- "Rudina Fest 2025 – Mozaiku i kulturave në zemër të Pollogut", Nistori, Tetovë, 24.7.2025.
- "Adem Jashari në pentagramin e kujtesës kombëtare: reflektim mbi këngët kushtuar figurës së heroit", Shenja, nr. 179, Shkup, III.2026, f. 85–86.
- "Një shenjë që u bë mendim dhe që mbeti në kohë", Shenja, nr. 180, Shkup, IV.2026, f. 85–86.
Artikuj në shtypin e përditshëm dhe elektronik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shtypin e përditshëm dhe në portale ka botuar artikuj për muzikën, arsimin dhe jetën kulturore:
- Fakti: "Një rreze që gjallëron ëndrrat muzikore" (27.11.2006); "Vunderkindi i pavdekshëm" (23.12.2006); "Muzika, art i muzave" (7.2.2007); "E vërteta apo arti" (26.2.2007); "Blerim Grubi, një eveniment që tashmë dihet" (13.3.2007); "Të gjithë ne jetojmë me muzikën" (26.4.2007); "Muzika largon frikën, dhimbjet dhe streset" (27.4.2007); "Qytetaria muzikore e folklorit shqiptar" (5.12.2007); "'Metastaza malinje' e muzikës turbofolk" (15.12.2007); "Artisti që 'drithëron' pianoforten" (22.12.2007); "'Orfeu' në rrugëtimin katërshekullor" (28.12.2007); "Artisti me energji magjike" (4.3.2008); "Dhuro një libër, merr një trëndafil" (7.11.2009)
- 24 orë: "Shkëlzen Baftiari, artisti me intencë për perfeksionizëm" (25.6.2009); "Dituria është forcë" (5.9.2009)
- Koha: "Dituria është forcë" (4.9.2009); "Ode në pentagram" (14.11.2014)
- Lajm: "Shkëlzen Baftiari, tashmë një arritje e shkëlqyer" (24.6.2009); "Kronikë e një shpirti të trazuar" (7.11.2009); "Disfata është nëna e suksesit!" (9.12.2009); "Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë" (21.12.2010)
- Portalb: "Maturantë të nderuar!" (22.5.2014); "Testet eksterne me gabime ekstreme" (3.6.2014); "Kulti i kapelës" (15.6.2014); "Ode në pentagram" (14.11.2014); "Vera 'berbat'hane' tetovare" (8.8.2015); "Vdekja e Zejadin Ismailit, humbje e madhe për kulturën shqiptare" (11.11.2015); "Të lumtë Shkelzen, të lumtë Jetmir!" (16.11.2015); "Inva Mula – ilaç qetësues për banorët e helmuar" (1.12.2015); "Denoncim në D-is dur" (5.12.2015); "Roja e cilësisë interpretuese" (24.12.2015); "Mbaje frikën për veten tënde, por ndaj frymëzimin me të tjerët!" (4.11.2017); "Nga kujtesa ime – 'pikturë e gjallë' përplot ngjyra, simbole dhe enigma" (25.3.2018); "Malli për tokën – spektër brengash dhe turbullirë ndjenjash" (17.9.2018); "Malli për tokën e Sead Ramadanit, vepra ku ndjehet barra e shekujve" (1.6.2019); "Nafaka e Xhemiles dhe inati i kunatës" (22.6.2020); "T'hash' mana ene t'plasish dushmana!" (28.6.2020); "T'u hakat t'i nreçi vetllat i çita sajt" (5.7.2020)
- Zhurnal: "Mësohu të mësosh!" (22.9.2014)
- Tetova sot: "Tymi, helmi, frymësosja … frymëzimi!" (19.12.2015); "Shuhet Xhevdet Vejseli, Sokrati shqiptar i kohës sonë" (2.3.2021)
- Tradita: "Dilema hamletiane 'A ta marr, a mos e marr?'" (6.2.2020); "Kënga e bilbilit, një nga meloditë më të bukura në natyrë" (2.5.2020)
- Peizazhe të fjalës: "Xhi folish be taj?" (2.10.2017); "Azem Shkreli, poeti që eci majave të murit përfundi shqipeve" (2.6.2019)
- Nistori: "Muhabet për shpajrti me ni dashamajr" (1.4.2023); "Muhabet për mas darke..." (22.12.2023); "Shfaqje pendimi, jo fjalë urimi" (31.12.2023); "Në kujtim të Cen Berishës, valltarit legjendar të folklorit shqiptar" (14.4.2024); "Një reflektim mbi rolin, keqkuptimin dhe perceptimin publik të muzikës serioze në ditët e zisë" (22.3.2025); "Bakllava për të tjerët, urti për veten" (28.3.2025); "Kënga që nuk e dëgjon asnjeri" (27.7.2025); "Ah, tarafallen e nanës!" (2.2.2026)
Krijime dhe përpunime muzikore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Vaj si qenka ba dynjaja" – përpunim për piano, flaut, sopran dhe kor të përzier
- "Everyone's Song" – përpunim për piano
- "Oj e majr e holl' e gjat'" – përpunim për kor të përzier
- "Knon bilbili" – përpunim për kor të përzier
- "Suitë pollnjane" – përpunim për kor të përzier
- "Vijn' vaporat moj nane" – përpunim për dy flaute dhe kor të përzier
- "Kënga shpirtëruese" – përpunim për kor të përzier
- "Dy këngë dashurie" – përpunim për kuartet klarinetash
- "Ani m'i kan' than'" – përpunim për kor të përzier
- "Moj Xhemile, moj kunatë!" – përpunim për kor të përzier
Disa nga veprat e notografuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër veprat korale, vokale dhe instrumentale të notografuara prej tij (titulli – autori) janë:
- "Duart e vogla" – Mark Kaçinari
- "Fyelli i bariut" – Mark Kaçinari
- "Gaudeamus" – Strada
- "Himni kombëtar" – Rauf Dhomi
- "Himni kombëtar" – anonim
- "Deep River" – Tim Brace
- "Lahutari" – Pjetër Gaci
- "Lulebora" – Simon Gjoni
- "Ç'janë këta krushq që po vijnë" – Lorenc Antoni
- "Ç'u çu Rrushja" – Rauf Dhomi
- "Kumanovka 2" – Trajko Prokopiev
- "Shamikuqja" – Mark Kaçinari
- "Yesterday" – Lebrecht Klohs
- "Shkon djali termale" – Çesk Zadeja
- "Bir dalda iki elma" – Muammer Sun
- "Ike larg në mërgim" – Kosta Osmanlli
- "Santa Luçia" – Kosta Osmanlli
- "OEIA" – Mendi Mengjiqi
- "Rum, dum, dum" – Dragan Shuplevski
- "Shkoj e vij flutrim si zogu" – Fahri Beqiri
- "Pranvera filloi me ardhë" – Tonin Harapi
- "Flijimi" – Rafet Rudi
- "Rapsodi cigane" – Oleg Khromushin
- "Dam-rrama-dam" – Mendi Mengjiqi
- "Obsession" – Aleksandar Lekoski (Lekaj)
- "Epitaf" – Bahri Mulliqi
- "Erdhi prilli ç'u shkri bora" – anonim
- "Dola në bahçe" – Vinçenc Gjini
- "La Bamba" – Jon Halton
- "Një lule" – Rexho Mulliqi (Mullaj)
- "Ay giz" – Hayri Akay
- "Çarapët e burrit" – Lorenc Antoni
- "Momiçe mallo gjavollo" – Stefan Milan Gajdov
- "Nën një rrasë atje mbi krua" – Çesk Zadeja
- "O sole mio" – S. Strokina
- "Ani këndon gjeli" – Gjergj Kaçinari
- "Chae shukarye" – Dragan Shuplevski
- "Drandofillja e vogël" – Mark Kaçinari
- "Oh, Susanna" – anonim
- "As një erë nuku fryn'" – Kosta Osmanlli
- "Humoreska" – Kiril Makedonski
- "Un e mjera kam pas drashtë" – Zef Çoba
- "Erdh misiti" – Fahri Beqiri
- "Ishin dy kunata" – Rafet Rudi
- "Makedoska humoreska" – Todor Skallovski
- "Janinë, Janino" – Milto Vako
- "Cigani" – Konstantin Babiq
- "Knon bilbili posht' te zalli" – Tish Daija
- "Nëno moj" – Kosta Osmanlli
- "N'mjedis t'ballit" – Esat Rizvanolli
- "Şinanari" – Yücel Elmas, Özhan Unakitan
- "O Llokumja" – Akil Koci
- "O po gjeta një bilbil në vesë" – Rauf Dhomi
- "Rritu moj bajame" – Çesk Zadeja
- "Trëndelinë" – Thoma Simaku
- "Kurora X" – Stevan St. Mokranjac
- "Aromë portokalli" – Pero Gjorgjeviq
- "Xhemile" – Lorenc Antoni
- "Zogu i Ohrit" – Mark Kaçinari
- "Pranvera filloj me ardhë" – Zef Çoba
- "Kurr' më s'do marrësh udhët e kurbeteve" – anonim
- "Mulliri" – Kosta Osmanlli
- "Zare ven mafesin" – Konstantin Trako
- "Dafino vino crveno" – Dragan Shuplevski
- "Moj e mira" – Fahri Beqiri
- "Humoreskë" – Bahri Mulliqi
- "Makedonsko oro" – Todor Skallovski
- "Prandver' e bukur" – Zef Çoba
- "O, mora rrug'n e kurbetit" – Çesk Zadeja
- "Çökertme" – Mugla Türküsa, Gürsan Sara
- "Vjeshta iku dimri po vjen" – Rauf Dhomi
- "Sharaveli, Sharavata" – Rafet Rudi
- "Oj, javore!" – Kiril Makedonski
- "Blegëron delja në male" – Vinçenc Gjini
- "Lan vasha" – Lorenc Antoni
- "You Better Mind" – anonim
- "Qenke veshur me të bardha" – Thoma Simaku
- "Vajtojcat e Rekës" – Akil Koci
- "Ederlezi" – Burns
- "Dashninë që kam në ty" – Tomor Berisha
- "Pošla moma na voda" – Dragan Shuplevski
- "Hapi sytë e zezë moj" – Mendi Mengjiqi
- "Kaşik oyunu" – Ayhan Çetin
- "O t'ishna zog me fluturue" – Halit Kasapolli
- "Las Mañanitas; Samo jedan dan života; Plačem" – Philippe Tolón
- "Pranvera filloi me ardhë" – Kreshnik Aliçkaj
- "Moj e bukura Moré" – Thoma Simaku
- "S'agapo" – Aleksandar Zajcev
- "Akanë ujë ato burime" – Kujtim Nushi
- "Asaman trëndafili çelës" – Rafet Rudi
- "Për mue paska kenun kismet" – Zef Çoba
- "Po vijn' krushqit maleve" – Tish Daija
- "Kaleš bre Anđo" – Dušan Pokrajčić
- "Po këndon bilbili verës" – Kreshnik Aliçkaj
- "Kalinka" – Milovan Pančić
- "Serenada" – Mark Kaçinari
- "Kraj potoka bistre vode" – Mario Katavić
- "Kur e përcolla Ylberin" – Memli Kelmendi
- "Na Bentbašu" – Milan Prebanda
- "Laje ti moj goce" – Kushtrim Gashi
- "Sclavlu" – Iane Cogeabashia
- "Ani mori nuse" – Tomor Berisha
- "Zekiyem" – Nevid Kodalli
- "Kur e nisëm t'parën loj'" – Ergys Pirani
- "Pošla moma na voda" – Vojislav Simić
- "Tramobilat plot me krushq" – Lorenc Antoni
- "Shenandoah" – James Erb
- "Qamilja" – Rauf Dhomi
- "Što mi e milo i drago" – Petko Stajnov
- "O moj ky Mehmeti" – Shime Deshpali
- "Još ne sviće rujna zora" – M. Kepalović
- "Kur më vjen burri nga stani" – Altin Buli
- "Setolka" – Todor Skalovski-Tetoec
- "Në koh' të mramjes në prandverë" – Zef Çoba
- "Oj Lulija jonë me limona" – Lorenc Antoni
- "Oj ti momche ohrigjanche" – Burim Hidri
- "Doli Liza" – Fikrim Emra
- "Divane Aşik Gibi" – Walter Strauss
- "Moj Shaje" – Shime Deshpali
- "Ne vredi plakati" – Z. Bogdan, V. Kesić
- "Synin si qershia" – Altin Buli
- "Ergen Dedo" – Petar Ljondev
- "Bareshës" – Selami Kolonja
- "Kaleš bre Anđo" – Vojislav Bubiša Simić
- "Shade mori shoqe" – Petar Đorđević
- "Dari, Dari" – Aleksandra Zajceva
- "Ani ma ke shtatin vash' o si selvia" – Tomor Berisha
- "Moj Dilbere" – Dušan Pokrajčić
- "Si dukat i vogël je" – Vinçenc Gjini
- "Parahodot (Na leu Dielli)" – Damjan Temkov, Behar Veseli
- "Sa e bukur ka dal nusja" – Memli Kelmendi
- "Sobrale mi se nabrale" – Stefan Gajdov
- "Pare moj kush ta preu fustanë" – Konstantin Trako
- "Suite Hebraique" – Ernest Bloch
- "Concerto per Orchestra d'Archi" – Thoma Gaqi
- "Rapsodi" – Thoma Gaqi
- "Sonatë për violinë dhe piano" – Çesk Zadeja
- "Bie lodra" – Milto Vako
Disa nga veprat e melografuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër këngët popullore të melografuara prej tij, kryesisht nga rajoni i Pollogut, janë:
- "More gjali vogël majr se na ke ardh'"
- "Luli, luli nana gjalin"
- "Luli, luli n'gjep pi druni"
- "Nina nona jo gjep pi druni"
- "Luli, luli o gjep me lule"
- "Xhum' more xhum'"
- "Tatas, tatas lit e lit"
- "Dan, Dan, kapetan"
- "E mora ni petëll"
- "Ini mini dini mini trena"
- "O moni, moni ma"
- "Uno duno tre"
- "Ç'i na vjen berberi okolla lombes"
- "De bojm' sinet Rajan agën"
- "Vjen berberi i Gastivarit t'u kindu navina"
- "Ani m'i kan than' o se shotajtën ditën"
- "Ani m'i kan than' o se shotajtën ditën" (variant)
- "Ani moj ti çiko"
- "Hipi djali në kal' shale"
- "Kapërceva jazin e mpajki kundra n'uj'"
- "Ka Tetova"
- "Kajranfil në bahçe"
- "Knon bilibili"
- "Kur kam kan najher ma i ri"
- "Kur xhexha moj lule"
- "Lypem be Sherif aga, lypem"
- "Moj e majro shaum ta due shtatin"
- "Moj e mira flokët me kanë"
- "Moj fëllënz' e malit"
- "Moj Xhemile, moj kunatë"
- "Nano mori nan'"
- "Oh ku je humb bij' çe tre sahat"
- "Oj e majr e holl' e gjat'"
- "Strauka e caucës topa-topa"
- "Naj ka çel pranvera moj"
- "Vajsh këmajshën diolene"
- "Ka m'i ecën Egzon aga"
- "Xhamadani akull"
- "Bekim aga si mihiri gishtit"
- "Hipa me ni kodër e rrash' në vënesht"
- "Moj e mira qufurake"
- "Mu vu qosja m'as"
- "Nja dy çika ran' me flet'"
- "Vider, vider, vidi ruc"
- "Vider, vider, vider huc"
- "Djal more jezite"
- "Ani moj e majra për s'tepri o"
- "Fryni era e ma muar shallin o"
- "Këndojn' dy bilbilat o sabah në sabah"
- "Mirlinda fëlloza xhades bardhe"
- "Ni moll, e ni dardh, e ni ftue o"
- "Po këndon bilbili përmaj mashën o"
- "Rreth em rreth i rrash Gostivarit"
- "Sallëm lulije hanëm"
- "Sajzezo, saj lule bari"
- "Oj dora me kan'"
- "Oj dora me kan'" (variant)
- "Oj Fatime motër ku ke najt për herë"
- "Vine kanën e atij derri"
- "Dy bilbila me nji deg' prej arre"
- "Hajde oj Majlinda xhadës reje"
- "Kur dola te dera e madhe"
- "Mori mo ma hiçni dullakin"
- "Oj e hon' e mart'"
- "Oj lulija jon' me limona"
- "Oj lulije p'llumb i bardh'"
- "Po na ban havaja fak e fak"
- "Po vjen nusja"
- "Çou Emine mori"
- "Kur dola ke dere madhe"
- "Ky viran Gugaçi"
- "Mori kush de e zone kulaçin"
- "Kah po i çojn o gjith' kta djem"
- "O nizamë të ri"
- "Vijn' vaporat moj nane"
- "Dada do ta shes skutaçen me topa"
- "E mora kuferin"
- "Hipa pampurit e javash, javash"
- "Hipi mjeglla nurgj, hipi mjeglla burgj"
- "Kur dola te dera"
- "Mbeta moj nanë n'at dhe të huj'"
- "Mos shko në gurbet bre djalo"
- "O mor pampur o t'u k'putshin telat"
- "Po vjen gjarpri me dymëdhejt krena"
- "Mos e pi duhanin bre djal"
- "Shiko moj shiko, oj e dashmja ime"
- "Fluturojn' nja dy flutra t'verdha"
- "Moj Feride!"
- "Vjeshto moj virane"
- "Bilizik në dor'"
- "Boni laskra çikër çikër"
- "Çou moj bije nanës"
- "Na jan mbush mal e fusha"
- "Udhës së Shullonit"
- "Mato, bij e lalës, bijo"
- "Mato, mato"
- "Hajde mori shoçe bojm' ni muhabet"
- "Ditën e Shinxherxhit gjith' ditën kom ka"
- "Po na vajn Shënxherxhi si qera vjet"
- "Kur do rrajna natën e Shëngjergjit"
- "Mori Xhemile"
- "Dola e u nisa nga Tetova"
- "Kuku nane mori shkoj Bajrami"
- "Po e pres Bajramin me merak"
- "Morri lumët ne ka dal' vera"
- "Shaj, shaj, lag o shaj"
- "Dy bilbila këndojn me ni ferr'"
- "Këndo moj goguçe shkraje vdorën"
- "Gjylistane"
- "Sula i vogël"
- "Ko ka kan' Aga Hasan Aga"
- "Zulçe begu"
- "Kënga e Rexhës"
- "Minire moj bije..."
- "Bien tri dairet"
- "Çorapët me vija"
- "Kur do t'shkojsh terma moj cuco"
- "Çou moj Mamudi"
- "Fesi i çikës"
- "Flokët e gocës kuror', kuror'"
- "Pse je idhnu"
- "Piku molla e kuqe"
- "Këndojnë dy bilbilat"
- "Qe ku vijn' oj nan' ushtarët"
- "Hej moj dukane"
- "Mora rrugën për Shijake"
- "Karajfil në kashte"
- "Zare moj dil te fiku"
- "Hanëm, hanëm, o ku ije"
- "Me gëzim po shkoj në punë"
- "Dil aty ku dole mbram'"
- "Ani po shkon vasha tani rreth Vardarit"
- "Kur dola te dera"
- "Kush mai pari bani"
- "O sa e bukur moj goce"
- "O bylbyl me pika-pika"
- "Miriban moj Miriban"
- "Gajdexhiu"
- "Në zabel të erdha"
- "O moj shamikuqe"
- "O qe një mot e gjysëm viti"
- "Dashurinë që kam për ty"
- "Kusurë ti bre bijë"
- "Lulja e Gostivarit"
- "Bukuroshja e lalës"
- "Mori vajz' e re"
- "Marak t'u bana"
- "Kam nji breng' e një kujtim"
- "Erdh pranvera me jeshile"
- "Baresha e dashunueme"
- "Bane zemrën gur'"
- "Bani çika 18 vjet"
- "Bilizik në dor'"
- "Ani po shkon djali zabelit"
- "Moj ti vajz' moj pa martue"
- "Kur t'i bish dahires çiko"
- "Shkove djal n'gurbet"
- "Shkoj n'pazar oj Xhemile"
- "Hypa n'maxhe"
- "Ka ra dilli nëpë baçen ton'"
- "Mora rrugën në gurbet me shku"
- "Ja kam dhon moj nano besën"
- "Mur çika teneqen"
- "Sa e vogël goc' mi ije"
- "Pse je idhnu ti me mue"
- "Çik si Donja"
- "Esat Pasha"
- "Ani moj Hatixhe"
- "Ani mori nuse"
- "Bie shiu pika-pika"
- "Bjeri gajdes gajdexhi"
- "Ç'jan' kto krushq o që po vijn'"
- "Dasma e malësorit"
- "Dasme madhe sonte ka fillu"
- "Del a dole nusja jone"
- "Dhandri jon' marshalla"
- "Dil o baba dil"
- "Dimijat e nuses filxhana-filxhana"
- "Djali vajza dor' për dore"
- "Do ta marr nusen korçare"
- "Do vallzojm' e do këndojm'"
- "Dola jasht' o po binte shi"
- "Dy dele treqind pare"
- "Dy lule të bardha"
- "E ti moj ajke"
- "E ti moj nuse"
- "Ej krisi pushka oj nan'"
- "Flutra e Kërçovës"
- "Greu nuse te te shome"
- "Hajde me shuplak'"
- "Haj ta lidhim besën o"
- "Halla e madhe"
- "Hani ju hani"
- "Hidhet vallja, vallja e par'"
- "Hopa - hopa me ngadalë"
- "Kalle, kalle malin"
- "Kallma cigaren"
- "Kënga e dhëndrit"
- "Kënga e kulaçit"
- "Kësaj Dibrës mos ja harofshim"
- "Kjo hardhia e rrushit o"
- "Knon bilbili"
- "Kqyrni shoqe çka ka rritur nana"
- "Ku e begenise Lulije kët' vene"
- "Ku këndojnë moj zogat, o"
- "Kujton baba i Lules"
- "Kur do bahesh nuse cauco"
- "Kush ësht' ai që rri ndër ode"
- "Kush kërcen napolonin"
- "Laje ti moj goce"
- "Lujma, lujma dorën o"
- "Lujma, lujma oj dorën mbi dore"
- "Lujmi, lujmi durt e bardha"
- "Lumja ti moj nusja e bukur"
- "Martesa jon'"
- "Me hair e me të mbar'"
- "Mir' ja bëmë krushkut, o"
- "Moj Lule Uskane"
- "Moj unaza rreth me ar'"
- "Moj zoge, moj zoge"
- "Mos rri rëndë moj nuse"
- "Na ka dal' nusja e mire"
- "Na mërrajni hija ke kësolla"
- "Në gjergjef lala tuj qendise"
- "Ngjitet kana me pika-pika"
- "Nusja jon' e mir' si lulja n'mal"
- "Nusja jon' me limona"
- "Nusja jon' ndrajt si hana"
- "Nusja jon' në rruge"
- "Nusja jon' o moj nusja jon'"
- "O ç'kanë malet o që gjëmojnë"
- "O hajde nuse, hajde"
- "O hiqe vallen"
- "O ku po shkon moj goc' e vogël"
- "O ku po shkon moj Rrushja e lalës"
- "O moj nusja jon' o me te bardha"
- "O mor' daja, daja i madh"
- "O po ç'ke bilbil që po vajtonë"
- "O qenke veshun o me të bardha"
- "Oj Lulije moj pllumb i bardhe"
- "Oj Lulije pllum' i bardh'" (potpuri)
- "Oj lulja e blinit"
- "Oj Zogo jelek me vija"
- "Përmbi Tepelenë"
- "Pjergull, o"
- "Po bi'n tri daire"
- "Po knojna me def"
- "Po martohen vajzat e, po bajn' dasëm e"
- "Po martohet Jurendina"
- "Po vijnë krushqit e farefise"
- "Po vijnë krushqit maleve"
- "Po vijnë krushqit rena-rena"
- "Rreth e m'rreth i rrash Kosovës"
- "Rrush i kuq o i bukur, o"
- "Sa moj sa lezet"
- "Sa shyqyr qenka nji ktue"
- "Seç na thirri djali o në dasëm o"
- "Shkonte vallja malit, o"
- "Shoto mashallah"
- "Shuni gra e shuni fëmije"
- "Si hyri nusja doli"
- "Sonte ësht' moj nata jote"
- "Sonte kemi dasëm"
- "Thanë se çuël behari"
- "Udha e mbarë krushku i parë"
- "Ulu mal të dali hana"
- "Zoti shpis' ty t'u rrit nera"
- "Ishjë një ditë të mojit majit"
- "Kjani trima"
- "Luli zemra ime"
- "Moj e bukura More"
- "Moj ti pulza këmbaleshe"
- "Trëndafili i Shkëmbit"
- "Vajta kalova"
- "Yll i bukur"
Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bekim Ramadani ka shkruar edhe poezi dhe ese letrare, ndër to:
- "Estetika e çrregullimit"
- "Rexhep Qosja vdiq pardje, por shumë fytyra lindën dje"
- "E vërteta që e quajmë rrenë"
- "Ndani pesë minuta për këtë shkrim"
- "E vranë mësuesin"
- "Viti i ri dhe heshtja ime"
- "Epika e udhëtimit të ShKA "Xheladin Zeqiri" në Siçili"
- "Muzika"
- "Roma, jehona e kujtesës dhe mallit të pambaruar"
- "Çupëlina që rrezaton si vetëtima"
- "Shkëlqimi i diellit në hijen e kujtimit"
- "Përqafimi i jetës"
- "M'ka ra malli, o Enis, o loçkë e nënës!"
- "Shpresa, një fije drite që më jep jetë"
- "Këngë vaji"
- "Java me tri të diela"
- "Kohë e pakohë"
- "Merrja këngës me zjarrin e ëndjes"
- "Natë pa hënë"
- "Uratë për Vitin e Ri"
Veprimtari editoriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka qenë kryeredaktor, redaktor, recensent, konsulent ose botues i librave:
- Rrugëtimi në përjetimet e një Haxhi, Idriz Ramadani, Tetovë, 2009 (kryeredaktor)
- Komentimi i kaptinës Jâ Sîn, Idriz Ramadani, Tetovë, 2011 (botues)
- Gjeli në qytet, Idriz Ramadani, Tetovë, 2012 (kryeredaktor)
- Me besim të thellë në jetë të mbarë, Idriz Ramadani, Tetovë, 2017 (botues)
- Nga kujtesa ime, Zeqir Ismaili, Tetovë, 2018 (botues dhe recensues)
- Malli për tokën, Sead Ramadani, Tetovë, 2018 (botues dhe recensues)
- Në kthetrat e kohës, Sead Ramadani, Tetovë, 2020 (konsulent)
- Kujtime nga Haxhi, Qemal Rushiti, Tetovë, 2021 (kryeredaktor)
- Kultura muzikore – Viti I, Lidija Pshenko, Shkup, 2022 (recensent)
- Solfezhi tonal, Selami Kolonja, UShT, Tetovë, 2024 (redaktor)
- Esat Bicurri në përjetësi, Krenar Doli, Prishtinë, 2025 (recensent)
Pjesëmarrje në konferenca shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramadani ka marrë pjesë me kumtesa e referate në konferenca, simpoziume, tryeza shkencore dhe manifestime muzikologjike:
- Etnokultura në trevën e Kërçovës, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Kërçovë, prill 2017
- Струшка музичка есен, СОКОМ, Strugë, shtator 2017
- Хорските ансамбли и фестивали во транзицискиот период на Балканските земји, ТЕХО, Leshok, shtator 2017
- Etnokultura në trevën e Dibrës, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Dibër, shtator 2018
- Значењето на теренските истражувања во фолклористиката, Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov", Shkup, 29.10.2018
- "Kënga qytetare në trojet etnike", Festivali "Kënga qytetare na bashkon", Prizren, 14.11.2018
- Dasmat në trevat shqiptare, ITSHKSH, Shkup, 3.5.2019
- За хорот, ТЕХО, Leshok, 16.6.2019
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Dollnen – Prilep, 6.7.2019
- Etnokultura në zonën e Gostivarit, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Mavrovë, 3–4.8.2019
- Етнолошки и фолклористички аспекти на мултикултурализмот и интеркултурализмот на македонското општество, Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov" dhe Shoqëria Etnologjike Maqedonase, Kratovë, 26–27.9.2019
- Фолклористика: предизвици и перспективи, Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov", Shkup, 22–23.11.2019
- Veshjet tradicionale në trevat shqiptare, ITSHKSH, Shkup, 4.5.2020
- Etnokultura në zonën e Strugës dhe Ohrit, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Strugë, 21–22.8.2020
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Prilep, 29.8.2020
- Улогата и местото на музиката во средното гимназиско образование во РСМ, "Struga Musical Autumn", СОКОМ, Strugë, 25–27.9.2020
- Предизвици и перспективи на онлајн образованието во музичките училишта во РСМ, Konferenca Ndërkombëtare Ballkanike "Состојби и перспективи во музичко-балетското образование", ДМБУЦ "Илија Николовски-Луј", Shkup, 22–25.10.2020
- Ditët e alfabetit 2020 (kushtuar iluministeve shqiptare) – "Dy perlat e muzikës shqiptare: Nexhmije Pagarusha dhe Hanife Sejfulla Reçani", ITShKSh, Shkup, 16.11.2020
- Jetësimi i figurave të këngëve dhe valleve shqiptare, Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP), Prishtinë, 29.4.2021
- Sfidat e Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë: përkufizimi, terreni, prurjet e reja, Java e Albanologjisë, IAP, Prishtinë, 21.6.2021
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Prilep, 3.7.2021
- Развојот на инструменталните формации во КУД "Џеладин Зеќири" од Тетово (1949–2021), "Struga Musical Autumn", СОКОМ, Strugë, 17–19 shtator 2021
- Probleme muzikore, 3rd International Conference on Law and Arts, Universiteti "Haxhi Zeka", Pejë, Kosovë, 12.10.2021
- Македонското музичко творештво – сегашност и минато, Музички средби во СОКОМ, Shkup, 25.3.2022
- Folkloristika dhe Etnomuzikologjia – 70 vjet pas botimit të parë, Java e Albanologjisë 13/2022, IAP, Prishtinë, 6–10.6.2022
- Java e Trashëgimisë Kulturore: Ritet e ciklit jetësor – lindja, martesa dhe vdekja tek shqiptarët, ITSHKSH, Shkup, 16.6.2022
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Prilep, 1.7.2022
- Стратегија за развој на фолклорната дејност во РС Македонија, Festivali Republikan "Ilindenski denovi", Manastir, 29.7.2022
- Dita e artit dhe e kulturës (orë letrare-muzikore), Kalaja e Nicës, Orashë, 27.8.2022
- Etnokultura në rajonin e Manastirit dhe Prespës, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Manastir, 9–10.9.2022
- Музички релации – историја, интерпретација, интердисциплинарност, "Struga Musical Autumn" 46, Strugë, 23–25.9.2022
- Nëpër gjurmët e këngës së vjetër qytetare të popujve ballkanikë, Festivali "Teuta", Tetovë, 7.10.2022
- Традиција, медиуми, дигитален свет, Simpoziumi XXI Ndërkombëtar për Folklor Ballkanik, Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov", Shkup, 25.11.2022
- Evaluimi i programeve mësimore, librave dhe mësuesve në shkollat në gjuhën shqipe, Shoqata Akademike e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, Tetovë, 7.3.2023
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Prilep, 30.6.2023
- Стратегија за развој на фолклорната дејност во РС Македонија, Festivali Republikan "Ilindenski denovi", Manastir, 27.7.2023
- Македонското музичко творештво и постмодерната, "Struga Musical Autumn", Strugë, 8–10 shtator 2023
- Tryezë shkencore kushtuar jetës dhe veprës së Qamilit të Vogël, IAP, Prishtinë, 27.9.2023
- Etnokultura e Pelagonisë (Prilep, Krushevë, Dollnen), Krushevë, 29–30 shtator 2023
- Personalitete shkencore shqiptare në Albanologji nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Bujanoc, Serbi, 27–29.10.2023
- Kabaja – simbol dhe identitet i muzikës tradicionale shqiptare, Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan, Kosovë, 29.3.2024
- Zejtaria dhe punimet artizanale në trevat shqiptare, Java e Trashëgimisë Kulturore, ITShKSh, Shkup, 14.5.2024
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Prilep, 5.7.2024
- Стратегија за развој на фолклорната дејност во РС Македонија, Festivali Republikan "Ilindenski denovi", Manastir, 26.7.2024
- Историски аспекти во развојот на Македонската музичка култура, "Struga Musical Autumn" 48 (1975–2024), Strugë, 20–22 shtator 2024
- Etnokultura në rajonin e Tetovës, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Tetovë, 4–5.10.2024
- Convegno di studi – "La ricerca etnomusicologica in Calabria: lo stato dell'arte", Conservatorio di Musica "Stanislao Giacomantonio", Cosenza, Itali, 14–15.10.2024
- Figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Bujanoc, Serbi, 25–27.10.2024
- Фолклористиката и културното наследство, Simpoziumi XXII Ndërkombëtar, Instituti i Folklorit "Marko Cepenkov", Shkup, 22.11.2024
- Ritualet, përshkrimi i tyre përmes këngës, dokeve e zakoneve, Java e Trashëgimisë Kulturore, ITShKSh, Shkup, 20.5.2025
- Sfidat e Folkloristikës dhe Etnomuzikologjisë: përkufizimi, terreni, prurjet e reja, Java e Albanologjisë (16), IAP, Prishtinë, 27.5.2025
- Фолклорот во минатото и денес, Festivali "Pece Atanasovski", Prilep, 30.5.2025
- Etnokultura e Karadakut, Karshiakës dhe Dërvenit, Shoqata e Etnokulturës Shqiptare "Etnoalb" – Shkup, Shkup, 19–20.9.2025
- Влијанието на музичкото творештво на македонските композитори во развојот на националната музичка култура, "Struga Musical Autumn" 49 (1975–2025), Strugë, 19–21 shtator 2025
- Етнологијата и заштитата на културното наследство, Shoqëria Etnologjike Maqedonase, Kratovë, 15–16.10.2025
- Personalitete dhe figura me vlera shkencore dhe kulturore shqiptare nga Lugina e Preshevës dhe vise të tjera shqiptare, Bujanoc – Samolicë, Serbi, 25–26.10.2025
Udhëheqje e punimeve të diplomës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës (programi studimor Art muzikor) ka udhëhequr punimet e diplomës të studentëve: Florent Iseni (2016), Besim Miftari (2017), Ardit Stafai (2018), Elita Ziberi (2019), Largona Kolari (2019), Gojarta Muça (2020), Sabina Jakupi (2020), Fatlum Aliu (2020), Edona Beqiri (2021), Zineta Gashi (2022), Hasime Elmazi (2022), Valon Miniri (2023), Shpëtim Mustafi (2024), Armend Mustafa Xhoni (2024), Bleron Veliu (2025), Altin Emini (2025) dhe Ardi Zeadin Lena (2025), me tema nga folklori muzikor, etnomuzikologjia dhe arsimi muzikor.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 "Bekim Ramadani – COBISS (Sistemi bibliografik i Maqedonisë së Veriut)" (në maqedonisht). Marrë më 2026-07-12.
- ↑ "Bekim Ramadani – Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë". Marrë më 2026-07-12.
- 1 2 "Bekim Ramadani – Katalogu OPAC, Universiteti i Arteve, Tiranë". Marrë më 2026-07-12.
- ↑ "Top 5 Personazhe – Bekim Ramadani". Radiotelevizioni i Maqedonisë – TVM2. 20 maj 2019. Marrë më 2026-07-12.
- ↑ "Në emisionin e pasdites – Bekim Ramadani". Alsat-M. 15 janar 2024. Marrë më 2026-07-12.
- ↑ "Art Tema – Bekim Ramadani". Radiotelevizioni i Kosovës. 25 tetor 2025. Marrë më 2026-07-12.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj pa artikuj në Wikidata
- Pages where birth or death is being automatically determined
- Faqe që përdorin infobox person me punëdhënës të shumtë
- Faqe që përdorin infobox person me parametra të panjohur
- Lindje 1970
- Njerëz të gjallë
- Etnomuzikologë
- Muzikologë shqiptarë
- Pedagogë shqiptarë
- Përkthyes shqiptarë
- Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut
- Njerëz nga Tetova