Benon Lopari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Benon Lopari aktor shqiptar.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Benon Lopari ka lindur në qytetin e Elbasanit më 20 qershor 1956. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve (1977–1979) dhe ka punuar në Teatrin “Skampa” të qytetit të Elbasanit nga viti 1979 deri në vitin 1995 si aktor perkrah aktorëve si Demir Hyskja, Astrit Çerma, Shpëtim Shmili, Piro Kita etj. Shkëputet nga teatri për disa vite për tu rikthyer përsëri si drejtor teatri në vitin 2006 dhe më pas në vitin 2008 emigron në Kanada.

Benon Lopari gjatë punës në teatër është aktivizuar dhe në 6-të filma artistik ku roli i parë do të ishte po në vitin 1979 tek filmi “Përtej mureve të gurta” me regji të Gëzim Erebarës dhe ku do të vazhdonte me rolin e dytë në vitin 1984 tek filmi “Fushë e blertë, fushë e kuqe” dhe ky film i regjisorit Gëzim Erebara, duke vazhduar më pas me filmin “Pranverë e hidhur” (1985), “Bardhësi” (1986), dhe roli i tij i fundit është tek filmi “Kronikë e një nate” i vitit 1990 me regji të Esat Ibros.